Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Nga Enton Abilekaj
Ata që zënë ulëset e opozitës në Kuvend, sot vërtetuan të jenë një çetë e çartur pa asnjë organizim dhe pa asnjë ide. Ndërsa Lulzim Basha, me ndërmjetësimin e ambasadores amerikane, e ka shitur grupimin e vetë tek Edi Rama, ende pa u tharë boja në gishtat e votuesve të opozitës, pjesa tjetër ka vetëm një lider politik si Berisha dhe një grup mendjesh konfuze që i shkojnë nga mbrapa ndërkohë që flirtojnë me kë të munden.
Këtë tregoi votimi i sotëm në Kuvend, që i zgjati mandatin organeve të vettingut, të konfirmuara në 5 vjet si të paafta dhe të korruptuara. Me video-shantazhe, me vendime të pashpjegueshme pas urhdërave partiakë për përjashtimin apo kualifikimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve, vazhdimisht në përplasje me përfaqësuesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), ata jo vetëm që u amnistuan sot me votat e opozitës, por morën edhe një mandat 3-vjeçar.
Teksa Sali Berisha deklaroi votën kundër, megjithëse ekspozoi me video lëpirjen që Lulzim Basha po i bënte asaj që kishte përshtyrë, grupi i mbështetësve të tij iu bashkua. Ata u larguan nga Kuvendi duke mos marrë pjesë në asnjë votim. Aleatët e PD-së, kokëulur dhe pa dinjitet, u futën në sallë të bënin atë që, edhe ata, kishin premtuar se nuk do ta bënin kurrë. Edhe LSI, që denoncon Lulzim Bashën, si të kapur nga Rama, si bashkëpunëtor të fshehtë të Edi Ramës, uli kokën dhe nuk guxoi të votojë kundër. Të kapur nga frika, nga presioni, apo, në rastin më të mirë, të joshur nga ndonjë ofertë bujare, ata bënë votimin e turpit, nënshtrimin e turpit, i dhanë Edi Ramës mundësinë që deri në 31 dhjetor 2024 të përdorë KPK dhe KPA për të shantazhuar apo sakatuar Drejtësinë.
Votimi i sotëm, tregoi se populli opozitar përfaqësohet në Kuvend nga një pakicë shumë e vogël, nga rrethi i ngushtë i Sali Berishës, që, në tejkalim të kohës së vetë politike, por jep shpresë që, edhe një regjimi të mbështetur nga ambasadorët, edhe një pushteti të subvencionuar nga korrupsioni brenda dhe jashtë, mund t’I rezistohet nëse je i pakapur.
Në të kundërt Lulzim Basha, që ka marrë flamurin e së resë që po kërkon të largojë të vjetrën, ka marrë tashmë një rrugë të kompromentuar, të opozitës false, të fasadës së shpifur të një regjimi banal, të pazarxhiut të votave opozitare, që i merr ditën në terrenin e varfërisë dhe i shet natën në zyrat e luksit. Ai shiti sot veten më shumë se këdo. Shiti atë pak dinjitet që u mundua të mbante, pasi deklaroi “lufta sapo ka filluar” dhe nxori nga sirtarët propozimet bajate për ndryshime Kushtetuese, vetëm për të bërë marrëveshjen e tretë me Edi Ramën. Ai sot, i vuri drynin final, bravës luksoze të opozitës që u mundua t’i falë Yuri Kim, kur e nxiti në aventurën politike që e futi në rrugë pa krye.
Pas seancës së turpit, ai u nis drejt SPAK për të dëshmuar i detyruar para prokurorëve belgë, duke përgënjshtruar edhe një tjetër deklaratë që ka bërë, për shpjegimet shteruese që u kishte dhënë në 2018. Nërsa Berisha u nis në Vorë për fushatë elektorale, Lulzim Basha shtrëngonte fort vendimin për të votuar KPK dhe KPA, që të fitonte një seancë relaksuese pyetjesh. Pasi mbaroi seanca, rrugën e së ardhmes e mori “politikani i së shkuarës”, ndërsa rrugën e së shkuarës “lideri i së ardhmes”.
Kontroverset nuk mbarojnë për Shqipërinë, ato vetëm shpjegojnë pse situatat e vështira përsëriten. Edi Rama e ka tashmë Parlamentin që u duk sikur e humbi në 2021, kur Murrizi, Gjuzi dhe ”kërpërata” e tyre u larguan. Ai mund të tallet me Kushtetutën, me institucionet sa herë të dojë, duke e vënë në resht opozitën e kapur, në mos direkt, nëpërmjet ambasadorëve. Lideri i një shpure të korruptuar, që çdo ditë përballet me një “çështje personale” të bashkëpunëtorëve të tij më të afërt dhe gjithmonë del palagur për shkak të Drejtësisë që ka sajuar këto 5 vjet, sapo konfirmoi se do t’i ketë të paktën edhe për 3 vjet në dispozicion të gjitha. I vetëm ka mbetur publiku i nënshtruar ndaj fatkeqësisë./Dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
Enver RobelliPër 92 vjet ekzistencë shtëpia e Xhafer Devës më së paku ka qenë e tij. Për arsye të njohura. Pas Luftës së Dytë Botërore shtëpia ka qenë ambulancë...
Nga Enton AbilekajEdi Rama as nuk po flet më për votimin e së enjtes së 10 shkurtit, ku i duhen votat e opozitës për të arritur shumicën absolute të nevojshme p...
Nga Andi BushatiAlbin Kurti rrezikon të bjerë pre e lehtësisë së politikave ditore që përdhosin rëndë memorien historike. Qeveria e tij, ose më mirë Ministria e...
Nga James McBride“Council on Foreign Relations”Perspektiva e një sulmi të madh rus ndaj Ukrainës, ka shkaktuar shumë diskutime lidhur me varësinë evropiane ndaj...
Nga Desada MetajSaimir Tahiri nuk është “kokë turku”. Ai është përgjegjës për çorbën që sajoi dhe e gëlltiti bashkë me shefin e tij.Kur u zgjodh ministër...
Nga Dell Dailey & James P.Farwell“National Interest”Retorika e Vladimir Putin po kërkon një Marrëveshje të re të Mynihut pas asaj të vitit 1938, me kapitull...
Nga Meri LikaPRIMAR mb. libr.shih PARËSOR,~E. Materia është primare.PARËSOR mb. libr.Këtë shpjegim jep fjalori i gjuhës shqipe në lidhje me fjalën “Pr...
Nga “The Economist”Amerika nuk është më aq e gatshme për ta ruajtur atë, shkruan The EconomistPearl Harbor është një pikë kyçe e trajektores ...
Nga Enton AbilekajPërpara partive në zgjedhjet e 6 marsit ka hyrë SHBA. Takimet me Bashën dhe deklaratat që përgënjeshtrojnelë Berishën dhe paralajmërojnë PD, j...
Nga Enton AbilekajTIRANË– Edi Rama u angazhua personalisht për ta bërë nul dëshminë e Erjon Veliajt per pushtetin Rilindas. Një dëshmi e regjistruar ...