LIVE UPDATES
Editorial

Fitorja e disiplinës strategjike

Një dekadë më parë Vuçiç erdhi në krye të Serbisë me premtimin që do të zgjidhte “çështjen e Kosovës” duke hapur rrugën e Serbisë drejt BE-së. Ai tentoi të rishpikë veten duke u “arratisur” nga e shkuara e tij e errët në konfliktet e përgjakshme në ish-Jugosllavi.

29 Gusht 2022, 10:31 Nga Ditmir Bushati
Fitorja e disiplinës strategjike
Ditmir Bushati

Në një proces të bashkërenduar nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Serbia më në fund pranoi zgjidhjen e problemit të dokumentave bazuar mbi parimin e barazisë dhe reciprocitetit, të kërkuar me këmbëngulje nga Kosova. Me fjalë të tjera, njohjen e ndërsjellë të dokumentave të njëra tjetrës dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve. Një element thelbësor, ndonëse jo i vetmi, për normalizimin e marrëdhënieve mes dy fqinjve.

I.Kjo është para së gjithash një fitore e disiplinës strategjike që dëshmoi udhëheqja shtetërore e Kosovës, e cila që në nisje të procesit të dialogut ka vendosur theksin te dialogu në kushte të barabarta, në themel të të cilit qëndron njohja e ndërsjellë dhe zhbllokimi i rrugës europiane. Disiplina strategjike dhe sintonia e institucioneve shtetërore u dëshmua edhe në momentet më delikate, ku siç ndodh rëndom në ndërmjetësimet ndërkombëtare, palës më të “dobët” i kërkohet të bëjë lëshime. E në të tilla raste, aktivizohet edhe kori i të paduruarve dhe interesaxhinjve që e kanë të pamundur të kuptojnë se rruga e mbrojtjes së interesit kombëtar me dinjitet e kurajë është gjithnjë më e vështira por rruga e duhur.

II.Disiplina strategjike duhet të thellohet më tej teksa Kosova do të përballet me kërkesat në rritje për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar në Bruksel gjatë kësaj dekade. Nga mënyra sesi janë përfunduar disa prej atyre marrëveshjeve duhet të nxirren mësime. Dëmi mund të riparohet vetëm përmes ndërtimit të konsensusit politik në përcaktimin e vijës së pakalueshme të funksionalitetit të Kosovës shtet, dhe në partneritet të ngushtë me aleatët perëndimorë.

III. Disiplina strategjike e ndjekur nga Kosova do të çmontojë edhe tezën e shumëpromovuar sipas të cilës në këtë proces është vetëm Kosova ajo që ka nevojë për njohjen nga ana e Serbisë. Mesa duket u desh qëndrimi i prerë i Kancelarit gjerman Scholz gjatë vizitës së tij në Beograd para pak javësh për ta ngulitur një herë e mirë në mendje se, pa njohje të Kosovës nga ana e Serbisë nuk ka rrugë europiane për këtë të fundit.

Një dekadë më parë Vuçiç erdhi në krye të Serbisë me premtimin që do të zgjidhte “çështjen e Kosovës” duke hapur rrugën e Serbisë drejt BE-së. Ai tentoi të rishpikë veten duke u “arratisur” nga e shkuara e tij e errët në konfliktet e përgjakshme në ish-Jugosllavi. Perëndimi e mbështeti në funksion të paqes dhe prosperitetit të rajonit, duke i dhënë statusin e vendit kandidat dhe duke e pranuar Serbinë në tryezën e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian. Gjithashtu, Serbia firmosi partneritetin individual me NATO-n, duke zhvilluar ndërveprueshmërinë me aleancën brenda suazës së politikës së saj neutrale.

Më shumë se dy dekada nga përmbysja e regjimit të Millosheviçit është fakt se mbështetja e Perëndimit ndaj udhëheqjes në Serbi nuk ka sjell as demokratizim dhe as europianizim të saj, dhe as hapa vendimtarë për të përmbyllur konfliktin me Kosovën, e për të trajtuar me vërtetësi e përgjegjësi krimet e së shkuarës, siç na tregojnë shembujt e botës së civilizuar ku duam të bëhemi pjesë.

Mirëpo, duke pasur parasysh kontekstin e sigurisë sot në Europë, si pasojë e agresionit të Rusisë kundrejt Ukrainës, laku i Serbisë në lojën e lisharësit mes Perëndimit dhe Rusisë, sa vjen e ngushtohet. Në këtë luftë që po zhvillohet në kontinentin tonë, më mirë se kushdo tjetër, Europianët kanë kuptuar gabimin e madh të mbështetjes për vite me radhë tek Rusia në lëmin ekonomik, me shpresën se bashkëpunimi ekonomik do të shërbente edhe si zbutës i mosmarrëveshjeve politike. Qasja “fillimisht ekonomia e më pas politika” ra jo vetëm në raport me Rusinë, por edhe në raportin e komplikuar të SHBA-ve me Kinën që po zhvillohet në hapësirën e Indo-Paqësorit.

Vështruar në këtë kontekst, Serbia, në raport me Kosovën, është mbi të gjitha para zgjedhjes së rrugës europiane, e cila për të është domosdoshmëri. Serbia mund të zgjedhë me dinakëri rehabilitimin e saj në rajon dhe Europë duke e diferencuar Shqipërinë nga Kosova, por koha do të tregojë se pajtimi shqiptaro-serb, paqja dhe mirëqenia e qëndrueshme kalon vetëm përmes Kosovës. Ndaj, adresa e vetme ku duhen përqendruar energjitë është procesi i dialogut Kosovë-Serbi i ndërmjetësuar nga BE-ja me mbështetjen e SHBA-ve. Një proces që për objektiv të vetëm duhet të ketë njohjen e ndërsjellë dhe zhbllokimin e rrugës europiane, jo vetëm për Kosovën e Serbinë, por për të gjashtë shtetet e rajonit tonë.

ditmir bushati

Sondazh

Poll
Editorial 4 Gusht 2022, 16:29 Meri Lika

Unë dua të di

Meri Lika Unë jam nënë dhe në shpirtin tim ka tre ditë që më godet pa pushim një ndjenjë frike, pasigurie, paa...

Editorial 30 Korrik 2022, 09:28 Meri Lika

A flet heshtja?

Po me vërtetë po pyes: A flet heshtja?. Populli ynë ka disa shprehje në lidhje me heshtjen si psh: “Heshtja është flori.&...

Editorial 29 Korrik 2022, 13:26 Ralph Shoellhammer

Kriza energjetike do e përçajë Evropën

Foto Ilustruese Kanë kaluar gati gjashtë muaj që kur Putini filloi pushtimin e Ukrainës, por për Evropën, më e keqja nuk...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë