LIVE UPDATES
Editorial

A flet heshtja?

Me plasjen e skandalit të inçeneratorëve, unë personalisht, kam pritur shumë që zërin e opozitës (jo asaj non grata, larg qoftë), ta mbështeste edhe ambasadorja e shtetit që së fundmi e ka mprehur shpatën në luftën kundër korrupsionit në Shqipëri.

30 Korrik 2022, 09:28 Nga Meri Lika

A flet heshtja?

Po me vërtetë po pyes: A flet heshtja?.

Populli ynë ka disa shprehje në lidhje me heshtjen si psh: “Heshtja është flori.”, “Heshtja është pranim”, “Për gjërat që nuk mund të flasësh, duhet të heshtësh”, “Me heshtjen nuk mund të fshehësh asgjë”etj, etj.
Ka shumë thënie në lidhje me heshtjen, por mua, sot, më shumë nga të gjitha më pëlqen “Heshtja është pranim”.

Me plasjen e skandalit të inçeneratorëve, unë personalisht, kam pritur shumë që zërin e opozitës (jo asaj non grata, larg qoftë), ta mbështeste edhe ambasadorja e shtetit që së fundmi e ka mprehur shpatën në luftën kundër korrupsionit në Shqipëri.

Por për çudinë time, ende nuk kemi asgjë të re nga fronti i perëndimit.

Ambasadoresha e cila nuk la më luftë pa bërë për të marrë në dorë fijet e drejtimit opozitar, tashmë e ka humbur gojën. Lëshon ndonjë fjali aty këtu, kundër korrupsionit po as në to nuk thotë asnjë fjalë për aferën më të madhe korruptive të ndodhur ndonjëherë në Shqipëri.

Mos ka bërë operacion dhëmballën? Po të ishte kështu nuk do fliste për miqësinë 100 vjeçarë Shqipëri – Amerikë, edhe pse në 50 vjet diktaturë kemi qenë armiq saqë e krahasonim imperalizmin amerikan me atë ujkun që të kafshon edhe kur ka një dhemb në gojë.

Mos ndoshta pret që prokuroria të qartësojë faktet? Çudi, se ajo është duke folur për korrupsionin e Berishës, pa nxjerrë asnjë fakt.

Mos ndoshta nuk flet se nuk do të ndikojë drejtësinë? Jo, jo as këtë nuk e pranoj dot, sepse më kujtohet që ishte pikërisht kjo ambasadore e cila deklaroi se do të ndërhynte tek gjykatat që kjo e fundit t’ia jap Alibejat vulën me gjithë qitap.

Mos ndoshta kjo, mos ndoshta ajo, mos ndoshta, mos ndoshta. Na mbytën pyetjet ne fatkeqëve taksapagues shqiptarë, por simboli i antikorrupsionit nuk flet që nuk flet për inçeneratorët.

Po dëshpërohesha aq shumë, për paaftësinë time në gjetjen e arsyes së heshtjes se ambasadores, derisa më në fund përgjigjen e mora pikërisht në festën e 100 vjetorit.

Një moment i ngrohtë dashurie, një përqafim i butë dhe me shkëlqim rrezutues në fytyrën e ambasadores së Shteteve të Bashkuara, me kryeministrin tonë veshur si Barbie, ma sqaroi gjithë situatën.

Më bëhet shumë qejfi që ambasadorja dhe kryeministri i vendit tim, duhen kaq shumë, janë kaq të afërt, kaq plotësues, vetëm se kam një frikë, kam frikën se mos gjithë këto ndjenja përfundojnë si ajo historia e Aliut dhe Ninos.

Në Batumi të Gjeorgjisë ndodhet një skulpturë metalike levizëse e emërtuar “Aliu dhe Nino”.
I shkreti Ali, ishte një i ri mysliman, i cili u dashurua marrëzisht me Ninon, një princeshë të krishterë nga Gjeorgjia, por për arsye fetare dhe kulturore ata nuk mund të ishin bashkë. Kjo histori ndodhi gjatë Luftës së Parë Botërore dhe pati një fund të trishtuar pas pushtimit të Bashkimit Sovjetik. Ngjarja shërbeu si frymëzim për romanin e mirënjohur “Aliu dhe Nino: Një histori dashurie”, shkruar në vitin 1937 nga autori i lindur në Azerbajxhan, Kurban Said.

Nisur nga ky roman, lindi ideja e krijimit të dy statujave madhështore që na tregojnë historinë e Aliut dhe Ninos në një mënyrë të pabesueshme, pasi këto dy statuja lëvizëse, na tregon personazhet që shikojnë njëri-tjetrin ballë për ballë, afrohen derisa shkrihen tek njëri – tjetri e të duket sikur do të bashkohen përjetësisht, por pas përqafimit ndodh që ndahen papritur.

Pu, pu, pu ku po më çon kjo imagjinata ime e çartur, të mendoj një fund të tillë edhe për dashurinë idilike të çiftit politik dy shtetëror.
Asesi jo, kjo nuk duhet të ndodh.

Në dashuri fjalët nuk vlejnë, prandaj dhe ambasadorja nuk flet për inçeneratorët, por unë nuk e di nëse ia kanë thënë ambasadores shprehjen e vjetër shqiptare “Heshtja është pranim”!?

meri lika

Sondazh

Poll
Editorial 29 Korrik 2022, 13:26 Ralph Shoellhammer

Kriza energjetike do e përçajë Evropën

Foto Ilustruese Kanë kaluar gati gjashtë muaj që kur Putini filloi pushtimin e Ukrainës, por për Evropën, më e keqja nuk...

Editorial 26 Korrik 2022, 19:44 Meri Lika

Çfarë opozite na duhet?

Meri Lika Nga dita e djeshme, konfigurimi i opozitës shqiptare mori një pamje tjetër. Tashmë në opozitë nuk është v...

Editorial 19 Korrik 2022, 12:56 Jeanne Plaumann

Çfarë po ‘gatuajnë’ despotët?

Nga Jeanne Plaumann, BILD Është një takim i lartë i diktatorëve: Presidenti iranian, Ebrahim Raisi pret për bisedime kreun e sh...

Editorial 9 Korrik 2022, 16:25 Ben Blushi

The new islam në Tiranë

Vajzat muslimane THE NEW ISLAM NË TIRANË Jo vetëm përpara 30 vitesh por edhe përpara 5 vitesh kjo foto do ishte e paimagjinueshme...

Aksidenti me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës, makina mori para bordurat e rrugës

Aksidenti me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës, makina mori para bordurat e rrugës

VIDEO- Shpërthimi me tritol në butikun në Durrës, ja si u dëmtua biznesi i gruas

Berisha dhe demokratët 'zaptojnë' Kuvendin

Me pistoleta dhe kallashnikovë në Range Rover/ Arrestohen 4 "të fortët" në Tiranë

Berisha shton akuzën ndaj Ballës: Te ndjek hija e avokatit Ravik Gurra

VIDEO E SHERRIT/ Berisha akuzon Ballen per vrasjen e avokatit Ravik Gurra

PA KOMENT- Shkodra 'nën ujë', ja si duket qyteti

Protesta kundër traut në Divjakë, një betoniere brenda parkut

EKSKLUZIVE- Lulzim Basha takohet me Ben Blushin ne Panairin e Librit, merr me vete edhe vajzën

Balla: Berishës iu dogjën tre marrëveshje tek Porti i Durrësit, koncensionarët po i kërkojnë lekët

Balla-Spahos: Do shkosh tek Porti i Durrësit me pistoletë si Strazimiri, s'keni zgjidhje tjetër

Ndërtimi i rrugëve/Balla 'shigjeton' Partinë e Lirisë:Mondi bëj kallëzime, kishin ministritë në 2017

Balla 'lëshon' gojën: Saliut i rri mendja tek vëllezërit Kariç, na vjen dhe zor t'i përmendim...

Elisa Spiropali realizon "ëndrrën" e fëmijërisë me Berishën, del LIVE me të, tregon 2 gishta

Perplasje mes banoreve dhe Policise ne Divjake

Berisha 'shënjestron' Ulsi Manjën: Vetëm dy mushka kanë mbetur pa u punësuar në fshatin tënd

Berisha bllokon foltoren dhe del në Facebook: Jam live në gjithë botën, mos ma qani hallin mua!

Berisha: Parlamentin e komandojne grupet kriminale

Dëshmia e Orges Xhelilit para avokatëve: Policët bashkiakë më goditën

ME VIDEO- PLAS KEQ SHERRI në Komision, Braçe e humb kontrollin, "shpërthen": Ik ore pirdhu!

Protesta e opozitës, pamjet nga Bulevadi, mijëra qytetarë të mbledhur

Sherri i plotë i Ramës me dy deputetët e PD: Ta tregoj unë ty, do të shkatërroj!

Balla: Kokoneshi jashtë rrezikut për jetën

Veliaj takon Papa Françeskun: Jemi takuar në Tiranë...e aprovuam ndërtimin e bustit të Nënë Terezës

Droge mes karameleve ne Tirane

Grida Duma lë mandatin, kolegët e saj në lot, Açka dhe Gjekmarkaj të përlotur

Grida Duma lë mandatin e deputetes së Partisë Demokratike

Masakra e Lushnjes, babai i Leart Haxhiut: Djali im është i pafajshëm, se di ku është

Përdhunues serial, MOMENTI i arrestimit të Spartak Dyrmishit

Nga një armë në çdo raft rrobash, çfarë gjeti Policia gjatë aksionit në Shkodër

Dalin PAMJET nga megaaksioni në Korçë

Qeni i prish mitingun Ramës, të gjithë meken, kryeministri: Po lëre në punën e vetë...

Ibrahim Lici mesazh audio nga Turqia: Jetoj i lirë, nuk jam arrestuar

Arrestohet Agim Gjata, qelloi mbi RENEA

Meta: O Edi, o lepurush, do të shporrim me poezinë ‘liri a vdekje’ të Havzi Nelës

Pakti PD PL, Meta: Kryetari i Keshillit super politikan

Paloka 'korrekt' me orarin, takohet me Bardhin në një lokal para parlamentit

Alibeaj-Majkos: Je kokrra e komunistit! Deputeti socialist: Budalla! Dosjet s'mund të hapen për...

Flet avokati i vellezerve Mollaj: Tina genjen, e shantazhojne

Durrësi zgjohet nën ujë

Tetori rozë, vajzat dhe gratë e FA i bashkohen fushatës sensibilizuese kundër kancerit të gjirit

NIS PROTESTA në Elbasan/ Qytetarët fikin makinat në shenjë rebelimi, rreshtohen në shesh

Alibeaj pranoi bashkëpunimin, do nisin negociatat/ Berisha: E mirëpres. S'tërhiqem nga Primaret

Demokrati emocionet për 'doktorin'! I bie telefoni kur po fliste me Berishën,e përplas në tokë

Privatizimi i ish-klubit ‘Partizani’, dëshmon Qirjazi: MM më kërkoi firmën, bëra ç’ishte e ligjshme

Tiranë, bënin kontrabandë me veshje, pije, cigare dhe rroba, 3 të arrestuar në 2 operacione

Me 14 emigrantë në Morinë, arrestohet 19-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

Rrumbullaku ngre strukturë për emërimet në polici: Riformatim ekipeve që hetojnë krimin

Me dy kallashnikovë në shtëpi e municion luftarak, arrestohet 31-vjeçari në Dibër

"Porsche", "Maseratti" e 'Mercedes Benz", arrestohet 52-vjeçari që shiste mjetet e vjedhura në BE