LIVE UPDATES
Editorial

Një epokë e re e luftës globale

Lufta e Tretë Botërore, një mundësi që pak njerëz jashtë grupeve të ekspertëve ushtarakë dhe strategjikë e kanë marrë seriozisht që nga fundi i Luftës së Ftohtë, është tani objekt i një diskutimi plot ankth midis gjithnjë e më shumë njerëzve. 

27 Qershor 2022, 09:14 Nga Margaret MacMillan
Një epokë e re e luftës globale
Foto ilustruese

“Ju mund të mos jeni të interesuar për luftën, por lufta është e interesuar për ju!,"- thoshte dikur Trocki. Ne që jetojmë në pjesët më fatlume të botës, po e mësojmë sërish këtë leksion teksa vëzhgojmë luftimet që zhvillohen në Ukrainë.

Disa nga historitë që pamë nga ky konflikt, mund të vinin nga luftërat e zhvilluara në çdo vend në çdo kohë:pushtuesit arrogantë dhe me një vetëbesim të tepruar, rezistencë heroike e vendasve, sulme dhe kundërsulme, rrethime të egra, qytetarë të zakonshëm që rrëmbejnëarmët, pushtues që kryejnë masakra ndaj civilëve.

Imazhet e ushtarëve ukrainas në llogoret e tyre, të kujtojnë Luftën e Parë Botërore. Një grua e moshës së mesme, që u përball me ushtarët e parë rusë që mbërritën në qytetin e saj, duke i mallkuar se do të linin kockat në Ukrainës, na kujton shembujt të ngjashëm nga luftërat e Trojës. Por ky është gjithashtu një konflikt i shekullit XXI-të. Ne po mësojmë më shumë rreth armëve të tilla si dronët vrasës dhe raketat termobarike. Mediat sociale po shndërrohen në një instrument lufte, pasi ukrainasit e përdorin atë për të identifikuar dhe raportuar lëvizjet e trupave ruse, dhe të dyja palët përpiqen të shpërndajnë narrativat e tyre, ku sigurisht ukrainasit janë më të aftë sesa rusët.

Kur shoh panoramën nga apartamenti im në Toronto, pyes veten se si do të dukeshin ndërtesat fqinje me dritaret e tyre të thyera dhe ballkonet e shkatërruara. Mund ta imagjinoj Ontarion Jugore, që duket si disa pjesë të Ukrainës që i shoh nëpër pamjet filmike, me llogore apo tanke ruse të shkatërruar, të rinjtë tanë me armë në duar, dhe ne të tjerët më të moshuar të strehuar nëpër bodrume.

Që të gjithë duke pyetur veten se si arritëm deri në këtë pikë. Dhe teksa shohim këtë lufte, e kuptojmë se ajo mund të përhapet dhe të përshkallëzohet lehtësisht. Rusia nuk ka sulmuar ende vende anëtare të NATO-s si Polonia dhe shtetet baltike, por Kremlini ka bërë kërcënime të forta ndaj tyre, dhe ato po bëhen më të qarta.

Lufta e Tretë Botërore, një mundësi që pak njerëz jashtë grupeve të ekspertëve ushtarakë dhe strategjikë e kanë marrë seriozisht që nga fundi i Luftës së Ftohtë, është tani objekt i një diskutimi plot ankth midis gjithnjë e më shumë njerëzve. Arsenalet e sotme bërthamore janë të tmerrshme, me bomba shumë herë më të fuqishme se ato që u hodhën mbi Hiroshima dhe Nagasaki në 1945. Është e vërtetë që Lufta e Ftohtë përfundoi pa një luftë bërthamore midis superfuqive, por kjo ishte pjesërisht çështje fati.

Tani ne e dimë se sa afër ishim kësaj lloj lufte gjatë Krizës së Raketave Kubane të vitit 1962 dhe se si gabimet – për shembull, një kasetë trajnimi e futur në pajisjen e gabuar, apo ngatërrimi i disa tufave me zogj me raketat e armikut nga teknikët e një radari – gati e çuan njërën apo tjetrën palë në lëshimin e arsenalit të vet bërthamor. Pas krizës kubane, Bashkimi Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara krijuan një linjë telefonike, nëmënyrë që udhëheqësit e tyre të mund të kontaktonin sa më shpejt që të ishte e nevojshme. A janë komunikimet e sotme po aq efektive? Dhe a jemi të përgatitur për gabimet apo incidentet, të cilat siç e dimë nga e kaluara, mund të nisin luftërat?

Lufta nuk kishte arsye të shpërthente në Evropë as në vitin 1914. Por vrasja e trashëgimtarit të fronit austriak në Sarajevë, i dha Austro-Hungarisë justifikimin e nevojshëm për të shkatërruar Serbinë, dhe për të vënë në lëvizje një sërë vendimesh që çuan në katastrofën e Luftës së Madhe. Po sikur Rusia të godasë gabimisht objektivat vendet e NATO-s, apo armët nga Perëndimi të shkatërrojnë qytetet ruse? Ne jemi të tronditur nga rishfaqja e një të keqeje që mendonim se e kishim lënë pas në të kaluarën. Por lufta nuk u zhduk pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Në fakt, ka pasur një të tillë gati çdo vit që nga viti 1945.

Lufta u zhduk vetëm për ata nga ne që jetonim në pjesë paqësore të botës. Ndonjëherë ushtarakët tanë zhvillonim luftëra, por në pjesën më të madhe popujt që jetonin në Perëndim nuk u prekën drejtpërdrejt. Ndërkohë edhe lufta po ndryshonte. Shumë prej tyre ishin luftëra nacionalçlirimtare kundër një fuqie perandorake, si në Algjeri (19561962) apo luftërat në Indokinë (19461975).

Të tjerat ishin luftëra civile ose kryengritje të armatosura, si në Nigeri, Irlandën e Veriut ose Peru. Këtë fillimshekulli ka pasur luftëra në emër të ndërhyrjes humanitare apo ndryshimit të regjimit, si në Afganistan, Irak apo Libi. Por në dallim nga gjysma e parë e shekullit XX-të ose më parë, ka pasur relativisht pak luftëra midis shteteve.

Bota iu afrua ende një lufte bërthamore në shkallë të plotë, ndonjëherë si rezultat i gabimeve të shmangshme, ndaj nuk duhet të jemi shumë nostalgjikë për Luftën e Ftohtë. Megjithatëjemi të detyruar ta pranojmë se bota jonë është bërë jashtëzakonisht e paqëndrueshme.

Armët mund të jenë më vdekjeprurëse, por sfidat për ata që duan paqen janë të vjetra. Me aq sa dimë nga historia, perandoritë e kanë përdorur luftën për t’i nënshtruar popujt, dhe janë përplasur me njëra-tjetrën. Dhe fituesit kanë marrë atë që donin, qoftë në formën e skllevërve, arit apo territorit.

Gjatë shekujve XIX-XX, ndërsa bota u globalizua dhe lufta u bë më vdekjeprurëse, fuqitë u përpoqën të vendosnin një regjim juridik global. Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit, e themeluar në vitin 1923 për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis kombeve, synonte taparandalonte luftën.

Më vonë, Pakti i Parisit i vitit 1928 i njohur edhe si Pakti BriandKellogg, i detyroi nënshkruesit e tij të hiqnin dorë nga lufta si një instrument i politikës kombëtare. Lidhja e Kombeve dhe pasardhësi i saj, Kombet e Bashkuara, ishin përpjekje më ambicioze për ta çliruar botën nga lufta. Gjithsesi, tani po flasim për një luftë të tretë, dhe jemi dëshmitarë të një lufte pushtuese në Ukrainë. Vladimir Putin e përdor historinë për të justifikuar luftën e tij. Në botën kryesisht laike, historia është bërë edhe gjykatëse edhe një justifikim. Kombet pretendojnë territore me pretendimin se atje kanë jetuar dikur paraardhësit e tyre, ndonjëherë edhe shekuj më parë. Në esenë e gjatë që shkroi në verën e 2021, Putin iu rikthye shtetin historik të Rusisë së Kievanit, për të argumentuar se ukrainasit dhe rusët janë një popull dhe të tillë kanë qenë gjithmonë.

Ai u referohet gjithashtu paraardhësve të tij, Pjetrit të Madh dhe Stalinit, duk shprehur keqardhje për territoret e humbura. Në duart e tij, historia është kthyer në një armë lufte. Por tani ai duket se po e braktis përpjekjen për të krijuar një narrativë të besueshme për të mbështetur pretendimet e tij. Rrëfimi i tij ka ndryshuar aq shumë, saqë nuk ka më kuptim. Në fillim, Kremlini dhe zëdhënësit e tij thanë se hynë në Ukrainë për të çliruar popullin e pafajshëm ukrainas nga nazistët dhe antisemitët e varur nga droga që kontrollonin qeverinë e tyre. Por javët e fundit historia ka ndryshuar.

Tani i gjithë populli ukrainas etiketohet si kriminel. Ata që i rezistojnë pushtimit rus janë nazistë, ndaj duhet të ndëshkohen dhe të reformohen. Rusia ka shkelur të gjitha normatndërkombëtare. Që nga viti 1945, ekziston konsensusi se pushtimi nuk e justifikon kurrë veten, dhe se kufijtë nuk duhet të ndryshohen me forcë, por vetëm me pëlqimin e atyre që jetojnë atje, me pranimin e fuqive më të mëdha dhe miratimin e OKB-së.

Kjo normë u shkel kur Putin aneksoi Krimenë, dhe njohu rajonet e shkëputura të Gjeorgjisë dhe Ukrainës Lindore, dhe kur Donald Trump njohu sovranitetin izraelit mbi Lartësitë Golan, të marra nga Siria në luftën e vitit 1967. Çdo shkelje e dobëson edhe më tej normën ndërkombëtareNë vitin 1914, evropianët mendonin se lufta ishte diçka që ata nuk do ta bënin më. Ata përfaqësonin një qytetërim shumë të avancuar, dhe vendet e tyre ishin aq të ndërthurura ekonomikisht, saqë nuk kishte kuptim të luftonin. Në vitin 1939, ata ishin më të mençur dhe më të shqetësuar për mundësinë e luftës.

Ne mund të lëvizim nga qasja jonë e vitit 1914 në 1939. Nëse po, ashtu si atëherë demokracitë, do ta gjejmë veten duke i marrë më seriozisht përgatitjet për luftë. Qeveritë dhe votuesit e tyre, duhet të bëjnë zgjedhje të vështira dhe të papëlqyeshme në lidhje me rritjen e taksave, ri-orientimin e shpenzimeve dhe garancinë që industria të prodhojë materialet e nevojshme për forcat e tyre ushtarake. Ne duhet të mendojmë më seriozisht se sa deri tani, se si ta mbështesim rendin ndërkombëtar. Mos harroni, lufta është e interesuar për ju.

Shënim: Margaret MacMillan, është një historiane kanadeze, me famë ndërkombëtare. Lektore në Universitetin e Oksfordit, dhe eksperte e marrëdhënieve ndërkombëtare./Bota.al

margaret macmillan lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll
Editorial 21 Qershor 2022, 13:45 Enton Abilekaj

Çfarë i fali Albin Kurti Edi Ramës

Edi Rama, Albin Kurti, Aleksander Vucic, Enton Abilekaj Albin Kurti e përcolli me buzëqeshjen statike, karakteristike për një sforcim s...

Editorial 20 Qershor 2022, 17:53 Jonathan Miller

Makthi i Macron ka përfunduar

Foto ilustruese Nga Jonathan Miller Presidenti francez Emmanuel Macron është poshtëruar nga votuesit, disa javë pasi u rizgjodh nga nj...

Editorial 18 Qershor 2022, 10:34 Ditmir Bushati

Luftë dhe shpresë

Ursula von der Leyen, Volodymyr Zelenskyy dhe Ditmir Bushati “Ukrainasit janë të gatshëm të japin jetën për perspektiv&...

Editorial 11 Qershor 2022, 17:45 Ditmir Bushati

Tri mesazhet e Kancelarit në Ballkan!

Olaf Scholz Mesazhi i parë ka të bëjë me simbolikën, e cila në politikë të jashtme reflekton veprimin politik. P&eu...

Editorial 9 Qershor 2022, 15:10 Arber Zaimi

Po me urën ç’pati Rama?

Ura që lidh Velipojën me Ulqinin do të ishte me të vërtetë punë me vlerë, kur të kryhet. Prandaj duhet mbësh...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë