LIVE UPDATES
Editorial

Dua të jetoj në Shqipëri!

Je në vendin e kontrasteve, ku policët bashkiakë nuk ngurrojnë të sekuestrojnë spinaqin e preshin te fshatarët që shesin në rrugë dhe, nga ana tjetër, buxheti vazhdon të paguajë për inceneratorët, që nga hetimet po provohet se janë një nga shpërdorimet më të mëdha në historinë e pas tranzicionit.

24 Shtator 2022, 14:33 Nga Monitor
Dua të jetoj në Shqipëri!
Foto ilustruese

Shqipëria është kthyer në një vend paradoksesh dhe i çudirave të mëdha, me raste, edhe qesharake. Ti mund të ndërtosh pa leje, por ligji zbatohet joproporcionalisht. Nëse je i pafuqishëm do të ndeshesh me shtetin e pamëshirshëm, që nuk ngurron të përdorë edhe forcën policore. Nëse je i madh, edhe pse ke ndërtuar kate të tëra e pallate pa leje, shteti do të vihet në dispozicionin tënd, do të kthejë përmbys ligjet e parimet, që paligjshmëria të amnistohet dhe të legalizohet.

Dhe ti, sërish, nuk e ke frikë ligjin (nëse je i madh gjithmonë!), sepse e di që, çfarëdo të ndodhë, shteti do të kujdeset që sërish t’ia hedhësh. Ti jeton në një vend, ku qeveria mburret që çdo shërbim e ke online, ku kryeministri u bën presion bankave të kopjojnë modelin dhe sistemin e tyre. Por, të dhënat e tua dalin sheshit dhe askush nuk mban përgjegjësi. Shteti bie pre e një sulmi kibernetik, si asnjë vend tjetër në Europë.

Pavarësisht shpenzimeve të mëdha, ende jo të publikuara se sa, që bëhen çdo vit për mirëmbajtjen e sistemit informatik shtetëror, sërish askush nuk mban përgjegjësi apo bën transparencë, se cila është arsyeja që sistemi ishte aq i brishtë ndaj sulmeve të tilla, cili është dëmi real i pësuar, apo qoftë për të kërkur falje për problemet që u janë shkaktuar qytetarëve e bizneseve nga kufizimi i shërbimeve. Për të mos folur pastaj për ironinë, për shtetin që doli në shitje, për vetëm një mijë euro!

Je në vendin e kontrasteve, ku policët bashkiakë nuk ngurrojnë të sekuestrojnë spinaqin e preshin te fshatarët që shesin në rrugë dhe, nga ana tjetër, buxheti vazhdon të paguajë për inceneratorët, që nga hetimet po provohet se janë një nga shpërdorimet më të mëdha në historinë e pas tranzicionit.

Dhe nuk janë të vetmit. Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) detajoi, në raportin e fundit, se për periudhën janar – qershor 2022, nga auditimet e kryera, që kanë përfshirë vlerësimin e aktivitetit në 64 subjekte, duke përfshirë të gjitha nivelet e qeverisjes dëmi ekonomik, si efekt i parregullsive, si dhe shkeljet e disiplinës financiare, i ka kushtuar buxhetit të shtetit rreth 263 milionë euro. Kjo shumë është 5 herë më e lartë sesa fondi i akorduar nga qeveria për mbrojtjen nga kriza!

Ti jeton në një vend, që është ndër të parët në Europë për burime hidrike dhe ka diell në pjesën më të madhe të vitit. Sërish je mjaft i ekspozuar ndaj krizës globale, për shkak të investimeve të pamjaftueshme dhe vonesave në diversifikim. Ti do ta paguash tani energjinë 4.4 herë më shtrenjtë për konsumin mbi 800 kWh në muaj.

Qeveria fshihet pas gishtit, me argumentin se vetëm 4% e familjeve konsumojnë më shumë sesa ky kufi, por nuk pranon të bëjë transparencë se sa është pesha e familjeve që shpenzojnë më shumë sesa kaq në muajt e dimrit, sidomos në zonat urbane. Për më tepër, del një përfaqësues i qeverisë që thotë se shqiptarët paguajnë faturat më të ulëta të energjisë në botë(!?)

Dhe natyrshëm ti thua: Dua dhe unë të shkoj në këtë Shqipërinë, ku paguaj më pak se të gjithë për energji, ku shteti është model zhvillimi i IT, ku drejtësia e reformuar është e barabartë për të gjithë!

Seriozisht, përtej shakasë, dua të jetoj në Shqipëri, por në atë që duhet të jetë në të vërtetë. Dua të jetoj në vendin që i shfrytëzon me zgjuarsi dhe vizion të gjitha potencialet, të cilat ia ka dhënë nëna natyrë.

Në atë Shqipëri, ku qeveria ka si përparësi zhvillimin e qëndrueshëm dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve të saj dhe jo duke shpërdoruar paratë e taksapaguesve, në koncesione e tendera abuzivë. Aty ku të rinjtë të shohin një shpresë për të ardhmen dhe të mos nxitojnë të ikin sa më parë.

Dhe jo vetëm të rinjtë, por edhe familjet që nuk arrijnë të shohin dritë në të ardhmen. Ne e duam në çdo moment Shqipërinë, me të mirat e të këqijat e saj! Ne nuk duam talljen e një qeverie, që nuk ndihet pjesë e këtij vendi. Që të kthehet shpresa sa vendi nuk është zbrazur ende, qeveria duhet ta marrë seriozisht popullin e saj dhe anasjelltas, ky i fundit duhet të rrisë presionin mbi institucionet shtetërore./Monitor

shqipëri jetesa ne shqiperi

Sondazh

Poll
Editorial 12 Shtator 2022, 16:32 Meri Lika

Lideri dhe ne

Meri Lika Para pak kohësh nisa të lexoj librin e Federico Finchelstein, historian argjentinas, “Nga fashizmi tek populizmi në histori&...

Editorial 12 Shtator 2022, 14:00 Blerton Abazi

Siguria e brishtë kibernetike në rajon

Blerton Abazi Pandemia Covidit-19 ka ndikuar edhe në sjelljet tona të përditshme, sidomos në përdorimin e shërbimeve digjital...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë