LIVE UPDATES
Editorial

A do ta ri-mendojë Bashkimin Evropian procesin e zgjerimit?

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka qenë një nga aleatet më të forta të të treja vendeve, dhe mund të ushtrojë presion që BE-ja t’u japë atyre statusin zyrtar të vendit kandidat. Disa shtete anëtare, si shtetet baltike dhe Polonia, do të ishin në favor të një vendimi të tillë.

1 Qershor 2022, 12:02 Nga Luigi Scazzieri
A do ta ri-mendojë Bashkimin Evropian procesin e zgjerimit?
Foto ilustruese

Një nga efektet e pushtimit rus të Ukrainës në fundin e muajit shkurt, ishte nxitja e Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Moldavisë për të aplikuar zyrtarisht për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duke e nxjerrë procesin e zgjerimit në krye të agjendës së BE-së.

Në samitin e Versajës të zhvilluar në mars, udhëheqësit e BE-së deklaruan se Ukraina “i përket familjes sonë evropiane”, duke e ngarkuar Komisionin Evropian që të vlerësojë aplikimet e këtyre 3 vendeve. Të tria vendet i kanë plotësuar “pyetësorët e aplikimit”, ndërsa liderët e BE-së duhet të vendosin se çfarë përgjigje do t’u japin.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka qenë një nga aleatet më të forta të treja vendeve, dhe mund të ushtrojë presion që BE-ja t’u japë atyre statusin zyrtar të vendit kandidat. Disa shtete anëtare, si shtetet baltike dhe Polonia, do të ishin në favor të një vendimi të tillë.

Ndërsa shtetet e tjera anëtare duan që të tregojnë mbështetje për aspiratat evropiane të tre aplikantëve, shumë të tjerë mendojnë se dhënie formale e statusit të kandidatit do të prodhonte pritshmëri jorealiste për anëtarësimin e shpejtë në Bashkimin Evropian.

Disa kundërshtarë të dhënies së statusit të kandidatit shqetësohen se ky akt mund të nxisë ndjenjat euroskeptike në Evropën Perëndimore. Partitë populiste mund të ngjallin frikën se këto 3 vende do të ishin burimi i shumë emigrantëve, dhe do të merrnin shumë nga fondet e BE-së.

Skeptikë të tjerë të procesit të zgjerimit theksojnë se BE-ja mund të vazhdojë të dërgojë ndihmë financiare dhe ushtarake, dhe të ndihmojë ekonomitë e tre vendeve duke hequr barrierat tregtare si tarifat dhe kuotat, por pa u zotuar për zgjerimin me këto vende.

Një integrim më i ngushtë jashtë kuadrit të anëtarësimit në BE, është gjithashtu një mundësi teorike, si në rastin e Zonës Ekonomike Evropiane. Por qasja emocionale për anëtarësimin në BE për tre aplikantët është aq i fortë, sa që 27 vendet anëtare nuk duan t’ua kundërshtojnë plotësisht aspiratat e tyre evropiane.

Udhëheqësit e BE-së mund t’u ofrojnë të tria këtyre vendeve statusin e “kandidatit të mundshëm”, që aktualisht mbahet nga Bosnje Hercegovina dhe Kosova. Por edhe nëse udhëheqësit e BE-së do të pranonin dhënien e statusit të vendit kandidat, anëtarësimi i tyre do të mbetej i largët.

Të bëhesh kandidat nuk nënkupton fillimin e menjëhershëm të negociatave të anëtarësimit, pasi shtetet anëtare duhet të bien dakord unanimisht mbi një kornizë negociuese. Madje edhe nëse do të fillonin negociatat, procesi i anëtarësimit do të ishte i ngadaltë.

Së pari, do të kishte shumë gjasa që çdo shtet anëtar të vononte ose bllokonte përparimin. Së dyti, 3 vendet kandidatët duhet të ndërmarrin reforma të vështira për të miratuar tërësinë e ligjeve të BE-së. Aktualisht këto 3 vende përballen me sfida të mëdha, sidomos në drejtim të  korrupsionit të shumë-përhapur, nxitjes së transparencës dhe forcimit të pavarësisë së gjyqësorit.

Freedom House i vlerësoi të tria si “pjesërisht të lira” në raportin e vitit 2021, me rezultate më të ulëta se sa Hungaria, anëtarja më problematike e BE-së. Një grup i tretë sfidash sa i përket negociatave të anëtarësimit lidhet me “lodhjen” e vetë BE-së nga zgjerimi. Udhëheqësit e BE-së janë të shqetësuar nga problemet serioze me sundimin e ligjit në vende si Bullgaria, Polonia dhe Hungaria. Ata duan të sigurohen që reformat tek vendet kandidate të jenë serioze, dhe që unioni të ketë në dispozicion mjete efektive për t’u marrë me anëtarët e padisiplinuar përpara se të zgjerohet më tej.

Së fundi, shumë vende evropiane do të jenë shumë të kujdesshme ndaj Gjeorgjisë, Moldavisë dhe Ukrainës, për sa kohë që ato do të kanë mosmarrëveshje të pazgjidhura me Rusinë. Sipas klauzolës së ndihmës reciproke të BE-së, anëtarët e tjerë duhet të ndihmojnë një anëtar në rastin e një sulmi, duke rritur kësisoj gjasat e një konflikti me Rusinë.

Këto sfida nënkuptojnë që edhe nëse do të nisnin bisedimet e pranimit me Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën, ato mund të sjellin zhgënjim dhe të zbehin motivimin për reformat brendshme, siç ka ndodhur me procesin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Vështirësitë e natyrshme të zgjerimit, kanë nxitur disa udhëheqës evropianë të propozojnë alternativa. Më e fundit ka ardhur nga presidenti francez Emmanuel Macron, që ka bërë  thirrje për krijimin e një “komuniteti të ri politik evropian”, që do të përfshijë BE-në dhe fqinjët e saj demokratikë, duke përfshirë Ukrainën dhe Britaninë e Madhe.

Macron nuk ka dhënë deri tani shumë detaje për këtë projekt, por tha se komuniteti do të ishte një mënyrë përmes së cilës vendet jo anëtare të BE-së mund të lidhen me unionin për të pasur një dialog më të ngushtë politik dhe një bashkëpunim ekonomik me të në fusha si energjia, transporti, lëvizja e lirë e njerëzve dhe investimet.

Politikanë dhe mendimtarë të tjerë kanë paraqitur ide të ngjashme me atë të Macron, duke filluar nga ideja e një “komuniteti gjeopolitik” e artikuluar nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, dhe deri tek ish-europarlamentari AndrewDuff për “anëtarësimin e asociuar”.

Është e rëndësishme të nënvizohet se asnjë nga këto propozime nuk synon që t’ua mbyllë derën e anëtarësimit në BE këtyre 3 vendeve. Përkundrazi ato supozohet të nxisin një bashkëpunim më të madh me BE-në, paralelisht me procesin e pranimit.

Por çdo propozim mbi një alternativë ndaj anëtarësimit, do të dukej thuajse në mënyrë të pashmangshme si një refuzim për aplikantët, të cilët kanë nënshkruar tashmë “marrëveshje të gjera asociimi” me BE-në, dhe do të dyshonin se çdo institucion i ri do të ishte një mënyrë për t’i mbajtur ato në distancë.

Një alternativë do të ishte reformimi i procesit të anëtarësimit, në mënyrë që vendet kandidate të mund të integrohen gradualisht në fusha të ndryshme të politikave të BE-së, dhe jo vetëm kur të bëhen plotësisht anëtare. Për shembull, ndërsa kandidatët adoptojnë standartet ligjore të unionit, do të merrnin më shumë fonde nga BE-ja, do të integroheshin gradualisht në disa pjesë të tregut të përbashkët, do të merrnin pjesë në diskutimet e politikës së jashtme, dhe qytetarët e tyre do të ishin më të lirë për të udhëtuar në BE.

Disa nga këto ide janë pasqyruar tashmë në metodologjinë e re të anëtarësimit të KE-së nënegociatat me Serbinë dhe Malin e Zi. Por metodologjia e re nuk është ende e plotë: BE-ja duhet të sigurojë që të jenë të prekshme përfitimet e një procesi me faza.

Marrëdhëniet e BE-së me fqinjët e saj janë penguar prej kohësh nga procesi jofunksional i anëtarësimit, si dhe nga mungesa e alternativave tërheqëse ndaj anëtarësimit. Lufta në Ukrainë duhet ta nxisë BE-në të reformojë mënyrën se si zgjerohet, duke përqafuar modele të reja integrimi.

Shënim: Luigi Scazzieri, studiues në think-tankun “Centre for European Reform”.

Sondazh

Poll
Editorial 27 Maj 2022, 11:58 Agron Gjekmarkaj

Po vjen Presidenti

Agron Gjekmarkaj Po vjen Presidenti! Kjo pranverë hyri e po del me ëndrra shumë. Më e spikatura prej tyre është ajo për ...

Editorial 27 Maj 2022, 11:28 Ben Blushi

Pse lufton Amerika me Rusinë?

  Ben Blushi PSE LUFTON AMERIKA ME RUSINË Bota është përgatitur prej gati një shekulli për një luftë të...

Editorial 23 Maj 2022, 18:22 Andi Bushati

Berisha fitoi, poshtë Berisha

Andi Bushati Noterizimi i fitores së Sali Berishës përmes votimit të 22 majit, një vit pasi ai u fshikullua nga “non grata&...

Editorial 18 Maj 2022, 12:56 Enton Abilekaj

Fitorja e një disfate të re

Edi Rama, Enkelejd Alibeaj dhe Enton Abilekaj Grupet parlamentare te opozitës morën të drejtën për të propozuar ekskluzivish...

Editorial 17 Maj 2022, 09:46 Meri Lika

Qesharakë deri në dhimbje

Meri Lika, Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku dhe Gazmend Bardhi Kam përmendur në një shkrim një thënie të Hitlerit, i cili thos...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë