LIVE UPDATES
Editorial

As kriza nuk e bëri Kryeministër

26 Shkurt 2022, 12:45 Nga DOSJA
As kriza nuk e bëri Kryeministër

Nga Enton Abilekaj

I pyetur në Konferencën për shtyp pas Samitit të Jashtëzakonshëm të NATO-s, nëse qëndrimi i Serbisë kundër sanksioneve për Rusinë do të ndikonte në “Ballkanin e Hapur”, Kryeministri Rama u përgjigj: “Ne nuk kemi pasur ndonjë mungesë qartësie apo informacioni për pozicionin e Serbisë nga pikëpamja e politikës së jashtme kur kemi nisur këtë proces. Nuk kemi pritur që të sulmohej Ukraina që të zbulonim lidhjet e Serbisë me Rusinë. Përsa i përket ecurisë së mëtejshme të Ballkanit të Hapur kjo është një cështje që pret pasi do të shikojmë në vijim shumë gjëra se si do të zhvillohet ky proces. Nuk jemi në Ballkanin e Hapur për të përputhur miqësitë, për të bërë Serbinë aleate të SHBA-së. As ne nuk kemi ndërmend të ndryshojmë qëndrimin ndaj Moskës. As nuk na ka shkuar ndërmend kjo gjë. Marrëdhëniet tona në funksion të Ballkanit të Hapur janë strategjike rajonale për të shmangur rritjen e konfliktit që do t’i bënte një dëm të paparë rajonit. Ballkani i Hapur është më shumë sesa një projekt lokal, është një projekt që mbështetet nga SHBA dhe nuk e ka më atë kundërshti që ka pasur. Për momentin nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”.

Duket vërtet sikur nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, përderisa qëndrimi i Serbisë nuk është i papritur. Deri në momentin që efektet e luftës dhe sanksioneve, me të cilat Shqipëria është bashkuar, të japin efektet në ekonomi. Çmimet e karburanteve që u rritën që përpara krizës, pritet të rriten akoma në bursën ndërkombëtare dhe sigurisht në Shqipëri. Importuesit e miellit lajmëruan mëngjesin e së enjtes, se çmimi do të rritet, për shkak të fillimit të luftës dhe vendosjes së ndërsjelltë të sanksioneve.

Të paktën dy artikuj bazë do të rriten në tregun ndërkombëtar, jo vetëm për ata që importojnë direkt nga Rusia, por edhe për ata që blejnë në bursë, apo nga vende të tjera. Kjo sepse, me izolimin e Rusisë, nafta dhe gruri do të jenë dy produktet kryesore që do të mungojnë në tregun ndërkombëtar.

Mëngjesin e sotëm, Presidenti i Francës, Emanuel Macron, u dha një mesazh mbështetës bujqve, pasi i paralajmëroi se lufta do të jetë e gjatë.

“Po ndërtojmë një plan qëndrueshmërie”, u tha Macron, që në janar shpalli një ndihmë 270 milionë euroshe vetëm për rritësit e derrave, në vështirësi për shkak të rritjes së çmimit të drithit.

Ushqimi i kafshëve për blegtorët dhe çmimi i karburanteve për bujqit, do të jenë dy sfida edhe për Shqipërinë, si për gjithë vendet e NATO-s dhe BE-së. Në Ballkan vetëm Serbia nuk i është bashkuar sanksioneve, duke garantuar kështu furnizimin direkt nga Serbia edhe gjatë krizës. Kjo do ta avantazhojë Serbinë, në dy produktet bazë për industrinë dhe bujqësinë, sic janë energjia dhe drithi. Nëse nga janari deri sot, Serbia kishte avantazhin e subvencionit të Bujqësisë, rreth 10 herë më shumë se Shqipëria, pas sanksioneve ruse, ky avantazh do të thellohet, bujqit dhe blegtorët shqiptarë do të familentojnë më keq, bashkë me industrinë përpunuese që varet prej tyre.

Ky është aspekti i parë, llogaria më e thjeshtë ekonomike. E dyta është se, nëse Serbia do të vazhdojë normalisht marrëdhëniet tregtare me Rusinë, Shqipëria nuk mund të mbajë premtimin për sanksione, pikërisht për shkak të “Ballkanit të Hapur”. Mallrat ruse mund të hyjnë nëpërmjet Serbisë, pa kontroll dhe pa taksa, vetëm me një certifikim nga Serbia, për shkak të marrëveshjeve që kanë hyrë në fuqi në janar.

As qëllimi i shpallur nga Rama për shmangien e konfliktit në rajon, nuk mund të arrihet, me këtë pozicion që ka zgjedhur Serbia. Vizita e Sekretarit të Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Nikolai Patrushev në Serbi, që pasoi akuzat e Ministrit të Jashtëm rus, Lavrov, për mercenarë shqiptarë dhe boshnjakë në Ukrainë, shkaktoi shqetësim në Perëndim. Brishtësia e Bosnjës, që prej më shumë se 1 viti është në krizën e “Republika Srbska” ishte shqetësimi i parë, pas vizitës së Patrushev. Mediat perëndimore paralajmëruan për mundësinë e krijimit të një vatre paralele konflikti, për të shpërqëndruar Perëndimin që po mbështet me mjete dhe financa Ukrainën.

Serbia, si mikpritësja ruse në Ballkan, me baza ushtarake dhe influencë, duke mos u përfshirë në sanksione, mbetet qendra operacionale e Putinit për të destabilizuar rajonin dhe vecanërisht Bosnjen, në prag të ndarjes. Për këto arsye, përgjigjja e Ramës në konferencën e mbrëmshme, nuk kishte asnjë ngjashmëri me qëndrimin e një Kryeministri. As mbrëmë, kur partitizmi u la mënjanë përballë krizës ndërkombëtare, ai nuk arriti të sillej si Kryeministër, duke e humbur shansin edhe në vitin e 9-të të qëndrimit në zyrë./Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

editorial editorial analiza nga enton abilekaj edi rama enton abilekaj lufta ukraine-rusi analiza nga enton abilekaj edi rama enton abilekaj lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll
Editorial 25 Shkurt 2022, 11:43

Armiku te Porta

Nga Florion MetohuNuk ka asnjë dyshim që urdhri i Vladimir Putin, në 24 shkurt 2022, për të sulmuar Ukrainën, do të mbahet mend si një nga datat kryesore të she...

Editorial 24 Shkurt 2022, 10:54

Perdja e re e hekurt

Nga Gjergj ErebaraVija e Teodosit, Perdja e Hekurt, Skizma e Madhe. Këto të gjitha janë krahasime historike shpesh të ekzagjeruara dhe të pabaza. Por ama në kon...

Editorial 22 Shkurt 2022, 08:16

Ti je “non grata” ime!

Nga Meri LikaKur plaçkitja bëhet një mënyrë jetese për një grup njerëzish që jetojnë në një shoqëri, ata krijojnë për vete, me kalimin e kohës, një siste...

Editorial 21 Shkurt 2022, 12:53

Mes votës së lirë dhe orientimit të Yuri Kim

Nga Enton AbilekajDeklarata e sotme e ambasadores amerikane, Yuri Kim, mund të ketë patur qëllimin e thjeshtë, që t’i japë një dorë Lulzim Bashës, pavarësisht s...

Editorial 17 Shkurt 2022, 15:00

Ishte fitore, jo për Ilir Metën

Nga Enton AbilekajPër ata që e panë si betejë mes Ilir Metës dhe Edi Ramës, vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte humbje e të dytit dhe fitore e të parit. Ata që...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë