LIVE UPDATES
Editorial

Kronika e vdekjes së paralajmëruar të një amnistie

Sipas mendimit tim, që një amnisti e tillë të funksionojë, duhet së pari të kryhet me konsesus politik ku palët të garantojnë se pas kësaj nuk do të ketë amnisti tjetër. Sepse politizimi i këtyre amnistive i ul besimin tatim paguesit të rregullt dhe shërben si mjet për të rritur evazionin në të ardhmen.

16 Korrik 2022, 09:22 Nga Meri Lika
Kronika e vdekjes së paralajmëruar të një amnistie
Meri Lika

Kryefjala e diskutimeve të muajit të fundit, është drafti i ligjit për Amnistinë fiskale. Amnistitë fiskale në vendin tonë, gjithmonë janë përdorur si mjet për të mbledhur vota gjatë fushatave elektorale si dhe për të mbushur arkën e zbrazur të qeverive.

Sipas mendimit tim, që një amnisti e tillë të funksionojë, duhet së pari të kryhet me konsesus politik ku palët të garantojnë se pas kësaj nuk do të ketë amnisti tjetër. Sepse politizimi i këtyre amnistive i ul besimin tatim paguesit të rregullt dhe shërben si mjet për të rritur evazionin në të ardhmen. Edhe pse me kritika të ashpra nga institucionet partenere dhe mbështetëse, por edhe nga Bashkimi Evropian, qeveria është e vendosur që ta aprovojë këtë draft shumë problematik.

Sipas një vlerësimi të Bankës Botërore të vitit 2021, rreth 30 deri në 35% e ekonomisë shqiptare është informale.
Nisur nga kjo, gjithsecili mund të mendoj se tashmë pas pothuajse tridhjetë vjet tranzicion mund të nevojitet një amnisti e plotë fiskale në mënyrë që t’i japë fund informalitetit, po a mundet kjo lloj amnistie dhe kjo administratë tatimore ta bëj këtë?

Sipas mendimit tim, kjo është një amnisti e cunguar e cila nuk është mbështetur në parimet themelore për amnistitë fiskale të përcaktuara nga institucionet ndërkombëtare të pastrimit të parave.

Task Forca e Veprimit Financiar për pastrimin e parave (FATF), mbikëqyrësi global i pastrimit të parave, ka zhvilluar katër parime bazë të zbatueshme për amnistinë tatimore:

•Asetet e riatdhesuara duhet të depozitohen në një institucion financiar që është subjekt i masave kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

•Vëmendje e veçantë duhet t'i kushtohet aseteve nga vendet që nuk zbatojnë në mënyrë adekuate standardet e FATF.

•Autoritetet duhet të ndërgjegjësojnë institucionet financiare për mundësinë e abuzimit dhe rreziqet e natyrshme në pastrimin e parave.

•Për të përfituar nga amnistia, çdo dokument apo deklaratë mbi pasuritë e riatdhesuara duhet të garantojë legjitimitetin e origjinës së tyre.

Për të treguar problematikat e mëdha që ka drafti i propozuar, do të duhen shumë artikuj por unë në këtë shkrim do të trajtoj problematikën kryesore të saj: hyrjen e parave nga jashtë, duke qenë se marketingu për të po justifikohet me legalizimin e parave të emigrantëve.

Atëherë shumë natyrshëm lind pyetja: Si do ti sjellin emigrantët 2 milion eurot?

Në bazë të kritereve të vendosura nga institucionet ndërkombëtare të pastrimit të parave, FATF por edhe  MONEYVAL ku Shqipëria aderon, hapi i parë që një shtet duhet të hedh në procesin e një amnistie fiskale janë marrëveshjet ndërkombëtare me vendet nga të cilat pritet që t’i hyjnë aktivet.

“Përdorimin e rregullimeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare për rastet kur pasuritë e rëndësishme mbahen jashtë juridiksionit kombëtar dhe synohen të mbulohen nga kushtet e amnistisë.”

Pra me fjalë më të thjeshta, qeveria shqiptare duhet të marrë leje nga vendet ku kanë punuar emigrantët tanë “2 milioneurosh”, që t’i lejojnë këta të fundit të transferojnë në mënyrë të drejtë paratë e krijuara në informalitet dhe që nesër përfituesit nga amnistia të kenë siguri se nuk do të jenë subjekte të trajtimeve evazioniste në vendet e huaja ku punojnë e jetojnë. Është gjëja më normale dhe më serioze të respektohen këto vende të cilëve u mungojnë taksat e punës në të zezë të emigrantëve shqiptar, në të ardhurat e shtetit të tyre.

Arroganca e qeverisë shqiptare, kërkon të anashkalojë krejt këtë proces dhe t’i detyrojë emigrantët të fusin në mënyrë të paligjshme paratë në Shqipëri dhe për më tepër t’i bëj ata të ekspozuar në vendet nga do të sjellin paratë.

Sipas raporteve të institucioneve të përmendura më sipër, nga 47 vende në botë të cilët kanë aplikuar amnisti fiskale me objekt importin e aktiveve të paligjshme nga vendet e tjera, vetëm në 13 prej tyre aministitë rezultuan të suksesshme. Aministitë patën sukses vetëm në ato vende të cilat, paraprakisht, firmosën marrëveshje me vendet e tjera nga të cilat prisnin ardhjen e parave (për shembull Italia me Zvicrën).

Nuk ka asnjë diskutim fakti se qeveritë i përdorin amnistinë fiskale për të rritur të ardhurat e tyre në një moment të caktuar krize, për të rritur të ardhurat tatimore në të ardhmen duke përfshirë tatimpaguesit e rinj të cilët në të kaluarën nuk kanë deklaruar disa ose të gjitha pasuritë ose të ardhurat e tyre si dhe të kenë një regjistrim më të saktë të pasurive të evazionistëve e cila e lehtëson taksimin e tyre në të ardhmen.

IFIT (Institute for Integrated Transitions = Instituti për Tranzicione të Integruara) me mbështetjen e FATF dhe FMN-së, ka hartuar një model se si duhet të implementohet një amnisti fiskale në mënyrë që të arrijë qëllimin e saj dhe të jetë e suksesshme.

Fotua në vijim tregon skemën e ndërtuar prej tyre për hapat, kohët dhe proceset që duhet të përfshijë një amnisti fiskale.

Kronika e vdekjes së paralajmëruar të një amnistie
Skema

Skema tregon qartë se për të bërë të mundur implementimin e një amnistie, koha për këtë implementim duhet të jetë jo më pak se 5 vjet.
Po kështu, skema na bën të qartë se amnistia e propozuar nga qeveria shqiptare nuk ka ndjekur hapat e duhur si dhe nuk ka plotësuar asnjë procedurë për implementimin e saj në mënyrë që të jetë e suksesshme.

Kjo amnisti nuk ka parashikuar:

-asnjë marrëveshje me shtetet nga do të hyjnë paratë,

-se cili do të jetë kuadri i ri ligjor mbështetës

-se cilat do të jenë ndryshimet e legjislacionit ekzitues

-se sa para mendohet të hyjnë nga kjo amnisti

-se cilat janë faktet të cilat na tregojnë se ky është momenti i vitit zero në ekonomi

-se cili është garancia që një parti tjetër nuk do të bëjë të njëjtën gjë

-se çfarë përfiton tatim paguesi i rregullt

-përse tatimi për evazionistin do të jetë 7% ndërkohë që tatimpaguesi i rregullt paguan 23%

etj etj.

Sipas të gjitha gjasave kjo amnisti e vetmja gjë që do të bëjë eshtë të ndihmojë qeverinë të mbush arkën e zbrazuar nga korrupsioni i inçeneratorëve, PPP-ve dhe tenderave dhe nuk ka për t’i shërbyer aspak ekonomisë, individëve e aq më shumë emigrantëve.

Drafti i saj i cunguar është vetëm KRONIKA E NJË VDEKJE TË PARALAJMËRUAR.

amnistia fiskale meri lika

Sondazh

Poll
Editorial 9 Korrik 2022, 16:25 Ben Blushi

The new islam në Tiranë

Vajzat muslimane THE NEW ISLAM NË TIRANË Jo vetëm përpara 30 vitesh por edhe përpara 5 vitesh kjo foto do ishte e paimagjinueshme...

Editorial 7 Korrik 2022, 09:12 Meri Lika

777- Sot unë do të jem në protestë!

Gjithmonë, kam menduar se rastësitë kanë një domethënie, se asgjë nuk ndodh ashtu kot dhe se gjërat gjithmonë e k...

Editorial 29 Qershor 2022, 10:19 Ditmir Bushati

Më shumë siguri!

Me Samitin e NATO-s në Madrid, Aleanca transatlantike po përgatitet për përmirësimin më të madh të kapaciteteve të...

Editorial 27 Qershor 2022, 09:14 Margaret MacMillan

Një epokë e re e luftës globale

Foto ilustruese “Ju mund të mos jeni të interesuar për luftën, por lufta është e interesuar për ju!,"- thoshte dik...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë