LIVE UPDATES
Editorial

Përtej fasadave të pallateve pa leje të miqve të Ramës

Nuk janë biznesmenët shënjestra, por zgjedhjet. Me një paketë ndihme sociale skandaloze pas rritjes së çmimit të energjisë, ndërkohë që çmimet e ushqimeve dhe karburanteve rriten sipas interesave, janë pikërisht të favorizuarit e bordeve të çmimeve, që duhet të paguajnë një pjesë të asaj që kanë përfituar pa meritë, që Edi Rama, të shfaqet si Robin Hood-i që ndihmon të varfërit, jo si autokrati që, bashkë me miqtë e tij, po varfërojnë çdo ditë shqiptarët.

10 Shtator 2022, 14:49 Nga Enton Abilekaj
Përtej fasadave të pallateve pa leje të miqve të Ramës
Edi Rama dhe Enton Abilekaj

Kryeministri edhe një herë ia ka dalë të kapë të papërgatitur të gjithë, me aksionin për ndërtimet dhe shtesat pa leje. Kishte kohë që pyllin e betonit të mbjellë nga ai vetë dhe adjutanti i tij, servil por jo besnik, në Bashki, kishte nevojë për drejtësi, për drejtësi sociale ose të paktën për një Robin Hood, që të rishpërndante pasurinë e vënë padrejtësisht duke grabitur pasurinë publike.

Ashtu si në politikë tenton të bëjë edhe pushtetarin absolut edhe opozitarin, Edi Rama e mori vetë rolin e korrektuesit të qeverisjes së tij.

Dhe, duke parë lojtarin e vetëm që zuri vendin e kundërshtarit të vetes, filluan pyetjet: A ishte kjo një luftë ndaj disa bizneseve që i kanë prishur qejfin Kryeministrit, si në rastin e Irfan Hysenbelliut? Apo ka një luftë të brendshme dhe ky aksion synon të nxjerrë keq Erjon Veliajn 8 muaj përpara zgjedhjeve lokale? Ku do dalë Rama?

Për t’ju përgjigjur këtyre pyetjeve, duhen bërë më parë disa të tjera: Si shpjegohet që në zonat më të lakmuara janë ndërtuar pallate pa leje apo shtesa mijëra metrash katrorë dhe askush nuk ka bërë asgjë? Si shpjegohet që biznesmenët që kanë ndërtuar pa leje janë miqtë e Edi Ramës dhe Erjon Veliajt? Sa mundësi ka që kryetari i Bashkisë së Tiranës, që nuk ka lënë asnjë copë tokë të lirë, që ka mbushur qytetin me pluhurin e ndërtimit cep më cep duke e shndërruar në xhungël betoni të pajetueshme, të mos u jepte leje biznesmenëve të preferuar si Salillari?

Nuk ka asnjë dyshim që pallatet dhe shtesat pa leje, janë vetëm një marrëveshje gojore mes aktorëve të Kapitalizmit Autoritar, që njësoj si në rastin e 'Prestige' me pishinat në buzë të detit, kanë zgjedhur komoditetin e pushtetit absolut në vend të bezdisjes së ligjit, kanë preferuar pozicionin e të përkëdhelurit të oborrit, të emërimit nga Edi Rama si sfidues të ligjit, në vend që të ndiqnin procedurat.

Në ndryshim nga Irfan Hysenbelliu, miqtë biznesmenë të Edi Ramës, janë objekt i shtetit që del nga celulari, jo për qëndrimet e medias, as për lojërat politike. Si vartës së Sulltanit, si pashallarë me fermanë, ata janë të detyruar të pranojnë edhe sulmin, qoftë ai i papritur, edhe gjobat qofshin ato pa paralajmërim, apo kontribut shtesë për privilegjet që kanë marrë.

Nuk janë biznesmenët shënjestra, por zgjedhjet. Me një paketë ndihme sociale skandaloze pas rritjes së çmimit të energjisë, ndërkohë që çmimet e ushqimeve dhe karburanteve rriten sipas interesave, janë pikërisht të favorizuarit e bordeve të çmimeve, që duhet të paguajnë një pjesë të asaj që kanë përfituar pa meritë, që Edi Rama, të shfaqet si Robin Hood-i që ndihmon të varfërit, jo si autokrati që, bashkë me miqtë e tij, po varfërojnë çdo ditë shqiptarët.

Me një opozitë që nuk i denoncon dot biznesmenët e emëruar, që nuk flet dot për asnjë ndërtim pa leje, që nuk guxon as të denoncojë lidhjen okulte të pushtetit me ta, Edi Rama është i lirë të bëjë edhe këtë rol. Në nisje të fushatës elektorale, ai po u thotë shqiptarëve se do ta zbusë krizën me paratë e të pasurve, se ai është i pakorruptuar dhe i pakorruptueshëm, se betonizimi nuk ka fajtorë, por korrektimi me gjoba ka një hero dhe ky hero tani ka dalë në pyllin e betonit për të rishpërndarë pasuritë.

Kështu, ata që kanë zbrazur arkën e Shtetit në errësirë, duke përfituar nga marrëdhënia okulte, tani në mes të ditës, po paguajnë një haraç, që arka e zbrazur e një qeverie të papërgjegjshme, të mbushet sadopak, imazhi i një Kryeministri të të pasurve të korrigjohet sadopak dhe zgjedhjet lokale të fitohen sa më thellë. Nuk është sulm ndaj Veliajt, e kundërta, një kontribut modest i bashkëpunëtorëve për të mos e lejuar Tiranën tu ikë nga dora për katër vitet e ardhshme.

Edhe këtë herë, duket se Edi Rama ia arriti të jetë një hap përpara kundërshtarëve që rrinë e vështrojnë aksionin e tij për akaparimin e pushtetit lokal, në bashkëpunim me viktimat vullnetare të aksionit për kontrollin e territorit. Një variant i OFL, ku mungon vetëm zëdhënësja me syze dielli./Dosja.al

analiza nga enton abilekaj edi rama konfiskimi i kullave

Sondazh

Poll

Editorial 3 Shtator 2022, 10:22 Ben Blushi

Duke kërkuar spiunët rusë në Gramsh

Fotoja e Ben Blushit Një nga dëmet e shumta që Putini i ka bërë rusëve, është se ata duken të këqinj edhe...

Editorial 29 Gusht 2022, 10:31 Ditmir Bushati

Fitorja e disiplinës strategjike

Ditmir Bushati Në një proces të bashkërenduar nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Serbia më n&eum...

Aksidenti me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës, makina mori para bordurat e rrugës

Aksidenti me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës, makina mori para bordurat e rrugës

VIDEO- Shpërthimi me tritol në butikun në Durrës, ja si u dëmtua biznesi i gruas

Berisha dhe demokratët 'zaptojnë' Kuvendin

Me pistoleta dhe kallashnikovë në Range Rover/ Arrestohen 4 "të fortët" në Tiranë

Berisha shton akuzën ndaj Ballës: Te ndjek hija e avokatit Ravik Gurra

VIDEO E SHERRIT/ Berisha akuzon Ballen per vrasjen e avokatit Ravik Gurra

PA KOMENT- Shkodra 'nën ujë', ja si duket qyteti

Protesta kundër traut në Divjakë, një betoniere brenda parkut

EKSKLUZIVE- Lulzim Basha takohet me Ben Blushin ne Panairin e Librit, merr me vete edhe vajzën

Balla: Berishës iu dogjën tre marrëveshje tek Porti i Durrësit, koncensionarët po i kërkojnë lekët

Balla-Spahos: Do shkosh tek Porti i Durrësit me pistoletë si Strazimiri, s'keni zgjidhje tjetër

Ndërtimi i rrugëve/Balla 'shigjeton' Partinë e Lirisë:Mondi bëj kallëzime, kishin ministritë në 2017

Balla 'lëshon' gojën: Saliut i rri mendja tek vëllezërit Kariç, na vjen dhe zor t'i përmendim...

Elisa Spiropali realizon "ëndrrën" e fëmijërisë me Berishën, del LIVE me të, tregon 2 gishta

Perplasje mes banoreve dhe Policise ne Divjake

Berisha 'shënjestron' Ulsi Manjën: Vetëm dy mushka kanë mbetur pa u punësuar në fshatin tënd

Berisha bllokon foltoren dhe del në Facebook: Jam live në gjithë botën, mos ma qani hallin mua!

Berisha: Parlamentin e komandojne grupet kriminale

Dëshmia e Orges Xhelilit para avokatëve: Policët bashkiakë më goditën

ME VIDEO- PLAS KEQ SHERRI në Komision, Braçe e humb kontrollin, "shpërthen": Ik ore pirdhu!

Protesta e opozitës, pamjet nga Bulevadi, mijëra qytetarë të mbledhur

Sherri i plotë i Ramës me dy deputetët e PD: Ta tregoj unë ty, do të shkatërroj!

Balla: Kokoneshi jashtë rrezikut për jetën

Veliaj takon Papa Françeskun: Jemi takuar në Tiranë...e aprovuam ndërtimin e bustit të Nënë Terezës

Droge mes karameleve ne Tirane

Grida Duma lë mandatin, kolegët e saj në lot, Açka dhe Gjekmarkaj të përlotur

Grida Duma lë mandatin e deputetes së Partisë Demokratike

Masakra e Lushnjes, babai i Leart Haxhiut: Djali im është i pafajshëm, se di ku është

Përdhunues serial, MOMENTI i arrestimit të Spartak Dyrmishit

Nga një armë në çdo raft rrobash, çfarë gjeti Policia gjatë aksionit në Shkodër

Dalin PAMJET nga megaaksioni në Korçë

Qeni i prish mitingun Ramës, të gjithë meken, kryeministri: Po lëre në punën e vetë...

Ibrahim Lici mesazh audio nga Turqia: Jetoj i lirë, nuk jam arrestuar

Arrestohet Agim Gjata, qelloi mbi RENEA

Meta: O Edi, o lepurush, do të shporrim me poezinë ‘liri a vdekje’ të Havzi Nelës

Pakti PD PL, Meta: Kryetari i Keshillit super politikan

Paloka 'korrekt' me orarin, takohet me Bardhin në një lokal para parlamentit

Alibeaj-Majkos: Je kokrra e komunistit! Deputeti socialist: Budalla! Dosjet s'mund të hapen për...

Flet avokati i vellezerve Mollaj: Tina genjen, e shantazhojne

Durrësi zgjohet nën ujë

Tetori rozë, vajzat dhe gratë e FA i bashkohen fushatës sensibilizuese kundër kancerit të gjirit

NIS PROTESTA në Elbasan/ Qytetarët fikin makinat në shenjë rebelimi, rreshtohen në shesh

Alibeaj pranoi bashkëpunimin, do nisin negociatat/ Berisha: E mirëpres. S'tërhiqem nga Primaret

Demokrati emocionet për 'doktorin'! I bie telefoni kur po fliste me Berishën,e përplas në tokë

Privatizimi i ish-klubit ‘Partizani’, dëshmon Qirjazi: MM më kërkoi firmën, bëra ç’ishte e ligjshme

Tiranë, bënin kontrabandë me veshje, pije, cigare dhe rroba, 3 të arrestuar në 2 operacione

Me 14 emigrantë në Morinë, arrestohet 19-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

Rrumbullaku ngre strukturë për emërimet në polici: Riformatim ekipeve që hetojnë krimin

Me dy kallashnikovë në shtëpi e municion luftarak, arrestohet 31-vjeçari në Dibër

"Porsche", "Maseratti" e 'Mercedes Benz", arrestohet 52-vjeçari që shiste mjetet e vjedhura në BE