Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Nga Florion Metohu
Nuk ka asnjë dyshim që urdhri i Vladimir Putin, në 24 shkurt 2022, për të sulmuar Ukrainën, do të mbahet mend si një nga datat kryesore të shekullit të XXI që ndryshoi kornizën e rendit dhe sigurisë Botërore.
Pasojat e këtij veprimi, përveç humbjes së Ukrainës që tashmë është e sigurt, do të jenë afatgjata, jo vetëm për Perëndimin, por për të gjithë arenën ndërkombëtare. Një gjë është e sigurt. Trendi i viteve të fundit, ai i trimërimit të diktatorëve anë e mban botës, nuk mund të mohoet.
Politikat e sanksione ekonomike nuk janë më efikase për të parandaluar marrëzitë e këtyre individëve. Udhëheqësit perëndimor arsyetojnë, duke gabuar, sikur këta diktator janë të djeshëm ndaj mirëqënies së shtetasve të tyre. Kjo gjë do të ndodhte në një demokraci ku politikanët japin llogari përpara zgjedhësve të tyre por, jo në shtete ku nuk ekziston asnjë mjet kontrolli ndaj udhëheqësit.
Ndoshta kjo krizë do të sjellë dhe një ndryshim në të menduarin e Perëndimit dhe një nga zonat e fokusimit të aksionit euro-atlantik do jetë padyshim Ballkani Perëndimor.
Për të paktën një dekadë, kjo pjesë e kontinentit është neglizhuar nga Bashkimi Europian, duke vendosur kushte pas kushtesh për tu plotësuar nga shtetet e këtij rajoni me qëllim anëtarësimin. Por nuk duhet të harrojmë se vetë objektivi kryesor i projektit të bashkimit të vendeve europiane pas Luftës së Dytë Botërore, ishte eliminimi i konflikteve.
Sigurisht Ballkani Perëndimor ka probleme të mëdha me shtetin e së drejtës dhe korrupsionin. Të njejtën gjë mund të themi dhe për Bullgarinë dhe Rumaninë kur u anëtarësuan dhe në qoftëse do të zbatoheshin të njëjtat kritere si ato ndaj rajonit tonë, nuk do të ishin bërë pjesë e familjes europiane.
Anëtarësimi i tyre apo dhe i vendeve Balltike ishte mbi të gjitha një vendim gjeopolitik, për ti futur nën ombrellën mbrojtëse ekonomike, politike dhe ushtarake të NATOS-s dhe BE, pa të cilën edhe ato sot do të ishin të kërcënuara nga revanshizmi i “Putin i Tmerrshmi”.
Ballkani Perëndimor gjendet në një udhëkryq dhe si një rajon ku influenca ruse ka qenë tradicionalisht e madhe, rrezikon të kthehet në një tjeter zonë e nxehtë për Perëndimin. Shenjat nuk janë aspak të mira. Serbia është kthyer në një qendër operacionale ruse nga ku koordinon aktivitetin e vet të influencës dhe destabilitetit për të gjithë rajonin. Kujtojme ketu tentativën për grusht shteti në Mal të Zi, të organizuar nga operativ të shërbimeve sekrete ruse dhe serbe.
Vetë Serbia ka ndërmarrë një fushatë të madhe riarmatimi me anë të ndihmës së Moskës, duke ngritur shumë pikëpyetje të qëllimeve reale të Beogradit. Ndoshta një dritare e këtyre qëllimeve u pa disa muaj me parë me krizën e targave në kufirin me republikën e Kosovës, kur Beogradi dislokoi një numër të madh të ushtrisë. Një veprim ky që ngjan shumë me atë që Rusia bëri në kufirin ukrainas para se të sulmonte. Vetëm prania e forcave të NATO-s ndaloi një inkursion të mundshëm serb drejt territorit Kosovar.
Prania e këtyre forcave si në Kosovë ashtu edhe ne Bosnje Hercegovinë, i cili është një vend tjetër që do të rrezikohej të shpërbëhej, janë prova më e mirë që tregon se sa e rëndësishme është që Ballkani Perëndimor të futet plotësisht nën ombrellën mbrojtëse të Perëndimit.
Megjithëse duket cinike, duhet thënë që pushtimi i Ukrainës nga Rusia mund të sjelli zhvillime pozitive për sa i përket shanceve të integrimit të Ballkanit Perëndimir. Agresiviteti dhe revanshizmi i Putin do ndryshoj shumë llogaritë gjeopolitike, gjeostrategjike dhe gjeoekonomike të lidërve perëndimor, duke përfshirë edhe rajonin tonë. Këtë ndryshim do të kemi mundësi ta vërtetojmë në qershor të këtij viti kur të vendoset për hapjen e negociatave për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Pas sulmit rus kemi hyrë zyrtarisht në një etapë të re të marrëdhënieve ndërkombëtare, ku do të mbizotëroj ligji i xhunglës, ligji i më të fortit. Kush ngelet jashtë i vetëm rrezikon të bëhet objekt i sulmeve predatore.
It’s a brave new World!
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
Lufta e madhe është realitet – Rusia ka sulmuar Ukrainën. Kjo katastrofë mund të ishte parandaluar, nëse Perëndimi nuk do të kishte qëndruar i vetëdijshëm indif...
Nga Clare NuttallDërgimi nga Moska i një të dërguari të nivelit të lartë në Serbi, ndodh jo vetëm në mesin e krizës diplomatike mbi pushtimin e pritshëm të Ukra...
Nga Gjergj ErebaraVija e Teodosit, Perdja e Hekurt, Skizma e Madhe. Këto të gjitha janë krahasime historike shpesh të ekzagjeruara dhe të pabaza. Por ama në kon...
Nga Gideon RachmanAngela Merkel e përshkroi dikur Vladimir Putinin, si një udhëheqës që përdor metodat e shekullit XIX-të në shekullin XXI-të. Ajo që donte të t...
Nga Meri LikaKur plaçkitja bëhet një mënyrë jetese për një grup njerëzish që jetojnë në një shoqëri, ata krijojnë për vete, me kalimin e kohës, një siste...
DURRËS– Një grup i Forcave Operacionale të Policisë kanë zbarkuar në një lokal në qytetin e Durrësit. Efektivët kanë kryer kontrolle dhe kanë marrë n...
Nga Borzou DaragahiNdërsa Rusia po kërcënon të pushtojë Ukrainën, vazhdojnë lojërat e saj edhe në Evropën Juglindore, ku Moska po luan një rol të madh në trondi...
Nga Enton AbilekajDeklarata e sotme e ambasadores amerikane, Yuri Kim, mund të ketë patur qëllimin e thjeshtë, që t’i japë një dorë Lulzim Bashës, pavarësisht s...
Nga Enton AbilekajPër ata që e panë si betejë mes Ilir Metës dhe Edi Ramës, vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte humbje e të dytit dhe fitore e të parit. Ata që...
Nga Meri LikaThonë se, njerëzit, e vlerësojnë diçka vetëm atëherë kur nuk e kenë. Unë mendoj se kush e ka thënë këtë ka patur të drejtë. Përfundimisht ne...