LIVE UPDATES
Editorial

Djallëzia e fjalimit të Ramës në Strasburg

A është kjo një blasfemi diplomatike dhe kombëtare, që thellon rrugën e justifikimit të një aleance okulte të Shqipërisë me Serbinë kundër Kosovës? A është kjo një blasfemi diplomatike dhe kombëtare, që sinjalizon distancimin e qeverisë së Tiranës nga njësimi identitar shqiptar me Kosovën dhe trajtimin e Kosovës si një komb i huaj?

14 Tetor 2022, 08:59 Nga Shaban Murati
Djallëzia e fjalimit të Ramës në Strasburg
Shaban Murati

Në fjalimin, që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mbajti në 12 tetor në Asamblenë e Përgjithëshme të Këshillit të Europës në Strasburg, në mesin e përroit të teatralitetit politik të destinuar për vulgun në Shqipëri dhe në Kosovë, ishte futur me djallëzi një nga tezat kryesore antishqiptare të Serbisë. Është teza famëkeqe e “kombit kosovar”, e cila synon të zhbëjë të drejtën dhe identitetin e Kosovës si pjesë e historisë dhe ekzistencës së kombit shqiptar. Për herë të parë kryeministri i Shqipërisë del në një foltore ndërkombëtare dhe deklaron tekstualisht, sipas origjinalit të publikuar në faqen e kryeministrisë: “ky ishte rasti i kombit të Kosovës disa dekada më parë”. Më poshtë ai përsërit këtë tezë me thënien e tij se Ukraina dhe Kosova “janë dy kombe”.

A është kjo një blasfemi diplomatike dhe kombëtare, që thellon rrugën e justifikimit të një aleance okulte të Shqipërisë me Serbinë kundër Kosovës? A është kjo një blasfemi diplomatike dhe kombëtare, që sinjalizon distancimin e qeverisë së Tiranës nga njësimi identitar shqiptar me Kosovën dhe trajtimin e Kosovës si një komb i huaj?

Nuk duket rastësi që kryeministri i Shqipërisë në hartimin e stërgjatë retorik në Strasburg e cilësoi agresionin kriminal të Serbisë kundër popullit shqiptar të Kosovës në vitet 1998-1999 një “konflikt humanitar”, në një kohë që ai ishte agresion gjakatar, gjenocid dhe deportim i dhunshëm kolektiv i popullit shqiptar. Termi djallëzor “konflikt humanitar” pritet t’i pëlqejë shumë historiografisë serbe për narrativën e saj zbukuruese të luftës kriminale të qeverisë së Millosheviçit në Kosovë, ku presidenti serb Vuçiç ishte ministër i informacionit. Nuk duket rastësi që kryeministri i Shqipërisë thotë në fjalimin e tij se në Kosovë në vitin 1999 “vdiqën mijra vetë” sikur ata vdiqën nga koronavirusi, dhe nuk thotë të vërtetën që ushtria e Serbisë vrau 15 mijë shqiptarë në atë agresion. Nuk duket rastësi që kryeministri i Shqipërisë e quan “operacion ushtarak” agresionin e Serbisë në Kosovë, duke përdorur termin maskues, që Rusia i ka vënë tani agresionit të saj ushtarak në Ukrainë.

Kryeministri i Shqipërisë nuk e përmendi në asnjë rresht Serbinë si akuzatore kryesore e shpifjeve dhe akuzava për të ashtuquajturin trafik organesh nga udhëheqësit e UÇK. Ata, që i shkruajnë fjalimet diplomatike Ramës, duhet t’ia kishin thënë atij se në 26 janar 2011, kur në Asamblenë e Përgjithëshme të Këshillit të Europës në Strasburg u miratua raporti investigativ për të ashtuquajturin trafik organesh në Kosovë, përfaqësuesi kryesor i akuzës në Strasburg ishte personalisht presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, pra ishte Serbia si shtet. Shkruajtësit e fjalimeve të tij diplomatike mund t’i kishin sugjeruar që t’i kursente në 12 tetor në Strasburg lavdërimet për presidentin serb Vuçiç, sepse miku i tij Vuçiç ka deklaruar se “raporti për hetimin e trafikut të organeve njerëzore në Kosovë në vitin 1999 do të ketë rëndësi të jashtëzakonëshme për Serbinë”.

Në 21 prill 2022 në sesionin e posaçëm të KS të OKB për punën e UNMIK-ut, ministri i jashtëm i Vuçiçit, Nikolla Selakoviç deklaroi:”Serbia edhe njëherë e nderon kontributin e Dik Martit për kurajon që tregoi në raportin e tij për Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës për krimet e UÇK”. Çdo logjikë minimale do ta kishte shmangur alogjizmin, që krijoi fjalimi i Ramës në Strasburgut, që Rama lavdëron mikun e tij Vuçiç, i cili nderon armikun e Ramës, Dik Marti.
Nuk mund t’i vesh emër tjetër propagandimit absurd në Strasburg në 12 tetor nga Rama të “Ballkanit të hapur” serb, përveçse çfajësim dhe alibi për krimet e Serbisë në Kosovë. Tallja me temën zyrtare, për të cilën shkoi në Strasburg, doli kur kryeministri i Shqipërisë nuk harroi misionin e tij të përditshëm diplomatik për të marrë në mbrojtje Serbinë, dhe iu drejtua Europës se “nuk duhet të ushtrojmë trysni të skajshme mbi Serbinë kur vjen fjala për sanksionet.

Duhet të tregohemi të kujdesshëm, sepse nuk duam të përfundojë në një situatë ku ta hedhim Serbinë në krahët e Vladimir Putinit”. Servilizëm diplomatik i shkallës së parë. Sikur Serbia nuk është në krahët e Putinit dhe të Rusisë! Nuk e di nëse entuziastët ruralë të lobit serb në Prishtinë, që në 12 tetor shpërthyen me duartrokitje të komanduara, e kanë kuptuar se kë po mbronte kryeministri i Shqipërisë në Strasburg: Kosovën apo Serbinë? Kryeministri i Shqipërisë doli zyrtarisht dhe publikisht me shpikjen serbe të “kombit të Kosovës”. Nuk dihet se çfarë e keqe tjetër ka mbetur apo na vjen pas, dhe se çfarë mund të lëpijë më shumë qeveria e Shqipërisë nga pështymat antishqiptare të Serbisë.

edi rama shaban murati

Sondazh

Poll
Editorial 13 Tetor 2022, 15:58 Enton Abilekaj

Kë mbrojti Rama në Strasburg?

Enton Abilekaj Mund të jetë i vërtetë pretendimi mburravec i Kryeministrit, se fjalimi i tij ra si bombë në Asamblenë Pa...

Editorial 4 Tetor 2022, 13:36 Dosja.al

“Kriza e demokracisë” në PD

Sali Berisha dhe Besart Xhaferri Nuk ka asgjë kundër Partisë Demokratike në polemikat apo edhe sherret që pasuan zgjedhjen e Kryet...

Editorial 4 Tetor 2022, 09:36 Meri Lika

Forumi Rinor i burrave të vegjël

Meri Lika Manipulimi i votës është një pjesë integrale e historisë politike në Shqipëri. Shpesh kisha menduar se nd...

Editorial 24 Shtator 2022, 14:33 Monitor

Dua të jetoj në Shqipëri!

Foto ilustruese Shqipëria është kthyer në një vend paradoksesh dhe i çudirave të mëdha, me raste, edhe qesharake...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë