LIVE UPDATES
Editorial

Fitorja e një disfate të re

Maxhoranca u kujdes që në mënyrë të paprecedentë, ta fuste zgjedhjen e presidentit në një proces politik pa partitë. Nuk dihet nëse opozita u fut me garanci nga maxhoranca apo nga Ambasada Amerikane, por ishte e qartë që ishin gati të bëheshin fasadë, mjafton që Rama t’i njohë ata si opozitë në vend të Berishës.

18 Maj 2022, 12:56 Nga Enton Abilekaj
Fitorja e një disfate të re
Edi Rama, Enkelejd Alibeaj dhe Enton Abilekaj

Grupet parlamentare te opozitës morën të drejtën për të propozuar ekskluzivisht kandidaturat për President në 2 raundet pasuese, që kërkojnë 84 vota. Pas dështimit të raundit të parë, duket sikur insistimi i Alibeajt, Mediut, Dodës madje dhe Dukës sot, pati një rezultat pozitiv. Pas fjalës së Taulant Ballës duket sikur opozita arriti një fitore të rëndësishme. Tani ka një proces ku opozita është e përfshirë, madje ka precedencën për të propozuar.

Nga sot, Partia Demokratike duhet të mbledhë grupin parlamentar, të gjejë kandidatin, ose kandidatët dhe t’ja propozojë maxhorancës, për të zgjedhur Presidentin. Problemi me këtë “fitore”, është se loja e maxhorancës bazohet pikërisht në përcarjen e opozitës. Alibeaj nuk mund të mbledhë më shumë se 22 nga 52 deputetët e PD-së, nuk mund të ketë as një kandidat konsensual brenda opozitës. Nga 22 deputetët që i përgjigjen thirrjes së tij për t’u mbledhur nuk dihet a bëhen 20 që të firmosin një kandidat, edhe nëse Taulanti e paranon atë.

E drejta e propozimit që maxhoranca u fali sot, vetëm sa i hedh benzinë zjarrit që po dukej sikur fashitej, ndërkohë që Berisha ka dalë në fushatën për kryetar. Injorimi që Rithemelimi po i bënte procesit po e zhvlerësonte diversionin e maxhorancës.

Ishte një lëvizje e menduar mirë që në hyrje të procedurës Kushtetuese. Maxhoranca u kujdes që në mënyrë të paprecedentë, ta fuste zgjedhjen e presidentit në një proces politik pa partitë, duke ia lënë grupeve parlamentare. Lëvizja që përjashtonte Rithemelimin dhe LSI, ia arriti të theksonte përçarjen brenda opozitës. Ata që morën 70 për qind të votave të opozitës në 6 mars, u përjashtuan nga përfaqësimi i opozitës, nërsa 30 për qindshi vrapoi të bëhej fasadë e procesit. Nuk dihet nëse u futën me garanci nga maxhoranca apo nga Ambasada Amerikane, por ishte e qartë që ishin gati të bëheshin fasadë, mjafton që Rama t’i njohë ata si opozitë në vend të Berishës.

Megjithëse e kanë akuzuar shefin e maxhorancës për prishje të marrëveshjes së 17 majit 2017, për prishje të marrëveshjes së 22 korrikut 2016, për prishje të marrëveshjes së 5 qershorit 2020, vendosën t’ja japin edhe një herë të drejtën për t’i gënjyer, mjafton që në anën e opozitës të uleshin ata, 22 nga 63 deputetët e opozitës që pretendojnë se përfaqësojnë gjithë opozitën.

Dhe ia dolën bashkë me Taulantin. Sot në Konferencën e kryetarëve arritën të krijonin mirazhin e demokracisë nën një regjim. Për meritë të kësaj pjese të opozitës, Shqipëria dukej si një vend normal, me një demokraci thuajse perfekte, që po zgjedh Presidentin me një proces të hapur, ku më mirë se në Gjermani apo në Itali, opozita ka të drejtën e propozimit në 2 raundet që kërkojnë shumicë të cilësuar.

Kjo ndodh në parlamentin e votave të blera, në produktin e zgjedhjeve kur sipas OSBE-ODIHR dominoi partia-shtet, në vendin ku Drejtësia është kapur nga partia në pushtet, ku pushteti lokal i takon 99.9 për qind partisë në pushtet, ku të gjitha institucionet e pavarura kontrollohen nga Edi Rama.

Në një vend që ka ndezur alarmin SOS të demokracisë, i konsideruar si “Demokraci Hibride” nga Freedom House, i klasifikuar si më problematiku në Europë për lirinë e mediave, disa deputetë pa vota të opozitës, vendosën të bëhen fasadë e regjimit.

Ata po japin mesazhin e normalitetit demokratik në një vend kur një njeri i ka reshtuar institucionet si gurë tespihesh dhe i sjell rrotull gishtit sa herë mërzitet. Janë të njëjtët që votuan zgjatjen e vettingut, pasi e denoncuan si projekt mafioz, ata që abstenuan për 700 milionë dollarë borxh publik kur borxhi ishte 90 për qind. Edhe nëse nuk janë të shantazhuar, edhe nëse nuk janë të blerë, ata janë më keq se opozita e kërpëratave, që nuk premtoi asgjë kur rastësisht zuri ulëset në Kuvend.
Edhe nëse e marrin Presidentin, edhe nëse Rama tregohet aq bujar në diversion, ose aq frikacak në vision, sa të falë Presidentin për të mbajtur të përcarë opozitën, ai që do të vijë do të ndryshojë shumë më pak gjëra se Ilir Meta, praktikisht asgjë. Mund të jetë, Kali i Trojës, dhuratë e Ramës për përcarjen e opozitës, mund të jetë dhe një tallje e turpshme sa për legjitimimin e procesit, por në të dyja rastet ndryshon shumë pak. Tani le të fillojë cirku me lojën e emrave./Dosja.al

Sondazh

Poll
Editorial 17 Maj 2022, 09:46 Meri Lika

Qesharakë deri në dhimbje

Meri Lika, Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku dhe Gazmend Bardhi Kam përmendur në një shkrim një thënie të Hitlerit, i cili thos...

Editorial 12 Maj 2022, 07:43 Meri Lika

Unë sot jam Ibsen Elezi

Nuk ka ditë që të mos lexojmë lajme për aksidente, vrasje, vetëvrasje, vjedhje e një mori ngjarjesh të tjera të k&e...

Editorial 7 Maj 2022, 12:26 Enton Abilekaj

Urdhërat për SPAK, me kë e ka Edi Rama

Nëse do të ishte thjesht një urdhër për SPAK, Rama nuk ka pse ta lëshojë publikisht. Kontaktet e tij me SPAK janë t&eu...

Editorial 4 Maj 2022, 15:04

Impakti gjeopolitik i luftës: 10 teza

UKRAINË– Lufta në Ukrainë shënon një periudhë të re gjeopolitike. Teksa rënia e Murit të Berlinit në 1989 shënonte mbarimin e Luftës së Ftohtë dhe pë...

Editorial 3 Maj 2022, 10:51

Kuvendi i Berishës

Nga Blendi KajsiuKy është togfjalëshi që përmbledh më së miri Kuvendin e datës 30 prill. Ai ishte në thelb kuvend i Berishës më shumë se kuvend i Partisë Demokr...

Editorial 28 Prill 2022, 11:21

Kjo është opozita e fortë?

Arsyeja kryesore se përse mbështetësit e Berishës brenda dhe jashtë PD-së u rreshtuan kundër Bashës ishte sepse e akuzonin atë për opozitë të dobët. Sipas tyre,...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj