LIVE UPDATES
Editorial

Kriza e PD, të negociosh votën për hir të unitetit fals

22 Mars 2022, 14:01 Nga DOSJA
Kriza e PD, të negociosh votën për hir të unitetit fals

Nga Dosja.al

Kryetari i një partie, sado të madhe, si rregull e jep dorëheqjen për shkak të rezultatit në zgjedhjet e pjesshme lokale. E shkruar apo e pashkruar, është një praktikë demokratike që kryetari i një partie jep dorëheqjen vetëm kur humbet zgjedhjet e përgjithshme. Nëse 6 marsi do të ishte një datë e zakonshme zgjedhjesh të pjesshme lokale, askush nuk do ta mendonte domosdoshmërinë e dorëheqjes së Lulzim Bashës, pavarësisht rezultatit turpërues.

Problemi i Bashës lindi, sepse 6 marsi nuk ishte një datë zgjedhjesh së pjesshme, por testi i së vërtetës, për legjitimitetin e dy lëvizjeve paralele brenda Partisë Demokratike. Ai do të sqaronte që në dy kuvende, me puthuajse 5 mijë delegatë secili, kush ishte i vërteti, mes dy vendimeve të marra, kush ishte legjitim, mes dy kundërshtarëve, kush kishte mbështetjen e anëtarësisë. Ajo që doli nga kutitë, tregoi se Foltorja, kishte prodhuar një Kuvend të shumicës. Pika e nisjes së vendimmarrjes ishte 11 dhjetori. Mbi bazën e atij Kuvendi duhej ndërtuar realiteti politik i PD-së. Mbi këtë realitet që ishte injoruar për 3 muaj, duhej të fillonte reflektimi i Partisë Demokratike.

Kjo do të thotë që vendimet e 11 dhjetorit, duke nisur nga shkarkimi i Kryetarit dhe Kryesisë dhe zëvendësimi i tyre me Komisionin e Rithemelimit, duheshin zbatuar të parat, për të kthyer legjitimitetin e mohuar. Nëse ata që kanë sot çelësat e dyerve të blinduara, ku mbajnë asetet e Partisë Demokratike, duhet të kishin dalë nga selia, për t’ua lënë vendin atyre që votoi Kuvendi legjitim, si hap i parë drejt bashkimit.

Pas vendosjes së legjitimitetit, duke njohur çdo vendim të 11 dhjetorit, të gjitha debatet politike, të gjitha propozimet, përfshirë edhe vendimin e Berishës për të kandiduar për kryetar, do të ishin pjesë e një diskutimi legjitim. Do të diskutohej për proçesin që ishte vendosur të fillonte sot dhe i gjithë presioni do të ishte mbi Berishën dhe Komisionin e Rithemelimit.

Në realitetin e 11 dhjetorit, që u konfirmua në 6 mars, Lulzim Basha nuk është kryetar, dhe si rrjedhim dorëheqja e tij ishte e pavlefshme, Enkelejd Alibeaj nuk është nënkryetar, prandaj komandimi i tij është i paligjshëm, Kryesia nuk ekziston, prandaj nuk mund të marrë vendime.

Problemi është që askush nuk niset nga legjitimiteti, as Berisha dhe grupimi i tij që përfitojnë. Ata janë gati ta negociojnë legjitimitetin për hir të asaj që e quajnë Bashkim. Megjithëse theksojnë se bashkimi duhet të bëhet mbi votën e lirë, janë gati ta negociojnë pa mandat atë që Kuvendi i 11 dhjetorit vendosi dhe elektorati opozitar i 6 marsit konfirmoi me votën e lirë.

Pala e Lulzim Bashës, pavarësisht katastrofës elektorale, vendosi të vazhdojë në rrugën jolegjitime, duke ndryshuar taktikë. Me dorëheqjen e djeshme, ata duan të ushtrojnë presion mbi Berishën, që edhe ai të bëjë një hap pas dhe, duke mbajtur çelësat e Partisë, të zhvillojnë një proces pajtimi me Foltoren, ta shoqërojnë me një proces votimi pas më shumë se 1 viti, pasi të kenë humbur edhe zgjedhjet lokale dhe të sigurohen që numërues do jetë i njëjti Jemin që e ka nxjerrë Bashën kryetar 2 herë. Kështu do të rizgjedhin Bashën, do të mbajnë zyrat, por do të kenë rikthyer edhe votat, nëpërmjet tërheqjes së Berishës. Basha dha dorëheqjen, por nuk hoqi dorë.

Është edhe një palë e tretë, që niset nga të njëjtat premisa me grupin e Bashës, por që duan të përfitojnë nga kriza, pavarësisht nëse sjellin një krizë më të madhe. E injorojnë njësoj realitetin e 11 dhjetorit që u konfirmua në 6 mars, por brenda ilegjitimitetit që ka grupi i vulës, kërkuan me ngulm dorëheqjen e Lulzim Bashës, që të mund të merrnin fraksionin në dorë, bashkë me asetet e PD-së dhe të ngrenë me to një karrierë. Dallimi i vetëm i tyre me Bashën, është Basha. Ata duan një PD po kaq jolegjitime, po kaq jopërfaqësuese, me po atë rezultat katastrofik, vetëm pa Bashën.

Në këto kushte, Berisha po tenton të krijojë një situatë paqeje me një grupim që votën e sheh si armiken e vet dhe më shumë se përpara 6 marsit, po insiston në injorimin e saj. Megjithëse vetë e thekson “bashkimin nëpërmjet votës”, ky proces po humbet nëpër negociata të kota, me njerëz që nuk kanë asnjë qëllim të ngrenë PD-në, nuk e njohin parimin e votës së lirë, pra nuk i bashkon asgjë as me idetë dhe as me interesat politike të atyre që votuan më 11 dhjetor dhe 6 mars.

Zvarritja e zgjidhjes, vetëm për selinë, duket se po e bjerr besimin e atyre që votuan Berishën, për të mos lejuar mbivendosjen e demokracisë, me urdhëra ambasadash dhe për të rindërtuar një parti mbi bazën e votës.

Në vend të kësaj që po bën, grupi i Rithemelimit, duhet të vendosë parimet dhe interesat si kusht për bashkim, që grupi i të humburve, ose të bashkohet mbi to, ose të zhduket si deputetët e turpit që zunë vendet e opozitës në 2019. Vërtet mund të humbasin vulën dhe emrin, por 6 marsi tregoi se emri dhe vula nuk vlejnë përpara lidershipit dhe demokracisë. Mbi këtë bazë mund të ndërtohet një koalicion më i fortë se bashkimi formal i PD-së./Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

editorial editorial dorehiqet lulzim basha dosja.al partia demokratike dorehiqet lulzim basha dosja.al partia demokratike

Sondazh

Poll
Editorial 22 Mars 2022, 09:16

Iku apo s’iku?

Nga Meri LikaLulzim Basha dje bëri një hap pas. Nuk them dorëheqje sepse vetëm e tillë nuk mund të quhet. Sipas mendimit tim, media gaboi kur e quajti dorëheqje...

Editorial 21 Mars 2022, 19:15

Basha dështoi edhe me dorëheqjen

Nga Enton AbilekajTIRANË– Dorëheqja si akt personal nuk mund të mos përshëndetet. Pavarësisht vonesës, pavarësisht pasojave, është gjithmonë një mund...

Editorial 16 Mars 2022, 11:03

Çfarë ndodh pas Ukrainës

Nga Ben BlushiSa më shumë lexoj shtypin perëndimor, aq më shumë besoj se bota jeton në të shkuarën. Nuk lexon dot asgjë për të ardhmen. Ka qindra pyetje për sot...

Editorial 15 Mars 2022, 08:00

Qenkam me Putinin dhe s’e paskam ditur!

Nga Meri Lika Që ta dini, dje e mora vesh se unë jam me Putinin dhe sa për dijeni këtë nuk e mora vesh nga persiatjet e mia. Pozicionin tim të armikut, ma sqaro...

Editorial 13 Mars 2022, 12:45

Propaganda në faturën e dritave, Rama nuk mjafton

Nga Enton Abilekaj“Paketa e Rezistencës” nuk rezistoi as 24 orë, nuk mjaftoi as për të ulur pak numrin e protestuesve, as për të rrëzuar ndonjë prej kërkesave t...

Editorial 13 Mars 2022, 10:30

Humbësi etik

Nga Meri LikaNë politikë, ekziston një term për ata që humbasin dhe largohen me dinjitet, quhen Humbës Etik.  Humbësit etik janë ata që preferojnë më mirë të hu...

Editorial 11 Mars 2022, 17:50

Dy rastet e sindromës së të pasmes në ujë

Nga Meri LikaKemi një shprehje ne shqiptarët “i ra b*tha në ujë”. Në këtë situatë është sot lideri ynë suprem, pas protestave kundër rritjes pa frena dhe pa asn...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni