LIVE UPDATES
Editorial

Ngacmimi i “ariut” të plagosur: Ç’do të ndodhë kur Suedia dhe Finlanda të futen në NATO?

Sipas narratives ruse, zgjerimi i NATO-s, i udhëhequr nga George Bush (I Vjetri) dhe BillClinton, e dobësoi demokracinë e brishtë e të sapolindur të Rusisë, pikërisht në momentin kur ajo kishte më shumë nevojë për mbështetje. Kjo e nxiti Kennan të paralajmëronte se zgjerimi i NATO-s, do të ishte gabimi më fatal i politikës amerikane gjatë gjithë periudhës së pasLuftës së Ftohtë.

17 Maj 2022, 09:00 Nga Ivor Roberts

Ngacmimi i “ariut” të plagosur: Ç’do të

Në fillim të Luftës së Ftohtë, diplomati i shquar amerikan George Kennan analizoi shumësaktë motivet dhe perspektivën politike që kishin sovjetikët. Kennan tha se ato ishin një kombinim i ideologjisë komuniste, pasigurisë tradicionale ruse, dhe i ekspansionizmit carist.

Vladimir Putin e ka trashëguar plotësisht atë mendësi dhe qasje. Besimi i tij ideologjik se shpërbërja e Bashkimit Sovjetik ishte katastrofa më e madhe gjeopolitike e shekullit të kaluar, paranoja e tij ndaj kërcënimit që përbën Perëndimi për Russkit Mir (koncepti i “Botës Ruse, që është shndërruar në bazën e një kryqëzate kundër kulturës liberale të Perëndimit),dhe dëshira për ta shtrirë Rusinë afër shumicës së kufijve të dikurshëm të Evropës Perëndimore me Bashkimin Sovjetik, ilustrojnë se si Putin është një pasardhës i vërtetë i ideologëve sovjetikë si Stalini dhe Brezhnev.

Paranoja rritet nga besimi i tij se Perëndimi e shkeli premtimin e bërë dikur, për të mos e zgjeruar NATO-n në lindje. Sipas Rusisë, në vitin 1990 Sekretari amerikan i Shtetit, JamesBaker i dha garanci Mikhail Gorbachev se nuk do të kishte zgjerim të NATO-s përtej kufirit lindor të Gjermanisë, me kushtin që Rusia të pranonte ribashkimin e Gjermanisë.

Por sipas versionit amerikan të asaj bisede, Baker e pyeti Gorbachev se mos ndoshta donte tëlejonte një Gjermani të bashkuar, me kushtin që NATO-s të mos zgjerohej as edhe një centimetër. Po sipas versionit amerikan, lideri sovjetik u përgjigj se ai do të preferonte një Gjermani të pavarur të bashkuar jashtë NATO-s.

Nëse Baker do ta kishte dhënë një garanci të tillë, ai do të ishte përballur me parimin themeltar të NATO-s, që është mbajtja e derës hapur për anëtarët e rinj. Kur ajo që ata mendonin se dëgjuan rezultoi të ishte e gabuar, Putin dhe njerëzit e tij pretenduan se ishin gënjyer 2 herë nga SHBA-ja, pikërisht në kohën  kur ata prisnin të ishin partnerë të barabartë në një rend të ri të sigurisë evropiane.

Sipas narratives ruse, zgjerimi i NATO-s, i udhëhequr nga George Bush (I Vjetri) dhe BillClinton, e dobësoi demokracinë e brishtë e të sapolindur të Rusisë, pikërisht në momentin kur ajo kishte më shumë nevojë për mbështetje. Kjo e nxiti Kennan të paralajmëronte se zgjerimi i NATO-s, do të ishte gabimi më fatal i politikës amerikane gjatë gjithë periudhës së pasLuftës së Ftohtë.

Mjerisht, në vend se Yeltsin të pasohej në detyrë nga një Volodymyr Zelensky rus, nga hiri i Bashkimit Sovjetik doli aparatçiku më i lig që kishte trajnuar ndonjëherë KGB-ja. Pra udhëheqësi më i keq i mundshëm që mund të ngjitej në krye në Rusi në ato rrethana.

Putini e ka parë me zemërim zgjerimin e NATO-s nga 16 vende në vitin 1991, në 30 vende sot. Rusia ka sot me NATO-n ka një kufi të drejtpërdrejtë prej 1215 km. Por, nga këndvështrimi i një Putin paranojak, situata do të përkeqësohet më tej.

Suedia dhe Finlanda, që të dyja shumë të alarmuara nga sulmi rus në Ukrainë, janë gati të kërkojnë anëtarësimin në NATO, teksa që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore preferuan një qasje neutrale. Nëse do të ndodhë kjo, NATO do të kishte në gjirin e saj 32 vende, dhe kufiri i Rusisë me NATO-n do të dyfishohej në 2.555 km.

Si Finlanda ashtu edhe Suedia, kanë ndjekur prej kohësh dhe për arsye të forta historike,politikën e mos-angazhimit në ndonjë aleancë ushtarake. Finlanda luftoi kundër një pushtimisovjetik në Luftën e Dimrit të viteve 1939-1940, dhe humbi rreth 10 për qind të territorit të saj.

Suedia e ruajti neutralitetin e vetme midis vendeve nordike gjatë Luftës së Dytë Botërore, nëdallim nga Danimarka dhe Norvegjia, pasi Hitleri e konsideronte territorin suedez si jo tënevojshëm për synimet e tij ushtarake. Pas luftës, Suedia iu bashkua qasjes së Finlandës,duke refuzuar t’i bashkohej NATO-s sikurse bënë Norvegjia dhe Danimarka.

Por me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, Suedia dhe Finlanda e ndjenë se duhej të braktisnin neutraliteti politik, ndaj aplikuan dhe u anëtarësuan në BE vitin 1995. Ndonëse që nga fundi i Luftës së Ftohtë, Suedia dhe Finlanda kishin zhvilluar një bashkëpunim ushtarak tëngushtë me NATO-n, nuk e panë të nevojshme të ndryshonin statusin e tyre ushtarak, në atë të anëtarit të NATO-s.

Por sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, e ka ndryshuar me vendosmëri opinionit publik në Suedi dhe Finlandë. Muajin e kaluar, mbështetja ndaj anëtarësimit arriti në 57 për qind në Suedi dhe 70 për qind në Finlandë. Partitë në të gjithë spektrin politik e mbrojnë tani anëtarësimin në NATO, dhe partitë qeverisëse socialdemokrate në të dyja vendet, janë gati ta parashtrojnë kërkesën në një referendum popullor.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se do të ketë një përgjigje pozitive dhe të shpejtë ndaj çdo kërkese të tillë, e cila mund të paraqitet në kohë për tu shqyrtuar që në samitin e NATO-s, i cili do bahet në qershor në Madrid. Gjithsesi vendimi duhet të ratifikohet nga parlamentet e 30 anëtarëve aktualë të NATO-s.

Ndaj duket e pamundur që të dyja vendet të pranohen zyrtarisht dhe të gëzojnë mbrojtjen ngaNeni V (sulmi ndaj njërit është sulm ndaj të gjithëve) përpara vitit 2023. Ndërkohë, anëtarët e NATO-s do të duhet të përgatiten për të ofruar një parandalim të përkohshëm të besueshëm kundër një agresioni të mundshëm rus.

Rusia ka kërcënuar tashmë se do të vendosë armë bërthamore në enklavën e saj të Kaliningradit midis Lituanisë dhe Polonisë (edhe pse sipas Lituanisë, rusët kanë tashmë atje armë bërthamore). Por për të shmangur çdo justifikim për provokimet ose ndërhyrjet ruse, të dyja vendet ndoshta do të refuzojnë të vendosin sisteme raketore apo armë bërthamore në territorin e tyre.

Ndërsa rruga e Suedisë dhe Finlandës drejt anëtarësimit në NATO, duket të jetë relativisht e lehtë, edhe pse jo aq e shpejtë sa do të dëshironin disa, dy ish-republikat sovjetike, Moldavia dhe Gjeorgjia, që i prishur marrëdhëniet me Moskën, kanë pak shanse për të hyrë në aleancë.

Moldavia, ashtu si Ukraina, ka një rajon të shkëputur, Transnistrian, i banuar në shumicë ngarusisht-folësit, dhe që ndodhet që nga viti 1992 nën kontrollin e separatistëve të mbështetur nga rreth 1500 trupa ruse. Nga ana tjetër, neutraliteti i Moldavisë është i përfshirë në kushtetutën e saj.

Për më tepër niveli i lartë i korrupsionit dhe i çorganizimit të saj shtetëror, do të ngrinte pengesa të mëdha. Në vend të kësaj, ekziston rreziku që ajo të tërhiqet në luftën e Ukrainës. Për shpërthimet e fundit në rajon, Moska ka akuzuar Kievin, duke krijuar potencialisht një pretekst për ndërhyrje nga Rusia për të mbrojtur rusishtfolësit në Transnistria.

E njëjta skemë e Putinit që e kemi parë në Donbas. Në vitin 2008, NATO tha se Gjeorgjia mund të bëhej anëtare në të ardhmen, me kushtin që të vazhdonte përpjekjet për reforma.Edhe anëtarësimi i mundshëm i Ukrainës në NATO, do të mbetet pezull në pritje të rezultatit të luftës aktuale.

Presidenti Volodymyr Zelensky, ka pasur një qasje me pragmatike. Ai është tërhequr nga hyrja në NATO, por ka paraqitur një kërkesë zyrtare për anëtarësimin e vendit në BE. Shumë vende të BE-së e kanë kërkuar që Ukrainës ti jepet statusi i vendit kandidatit, por të tjerët kanë përdorur një ton më të kujdesshëm.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, është shprehur se nisja e procedurave të anëtarësimit me një vend në luftë janë të pamundura. Edhe kryeministri holandez, Mark Rutte, ka thënë se nuk mund të ketë një procedurë të përshpejtuar”. Shtetet e tjera anëtare janë të shqetësuara për korrupsionin dhe gjendjen e ekonomisë ukrainase.

Pra, duke pasur parasysh nevojën për unanimitet, përgjigja edhe një po, por jo tani. Sigurisht, ndërsa anëtarësimi i Ukrainës në klubet perëndimore mbetet pezull, Zelensky ka probleme më urgjente me të cilat duhet të merret.

Shënim: Ivor Roberts, diplomat britanik në pension.

Marre nga Bota.al

Sondazh

Poll
Editorial 17 Maj 2022, 09:46 Meri Lika

Qesharakë deri në dhimbje

Meri Lika, Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku dhe Gazmend Bardhi Kam përmendur në një shkrim një thënie të Hitlerit, i cili thos...

Editorial 12 Maj 2022, 07:43 Meri Lika

Unë sot jam Ibsen Elezi

Nuk ka ditë që të mos lexojmë lajme për aksidente, vrasje, vetëvrasje, vjedhje e një mori ngjarjesh të tjera të k&e...

Editorial 7 Maj 2022, 12:26 Enton Abilekaj

Urdhërat për SPAK, me kë e ka Edi Rama

Nëse do të ishte thjesht një urdhër për SPAK, Rama nuk ka pse ta lëshojë publikisht. Kontaktet e tij me SPAK janë t&eu...

Editorial 4 Maj 2022, 15:04

Impakti gjeopolitik i luftës: 10 teza

UKRAINË– Lufta në Ukrainë shënon një periudhë të re gjeopolitike. Teksa rënia e Murit të Berlinit në 1989 shënonte mbarimin e Luftës së Ftohtë dhe pë...

Editorial 3 Maj 2022, 10:51

Kuvendi i Berishës

Nga Blendi KajsiuKy është togfjalëshi që përmbledh më së miri Kuvendin e datës 30 prill. Ai ishte në thelb kuvend i Berishës më shumë se kuvend i Partisë Demokr...

Editorial 28 Prill 2022, 11:21

Kjo është opozita e fortë?

Arsyeja kryesore se përse mbështetësit e Berishës brenda dhe jashtë PD-së u rreshtuan kundër Bashës ishte sepse e akuzonin atë për opozitë të dobët. Sipas tyre,...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj