Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Nga Meri Lika
Ka pothuajse një muaj që propaganda qeveritare na ka bombarduar me formularin “Këshillimi Kombëtar. Le të dëgjojmë njëri – tjetrin”. Mua personalisht ky formular është duke më ndotur krejtësisht hapësirën si atë në familje, sepse që ta dini më ka ardhur dy herë në formatin letër fizike, por në të njëjtën kohë më hyn në hapësirën time sa herë që hap portalin e-albania, e për shkak të profesionit ndodh që ta hap edhe 20 apo 30 herë në ditë.
Kur e sheh kështu në pamjen e tij vizive dhe nëse do që të jesh naiv e të besosh se ku i dihet ndoshta qeveria këtë herë e paska serizisht vërtetë, e ke të pamundur ta shijosh. Takimi i djeshëm i kryeministrit me banoret (them banoret e jo banorët sepse ishin vetëm gra) e lagjes 5 Maji, më zgjoi nga ëndrra që kisha tjerrur në mendjen time duke patur dëshirën ta besoja këtë herë qeverinë.
Arroganca e pushtetit u shfaq në formatin e saj më përfaqësues. Në atë format të cilin jemi duke e prekur përditë në rroga, në taksa, në shëndetësi, në siguri, në rrugë, madje edhe në mendime. Kryeministri ynë që është aq i zoti i tregoi vendin nëna Lizës se ajo nuk mund t’i drejtohej ashtu pikërisht atij, atij liderit ndërkombëtar të “Open Ballkan”.
Ndihem keq nga keqtrajtimi që i bëri nëna Liza prijësit tonë. Ndihem aq keq sa dua t’i kërkoj falje atij në emër të nëna Lizës e t’i them se ai me atë zemër aq të madhe ta fal nëna Lizën. Fale nëna Lizën o i nderuar kyeministër, fale se ajo nuk e di që para teje të gjithë përulen, ajo nuk e di se para tej nuk guxon të flas as Elisa, as Frida madje madje as Bora.
Fale nëna Lizën o i nderuari ynë, fale se ajo nuk e di që ti je duke na udhëhequr me qeverinë më të korruptuar të të gjitha kohërave.
Të lutem, fale nëna Lizën, fale se ajo nuk e di se vetëm në kohën tënde një kilometër rrugë kushton mbi 20 milion euro.
Fale pra, të lutem bëje zemrën gur, fale se ajo nuk e di që ti je kryeministri i PPP-ve të famshme, i konçensioneve miliona eurosh, i patateve të skuqura me Kechap-in e Vilmës, i dializës dhe sterilizimit me PPP, harron e shkreta plakë se nën sajen tënde tek ne nuk vdiq asnjë nga Covidi.
Aman fale, se ajo nuk e di që vetëm nën udhëheqjen tënde dy bashkitë më të ekspozuara ndaj turizmit Durrësi e Vlora, ngushtuan rrugët e makinave dhe shtuan betonin në shëtitore, se siç thotë nëna ime “gjithë këto trotuare të gjera nuk e paskam ditur se qenkemi kinez”, e tani që të shëtisësh një turist në Vlorë apo Durrës ti duhet të qëndrosh si bagëtia në shtrungë e nëse “je me fat” dhe gjendesh në trafik pas autobuzit urban, duhet t’i tregosh turistit se si numërohen “mbrekullisht” stacionet e autobuzit, sa pasagjerë hipin e zbresin nga urbani në çdo stacion, sepse nuk ke asnjë shpresë për të dalë përpara tij.
Fale nëna Lizën o i madhërishëm, se ajo nuk e di, që baypass-i Llogorasë punoi deri në zgjedhjet e prillit e pastaj u mbyll që të rihapet në zgjedhjet e rradhës, ajo nuk e di se nën udhëheqjen tënde nuk u shtrua asnjë km rrugë paçka se miliona euro janë paguar për to.
Fale nëna Lizën se ajo si pleqëri që është nuk e di, se ti dhe kryetari ynë i palodhur bashkisë i cili edhe në “ato pak orë gjumi që fle për shkak të punës që ka zgjedhur ose më mirë të themi që e zgjodhëm ne të bëj”, mendon vetëm për të mirën e nëna Lizës dhe banorëve të tjerë të lagjes 5 Maji, por edhe për ata të Astirit, edhe për ata të Paskuqanit, të Buzës së Lumit, madje i del koha të mendoj edhe për artistët që t’i bëj me teatër.
Fale pra nëna Lizën se ajo dhe ne të vdekshmit e tjerë nuk e dimë se sa me fat jemi që të kemi, ajo nuk e di që jemi gati të brohorasim njëzëri si për merhumin dikur që duhet të merrte nga ditët tona, të rronte sa malet, e ti kishte duart me sheqer e me hurma.
Të lutem fale nëna Lizën, e bashkë me të, na fal të gjithëve NE, se nuk dimë ç’bëjmë.
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
Nga Enton AbilekajAta që zënë ulëset e opozitës në Kuvend, sot vërtetuan të jenë një çetë e çartur pa asnjë organizim dhe pa asnjë ide. Ndërsa Lul...
Enver RobelliPër 92 vjet ekzistencë shtëpia e Xhafer Devës më së paku ka qenë e tij. Për arsye të njohura. Pas Luftës së Dytë Botërore shtëpia ka qenë ambulancë...
Nga Enton AbilekajEdi Rama as nuk po flet më për votimin e së enjtes së 10 shkurtit, ku i duhen votat e opozitës për të arritur shumicën absolute të nevojshme p...
Nga Andi BushatiAlbin Kurti rrezikon të bjerë pre e lehtësisë së politikave ditore që përdhosin rëndë memorien historike. Qeveria e tij, ose më mirë Ministria e...
Nga James McBride“Council on Foreign Relations”Perspektiva e një sulmi të madh rus ndaj Ukrainës, ka shkaktuar shumë diskutime lidhur me varësinë evropiane ndaj...
Nga Desada MetajSaimir Tahiri nuk është “kokë turku”. Ai është përgjegjës për çorbën që sajoi dhe e gëlltiti bashkë me shefin e tij.Kur u zgjodh ministër...
Nga Dell Dailey & James P.Farwell“National Interest”Retorika e Vladimir Putin po kërkon një Marrëveshje të re të Mynihut pas asaj të vitit 1938, me kapitull...
Nga Meri LikaPRIMAR mb. libr.shih PARËSOR,~E. Materia është primare.PARËSOR mb. libr.Këtë shpjegim jep fjalori i gjuhës shqipe në lidhje me fjalën “Pr...
Nga “The Economist”Amerika nuk është më aq e gatshme për ta ruajtur atë, shkruan The EconomistPearl Harbor është një pikë kyçe e trajektores ...
Nga Enton AbilekajPërpara partive në zgjedhjet e 6 marsit ka hyrë SHBA. Takimet me Bashën dhe deklaratat që përgënjeshtrojnelë Berishën dhe paralajmërojnë PD, j...