LIVE UPDATES
Editorial

Ishte fitore, jo për Ilir Metën

17 Shkurt 2022, 15:00 Nga DOSJA
Ishte fitore, jo për Ilir Metën

Nga Enton Abilekaj

Për ata që e panë si betejë mes Ilir Metës dhe Edi Ramës, vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte humbje e të dytit dhe fitore e të parit. Ata që e panë si provë të institucionit më të lartë që ka prodhuar Drejtësia e re, mund ta kenë certifikuar Gjykatën Kushtetuese, ndoshta edhe Reformën në Drejtësi. Me këtë argument po krenohen edhe deputetët e Rilindjes. Pasi gëlltitën gjithë natën vendimin e orëve të vona të mbrëmjes së të mërkurës, që ua bëri nul votimin me urgjencë në fund të mandatit të Parlamentit të shkuar, ata po flasin për Drejtësi të pavarur, që nuk impresionohet nga maxhoranca.

Nisur nga kjo alibi e kapësve të Drejtësisë, më skeptikët e quajnë vendimin 6 me 1 kundër shkarkimit të Ilir Metës, si një lojë të maxhorancës. Meqënëse shkarkimi i Metës nuk do të kishte ndonjë efekt, vetëm 4 muaj përpara përfudimit të mandatit, i gjithëpushtetshmi ka urdhëruar të mos shkarkohet Meta në mënyrë që Kushtetuesja të fitojë integritetin e vënë në dyshim.

Mund të ketë qenë edhe një vendim personal i gjithsecilit prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, që e kanë shprehur në vendim se nuk kanë gjetur asnjë shkelje të rëndë të Kushtetutës në ndonjë nga argumentet me të cilat parlamenti votoi shkarkimin. Sot diskutohet për lojë, për integritetin e Gjykatës Kushtetuese, për suksesin e reformës, për fitore të Ilir Metës, por jo për atë që fitoi Shteti me precedentin e vendosur mbrëmjen e vonë të së mërkurës.

Kur lufta e ditës të precipitojë dhe gjakrat të ftohen, do kuptohet se vendimi ishte i rëndësishëm, jo për inatin e njërës palë, apo presionin e palës tjetër, jo për vlerësimin e Gjykatës Kushtetuese, as për bastet që Gjykatësit popullorë vunë nëpër bare ndërsa pritej vendimi. Ai ishte i rëndësishëm vetëm për precedentin. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë unifikuese, ato shërbejnë si precedente dhe kanë të njëjtën vlerë si një nen i Kushtetutës.

Duke votuar kundër shkarkimit të Presidentit, u krijua precedenti i rëndësishëm i paprekshmërisë të institucionit më të lartë të vendit nga pushteti partiak, sado i pakufijshëm të jetë. Pavarësisht arsyeve që e shtynë Kushtetuesja fitoi një betejë për votëbesimin e saj si mbrojtëse e Kushtetutës. Jo sepse mbrojti Ilir Metën, por sepse mes dy precedenteve zgjodhi t’ i jepte vendit precendin Demokratik dhe Kushtetues. Precedentin që, sado i çmendur të jetë një parlament, sado i çmendur të jetë autokrati që nuk mëson nga historia, nuk mund të kontrollojë çdo institucion që nuk i shërben atij.

Kjo është një fitore që do të mbetet si shtesë e Kushtetutës edhe në raste të tjera të ngjashme. Është një kolonë e demokracisë që nuk mund të shkatërrohet më dhe për këtë arsye duhet vlerësuar edhe nga ata që kanë frikë se mund të certifikojnë kështu pavarësinë e Drejtësisë së re. Nëse është prodhuar apo jo Gjykatë Kushtetuese të Pavarur, apo Drejtësi e pavarur, me gjithë institucionet, përfshirë SPAK, mund të gjykohet nga vendimet për zgjedhjet lokale, nga vendimi për Teatrin Kombëtar, nga mënyra se si u trajtuan dosjet 339 dhe 184, apo edhe denoncimet e bëra para zgjedhjeve të 5 prillit nga opozita dhe Presidenti, nga mënyra se si u trajtua cështja e DH Albania dhe së fundi ajo e Patronazhistëve. Hetimi i inceneratorëve pa përjashtuar askënd në zinxhirin e vendimmarrjes, sado pushtet që të ketë, është prova më aktuale e Drejtësisë së re. Fitorja e djeshme nuk lidhet me këtë provë, ajo lidhet me forcimin e shtetit, duke favorizuar balancimin e pushtetit.

Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

editorial editorial enton abilekaj enton abilekaj

Sondazh

Poll
Editorial 17 Shkurt 2022, 14:58

Pazari politik!

Nga Meri LikaThonë se, njerëzit, e vlerësojnë diçka vetëm atëherë kur nuk e kenë. Unë mendoj se kush e ka thënë këtë ka patur të drejtë. Përfundimisht ne...

Editorial 16 Shkurt 2022, 11:54

Çfarë kërkon Putin në Ukrainë

Nga Garry KasparovSot ka shumë lajme në lidhje me “krizën e Ukrainës” dhe jam i lumtur kur shoh sesi ky kërcënim i madh për rendin botëror më në fun...

Editorial 11 Shkurt 2022, 18:07

Fale nëna Lizën o i nderuar kryeministër!

Nga Meri LikaKa pothuajse një muaj që propaganda qeveritare na ka bombarduar me formularin “Këshillimi Kombëtar. Le të dëgjojmë njëri – tjetrin”. Mua personalis...

Editorial 10 Shkurt 2022, 18:08

Turpi historik i “opozitës” në Kuvend

Nga Enton AbilekajAta që zënë ulëset e opozitës në Kuvend, sot vërtetuan të jenë një çetë e çartur pa asnjë organizim dhe pa asnjë ide. Ndërsa Lul...

Editorial 5 Shkurt 2022, 14:59

Tahiri, ca gjëra duhen thënë…

Nga Desada MetajSaimir Tahiri nuk është “kokë turku”. Ai është përgjegjës për çorbën që sajoi dhe e gëlltiti bashkë me shefin e tij.Kur u zgjodh ministër...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë