LIVE UPDATES
Editorial

Rehabilitimi i kolaboracionistëve, njollë turpi për qeverinë Kurti

8 Shkurt 2022, 20:25 Nga DOSJA
Rehabilitimi i kolaboracionistëve, njollë turpi për qeverinë

Nga Andi Bushati

Albin Kurti rrezikon të bjerë pre e lehtësisë së politikave ditore që përdhosin rëndë memorien historike. Qeveria e tij, ose më mirë Ministria e Kulturës së Kosovës, ka përkrahur idenë, për të rikonstruktuar shtëpinë e kriminelit dhe kolaboracionistit Xhafer Deva, në qendrën historike të Mitrovicës, duke hedhur kështu një hap drejt rehabilitimit të njërës prej figurave më të erëta të luftës së dytë botërore.

Më të drejtë ambasadori gjerman në Prishtinë u shpreh i shqetësuar për daljen në sipërfaqe të një simboli të krimeve naziste, duke mos lënë asnjë ekuivok që reket ta maskojë këtë akt të retushimit të së shkuarës, përmes vlerave historike apo arkitekturore të një godine të fillim shekullit të shkuar.

Vendimi i qeverisë së Kosovës është i rëndë sepse ai u jep hov zërave që e përshkruajnë këtë bashkëpuntor të nazistëve si një mbrojtës të kufijve të Shqipërisë së madhe, si një themelues të lidhjes së dytë të Prizrenit, si një luftëtar partiot kundër sllavo-komunistëve, klishe që mund të shërbejnë si tema të politikës në kontekstin aktual.

Por, në këtë pikë historia është e pamëshirshme. Xhafer Deva nuk është personazh i errët. Ai ka qenë ministër i brendëshëm i qeverisë kuislinge të Tiranës. Ai është themelues i divizionit famëkeq “Skëndërbeg”, që u ngrit me miratimin e drejtpërdrejtë të Hitlerit. Ai luftoi përkrah gjermanëve dhe u ndihmua të dilte nga Shqipëria për të shpëtuar kokën, me mbështetjen e drejtpërdrejtë të pushtuesve. Njolla më e madhe e këtij krimineli lufte, filozofia makabre e të cilit qe: “gjaku don gjak dhe terrori terror”, është vrasja e 84 banorëve të Tiranës, shumica qytetarë të thjeshtë, gjatë masakrës së 4 shkurtit 1944.

Figura e Xhafer Devevës nuk mund të shpëtohet as nga disa pseudo teori që gëluan rëndom pas rënies së Murit të Berlinit dhe që mëtonin ti justifikonin bashkëpunëtorët e fuqive të boshtit me prirjen e tyre për të luftuar komunizmin dhe për të penguar rënien e vendit nën zgjedhën bolshevike. Në librin e tij “Shqipëria gjatë luftës 1939-1944”, historiani i ftohtë dhe skrupuloz, Bernd Fisher, dëshmon se ministri i brendëshëm Deva ishte thjeshtë një pazarxhi parimesh që i merrte para komunistëve të arrestuar për ti nxjerrë nga qelia. Ai tregon gjithashtu se njësitë e divizionit Skënderbg, morrën një nam shumë të keq, pasi në vend që të luftonin kundër antifashistëve, ata më shumë “përdhunonin, plaçkisnin dhe vrisnin me gjak të ftohtë”.

As alibia se këto trupa do të shërbenin si ushtarë të mbrojtjes së “Shqipërisë së madhe” nuk ka bazë. Rreth 1200 bashibozukët që Xhafer Deva solli në fund të dhjetorit 1943 nga Mitrovica në Tiranë, më shumë sesa si patriotë u sollën si kusarë. Kjo e bëri komandantin gjerman të divizionit SS Skënderbg, August Schmidhuber, të thoshte me hidhërim: “shqiptarët hidhen në sulm, vetëm kur ka diçka për të vjedhur”. Pra, shkurt, Xhafer Deva ka qenë një kriminel pa parime dhe etiketa e vetme që shkon atij është ajo e një bashkëpunëtori të nazistëve.

Pikërisht për këtë, përdorimi i figurës së tij sot, përpjekja për të luajtur me shtëpinë në qendër të qytetit simbol të Mitrovicës, evokimi i një patriotizmi të paqenë, janë sa të liga e sharlataneske, po aq dhe anti produktive. Ato janë ku e ku më keq, sesa rahabilitimi që kryeministri shqiptar, Edi Rama i bëri një tjetër kolaboracionisti, të provuar, Mit’hat Frashërit.

Por, në rastin e qeveisë së Vetvendosjes, që pretendon se është trashëgimtare e vlerave antifshiste të së majtës, gafa është edhe më e rëndë. Në këtë rast, duket sikur parimet dhe idealet universale të një force politike qeverisëse janë përdhosur nga sirenat e gënjeshtëra të një patriotizmi fast-food, sikur lufta vëllavrasëse kundër shqiptarëve, duhet sfumuar para llafollogjisë që, një tip si Xhafer Deva, ka përdorur kundër sllavo-komunistëve.

Kësaj zgjedhjeje dritëshkurtër, që duket sikur i shërben interesave të aty përatyshme të momentit, i duhet dhënë fund. As duke u fshehur pas traditës dhe arkitekturës, as duke pretenduar se projektin e ka gjetur të gatshëm, qeveria e Albin Kurtit nuk e ka luksin të japë qoftë edhe sinjalin më të vogël të rehabilitimit të Xhafer Devës. Çdo përpjekje në këtë kah, është një njollë turpi mbi fytyrën e saj ende të papërlyer. Çdo demarsh për marrjen nën sqetull të pseudo patriotëve, që s’janë asgjë tjetër përpos se kriminelë, e rënon kauzën e saj reale. Mitrovica e vjetër është më e bukur me atë ndërtesë të rënuar, sesa me një godinë që do të evokojë kujtimin e një idhtari të Hitlerit. Kosova dhe Shqipëria do të jenë më të mira nëse nuk do të bëhen pre e kujtimit të atyre që vrasjet i veshën me petkun e një nacionalizmi të rremë.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

editorial editorial xhafer deva xhafer deva

Sondazh

Poll
Editorial 5 Shkurt 2022, 14:59

Tahiri, ca gjëra duhen thënë…

Nga Desada MetajSaimir Tahiri nuk është “kokë turku”. Ai është përgjegjës për çorbën që sajoi dhe e gëlltiti bashkë me shefin e tij.Kur u zgjodh ministër...

Editorial 1 Shkurt 2022, 09:06

Primaret, më mirë vonë se kurrë

Nga Meri LikaPRIMAR mb. libr.shih PARËSOR,~E. Materia është primare.PARËSOR mb. libr.Këtë shpjegim jep fjalori i gjuhës shqipe në lidhje me fjalën “Pr...

Editorial 25 Janar 2022, 17:14

Pse Rama po e bën nul rrëfimin e Veliajt

Nga Enton AbilekajTIRANË– Edi Rama u angazhua personalisht për ta bërë nul dëshminë e Erjon Veliajt per pushtetin Rilindas. Një dëshmi e regjistruar ...

Editorial 21 Janar 2022, 13:28

Zgjedhjet e pjesshme, fundi i agonisë së PD-së

Nga Enton AbilekajTIRANË– Misionarët e pajtimit të gjaqeve politike kanë filluar të mësyjnë studio televizive për të nxjerrë kandidatë të përbashkët ...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës