LIVE UPDATES
Editorial

Profesionisti i lirë: “Heroi i punës socialiste”

Kemi menduar se ky stimul kishte marrë fund dhe se nuk do të dëgjonim më për punëtorët e dalluar që edhe pse jetonin në një kohë të caktuar, punonin në të ardhmen.

22 Tetor 2022, 09:15 Nga Meri Lika
Profesionisti i lirë: “Heroi i punës socialiste”
Meri Lika

“Korrupsioni i demokracive vjen menjëherë nga fakti se një klasë shoqërore vendos taksat dhe një tjetër i paguan ato.”

William Ralph Inge

Brezi i ri nuk e di, por ne që e kemi jetuar edhe kohën e diktaturës, e mbajmë mend titullin “Heroi i Punës Socialiste”. Ky titull shpesh iu jepej atyre të cilët, tejkalonin normat e caktuara në punët që bënin dhe që sipas propagandës së sistemit, punonin për vitet që vinin. Madje disa prej tyre kishin arritur deri në ditët e sotme, madje deri në vitin 2022.

Kemi menduar se ky stimul kishte marrë fund dhe se nuk do të dëgjonim më për punëtorët e dalluar që edhe pse jetonin në një kohë të caktuar, punonin në të ardhmen.

Jemi gabuar!

Projektligji i fundit “Për tatimin mbi të ardhurat” është duke na rikthyer në kohën e “heronjve të punës socialiste”.

Mund të mendoni se jam duke gabuar, apo se persiatja ime nuk është e saktë, por ju siguroj se nuk jam aspak gabim.

Në 22 qershor 2022, Arben Ahmetaj, i cili në këtë datë ishte një super ministër, në daljen e tij të rradhës në avllinë kryeministrore, në kuadër të propagandës së diktaturës së re, deklaroi as më pak e as më shumë por pikërisht kështu: Nuk ndryshon asgjë për biznesin e vogël deri në vitin 2029.

Po pa u tharë mirë boja e vulës së shkarkimit të superministrit, po e njëjta bojë e njomë është gati të vulosë projektligjin e ri të tatimit.
Në ligj përcaktohet tekstualisht kështu:

“1. Lehtësitë dhe përjashtimet tatimore të parashikuara në ligjin nr.8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat” i ndryshuar  vazhdojnë të zbatohen si më poshtë:
                a. për personat, të cilat zhvillojnë veprimtari pritëse të certifikuar si“agroturizëm”, sipas legjislacionit në fuqi në fushën e turizmit, shkalla e tatimit mbi të ardhurat 5 % do zbatohet sipas parashikimit të paragrafit 4 të nenit 28 të Ligjit nr.  8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar.
                b. për entitetet që operojnë në struktura akomoduese “Hotel/Resort me katër dhe pesë yje, status special”, sipas përcaktimit në legjislacionin e fushës së turizmit dhe që janë mbajtës të një marke tregtare të regjistruar dhe njohur ndërkombëtarisht “brand name”, përjashtimi nga tatimi mbi të ardhurat korporative do vazhdojë të zbatohet sipas përcaktimeve të pikës “g” të nenit 18 të Ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar.
                c. për entitetet, të cilët zhvillojnë veprimtari ekonomike sipas ligjit nr. 38/2012, “Për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor, shkalla e tatimit mbi të ardhurat në normën 5% do zbatohet deri në fund të vitit 2029.
                d. për personat juridikë, të cilët ushtrojnë veprimtari ekonomike për prodhimin apo zhvillimin e softëare-ve, tatimi mbi fitimin me normën 5% do zbatohet deri në fund të vitit 2029.
                e. për entitetet, të cilët ushtrojnë veprimtari ekonomike në industrinë automotive, shkalla e tatimit mbi të ardhurat 5 % do zbatohet deri në fund të vitit 2029.
                f. për:
                                i. individët tregtarë;
                                ii. të vetpunësuarit, si dhe;
                                iii. entietet

me të ardhura bruto  deri 14 milion lekë në vit, norma e tatimit mbi të ardhurat 0% do aplikohet deri në fund të vitit 2029. Norma e tatimit 0 % nuk aplikohet për tatimpaguesit e përmendur në nënndarje “ii” dhe “iii” më sipër, të cilët furnizojnë shërbime profesionale. Lista analitike e shërbimeve profesionale përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.”

Pra për të gjithë të vetëpunësuarit që ofrojnë shërbime profesionale, viti 2029, siç duken bathët do të vijë në janar të vitit 2023, pra 6 vjet përpara.

Pra, Ilir Beqaj, po po ai Iliri që fliste për pagat e pedagogëve, pikërisht ai që me shoqërinë e tij “Intech+” me status të saj “Aktiv” e që në vitin 2016 dorëzon bilancin e viteve 2008, 2009 e 2010 dhe që bilanci i fundit që ka depozituar në QKB është ai i vitit 2014, dhe që të ardhurat e këtij vitit të fundit i ka patur 160 milion lekë të reja ose siç na pëlqen ne shqiptarëve të flasim 1.6 miliardë lekë të vjetra, do të paguaj tatimin 5% ndërkohë që unë dhe të gjithë të ngjajshmit e mi, auditues, kontabilist, avokat, noter, vlerëuses, arkitekt etj etj do të paguajnë 15% edhe pse të ardhurat tona nuk janë as sa 2% e të ardhurave të Intech+ -it të shokut Ilir Beqaj.

Disa mund të mendojnë se nuk është ndonjë shumë e madhe tatim fitimi 15%, por për një faturim vjetor 4.000.000 lekë të reja (ose më mirë të themi për një të ardhur mujore 333,333 lekë të reja, ose pak më shumë se 3 milion lekë të vjetra) një profesionist i lirë në një vit do të paguaj tatim 600.000 lekë të reja ose 6 milion lekë të vjetra, pra ky biznes do të punoj dy muaj për shtetin.

Po i rikthehem sërish, së shkuarës së heronjve të punës socialiste.

Kur shihja këta njerëz të cilët, sipas vlerësimit shtetar të kohës, punonin për të ardhmen, me syrin tim prej fëmije, gjithmonë prisja të shihja një njeri të bukur, të veshur mirë, të qeshur, sepse kështu e imagjinoja unë të ardhmen, por në fakt ishte e kundërta.
Me pamjen e tyre të rraskapitur, me fytyrën të çmendur nga rrudhat, me duart që nuk iu dallohej më ngjyra e lëkurës, me veshje të vjetra sa më s’ka, me një shikim të përhumbur e që nuk kishte më asnjë shenjë jete njerëzore dhe me një buzëqeshje të sforcuar e cila shëndrrohej në ngërdheshje, këta heronjë dilnin përpara të deleguarve të partisë për të marë “titullin e madh”.

Heronjtë e punës socialiste të diktaturës, kanë filluar të ngjajnë çmendurisht me “heronjtë e punës socialiste” të neodiktaturës ramiste me të vetmin ndryshim se ne nuk marrim “dekorata”.

Siç ka qenë praktikë e deritanishme, të gjitha politikat fiskale të qeverisë kanë goditur shtresën e profesionistëve ose po ta themi me fjalë të tjera, klasën e mesme.

Klasa e mesme, falë përkushtimit të paepur të qeverisë tonë rilindase, po kthehet si kafshët mitologjike për të cilën flasin të gjithë, por askush nuk di saktësisht si ta përcaktojë ekzistencën e tyre.
Duket si hakmarrje dhe një urrejtje apo zili e brendshme kjo që qeveria jonë synon të bëjë me shkatërrimin e shtresës së mesme. Është sikur të kërkonte t'i jepte fund të gjitha përfitimeve që kanë arritur njerëzit e mirëarsimuar, të disiplinuar dhe respektues të ligjit.

Qeveritë progresiste investojnë në shtresat e mesme, kurse qeveritë autokratike, diktatoriale kanë misioni politik zhdukjen e kësaj klase. Të shkatërrosh klasat e mesme do të thotë të shkatërrosh përparimin, lirinë, ndryshimin e shoqërisë. Një vend pa klasë të mesme është një parajsë për autoritarizmin populist.

Të firmosësh vdekjen e klasës së mesme nuk ka qenë shumë e vëshitrë për qeverinë. Ajo në këtë prag krize e cila mendohet të zgjasë shumë, me ligjin që është gati të aprovojë ka vendosur t’i marrë edhe frymën e fundit motorit të demokracisë së vendit.

Në këto 9 vite, qeveria nuk ka bërë asgjë tjetër përvecse ka punuar pa rreshtur për të firmosur certifikatën e vdekjes së kësaj klase, kjo klasë do të vdesë pas një procesi gradual varfërimi të shkaktuar nga qeveria ramiste/ Dosja.al

meri lika william ralph inge

Sondazh

Poll
Editorial 18 Tetor 2022, 10:22 Meri Lika

Kërkohet një lider

Meri Lika Pjesa e elektoratit gri e cila nuk voton për kahun politik, por voton për atë i cili e bind se do bëj më të mir&eum...

Editorial 17 Tetor 2022, 12:16 Mimoza Hafizi

Atdheut tonë po i del dija “tepër”

Mimoza Hafizi, fizikante Ndokujt mund t’i duket rastësi se si shifrat veçanërisht dramatike të regjistrimeve universitare ...

Editorial 13 Tetor 2022, 15:58 Enton Abilekaj

Kë mbrojti Rama në Strasburg?

Enton Abilekaj Mund të jetë i vërtetë pretendimi mburravec i Kryeministrit, se fjalimi i tij ra si bombë në Asamblenë Pa...

Editorial 4 Tetor 2022, 13:36 Dosja.al

“Kriza e demokracisë” në PD

Sali Berisha dhe Besart Xhaferri Nuk ka asgjë kundër Partisë Demokratike në polemikat apo edhe sherret që pasuan zgjedhjen e Kryet...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale