LIVE UPDATES
Editorial

Pazari politik!

17 Shkurt 2022, 14:58 Nga DOSJA
Pazari politik!

Nga Meri Lika

Thonë se, njerëzit, e vlerësojnë diçka vetëm atëherë kur nuk e kenë. Unë mendoj se kush e ka thënë këtë ka patur të drejtë. Përfundimisht ne, shqiptarët, jemi një popull mosmirënjohës. Jemi të tillë sepse nuk arrijmë dot të vlerësojmë qeveritarët dhe politikanët që kemi. Unë personalisht, kam filluar të kem një admirim gati hyjnor, për qeveritarët dhe për politikanët tanë në përgjithësi.

I admiroj sepse, kanë shumë më tepër qendrueshmëri se unë, janë shumë më të fortë se unë, shumë më punëtorë se unë, shumë më të shkolluar se unë, shumë më të mençur se unë, shumë më, e shumë më, e shumë më, e shumë më të tjera. Duke patur parasysh sulmet që, shpesh, iu bëhen publikisht, them me vete se nëse do të kisha qenë në vendin e tyre do ta kisha ngritur prej kohësh flamurin e bardhë të dorëzimit, e t’iu jepja kritikuesve dhe sharësve atë që ata dëshironin. Por qeveritarët dhe politikanët tanë nuk e bëjnë, ata qëndrojnë, si okllai, përballë çdo sulmi dhe nuk dorëzohen.

Unë nuk jam aspak dakord me shprehjen se çdo popull ka qeverinë që meriton sepse, ne nuk i meritojmë këta qeveritarë kaq të përkushtuar, këta qeveritarë dhe politikanë që natë e ditë luftojnë e punojnë, ndërkohë kur ne zhgërryhemi plazheve të Maldiveve e Dubait.
Në këtë derexhe ku kemi arritur, si popull thashethemexhi, mendoj se, meritojmë të qeverisemi nga njerëz të ndershëm, nga ata të cilët kanë parime, nga ata që ndjekin rrugën e drejtë në të mirë të vendit e që në fund të qeverisjes të mos ikin të pasur, etj etje si këto dhe të na e venë festen siç kemi kokën. Po jo, Zoti na ka mbajtur me hatër duke na dhënë krejt të kundërtën e atyre qeveritarëve dhe politikanëve që ne me të vërtetë meritojmë.

Ju që nuk jeni dakord me këtë qeverisje dhe që nuk iu pëlqejnë politikanët tanë, e keni rrugën të hapur, mund të ikni nga Shqipëria. U habitët?! Po mor po, të ikni që ç’ke me të. Nuk është e denjë që qeveria dhe politikanët tanë të udhëheqin këta konformistë të cilët nuk dinë të vlerësojnë asgjë.

Është e pamundur të qeverisësh një popull të tillë, ku kriminelët e rrezikshëm duke filluar nga ata që nuk paguajnë dritat, apo ata që parkojnë makinën keq, apo ata që ndërtuan pa leje dhe janë në proces legalizimin, etj, bredhin të lirë, e në vend të tyre arrestohen politikanë e askush nuk ua merr parasysh shumë e shumë sakrifica që kanë bërë për këtë popull.

Jemi popull llafazan, ngelëm duke bërtitur për liri e për të drejta, ama kur vjen puna tek qeveritarët dhe politikanët tanë, harrojmë se edhe ata, e duan lirinë dhe të drejtat. Po pra, e duan lirinë që të votojnë çfarë t’iu dojë qejfi, pa menduar nëse na shkaktojnë dëm ne votuesve, duan edhe ata të kenë të drejtë të pasurohen njësoj si dhe ne. A na ndalon ndokush, që të pasurohemi me punën tonë?

Jo!

Po ata përse nuk duhet të pasurohen me punën e tyre?

Jemi popull bukëshkalë, që turremi mbi politikanët si shkaba e i quajmë, hajdutë, të korruptuar, të shitur, vegla, e sa e sa fjalë të tjera që nuk mi nxe goja. Po ngadalë o popull ngadalë, se njerëz janë edhe ata, dhe nuk janë njerëz dokudo por, janë njerëz të cilët, siç e tha dhe kryetari i nderuar i qytetit tonë, “edhe në ato pak orë gjumi që flenë”, janë duke ëndërruar se si të na e bëjnë jetën më të lehtë, duke “punuar në këtë zanat që nuk e zgjodhën por i zgjodhëm”.

E kuptoni? Ne jemi fajtorët që i zgjodhëm kurse ata me zemërgjerësinë që i karakterizon, pranuan të sakrifikohen si Rozafa. E thashë edhe në fillim, unë nuk do kisha duruar kaq shumë, do të isha dorëzuar, kurse këta vazhdojnë më luftarak se kurrë, më të fortë se kurrë, me ide më të qarta se kurrë. E keni parasysh kur, prindërit marrin vendime për fëmijët sepse mendojnë vetëm për të mirën e tyre, (të mos hanë shumë çokollata, patatina etj) paçka se fëmijëve nuk iu pëlqejnë ato vendime?

E pra, për të njëjtën arsye durojnë edhe politikanët e qeveritarët tanë, sepse ata e dinë se çfarë është e mirë për ne, prandaj marrin vendime që të na i ndalojnë “çokollatat dhe patatinat”.

Jemi popull egoist. Si nuk u lodhëm xhanëm, na zuri goja lesh duke iu kërkuar politikanëve që të merren vesh, të kuptohen, të dialogojnë, të arrijnë marrëveshje, po a më thoni dot se përse duhet t’i bëjnë ata të gjitha këto? Po për ne more për ne!

Ata na durojnë, mblidhen, kuptohen, arrijnë marrëveshje, ndryshojnë kushtetutën etj. Të mos flasim për këtë të fundit, se kur arrijnë marrëveshje për të, ata e dinë se sa vuajnë! Jemi popull mendjengushtë dhe nuk kemi për ta kuptuar dot kurrë se, kur ndryshojnë kushtetutën vuajtja e tyre nuk shpjegohet dot me fjalë, por ata e tejkalojnë edhe këtë dhimbje e na japin ndryshimet që duam.

E ndiejë për detyrë t’iu kërkoj t’i lutemi Zotit, që qeveritarët tanë të mos dorëzohen dhe që një ditë të bukur të mos e gjejmë veten përballë tyre e të na thonë:  “Merreni pushtetin o popull  mosmirënjohës, merreni dhe të shohim si do drejtoni.” Të lusim Zotin që kjo të mos ndodh, dhe të shpresojmë që Zoti t’i dëgjojë lutjet tona se po nuk i dëgjoi na mori lumi, e nuk na ngelet gjë tjetër por, të këndojmë këngën “Lumi që mori Vunonë, pse s’mori dhe Qeparonë?”./Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

editorial editorial editorial nga meri lika meri lika politika ne shqiperi editorial nga meri lika meri lika politika ne shqiperi

Sondazh

Poll
Editorial 16 Shkurt 2022, 11:54

Çfarë kërkon Putin në Ukrainë

Nga Garry KasparovSot ka shumë lajme në lidhje me “krizën e Ukrainës” dhe jam i lumtur kur shoh sesi ky kërcënim i madh për rendin botëror më në fun...

Editorial 11 Shkurt 2022, 18:07

Fale nëna Lizën o i nderuar kryeministër!

Nga Meri LikaKa pothuajse një muaj që propaganda qeveritare na ka bombarduar me formularin “Këshillimi Kombëtar. Le të dëgjojmë njëri – tjetrin”. Mua personalis...

Editorial 10 Shkurt 2022, 18:08

Turpi historik i “opozitës” në Kuvend

Nga Enton AbilekajAta që zënë ulëset e opozitës në Kuvend, sot vërtetuan të jenë një çetë e çartur pa asnjë organizim dhe pa asnjë ide. Ndërsa Lul...

Editorial 5 Shkurt 2022, 14:59

Tahiri, ca gjëra duhen thënë…

Nga Desada MetajSaimir Tahiri nuk është “kokë turku”. Ai është përgjegjës për çorbën që sajoi dhe e gëlltiti bashkë me shefin e tij.Kur u zgjodh ministër...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë