LIVE UPDATES
Editorial

Rreziku i luftës: A mund ta shmangë Evropa krizën energjitike?

7 Shkurt 2022, 10:41 Nga DOSJA
Rreziku i luftës: A mund ta shmangë Evropa krizën energjitike?

Nga James McBride

“Council on Foreign Relations”

Perspektiva e një sulmi të madh rus ndaj Ukrainës, ka shkaktuar shumë diskutime lidhur me varësinë evropiane ndaj energjisë ruse,si dhe ka nxiur një kërkim të ethshëm për alternativa.Kërcënimi i një pushtimi rus në shkallë të gjerë të Ukrainës, i ka vendosur pjesërisht Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre evropianë në një gatishmëri të lartë, për shkak të potencialit për ndërprerje të mëdha në tregun evropian të energjisë, i cili mbetet shumë i varur nga nafta dhe gazi rus. Një sulm rus mund të shkaktojë anulimin e projekteve që janë në pritje të certifikohen, duke përfshirë gazsjellësin “Nord Stream 2” që çon gazin rus direkt në Gjermani, ndërsa presidenti rus Vladimir Putin ka kërcënuar të kufizojë eksportet e energjisë.

Në përpjekje për ta zbutur një krizë të tillë, Shtëpia e Bardhë po përpiqet që t’i orientojë më shumë eksportet e saj energjitike drejt Evropës, por ekspertët thonë se çdo zgjidhje do të ketë një kosto jashtëzakonisht të lartë. Por cila është situata energjetike aktuale në Rusi? Ky vend është një gjigant në këtë fushë. Prodhuesi i tretë më i madh në botë i naftës, dhe prodhuesi i dytë më i madh i gazit natyror. Sipas disa vlerësimeve, lëndët djegëse fosile përbëjnë 14 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Të ardhurat nga ky sektor, garantojnë më shumë se 40 për qind të buxhetit federal. Gjatë viteve të fundit, Rusia i ka përdorur të ardhurat nga energjia për të grumbulluar rreth 630 miliardë dollarë rezerva valutore. Për shembull, në vitin 2021Kremlini e balancoi buxhetin e tij që kishte një pritshmëri relativisht të ulët, për shkak të çmimit të naftës prej 45 dollarësh për fuçi. Në fakt vitin e kaluar çmimi ishte mesatarisht rreth 70 dollarë për fuçi. Siç e vë në dukje historiani i ekonomisë, Adam Tooze, kjo qasje konservatore fiskale, i ka dhënë mundësi Putin ta izolojë qeverinë e tij nga efektet e sanksioneve ekonomike të vendosura pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014.

Pjesa më e madhe e prodhimit energjetik të Rusisë, shkon për plotësimit e kërkesës evropiane, dhe sidomos për gaz që dërgohet nëpërmjet një rrjeti të ndërtuar në epokën sovjetike, që përshkon Ukrainën dhe vendet e tjera të Evropës Lindore.

Por Moska ka synuar të ndërtojë linja të reja të transportit, duke përfshirë “Nord Stream 2” që aktualisht ka shkaktuar shumë debate, për të anashkaluar rrjetet më të vjetra. Gjithashtu, ajo po mendon të ndërtojë një gazsjellës të ri për furnizimin e Kinës, edhe pse shitjet e tij ndaj këtij vendi fqinj, do të ishin sërish vetëm një pjesë e vogël në krahasim me sasinë e shitjeve në Evropë.

Por sa mbështetet Evropa mbi energjinë ruse? Në fakt ekziston një varësi e ndërsjellë:Kremlini varet nga të ardhurat që merr nga Evropa, ndërsa Evropa është e varur nga energjia ruse. Por shumë analistë thonë se kjo e fundit, nënkupton se vendosja e sanksioneve më të ashpra ndaj Rusisë, rrezikon që të dëmtojë seriozisht furnizimin e saj me energji. Në përgjithësi, Rusia furnizon rreth një të tretën e konsumit evropian të gazit natyror, që përdoret për ngrohje gjatë stinës së dimrit, por edhe për prodhimin e energjisë elektrike dhe prodhimin industrial.

Ndërkohë Bashkimi Evropian merr nga Rusia më shumë se një të katërtën e importeve të saj të naftës bruto, burimi i vetëm më i madh i energjisë për bllokun. Disa shtete të BE-së janë shumë më të varura se të tjerat. Portugalia dhe Spanja përdorin pak nga energjia ruse, ndërsa Gjermania, ekonomia më e madhe në Evropë, merr nga Rusia më shumë se gjysmën e gazit natyror dhe më shumë se 30 për qind të furnizimeve të saj me naftë bruto.

Franca e garanton pjesën më të madhe të energjisë elektrike nga energjia bërthamore, por mbështetet sërish në importet ruse për të plotësuar nevojat e saj për lëndë djegëse fosile. Analistët thonë se planet e Gjermanisë dhe vendeve të tjera për të hequr dorë nga energjia bërthamore dhe qymyri, mund ta rrisin këtë varësi.

Si mund ta ndryshonte këtë marrëdhënie “Nord Stream 2”? Ky projekt është një zgjerim i gazsjellësit origjinal “Nord Stream”, që përfundoi në vitin 2011 dhe që transporton gaz natyror nga Rusia Veriperëndimore përmes Detit Baltik direkt në Gjermani.

“Nord Stream 2”u miratua nga qeveria gjermane në vitin 2018, dhe ndërtimi i tij përfundoi në shtatorin e vitit 2021. Por vënia e tij në punë është përballur me vonesa nga entet rregullatoresi dhe nga tensionet në rritje midis Perëndimit dhe Rusisë.

Në rast se miratohet, ky gazsjellës do të lejojë që më shumë eksporte ruse të gazit natyror drejt Gjermanisë të anashkalojnë Ukrainën dhe vendet e tjera tranzite. Ky projekt ka qenë që në fillim shumë i diskutueshëm. Kritikët, përfshirë Uashingtonin, kanë paralajmëruar se ai do t’i japë Moskës më shumë ndikim mbi vendet evropiane, dhe do të thellojë potencialisht ndarjet politike në kontinent mbi mënyrën se si duhet reaguar ndaj agresionit rus.

Ndërkohë, vendet e Evropës Lindore si Polonia dhe Ukraina, janë shumë të shqetësuara për shkak se “Nord Stream 2” do t’i privojë ato nga miliarda dollarë që merrnin në formën e tarifave vjetore të tranzitit, dhe se ai do t’i lërë akoma më shumë në mëshirën e Rusisë. Për shumë analistë, këto rreziqe u përforcuan sërish në fundin e vitit 2021, kur Rusia pezulloi furnizimin shtesë edhe pse kishte një rritjeje të kërkesës për energji. Rezultati ishte trefishimii çmimeve dhe kërcënimet e mungesës në të gjithë Evropën. Për Francën, ai episodi konfirmoi se ishte e drejtë mbështetja e saj tek energjia bërthamore.

Çfarë do të ndodhë më pas?Udhëheqësit amerikanë dhe evropianë, janë shumë të shqetësuar mbi skenarin e ndërprerjes së madhe të furnizimeve energjetike, në rastin e një pushtimi rus në shkallë të plotë të Ukrainës. Qeveria gjermane ka thënë se nëse ndodh ky sulm, mund ta anulojë plotësisht “Nord Stream”.

Megjithatë, një veprim i tillë do të përbënte një sfidë të madhe:si të garantohet furnizimi i Evropës me karburant, duke e ndëshkuar në të njëjtën kohë Rusinë. Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka premtuar t’i shkaktojë “kosto të rënda” Rusisë në rast se pushton Ukrainën, duke përfshirë përjashtimin e bankave ruse nga sistemi financiar global.

Por nëse Putin do t`i përgjigjet me ndërprerjen e furnizimit me gaz, kjo mund të rrisë akoma më tej çmimet e energjisë, të rrisë inflacionin, dhe të dëmtojë rimëkëmbjen ekonomike të Evropës. Prandaj aktualisht po bëhen përpjekje për të mbështetur nevojat evropiane për energji.

Evropa ka një rezervë strategjike për vetëm rreth 1 muaj, të cilën mund ta përdorë në rast urgjence. Për më tepër, ekziston një kërkesë e mjaftueshme për rreth 9 javë që zakonisht përballohet nga furnitorët tregtarë,ndërkohë Shtëpia e Bardhë po bën përpjekje për të grumbulluar furnizime shtesë të gazit natyror të lëngshëm (LNG). Një qasje e ngjashme ndihmoi në furnizimin e Japonisë pas katastrofës bërthamore të Fukushimës në vitin 2011. Por analistët thonë se flitet për pjesën më të madhe të furnizimit në botë, dhe ndonëse masa të tilla mund ta lehtësojnë krizën në një periudhë afatshkurtër, kostot do të jenë të larta.

Ekspertja e energjisë në Universitetin Tafts, Amy Myers Jaffe, thotë se në rastin e një ndërprerjeje të plotë të furnizimeve energjitike nga Rusia, ka të ngjarë që “Evropa të gjejë një rrugë” alternative. Jaffe thotë se prodhuesit mund të ridrejtojnë disa dërgesa për LNG ose të përdorin energjinë e qymyrit apo burimeve të tjera. Megjithatë, paralajmëron ajo “çdo ndryshim në krahun e ofertës do të vinte me çmime më të larta, duke i detyruar konsumatorët evropianë të përballen me një faturë edhe më të madhe”. Marrë nga Bota.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

editorial editorial james mcbride kriza energjitike ne evrope james mcbride kriza energjitike ne evrope

Sondazh

Poll
Editorial 5 Shkurt 2022, 14:59

Tahiri, ca gjëra duhen thënë…

Nga Desada MetajSaimir Tahiri nuk është “kokë turku”. Ai është përgjegjës për çorbën që sajoi dhe e gëlltiti bashkë me shefin e tij.Kur u zgjodh ministër...

Editorial 1 Shkurt 2022, 09:06

Primaret, më mirë vonë se kurrë

Nga Meri LikaPRIMAR mb. libr.shih PARËSOR,~E. Materia është primare.PARËSOR mb. libr.Këtë shpjegim jep fjalori i gjuhës shqipe në lidhje me fjalën “Pr...

Editorial 25 Janar 2022, 17:14

Pse Rama po e bën nul rrëfimin e Veliajt

Nga Enton AbilekajTIRANË– Edi Rama u angazhua personalisht për ta bërë nul dëshminë e Erjon Veliajt per pushtetin Rilindas. Një dëshmi e regjistruar ...

Editorial 21 Janar 2022, 13:28

Zgjedhjet e pjesshme, fundi i agonisë së PD-së

Nga Enton AbilekajTIRANË– Misionarët e pajtimit të gjaqeve politike kanë filluar të mësyjnë studio televizive për të nxjerrë kandidatë të përbashkët ...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës