LIVE UPDATES
Editorial

Zgjedhje kritike për Francën dhe Bashkimin Evropian

23 Prill 2022, 17:47 Nga DOSJA
Zgjedhje kritike për Francën dhe Bashkimin Evropian

Nga Auron Dodi

Sipas sondazheve në Francë, Emmanuel Macroni shkon në balotazhin e së dielës (24.04.) përballë Marine Le Penit me një përparësi të rehatshme: prej 13 përqind. Macroni prin me 56% të votave. Por vitet e fundit kemi pasur disa rezultate të papritura votimesh, si p.sh. në SHBA dhe në Britaninë e Madhe. Në Francë ka ende shumë zgjedhës të pavendosur. Raundi i parë i votimit në Francë, përfundoi me vetëm katër përqind dallim mes Macronit (27,6 %) dhe Le Penit (23,4 %).

Këto rrethana dhe pesha e Francës në BE i shtynë tri kryeministra të Evropës për një hap të pazakontë: me një deklaratë të botuar në disa gazeta evropiane Olaf Scholz, kancelari i Gjermanisë, Pedro Sanchez, kryeministri i Spanjës dhe António Costa, kryeministri i Portugalisë bënë thirrje publike për të votuar për Macronin.

Në thirrjen e tyre, tre kryeministrat shkruajnë se vota e së dielës është “kritike për Francën dhe…për secilin prej nesh në Evropë”. Votimin e së dielës, ata e quajnë “zgjedhje mes një kandidati demokrat, që beson se forca e Francës rritet në një Bashkim Evropian të fuqishëm dhe autonom dhe një kandidati të ekstremit të djathtë, që mban haptazi anën e atyre që sulmojnë lirinë dhe demokracinë tonë”. Scholz, Sanchez dhe Costa shkruajnë më tej “populistët dhe e djathta ekstreme e shikojnë Putinin si model ideologjik dhe politik, duke u bërë jehonë ideve shoviniste të tij.”

Evropa e Le Penit dhe pasojat

Nëse zgjedhjet të dielën do t’i fitonte Marine Le Peni, pritet që ajo të ndjekë një politikë të izolimit të Francës në BE. Le Peni kërkon që ligjet franceze të kenë prioritet ndaj atyre të BE, në të gjitha rrethanat. Ajo është skeptike ndaj të huajve. Sipas saj, vetëm ata që janë qytetarë francezë duhet të kenë prioritete të padiskutueshme: p.sh. në aplikimet për vende pune, në përfitimet sociale. Por ky qëndrim bie ndesh me njërin nga parimet bazë të BE: me lëvizjen e lirë të qytetarëve në BE. Ky qëndrim bie ndesh edhe me funksionimin e tregut të brendshëm.

Le Peni është për “Evropën e atdheve”. Franca, e para! Marrëveshjet ndërkombëtare mbështetësit e këtij modeli i shohin me mosbesim, në njëfarë mënyre si komplote konspirative ndaj atdheut. Kujtojmë në këtë kuadër qëndrimin e Donald Trumpit ndaj marrëveshjeve ndërkombëtare. “Evropa e atdheve” është një Evropë në të cilën, çdo vend që ka vullnetin të marrë pjesë, mund të marrë pjesë. Pra pjesëmarrja në Evropën e bashkuar kthehet jo në çështje vlerash dhe institucionesh, por marrëveshjesh mes pushtetarëve. Kjo është një Evropë e ndryshme nga ajo që kemi ndërtuar pas Luftës së Dytë Botërore dhe kjo duhet penguar, tha së fundi në mediet gjermane ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn.

Pavarësisht nëse fjala “atdhe” tingëllon si mbrojtje për qytetarin në botën e sotme të trazuar, ky koncept nuk i përgjigjet tendencës së zhvillimit të Evropës në dekadat e fundit. Evropa e sotme është e ndërthurrur dhe përpjekjet për kufij dhe izolim të një shteti sjellin pashmangshëm konflikte.

Me Marine Le Penin, bashkëpunimi gjermano-francez do të pësonte kolaps. Në debatin e vetëm televiziv me Macronin të mërkurën (20.04.) Le Peni deklaroi se Gjermania arrin ta zbatojë hap pas hapi vullnetin e saj në BE, kurse Franca, sipas saj, jo. Në mendje të vjen përgëzimi që i bëri Donald Trump Boris Johnsonit në takimin e tyre të parë për Brexitin: sipas tij, Brexiti do ta shpëtonte Britaninë e Madhe nga hegjemonia gjermane në Evropë.

Evropa e Macronit dhe perspektiva

Edhe Emmanuel Macroni është patriot francez. Por ai mendon se bashkëpunimi ndërkombëtar e siguron më mirë paqen dhe mirëqënien e Francës. Me këtë qëndrim ai radhitet pranë të gjithë atyre që mbështesin bashkëpunimin ndërkombëtar në botë. Macroni është mbrojtës i Bashkimit Evropian dhe dëshiron që ta zhvillojë Bashkimin Evropian sipas përfytyrimeve franceze.

Në debatin televiziv të mërkurën (20.04.) me Le Penin, Macroni kujtoi përfitimet e Francës nga anëtarësimi në BE. Ai kujtoi p.sh., faktin që Franca nuk kishte prodhuar vetë vaksinë kundër Covidit dhe e kishte marrë atë nga solidariteti i BE. Ai kujtoi se pasojat ekonomike të pandemisë në Francë u zbutën me fondin miliardësh të rindërtimit nga Covidit të BE. Macroni është i bindur se Evropa është përgjigjja më e mirë edhe për sfidat e digjitalizimit dhe të klimës.

Emmanuel Macron në Marsejë. Në balotazh, vota për Macronin merr si pesë vjet më parë rëndësi kyçe për stabilitetin e BE, shkruan Auron Dodi.
Emmanuel Macron në Marsejë

Ai është për vazhdimin e bashkëpunimit me Gjermaninë. “Unë besoj te Evropa, besoj te çifti gjermano-francez”, tha Macroni. Në debat ai tha se partneritetin që kishte krijuar me kancelaren Angela Merkel “e vazhdon tani me kancelarin federal Olaf Scholz”. Votimin e së dielës, Emmanuel Macroni e quajti referendum për Evropën dhe për lidhjen midis Francës dhe Gjermanisë.

BE pas presidencës së Emmanuel Macronit

Me energjinë dhe entuziazmin e tij, Emmanuel Macroni ndezi debate në Evropë. Në të njëjtën kohë ai u shqua për këmbëngulje të qëndrueshme për bashkëpunimin me Gjermaninë. Kjo i solli përfitime Francës, Spanjës, Italisë, së fundi me mbështetjen gjermane për borxhe të përbashkëta për fondin e rindërtimit nga Covidi, të BE.

Por nga ana tjetër, shumë vëzhgues në Bruksel dhe në Gjermani mendojnë se Macroni prezantohet si vizioner i Evropës, ndërsa prapa perdeve ndjek pa lëkundje interesat e tij dhe të Francës. Kujtojmë frenimin që i ka bërë ai zgjerimit të BE dhe afrimit me shtete të Ballkanit Perëndimor. Në Evropë mendojnë se këtë ai e bën kryesisht nga frika e kundërshtimeve në Francë.

Macroni kërkon me forcë sovranitet evropian. Por shtrohet pyetja a kupton ai me këtë në radhë të parë pozicione përfitimi për industrinë franceze. Në mosmarrëveshjen për avionët e përbashkët luftarakë evropianë me Gjermaninë, Franca ia bllokoi Gjermanisë qasjen në teknologji. Sulmet që Macroni bëri më herët kundër Natos, të cilën e quajti në vdekje cerebrale, mendohet se synonin edhe një pozicion drejtues ushtarak të Francës në Evropë.

Franca pas presidencës (së parë) të Macronit

Bilanci ekonomik e menaxherial i Macronit si president do ta justifikonte një mandat të dytë të francezëve për të: pandeminë e Covidit, prej valës së dytë, ai e menaxhoi mirë; ai i mbështeti bizneset dhe familjet me subvencione. Ekonomia franceze është në gjendje relativisht të mirë, deri në dhjetor 2021 patëm një rritje prej 6,7 përqind; papunësia është në nivelin më të ulët në 13 vitet e fundit: në shkurt papunësia ishte 7,4 përqind. Por shtrenjtimi i jetës dhe inflacioni është problem kryesor edhe për francezët.

Französische Präsidentschaftswahl | Emmanuel Macron im Wahllokal in Le Touquet
Në dallim nga këto fakte, shoqëria franceze të ofron pas pesë vjetësh president Macron një pamje të trazuar: zhgënjimi dhe revolta janë të përhapura gjerësisht në shoqëri. Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, më shumë se gjysma e elektoratit francez votoi për ekstremet: për ekstremin e djathtë si Le Penin dhe Éric Zemmourin dhe ekstremin e majtë, si Jean-Luc Mélenchonin. Mbi 32 përqind e francezëve duan madje një president të ekstremit të djathtë, po të mbledhësh votat e Le Penit, të Zemmourit dhe të Nicolas Dupont-Aignan-it. Edhe tani, para raundit të dytë, mbi 43 përqind e francezëve janë të gatshëm të votojnë për ultra të djathtën dhe ksenofoben Le Pen.

I dukshëm është këtu dallimi me stabilitetin që ofroi Gjermania me zgjedhjet parlamentare të shtatorit 2021: votuesit në Gjermani i ndëshkuan ekstremet politike.

Le Peni është shndërruar në mainstream në Francë, ajo nuk është më gogol për francezët. Nëse ekstremet marrin të njëjtën mbështetje të fortë në zgjedhjet parlamentare në mes të qershorit në Francë, një presidencë e dytë e Macronit do të përballet me probleme të reja. Të moderuarit, e majta dhe e djathta e moderuar, Partia Socialiste e qendrës së majtë dhe Republikanët, janë reduktuar në parti me rëndësi vetëm lokale. Në Francë kemi një zhvendosje të fortë djathtas të elektoratit.

Vetë Macroni e nisi si president i qendrës dhe përfundoi si president i qendrës së djathtë. Ai përvetësoi kërkesat e konservatorëve duke hequr taksën për më të pasurit, mbështeti ashpërsimin e ligjit për azilin në Francë, u tërhoq nga reforma e pensioneve vetëm nga protestat masive popullore dhe Covid-i.

Macronin gjatë presidencës së tij e shoqëroi dendur etiketa si përfaqësues “i të pasurve”, që u drejtohet me arrogancë të tjerëve. Kjo mund t’ia vështirësojë atij në këtë balotazh mbështetjen vendimtare nga të majtët, sidomos të Melenchonit. Le Peni u paraqit si përfaqësuese e afërt me hallet e popullit.

Po të kujtojmë që Franca është ekonomia e dytë e BE dhe fuqia e vetme bërthamore e BE, të gjitha këto rrethana nuk janë frymëzuese. Magjinë e mandatit të parë Emmanuel Macroni nuk e ka më. Megjithatë, ai mbetet aktualisht shpresa e vetme për Francën dhe në këtë kuadër për BE. Kështu që suksesi i tij të dielën është shumë i dëshiruar në Evropë.

Marrë nga DW

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

editorial editorial auron dodi emmanuel macroni marine le peni auron dodi emmanuel macroni marine le peni

Sondazh

Poll
Editorial 23 Prill 2022, 13:57

Davidi, Golia, Enkelejdi dhe Partia

Nga Meri LikaSot në ditën ndërkombëtare të librit më pëlqen të sjellë një fragment nga një libër i Malcom Gladëell me titull “Davidi dhe Golia”. Në prathënien e...

Editorial 22 Prill 2022, 18:41

Rama zgjedh precedentin, jo presidentin!

TIRANË– Pasi socialistët pas mbledhjes së grupit parlamentar shprehën emrat e tyre për Presidentin e vendit, kryeministri Edi Rama ua ka hedhur të gj...

Editorial 15 Prill 2022, 16:49

Akuzat ndaj Bashës që denoncojnë Berishën

Nga Andi BushatiSali Berisha po vazhdon në mënyrë inerciale akuzat tashmë të kota ndaj Lulzim Bashës, sa herë që i paraqitet kjo mundësi. Edhe në konferencën e ...

Editorial 15 Prill 2022, 16:33

Berisha po i bën naftën akoma pa e nisur…

Nga Ermal MulosmaniDuke pohuar këtë fakt pohoj edhe zhgënjimin tim të plotë nga një shpresë naive për ndryshim. Kam marrë anën e tij në betejën kundër Lulzim Ba...

Editorial 9 Prill 2022, 10:28

Etyd nga Kongresi i PS !

Nga Agron GjekmarkajSot Kryeqyteti u zgjua në festë! Partia Socialiste ka kongresin e saj të disatë ! Në Zog të Zi u shfaq Frida Krifca me akademinë e barinjve ...

Editorial 7 Prill 2022, 10:59

Demokracia e fantazmave të Edi Ramës

Nëse “Këshillimi Kombëtar” do të bëhet vendim-marrës, do të jetë hapi i fundit drejt eliminimit të demokracisë. Kur nisi ky proces, askush nuk mendoi se përtej ...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë