LIVE UPDATES
Editorial

E ardhmja e vjedhur e Rusisë

1 Mars 2022, 10:28 Nga DOSJA
E ardhmja e vjedhur e Rusisë

Nga Joschka Fischer

“Project Syndicate”

Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë zgjedhjen e tij. Ai ka nisur luftën kundër Ukrainës. Ky është një moment vendimtar për Evropën. Për herë të parë që nga luftërat ballkanike të viteve 1990, të cilat u kufizuan në zonën e Jugosllavisë që ishte në shpërbërje e sipër, kontinenti ballafaqohet sërish me bombardimet e qyteteve dhe divizionet e tankeve.

Por këtë herë, luftën e ka nisur nga një superfuqi bërthamore. Duke urdhëruar pushtimin pak ditë më parë, Putin po tregon një shpërfillje të pacipë ndaj traktateve dhe ligjeve ndërkombëtare. Nuk ka pasur asnjë ngjarje të krahasueshme në Evropë që nga epoka e Hitlerit.

Sipas deklaratave të fundit të Putinit, Ukraina s’ka të drejtë të ekzistojë si shtet sovran, edhe pse është anëtare e Kombeve të Bashkuara, OSBE-së dhe Këshillit të Evropës; dhe ndonëse vetë Rusia (nën udhëheqjen e Boris Yeltsin) e ka njohur pavarësinë e këtij vendit.

Putin pretendon tani se Ukraina është pjesë e pandashme e Rusisë. Çfarëdo që mendon shumica e ukrainasve,për të është e parëndësishme. Gjithçka që ka rëndësi për Putin është madhështia dhe pozita ndërkombëtare e Rusisë. Por mos u gënjeni: Putin dëshiron më shumë sesa thjesht Ukrainën.

Lufta e tij ka të bëjë me gjithë sistemin evropian, i cili mbështetet mbi të gjitha tek parimi ipaprekshmërisë së kufijve shtetërore. Në përpjekje për të ri-vizatuar hartën me dhunë, ai shpreson që ta ndryshojë projektin evropian dhe ta rivendosë Rusinë si fuqinë kryesore, të paktën në Evropën Lindore.

Situata poshtëruese e viteve 1990 do të harrohej, dhe Rusia që të bëhej sërish një fuqi globale, në të njëjtin nivel me Shtetet e Bashkuara dhe Kinën. Sipas Putinit, Ukraina nuk katraditë si një shtet i pavarur, dhe është shndërruar një vegël të rëndomtë ekspansionizmit amerikan dhe NATO-s, duke paraqitur kësisoj një kërcënim për sigurinë e Rusisë.

Në një fjalim të çuditshëm një ditë përpara se trupat e tij të kalonin kufirin, Putin shkoi aq larg sa të pretendonte se Ukraina po përpiqet të pajiset me armë bërthamore. Në fakt, kur u shemb Bashkimi Sovjetik në fillimin e viteve 1990, Ukraina -ku ndodhej arsenali i tretë më imadh bërthamor në botë në atë kohë – ia dorëzoi Rusisë armët e saj bërthamore, me mbështetjen aktive diplomatike të SHBA-së.

Ukraina e bëri këtë pasi kishte marrë “garanci” për integritetin e saj territorial, siç thuhet në Memorandumin e Budapestit mbi Garancitë e Sigurisë të firmosur më5 dhjetor 1994. Ai dokument u nënshkrua nga fuqitë garantuese:SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Rusia, të cilave iu bashkuan Ukraina, Bjellorusia dhe Kazakistani (këto 2 të fundit hoqën dorë nga arsenalet më të vogla bërthamore që kishin trashëguar nga BRSS).

Të vendosura përkundrejt fakteve historike, deklaratat e Putinit janë absurde. Qëllimi i tij parësor, është t’u japë rusëve një justifikim për pushtimin e Ukrainës. Putin e di se nëse rusëve të zakonshëm do t’u jepej mundësia të zgjidhnin midis një lufte për të dominuar Evropën Lindore dhe një jete më të mirë dhe më të begatë në shtëpi, ata do të preferonin këtë të fundit.

Siç ndodh shpesh në historinë ruse, e ardhmja e vendit dhe e popullit vidhet nga sundimtarët e tyre. Ngritja e Rusisë në statusin e një fuqie globale në shekujt XIX dhe XX solli tragjedi të shumta jo vetëm për fqinjët që ajo nënshtroi dhe aneksoi gradualisht, por edhe për vetë rusët.

Liderët aktualë të Kinës, duhet të jenë të ndërgjegjshëm për këtë histori, duke pasur parasysh se Rusia perandorake pushtoi më shumë territore kineze sesa kushdo tjetër. Ajo që Putini nuk duket se e kupton, është se politika e kahershme e Rusisë për të dominuar popujt e huaj në sferën e saj të influencës, i bën vendet e tjera të fokusohen tek mënyra se si t’i shpëtojnë “burgut gjeopolitik” të Kremlinit në rastin më të parë, duke siguruar mbrojtje nga NATO.

Këtë dinamikë e tregon zgjerimi i aleancës drejt lindjes pas vitit 1989. Ukraina dëshiron që të anëtarësohet në NATO, jo sepse kjo e fundit synon të sulmojë Rusinë, por sepse Rusia ka treguar gjithnjë e më shumë qëllimin e saj për të sulmuar Ukrainën. Dhe tani kjo gjë po ndodh.

Vlen të kujtohet se në vitet 1990, propaganda ruse e akuzoi Perëndimin se kishte hartuar kundër saj shumë plane djallëzore. Asnjë nga këto komplote nuk u realizua në kohën kur Rusia ishte në rënie, pasi një skemë e tillë nuk ka ekzistuar kurrë në Perëndim.

Projekti perandorak rus është karakterizuar gjithmonë nga një përzierje e varfërisë së brendshme, shtypjes brutale, paranojës së madhe dhe aspiratave për pushtet në nivel global. E megjithatë, Rusia është dëshmuar shumë rezistente ndaj modernizimit, jo vetëm nën carët dhe më pas nën Leninin dhe Stalinin, por edhe nën Vladimir Putinin.

Për këtë mjafton të krahasoni ekonominë e Rusisë me atë të Kinës. Të dyja janë sisteme autoritare. Por të ardhurat kineze për frymë janë rritur shumë, ndërsa standardet e jetesës në Rusi janë në rënie.

Në terma historikë, Putini po e kthen Rusinë prapa në shekullin XIX, në kërkim të madhështisë së dikurshme, ndërsa Kina po ecën përpara për t’u bërë superfuqia përcaktuese e shekullit XXI. Ndërsa Kina ka arritur një modernizim të shpejtë ekonomik dhe teknologjik të paprecedentë, Putini i ka shpenzuar të ardhurat e Rusisë nga eksporti i energjisë tek ushtria, duke ia vjedhur edhe njëherë të ardhmen popullin rus.

Me orientimin e saj gjithnjë e më të theksuar drejt Evropës,Ukraina është përpjekur që t’ishpëtojë këtij cikli të pafundmë të varfërisë, shtypjes dhe ambicieve perandorake. Një demokraci liberale e stilit evropian që funksionon mirë në Ukrainë, do ta rrezikonte sundimin autoritar të Putinit. Populli rus do të pyeste veten dhe udhëheqësit e tij:Pse të mos jemi edhe në si ukrainasit?”.Putini nuk do të kishte asnjë përgjigje të mirë për t’u dhënë atyre, dhe ai e di këtë. Kjo është arsyeja pse Rusia ka nisur pushtimin Ukrainës./bota.al

Shënim: Joschka Fischer, Ministër i Jashtëm i Gjermanisë dhe zëvendës/kancelar në vitet1998–vitin 2005.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

editorial editorial joschka fischer rusia joschka fischer rusia

Sondazh

Poll
Editorial 26 Shkurt 2022, 12:45

As kriza nuk e bëri Kryeministër

Nga Enton AbilekajI pyetur në Konferencën për shtyp pas Samitit të Jashtëzakonshëm të NATO-s, nëse qëndrimi i Serbisë kundër sanksioneve për Rusinë do të ndikon...

Editorial 25 Shkurt 2022, 11:43

Armiku te Porta

Nga Florion MetohuNuk ka asnjë dyshim që urdhri i Vladimir Putin, në 24 shkurt 2022, për të sulmuar Ukrainën, do të mbahet mend si një nga datat kryesore të she...

Editorial 24 Shkurt 2022, 10:54

Perdja e re e hekurt

Nga Gjergj ErebaraVija e Teodosit, Perdja e Hekurt, Skizma e Madhe. Këto të gjitha janë krahasime historike shpesh të ekzagjeruara dhe të pabaza. Por ama në kon...

Editorial 22 Shkurt 2022, 08:16

Ti je “non grata” ime!

Nga Meri LikaKur plaçkitja bëhet një mënyrë jetese për një grup njerëzish që jetojnë në një shoqëri, ata krijojnë për vete, me kalimin e kohës, një siste...

Editorial 21 Shkurt 2022, 12:53

Mes votës së lirë dhe orientimit të Yuri Kim

Nga Enton AbilekajDeklarata e sotme e ambasadores amerikane, Yuri Kim, mund të ketë patur qëllimin e thjeshtë, që t’i japë një dorë Lulzim Bashës, pavarësisht s...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë