LIVE UPDATES
Editorial

Evropën e presin muaj shumë të vështirë

Inflacioni ishte pak më shumë se 2 për qind dhe në rënie. Pra kishim të bënim me një ekonomi që kishte nevojë për stimul. Sot papunësia në të gjithë eurozonën ra në 6.8 për qind në muajt mars dhe prill 2002, pra në nivelin e vet më të ulët që nga krijimi i monedhës së përbashkët në vitin 1999. Ndërkohë inflacioni në maj arriti në 8.1 për qind

11 Qershor 2022, 07:13 Nga Chris Gilles

Evropën e presin muaj shumë të vështirë

Për shumë vëzhgues me përvojë të politikës monetare, dy deklaratat e mëposhtme janë kontradiktore. Eurozona përballet me një kërcënim të madh të një recesioni që mund të ndodhë në fund të këtij viti. Megjithatë, Banka Qendrore Evropiane duhet të anulojë mbështetjen monetare nga ekonomia e eurozonës, dhe të rrisë normat e interesit.

Për vite me radhë, për drejtuesit e bankave qendrore në Evropë, është cilësuar si përgjigja e duhur mbështetja e shpenzimeve në kohëra të vështira, nëpërmjet politikave monetare më të lirshme, si dhe marrja e çdo lloj mase që ishte e mundur për të shmangur recesionin.

Për këtë arsye, Banka Qendrore Evropiane fitoi një respekt të gjerë sidomos kur presidenti i atëhershëm i saj, Mario Dragi, u zotua para një dekade të bënte “çfarëdolloj gjëje që duhej” për të gjallëruar rritjen ekonomike në rajon. Premtimi për një mbështetje monetare të pakufizuar, i dha fund krizës së eurozonës.

Por në vitin 2022, rrethanat nuk janë shumë të ngjashme me vitin 2012, ndaj politikat duhet t’u përshtaten rrethanave të reja. Dhjetë vjet më parë, Evropa ishte e përfshirë në një mori politikash shtrënguese për të përmirësuar financat publike, papunësia në të gjithë bllokun ishte mbi 10 për qind, dhe në rritje të vazhdueshme.

Inflacioni ishte pak më shumë se 2 për qind dhe në rënie. Pra kishim të bënim me një ekonomi që kishte nevojë për stimul. Sot papunësia në të gjithë eurozonën ra në 6.8 për qind në muajt mars dhe prill 2002, pra në nivelin e vet më të ulët që nga krijimi i monedhës së përbashkët në vitin 1999. Ndërkohë inflacioni në maj arriti në 8.1 për qind.

Dhe në vend të masave shtrënguese, vendet evropiane po planifikojnë të ulin shpenzimet e tyre nën nivelin e fondin e rimëkëmbjes prej 800 miliardë eurosh. Megjithëse ngjashmëritë me një dekadë më parë janë të pakta, kjo ende nuk mjafton për të mbështetur një politikë monetare më të shtrënguar, të cilën BQE ka të ngjarë ta çojë më tej në mbledhjen e saj të radhës.

Për këtë, ne duhet të shohim më nga afër forcat që ndikojnë tek oferta dhe kërkesa në ekonominë e eurozonës, si dhe rreziqet që lidhen me ndërhyrje të ndryshme. Rritja ekonomike është ngadalësuar ndjeshëm që nga rimëkëmbja e fortë nga kriza e shkaktuar nga koronavirusi verën e kaluar.

Prodhimi i Brendshëm Bruto në të gjithë eurozonën u rrit vetëm 0.3 për qind gjatë 3-mujorit e fundit të 2021 dhe vetëm 0.2 për qind në 3-mujorin e parë të 2022, që përkoi me pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Në 3-mujorët e ardhshëm, kërkesa do të rritet për shkak të heqjes së shumicës së kufizimeve anti–Covid këtë verë, sidomos për ofruesit e shërbimeve që përballen me konsumatorët.

Por ajo do të frenohet nga rritja e kostos së jetesës për shkak të çmimeve më të larta të energjisë. Por nëse normat e rritjes mbeten të dobëta apo kthehen në shifra negative, e vërteta e hidhur është se Evropa duhet të shpenzojë më pak për gjëra të tjera, sepse si një importuese e energjisë, rritja e kostos së naftës dhe gazit i ka bërë që të gjithë më të varfër.

Nëse nuk njihet ky realitet, kërkesa do të vazhdojë ta tejkalojë ofertën, duke e shndërruar në një rritje ekonomike të përkohshme, kryesisht të çmimeve të energjisë, në një inflacion të përgjithshëm më problematik dhe të vazhdueshëm.

Kjo do të ndodhte e shoqëruar me ritme të dobëta të rritjes ekonomike, të ngjashme me ato të 3-mujorëve të fundit, apo edhe me një recesion të vogël. BQE vlerëson se barra faktike për konsumatorët për shkak të çmimeve më të larta të gazit, energjisë elektrike dhe benzinës arrin në 1.3 për qind të të ardhurave kombëtare.

Kjo është më së paku, goditja që do të pësojmë të gjithë. Ndërsa në vitin 2011, Banka Qendrore Evropiane gaboi sepse priste që inflacioni i çmimeve të energjisë dhe ushqimeve të vazhdonte në kohën e një depresioni ekonomik, gabimi më i rëndësishëm i politikës për rrethanat e sotme ndodhi në vitet 1970.

Më pas, vendet që shtypën me shpejtësi impulset inflacioniste përmes politikave monetare më të shtrënguar, me në krye Bundesbank e Gjermanisë Perëndimore, përjetuan një rënie ekonomike afatshkurtër. Rritja e çmimeve ishte të përkohshme, dhe nuk ndikoi shumë në jetën e përditshme.

Ndërkohë vendet që ndoqën një rrugë më të përshtatshme – Italia dhe Franca – do të përballeshin me norma inflacioni vazhdimisht më të larta, dhe që imponuan recesione shumë më të forta në fillim të viteve 1980, për të frenuar inflacionin e madh.

Prandaj ky është momenti i duhur për të ndërmarrë veprime të hershme, me synim parandalimin e zmadhimit të problemit që mund të shkaktojë inflacioni i lartë. Ka shenja se rritja e çmimeve po bëhet më e përhapur për mallrat dhe shërbimet në Evropë.

Në muajin prill, 3/4 e të gjitha mallrave dhe shërbimeve ishin më shumë se 2 për qind më të larta se një vit më parë, duke treguar se kompanitë janë gjithnjë e më të gatshme të rrisin çmimet në vend se të reduktojnë marzhet e tyre të fitimit. Pritshmëritë afatgjata në lidhje me inflacionin janë rritur ndjeshëm në tregjet financiare, dhe nuk janë më nën objektivin 2 për qind të BQE-së.

Me një inflacion në nivelin 8 për qind dhe me normën e interesit të BQE-së ende negative, minus 0.5 për qind, norma reale e interesit është tejet e ulët edhe me politikën më shtrënguese që po ndjek aktualisht Banka Qendrore Evropiane.

BQE-ja ka të drejtë kur paralajmëron se do të rrisë normat e interesit në korrik, dhe më pas do t’i zhvendosë ato nga niveli negativ deri në shtator. Gjendja ekonomike është e keqe. Por rreziqet do të ishin më të mëdha nëse Banka Qendrore Evropiane nuk do të bënte asgjë.

Një ekonomi e lëkundur e eurozonës, mund të nxitet sërish nga një politikë monetare më e lirshme, nëse rënia rezulton të jetë më e thellë se sa kërkohet për të mbajtur nën kontroll inflacionin. Në të kundërt, kostot e përballjes me humbjen e besimit të konsumatorit në aftësinë e autoriteteve për të kontrolluar çmimet, do të ishin tepër të mëdha.

Muajt në vazhdim do të jenë shumë të vështirë për ekonomitë evropiane. Të ardhurat do të bien, ka shumë të ngjarë të shohim një recesion, ndërsa normat e interesit duhet të rriten, gjë që do të rritë presionet mbi familjet. Situata do të jetë e vështirë. Por ky është rregullimi që duhet të bëjë çdo ekonomi evropiane, teksa po distancohemi nga energjia ruse e lirë por që në fund të fundit është më e rrezikshme. / Chris Gilles “Financial Times” – Bota.al

inflacion chris gilles

Sondazh

Poll
Editorial 9 Qershor 2022, 15:10 Arber Zaimi

Po me urën ç’pati Rama?

Ura që lidh Velipojën me Ulqinin do të ishte me të vërtetë punë me vlerë, kur të kryhet. Prandaj duhet mbësh...

Editorial 7 Qershor 2022, 11:48 Monitor

Si po varfërohen më shumë të varfërit

Varferi Në median angleze, të shkruar e televizive, janë të pafund artikujt, kronikat dhe lidhjet direkte për efektet që ka s...

Editorial 5 Qershor 2022, 15:42 Enton Abilekaj

Një gjeneral kapet rob

Bajram Begaj TIRANË- Pasi shkruajti historinë e tranzicionit me fitoren e mandatit të tretë, pas kontestimeve të opozitës p&...

Editorial 5 Qershor 2022, 12:09 Meri Lika

Bastardja e Stambollit

Meri Lika Dëmi institucional që ka shkaktuar pushteti i Ramës, sipas mendimit tim, do të ketë efekte për disa dekada. Ai i &e...

Editorial 27 Maj 2022, 11:58 Agron Gjekmarkaj

Po vjen Presidenti

Agron Gjekmarkaj Po vjen Presidenti! Kjo pranverë hyri e po del me ëndrra shumë. Më e spikatura prej tyre është ajo për ...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë