Abazoviç në ‘test’, marrëveshja për Kishën Ortodokse Serbe e vë përballë votëbesimit në Kuvend
Abazoviç: Kërkohet destabilizimi i shtetit, kreu i DPS ruhet nga njerëz të armatosur 19 Gusht, 14:54 Dis...
Abazoviç: Kërkohet destabilizimi i shtetit, kreu i DPS ruhet nga njerëz të armatosur 19 Gusht, 14:54 Dis...
Procesi i primareve për zgjedhjet vendore, Berisha i qartë: Koalicion do ketë 19 Gusht, 12:40 Berisha: KE po n...
Vrasja e shqiptarit në Itali, policia rrethon zonën, fotot e mjetit ku u vra 36-vjeçari 19 Gusht, 11:11 Atent...
Atentati në Vlorë/ Kamerat fokusuan vrasësit në hyrje të autostradës, 15 persona përfundojnë në pol...
Nga Meri Lika
Sot, tek dëgjova kryeministrin i cili përpiqej të sqaronte biznesin e madh, se në Shqipëri nuk ka oligark, sepse sipas tij oligarkët janë “njerëz të pasur që marrin vendime politike” dhe të tillë tek ne nuk ka, unë iu drejtova fjalorit të gjuhës shqipe për të qenë më e saktë në atë që dua të them në këtë shkrim.
OLIGARKI f.
1. hist. Formë qeverisjeje në kohët e vjetra e në mesjetë, kur pushtetin e kishte në duart e veta një rreth i ngushtë njerëzish. Oligarkia aristokrate.
2. Qeverisje e një rrethi të ngushtë njerëzish që ushtrojnë kontroll politik dhe ekonomik veçanërisht për arsye vetjake dhe korruptive. përmb. grupi i vogël sundues në këtë formë qeverisjeje. Oligarkia e komunistëve.
3. Shtet i cili është nën kontrollin e një oligarkie. Ky vend është oligarki.
Pra sipas fjalorit nuk janë njerëz të pasur që marrin vendime politike, siç na sqaron kryeministri ynë por, është qeverisje e një rrethi të ngushtë njerëzish që ushtrojnë kontroll politik dhe ekonomik veçanërisht për arsye vetjake dhe korruptive. Firmosjen nga qeveria, brenda një dite, të 17 procedurave për t’i hapur rrugën një prej aferave më të mëdha të korrupsionit në vendin tonë, kryeministri në deklarimin e tij në komisionin parlamentar e quajti si funksionim perfekt të makinerisë qeveritare. Është shumë e habitshme që në lidhje me këtë aferë qeveria funksionoi në mënyrë perfekte por funksionon si ingranazh i thyer për rritjen e çmimeve.
Unë si qytetare jashtë antarësisë politike, jashtë qeverisë, jashtë korrupsionit dhe përfitimeve qeveritare, kuptoj se makineria qeveritare funksionoi në perfeksion sepse ka qenë nën urdhërat dhe presionin e një rrethi të ngushtë njerëzish të cilët ushtrojnë kontroll politik dhe ekonomik veçanërisht për arsye vetjake dhe korruptive. Unë si qytetare, i them këtij gjeli që e ka kthyer qeverinë në një mall të madh plehu me servilë, delirant dhe sahanlëpirës se, po, ne jemi nën kontrollin e një oligarkie.
Përse e them këtë?
Sepse ashtu si në një sistem oligarkik ne jemi nën një sistem politik që ka konotacione të mëdha negative. Në këtë kuptim, zbatimi i ligjeve dhe korrupsioni i ushtruar përfundojnë në shtrembërim të sistemit ekonomik dhe social në vend. Sepse tek ne ka vdekur konkurrenca mes kompanive serioze, sepse ndarja e burimeve ekonomike bëhet jo sipas nevojave por sipas interesave. Sepse tek ne ka pabarazi të madhe ekonomike. Sepse përditë po krijohet një tensioni social për shkak të mosefikasitetit të shtetit. Sepse strukturat demokratike janë thyer totalisht duke arritur deri në blerjen dhe mpirjen e opozitës. Sepse kudo jemi të rrethuar nga prania e korrupsionit dhe përvetësimit.
Sepse në asnjë hallkë të shtetit nuk ekzistojnë sisteme të drejta dhe të barabarta për të gjithë.
Sot kryeministri kërkoi të fshihej pas biznesit të madh duke i thënë se ne, qytetarët, i quajmë ata oligarkë.
Unë e di se bizneset, sidomos biznesi i madh (jo oligarku se ai nuk është biznes i madh) nuk e ka harruar se në këto 9 vjet të kësaj qeverisjeje, asnjë reformë fiskale nuk u hartua duke u marrë edhe mendimi i biznesit. Biznesi i madh, jo oligarku, nuk ka harruar se në kohën e pandemisë kjo qeverisje e la në rrugë biznesin e madh, madje e kërcënoi se nëse nuk mbanin me pagë punëtorët që do të qëndronin në shtëpi, ai, pra qeveria e tij do t’iu kontrollonte të gjitha pasuritë. Biznesi i madh, jo oligarku, nuk ka harruar se rritja e pagës minimale në funksion të votave të këtij pushteti, sa herë që ka pasur zgjedhje, ka rënduar vetëm mbi xhepin e biznesit.
Biznesi i madh, jo oligarku, nuk ka harruar se sapo erdhi në pushtet kjo qeveri e rriti tatim fitimin nga 10 në 15%.
Biznesi i madh, jo oligarku, sërish nuk harron se që ky pushtet hajdutësh, oligarkësh, servilësh, dallkaukësh dhe delirantësh të mbajë karrigen, edhe pasojat e krizës ia ngarkuan këtij biznesi me rrijen e nivelit të pagës minimale.
E lakova fjalën OLIGARK dhe është e habitshme se ajo lakohet pa asnjë problem në të gjitha rasat dhe në të gjitha trajtat që merr qeveria sepse kjo fjalë është pikërisht lakimi i emrit të këtij pushteti./Dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Çfarë ka ndodhur në këto njëzet vjet, për të transformuar një partner dhe aleat të mundshëm në një kryqtar antiperëndimor dhe një tira...
Nga Meri LikaNjerëzit të cilët përdorin përzgjatje, më të mëdha se sa duhet, në hapësirat mes fjalëve, apo që përpiqen t’iu japin vend e pa vend intesitet fjalë...
Nga Dosja.alMe fillimin e luftës me dy vendeve kryesore që prodhojnë dhe eksportojnë drithë në gjithë botën, përveç frikës së rritjes së madhe të ç...
Nga Florion MetohuAjo që po ndodh në Ukrainë, që prej 24 shkurtit të këtij viti, është diçka që Europa nuk e kishte imagjinuar ose ndoshta refuzonte ta i...
Nga Enver RobelliJemi shoqëri që harron shpejt. Të etur pas zhurmës së përditshme politike, të përplasur në vorbullin e intrigave, kombinimeve paraelektorale, p...
Nga Yanis VaroufakisMjaftoi që Roman Abramovich, i sapo shënjestruar nga sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar ndaj oligarkëve rusë, të njoftonte se po shiste klu...
Nga Dosja.alKryetari i një partie, sado të madhe, si rregull e jep dorëheqjen për shkak të rezultatit në zgjedhjet e pjesshme lokale. E shkruar apo e pashkruar,...
Nga Meri LikaLulzim Basha dje bëri një hap pas. Nuk them dorëheqje sepse vetëm e tillë nuk mund të quhet. Sipas mendimit tim, media gaboi kur e quajti dorëheqje...
Nga Enton AbilekajTIRANË– Dorëheqja si akt personal nuk mund të mos përshëndetet. Pavarësisht vonesës, pavarësisht pasojave, është gjithmonë një mund...
Nga Ben BlushiSa më shumë lexoj shtypin perëndimor, aq më shumë besoj se bota jeton në të shkuarën. Nuk lexon dot asgjë për të ardhmen. Ka qindra pyetje për sot...