LIVE UPDATES
Editorial

Të jesh protestues është nder, të jesh spekulant lufte është turp

14 Mars 2022, 13:56 Nga DOSJA
Të jesh protestues është nder, të jesh spekulant lufte

Nga Dosja.al

Turp është të sillesh si spekulant lufte, jo të protestosh. Protesta nuk është turp, për sa kohë qytetarët nuk dalin kundër pasojave të luftës, por kundër spekulantëve. Nuk dalin jelekët e verdhë në Francë, sepse që në ditët e para të luftës, Presidenti Macron, takoi gjithë grupet e interesit dhe nxori “paketën e rezistencës” që kopjoi Edi Rama, pasi mbushi çitjanet nga frika.

Ndërsa gjithë drejtuesit e qeverive në gjithë botën, përfshirë edhe Ballkanin, merrnin masa për të mbrojtur qytetarët, ky i yni filloi festën me klubin personal të biznesmenëve të emëruar. Ata rritën çmimet fiktivisht, ky rriste të ardhurat në buxhet që vinin nga rritja e çmimeve, qytetarët paguanin më shumë.

Ditët e para po shkonin vaj për Ramën dhe klubin e tij privat, të ardhurat në buxhet shtoheshin, të ardhurat e klubit shtoheshin, ai vetë dilte si Kalorësi i Fytyrës së Vrerosur nëpër ekrane të lajmëronte luftën me mullinjtë e erës, rishpallej babai i Kombit që po na nxirrte me mundim nga një tjetër katastrofë, ndërsa njerëzit e nështruar paguanin.

Derisa “delet u bënë deshë”, bulevardi para Kryeministrisë u mbush plot për të mos u zbrazur më. Klubin e monopolistëve të emëruar e kapi paniku për Shefin, ndërsa vetë shefi kishte shkuar në Dubai, me sigurinë se protesta do të ishte një mbledhje e atyre pak qytetarëve të përhershëm.

Ishte mbrëmja e së mërkurës, kur çmimi i karburantit arriti 2900 lekë për litër, një rekord që ia kishin zilinë edhe vendet më të pasura të botës. Ishte ajo pika e kthesës, që po vazhdon edhe sot të tmerrojë Ramën dhe klubin e tij, ajo që e shndërroi Babain e përvëluar në bishën e pakontrolluar, Kryeministrin neoliberal në ideologun e kapitalizmit social, hedonistin e qejfeve të shtrenjta në Dubai në shërbëtorin e të varfërve që bredh lokal më lokal duke sharë protestuesit me X5 dhe Iphone.

E gjitha kjo pasi u kthye në Rinas nga Dubai me çarterin që i ka bërë dhuratë vetes dhe i hipi Linkolnit superluksoz për t’u ndërruar me c’të gjejë në zyrë. Anuloi spekulimin e Klubit, por jo spekulimin e qeverisë së tij, uli çmimet e klubit të biznesmenëve, por jo taksat e tepërta që po merr nga rritja e çmimit. Spekulimin e qeverisjes së tij ka vendosur ta mbulojë me propagandë nëpër lokale.

Protesta nuk është turp, se shqiptarët kanë mbajtur shumë dhe vazhdojnë të mbajnë shumë. Qeveria nuk ia mohoi vetes pjesën e vetë të abuzimit, vazhdon të paguajë për rrugë të arta, vazhdon të paguajë për kontraktorët e koncesioneve të arta, vazhdon ta shesë energjinë e KESH te privati që privati t’ja shesë OSHEE-së më shtrenjtë dhe qytetarët të paguajnë, shkruan Dosja.al.

Protesta është nder kur drejtohet kundër një pushteti abuziv që prej 9 vitesh pasuroi një grup biznesmenësh të emëruar dhe përjashtoi nga vendi mbi 500 mijë shqiptarë që i la pa asnjë mundësi për të mbijetuar. Është nder për ata që, pasi shohin frigoriferin dhe dollapin bosh, pasi krruajnë xhepat bosh, nuk ikin në Gjermani, nuk qajnë nëpër trotuaret e ndotura të lagjes, por kërkojnë të integrohen në vendin e tyre, kërkojnë një qeverisje të paktën të përgjegjshme.

Protesta është nder përsa kohë po e detyron shefin e qeverisë dhe të biznesit të mos i plaçkisë më qytetarët dhe të fillojë të sillet si homologët e tij, në Ballkan. Është vetëm fillimi, ka hequr vetëm fitimin spekulativ të biznesmenëve spekulantë. Pa hequr dorë nga spekulimi qeveritar, protesta nuk mund të përfundojë.

Protesta është detyrë për të gjithë ata që duan një qeveri të përgjegjshme, që  ka frikë nga qytetarët, për ata që duan një Kryeministër që t’i dëgjojë jo që t’i shajë, për ata që duan një Kryeministër që t’i shërbejë detyrës me modesti, jo oligarkëve me prepotencë. Një kryeministër që nuk do të na turpëronte në sytë e Botës, duke u sjellë si spekulant lufte, por do të bashkonte vendin për t’i dhënë një përgjigje të unifikuar situatës së vështirë.

Nga Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

editorial kryesore dosja.al proteste kunder rritjes se cmimeve dosja.al proteste kunder rritjes se cmimeve

Sondazh

Poll
Editorial 13 Mars 2022, 12:45

Propaganda në faturën e dritave, Rama nuk mjafton

Nga Enton Abilekaj“Paketa e Rezistencës” nuk rezistoi as 24 orë, nuk mjaftoi as për të ulur pak numrin e protestuesve, as për të rrëzuar ndonjë prej kërkesave t...

Editorial 13 Mars 2022, 10:30

Humbësi etik

Nga Meri LikaNë politikë, ekziston një term për ata që humbasin dhe largohen me dinjitet, quhen Humbës Etik.  Humbësit etik janë ata që preferojnë më mirë të hu...

Editorial 11 Mars 2022, 17:50

Dy rastet e sindromës së të pasmes në ujë

Nga Meri LikaKemi një shprehje ne shqiptarët “i ra b*tha në ujë”. Në këtë situatë është sot lideri ynë suprem, pas protestave kundër rritjes pa frena dhe pa asn...

Editorial 8 Mars 2022, 13:08

Qëndrimi i Bashës i shërben vetëm Edi Ramës

Nga Dosja.alPërpjekjet e Lulzim Bashës për të qëndruar në krye të Partisë Demokratike pas disfatës së 6 marsit, morën një goditje të rëndë mbrëmjen e së hënës, ...

Editorial 7 Mars 2022, 15:05

Mundësia e fundit që fitoi PD në 6 mars

Nga Enton Abilekaj Lulzim Basha i befasoi të gjithë me daljen përpara mediave në mëngjesin pas disfatës. Pa folur akoma fituesi i zgjedhjeve të pjesshme, Edi Ra...

Editorial 1 Mars 2022, 10:28

E ardhmja e vjedhur e Rusisë

Nga Joschka Fischer“Project Syndicate”Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë zgjedhjen e tij. Ai ka nisur luftën kundër Ukrainës. Ky është një moment vendimtar p...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë