LIVE UPDATES
Editorial

Trinomi BAB

Nëse pasi bëhesh një herë qesharak, nuk ikën menjëherë për të mësuar prej saj, në mënyrë të pashmangshme kjo gjë do të të çojë në një tjetër herë të të bërit qesharak, dhe kjo në një tjetër, e kështu me radhë.

3 Nëntor 2022, 10:54 Nga Meri Lika
Trinomi BAB
Meri Lika

Thuhet se në politikë lejohet gjithçka,që nga krimi pa gjurmë gjaku e deri te mashtrimi që nuk lë asnjë provë, por gjëja më e vështirë për t'u kapërcyer të cilën politika nuk e pranon është të bëhesh qesharak.

Kalimi i politikanëve mediokër sa nga një parti në tjetrën nuk përbën më një fakt që na habit, madje madje ata që kapërcejnë ylberin politik janë bërë aq të shumtë sa që tashmë, për akrobatët e politikës të qenurit besnik i parimeve fillestare me të cilat kanë filluar aktivitetin politik po kthehet në veprim parahistorik.

Të qenurit qesharak, ka gjithmonë dy përbërës: gjendjen (qesharake) që krijohet dhe subjektin (qesharak) që e shkakton. Në politikë efekti i të bërit qesharak shumëfishohet dhe bëhet ripërsëritës sepse shkaktari i qesharakërisë nuk e kupton dhe fillon ta ribëjë e ribëjë sërish pa e kuptuar se është futur në një rreth vicioz, në të cillin sillet rrotull vetvetes dhe të qenurit të tij qesharak.

Të tradhëtosh parimet e tua, është tjetër gjë dhe të bëhesh qesharak përpara elektoratit është krejt gjë tjetër.
Sipas mendimit tim, kjo e dyta ka ndodhur me pakicën e trinomit Basha-Alibeaj-Bardhi ose le ta themi më butë, e trinomit të strofës me rimë BAB.

Tentativa për të gjetur gjuhën e përbashkët mes dy grupeve në PD, asnjëherë nuk më dha besim se kjo gjuhë do të gjendej. E vetmja gjë që unë shikoja në këto bisedime ishte njëra palë (shumica e Berishës) e cila do të marrë atë që i takon (gjë të cilin ia ka dhënë shumica e anëtarësisë) dhe pala tjetër (pakica e trinomit BAB) e cila, gjithmonë sipas mendimit tim, kërkon të bëjë disa pazare për të arritur sa më shumë përfitim nga pazari.

Përpara se të reflektoj në lidhje me veprimin e dikujt, gjithmonë mundohem të vendos veten në pozitën e tyre dhe të gjykoj se si do të veproja po të isha në atë situatë.
Duke qenë se bëj pjesë tek ata njerëz të cilën nuk janë përfshirë ndonjëherë në politikë, por që sigurisht e diskutojnë dhe e komentojnë politikën me gjithë të drejtën e tyre legjitime të njerëzve të lirë dhe për ndikimin që ajo ka në jetë, mendoj se nëse do të isha në kushtet e trinomit BAB do të kisha bërë vetëm një veprim: Do të tërhiqja ankimimin nga gjykata t’ia lija partinë shumicës në mënyrë që të ruaja dinjitetin dhe personalitetin tim.

Nëse Berisha mendon, beson dhe është i bindur se e sjell opozitën në pushtet dhe duke qenë se edhe shumica e antarësisë së Partisë Demokratike e beson këtë gjë, rruga më e mirë, në të mirë të opozitës, të elektoratit dhe të shoqërisë që kërkon rrotacion është ta lejosh të luftojë. Nëse Berisha nuk fiton, nuk i mbetet gjë tjetër veç largimit.

Por të mbash peng shumicën duke u përpjekur të fitosh nëpër pazare, sipas mendimit tim është ta kthesh veten në kllounin e politikës.

Nëse, pasi bëhesh një herë qesharak, nuk ikën menjëherë për të mësuar prej saj, në mënyrë të pashmangshme kjo gjë do të të çojë në një tjetër herë të të bërit qesharak, dhe kjo në një tjetër, e kështu me radhë.

Kërkesa e rimës BAB, për të anashkaluar primaret dhe kthimi tek komitetet dhe këshillat popullorë të cilat gjoja do emërojnë në emër të elektoratit me sondazhe, është njësoj si ajo rrëfenja e diktaturës kur dikujt i shkuan në orën 2 të natës për ta arrestuar, dhe i thanë  se në emër të popullit ishte i arrestuar.
Ai iu përgjigj:

- Ore, ju bëni atë që ka vendosur partia, se populli është duke gërhitur dhe nuk di gjë.

Nëse ky grupim është i interesuar për rotacion pushteti, duhet të mundohet të bëhet sa më pak qesharak dhe t’i nënshtrohet shumicës, sepse në të kundërt nga autodiktatura e rilindjes do të kalojmë në diktaturën ramiane, gjë e cila do të bëhet e mundur nga mbështetja e pushtetit mbi patericën e këtij trinomi./Dosja.al

sali berisha primaret ne pd trinomi bab

Sondazh

Poll
Editorial 1 Nëntor 2022, 10:14 Ditmir Bushati

Intimiteti strategjik

Në fjalimin përmbyllës të Konferencës për të Ardhmen e Europës në Strasbourg, që përkoi me Ditën e...

Editorial 26 Tetor 2022, 15:25 Artan Rama

Kush e kontrollon Butrintin?

Artan Rama Ndryshimi i mënyrës së menaxhimit së një prej siteve më të rëndësishëm në vend, atij t&eu...

Editorial 18 Tetor 2022, 10:22 Meri Lika

Kërkohet një lider

Meri Lika Pjesa e elektoratit gri e cila nuk voton për kahun politik, por voton për atë i cili e bind se do bëj më të mir&eum...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni