LIVE UPDATES
Editorial

Humbësi etik

13 Mars 2022, 10:30 Nga DOSJA
Humbësi etik

Nga Meri Lika

Në politikë, ekziston një term për ata që humbasin dhe largohen me dinjitet, quhen Humbës Etik.  Humbësit etik janë ata që preferojnë më mirë të humbasin bukur se sa të të fitojnë keq.

Ajo që e përcakton një humbës si Humbës Etik është respektimi i disa parimeve dhe rregullave të lojës. Nëse të fituarit nënkupton shpërfilljen e këtyre vlerave apo normave, ai preferon të humbasë.

Humbësi etik është mbi të gjitha dikush që është i lirë, dikush që ka mjaft respekt për veten për të mos u varur nga rezultatet, është dikush që i pëlqen të eci më lehtë në jetë, pa pengje dhe i pavarur.

Ka raste apo rrethana në të cilat, fiton i keqi, ka raste kur fiton mashtrimi, ashtu siç ka dhe raste kur fiton legjitimiteti. Por në të treja rastet moralin dhe dinjitetin e humbësit nuk mund ta vesh dot kushdo. Këtë kostum e vesh vetëm Humbësi Etik.
Është e thjeshtë të bëhesh fitues i mirë por është shumë e vështirë të bëhesh humbës i mirë.

Gjithmonë më ka pëlqyer debati, ballë për ballë, që kandidatët për presidentë të Amerikës zhvillojnë me njëri-tjetrin gjatë fushatave elektorale, brenda partive të tyre, por edhe me kandidatin e krahut tjetër politik.

Gjithmonë kam dashur që edhe në Shqipëri fushatat elektorale të ishin në nivele të tilla por, kjo gjë nuk ka ndodhur dhe me sa duket nuk ka gjasa të ndodhë.

Për mua, 6 marsi ishte, pak a shumë, një “debat” i tillë brenda Partisë Demokratike dhe në këtë debat fitues doli Sali Berisha.
Ashtu siç Putini e dinte se demokracitë perëndimore nuk do të rrezikonin integritetin e tyre duke luftuar në tokën ukrainase, ashtu edhe zgjedhjet e 6 marsit zbuluan atë që tashmë ishte një sekret i hapur: se Lulëzim Basha nuk do t’i fitonte kurrë zgjedhjet.
Po çfarë tjetër i duhet partisë më të madhe opozitare për të ndryshuar liderin e saj?

Është e kotë të kërkosh shpjegime shtesë: nuk ka asnjë forcë politike që ulet me krahët e kryqëzuar kur konstaton se lideri i saj thjesht nuk punon.

Lulëzim Basha, që pas kuvendit të 11 dhjetorit veshi në fytyrën e tij një buzëqeshje humbëse sepse unë mendoj që as ai vetë nuk e ka menduar ndonjëherë fitoren. Është pikërisht ai që i ka dhënë partisë së tij një mundësi për ta hequr qafe; duke humbur disa zgjedhje, më pas me kuvendin qesharak të 18 dhjetorit, pastaj me bunkerizimin e selisë, mundësi të cilat pjesa e antarësisë që kishte ngelur e papërfilluar dhe e refuzuar nga kupola, i ka kapur në fluturim dhe sigurisht që as atij e as servilëve të tij kjo gjë nuk iu pëlqen.
Të gjithë kemi qenë dhe jemi duke pritur që Lulëzim Basha, të japë dorëheqjen e në partinë më të madhe opozitare të zhvillohen procese normale zgjedhore ku të fitojë ai që mbështetet nga anëtarësia, por kjo gjë jo vetëm që nuk po ndodh por çuditërisht humbësi ka filluar të vendosi kushte se ai do të largohet po të largohet Berisha.

Ngjarjet po tregojnë se Basha do të vazhdojë të zvarritet këmbëve të karriges së kryetarit duke e mbërthyer me kthetra si grabitqari prenë dhe duket një mision i pamundur që Basha të ngrihet në lartësinë e një Humbësi Etik.

Përpjekja e tij dëshpëruese për ta vendosur veten në një peshore me Berishën duke e ditur mirë se nga i anon peshorja, është duke e kthyer atë në politikanin më të paaftë dhe qesharak që skena politike shqiptare ka patur deri më sot.

Basha sot më duket si Goni tek filmi “Mëngjese lufte” i cili thoshte se topi ishte i tij dhe penalltinë do ta gjuante vetë, edhe ai do që ta gjuaj vetë penalltinë, por duke qenë se nuk ka top, do që ta gjuaj penalltinë me topin e Berishës.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

editorial editorial meri lika meri lika

Sondazh

Poll
Editorial 11 Mars 2022, 17:50

Dy rastet e sindromës së të pasmes në ujë

Nga Meri LikaKemi një shprehje ne shqiptarët “i ra b*tha në ujë”. Në këtë situatë është sot lideri ynë suprem, pas protestave kundër rritjes pa frena dhe pa asn...

Editorial 8 Mars 2022, 13:08

Qëndrimi i Bashës i shërben vetëm Edi Ramës

Nga Dosja.alPërpjekjet e Lulzim Bashës për të qëndruar në krye të Partisë Demokratike pas disfatës së 6 marsit, morën një goditje të rëndë mbrëmjen e së hënës, ...

Editorial 7 Mars 2022, 15:05

Mundësia e fundit që fitoi PD në 6 mars

Nga Enton Abilekaj Lulzim Basha i befasoi të gjithë me daljen përpara mediave në mëngjesin pas disfatës. Pa folur akoma fituesi i zgjedhjeve të pjesshme, Edi Ra...

Editorial 1 Mars 2022, 10:28

E ardhmja e vjedhur e Rusisë

Nga Joschka Fischer“Project Syndicate”Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë zgjedhjen e tij. Ai ka nisur luftën kundër Ukrainës. Ky është një moment vendimtar p...

Editorial 26 Shkurt 2022, 12:45

As kriza nuk e bëri Kryeministër

Nga Enton AbilekajI pyetur në Konferencën për shtyp pas Samitit të Jashtëzakonshëm të NATO-s, nëse qëndrimi i Serbisë kundër sanksioneve për Rusinë do të ndikon...

Editorial 25 Shkurt 2022, 11:43

Armiku te Porta

Nga Florion MetohuNuk ka asnjë dyshim që urdhri i Vladimir Putin, në 24 shkurt 2022, për të sulmuar Ukrainën, do të mbahet mend si një nga datat kryesore të she...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë