"Vota e diasporës ka peshë të jashtëzakonshme në 11 maj", Berisha: Shqipëria nuk do të ketë kurrë një prokurori politike
Berisha: Rama mobilizoi miliona e aviona për foton e munguar me zëvendëspresidentin amerikan 18 Shkurt, 13:18 "...
Berisha: Rama mobilizoi miliona e aviona për foton e munguar me zëvendëspresidentin amerikan 18 Shkurt, 13:18 "...
Të shtënat në Shkodër, reagon policia: 34-vjeçari ka humbur jetën! Vajza është dërguar në sp...
Policia, aksion në Tiranë, arrestohen disa persona, sekuestrohen lëndë narkotike 18 Shkurt, 09:32 Operacio...
Deklaratat e Berishës për shkrirjen e SPAK, Rama: Do shkrijë Noc Rrokun 18 Shkurt, 09:37 Alex Soros ripostoi fo...
Nga: Gjergj Erebara, Reporter.al
Partia Socialiste shtoi 26 mijë vota në Tiranë, duke ruajtur 18 mandatet vendimtare për shumicën parlamentare pavarësisht se opozita u rrit në të njëjtën masë. Ornaldo Rakipi, një 27 vjeçar pa eksperiencë të mëparshme në politikë, rezultoi veçanërisht i suksesshëm duke marrë gati 16 mijë vota personale dhe duke u bërë statistikisht një nga politikanët më popullorë në vend.
Ornaldo Rakipi, një 27-vjeçar i panjohur dhe i sapodiplomuar në universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, doli nga zgjedhjet e 25 prillit si një nga kandidatët më të votuar dhe aktor vendimtar në fitoren e Partisë Socialiste në Tiranë.
Ornaldo, djali i ish-deputetit Aqif Rakipi, mori gati 16 mijë vota personale në garën për Tiranën, duke përzënë nga parlamenti i ardhshëm Ervin Bushatin –kryetar i Partisë Socialiste në kryeqytet dhe gjithashtu ekonomist i arsimuar në DePaul University në Çikago, SHBA.
‘Suksesi elektoral’ i të riut Rakipi i dedikohet babait të tij, një biznesmen i zgjedhur fillimisht deputet në Elbasan në vitin 2013 për Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, kur kjo parti ishte në aleancë me PD.
Në vitin 2017, Rakipi shënoi një rekord personal kur PDIU u bë forcë e tretë me 18% të votave në këtë qark, por fati i tij si politikan mbaroi në vitin 2018, kur ai e humbi mandatin për shkak të ligjit të dekriminalizimit.
Sipas Prokurorisë, Rakipi ishte kapur në Itali më 1998 për veprën penale “të marrjes së mallrave të vjedhur” me gjenealitetet SKËNDER EJYLBEGAJ. Vepra penale për të cilën është akuzuar Aqif Rakipi në Itali nuk përfshihet në listën e veprave penale që ndalojnë dikë të garojë për deputet, por mosdeklarimi i këtij problemi me drejtësinë u bë shkak për ndërprerjen e mandatit.
Gjithsesi, Rakipi nuk garoi në zgjedhjet e së dielës, ndërsa i biri, Ornaldo u reshtua në vendin e 30 në listën e Partisë Socialiste. Ai rezultoi deputeti i tretë më i votuar në Tiranë dhe një nga më të votuarit në Shqipëri, duke konkurruar edhe vetë Edi Ramën, i cili në Vlorë mori rreth 11 mijë vota pëlqyese, ndërsa në Durrës mori vetëm 100 vota më shumë se sa Rakipi në Tiranë.
Votat e Rakipit duket se ishin vendimtare edhe për vetë shumicën parlamentare.
Në total, Partia Socialiste mori 226 mijë vota në Qarkun Tiranë, ose 26 mijë më shumë se sa katër vjet më parë, duke rrëmbyer 18 mandate. Partia Demokratike mori 182 mijë vota ose 30 mijë më shumë se sa katër vjet më parë dhe e rriti numrin e mandateve nga 11 në 15.
Lëvizja Socialiste për Integrim mori 28 mijë vota ose gjysmën e atyre që kishte marrë në vitin 2017, ndërsa mandatet e saj ranë nga 5 në 2.
PD dhe LSI së bashku u rritën me 26 mijë vota, por po me kaq vota u rrit edhe Partia Socialiste, e cila për rrjedhojë ruajti të 18 mandatet e saj.
Surpriza tjetër e këtyre zgjedhjeve është Partia Socialdemokrate e Tom Doshit, e cila mori një mandat në Tiranë ose 13 mijë vota.
Në Tiranë, pjesëmarrja në zgjedhje u rrit me 60 mijë vetë. Tirana ishte një nga të paktat qarqe në vend që shënoi rritje të pjesëmarrjes në zgjedhjet e këtij viti.
Deputeti më i votuar në qark është Fatmir Xhafaj, ish-ministër socialist, i cili garoi në vend të 23 dhe rrëzoi me vota pëlqyese deputetin Fidel Ylli.
I dyti më i votuar është Lulzim Basha me 16 mijë vota.
Ish-kryeministri socialist, Pandeli Majko, i cili u vendos nga Rama në vend të 19, dështoi të rizgjidhet pasi arriti të fitojë 8780 vota pëlqyese nga socialistët.
Majko u rendit i shtati mes kandidatëve të Partisë Socialiste dhe në parlamentin e ardhshëm do të ketë njëmbëdhjetë deputetë të tjerë socialistë që kanë marrë më pak vota pëlqyese se ai, por rregulli i vendosur nga Edi Rama është që një kandidat jashtë listës fituese duhet të marrë më shumë se 10 mijë vota që të mund të përfshihet në llogari.
Belinda Balluku rezultoi gruaja më e votuar në Partinë Socialiste me 15 mijë vota, ndërsa Najada Çomo do të jetë deputetja më pak e votuar mes socialistëve të Tiranës.
Mes demokratëve, asnjë nga kandidatët e pjesës humbëse të listës nuk e fitoi dot mandatin e deputetit, por prezantuesja Orjela Nebiaj arriti të marrë 6 mijë vota, pra më shumë se sa shtatë deputetë të tjerë demokratë që do të jenë në parlament.
Deputeti më pak i votuar nga lista e PD rezultoi Vangjel Dule, kryetar i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, PBDNJ, i cili mori vetëm 848 vota. Lulzim Basha dhe Agron Shehaj morën më shumë vota pëlqyese se sa herësi, por ata gjithsesi ishin brenda listës fituese.
Grida Duma rezultoi gjithashtu një nga politikanet më popullore në Tiranë me 8691 vota.
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
Nga Daniel GrosRritja e çmimeve të mallrave ka tronditur botën. Inflacioni ka arritur në 7% si në Shtetet e Bashkuara ashtu edhe në Evropë – një nivel i ...
Nga Agron GjekmarkajSot Kryeqyteti u zgjua në festë! Partia Socialiste ka kongresin e saj të disatë ! Në Zog të Zi u shfaq Frida Krifca me akademinë e barinjve ...
Nëse “Këshillimi Kombëtar” do të bëhet vendim-marrës, do të jetë hapi i fundit drejt eliminimit të demokracisë. Kur nisi ky proces, askush nuk mendoi se përtej ...
Nga Meri LikaEcuria politike e Alqi Bllakos, me kapërcime ylberiane, duke nisur nga Partia Demokratike, tek Lëvizja Socialste për Integrim dhe në fund tek Part...
Nga Florion MetohuNë datën 8 prill ora 12:00, në sheshin Skënderbej do të mbahet një manifestim për tu solidarizuar me popullin ukrainas, ndaj të cilit po shkak...
Nga Blendi KajsiuNë 30 vite tranzicion asnjë qeveri nuk i ka premtuar shqiptarëve normalitet aq shumë sa qeveria socialiste e Edi Ramës. Ashtu sikurse asnjë qev...
Nga Agron GjekmarkajZëri i tij në 31 vjet pluralizem si ka munguar kurrë publikut shqiptar! Ai kur flet gjemon, sokëllin, vikat , mundohet, sforcohet për tokën ...
Paaftësia për të protestuar mori një konfirmim dramatik me dështimin e protestës së fundit. Ata që thirrën protestat e para, nuk mundën ta përsërisnin suksesin,...
Nga Holman W.Jenkins, Jr.Në pamje të parë, mund të duket i habitshëm fakti që ukrainasit kanë luftuar kaq mirë ndaj rusëve. Por nuk ishte për t’u habitur që ata...
Nga Meri LikaSot, tek dëgjova kryeministrin i cili përpiqej të sqaronte biznesin e madh, se në Shqipëri nuk ka oligark, sepse sipas tij oligarkët janë “njerëz t...