LIVE UPDATES
Editorial

Pse të ndalemi vetëm tek oligarkët rusë?

23 Mars 2022, 14:23 Nga DOSJA
Pse të ndalemi vetëm tek oligarkët rusë?

Nga Yanis Varoufakis

Mjaftoi që Roman Abramovich, i sapo shënjestruar nga sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar ndaj oligarkëve rusë, të njoftonte se po shiste klubin e futbollit Chelsea, që të fillonte një garë e shfrenuar. Një figurë e rëndësishme e atletikës, manjatë të qytetit londinez dhe madje edhe një kolumnist i respektuar i Times, secili duke përfaqësuar multi-miliarderë të ndryshëm amerikanë, zbritën në Londër në një garë për të blerë klubin. Ndërkohë, një sërë pronash në Londër që i përkisnin oligarkëve rusë hynë në një proces të vonuar likuidimi. Pse vonoi kaq shumë kjo gjë?

Për ta thënë troç: themelet ligjore të Perëndimit.

Liderët perëndimorë inkurajuan prurjet e të ardhurave. David Cameron, në atë kohë kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar, i bëri thirrje audiencës së Moskës në vitin 2011 që të “investonin” në Britani. Por nuk qe e vështirë të bindeshin oligarkët që të vërshonin në Londër së bashku me paratë e tyre. Legjislacioni i vendeve perëndimore i pengon qeveritë dhe publikun jo vetëm që të fusin hundët në pasuritë e ruajtura në juridiksionet e tyre, por edhe të dinë se ku dhe sa është ajo. Përse ndryshe do të regjistroheshin korporata të panumërta në shtetin amerikan të Delauerit, duke përdorur adresa kutish postare që garantojnë anonimitetin e pronarëve të tyre?

Në fakt, demokracitë perëndimore i japin pasurisë së huaj edhe më shumë mbrojtje nga shqyrtimi. Në një raport të vitit 2021 të titulluar me të drejtë “Problemi i Kleptokracisë në Mbretërinë e Bashkuar”, instituti Chatham House me qendër në Londër zbuloi se oligarkëve nga e gjithë bota iu dhanë viza të arta pas “kontrolleve … që ishin përgjegjësi e vetme e firmave ligjore dhe menaxherëve të pasurisë që i përfaqësojnë ato.” Në vendin tim, Greqi, pas falimentimit të shtetit tonë në 2010, një oligark mund të blinte një vizë të artë pa pyetje, e cila shoqërohej gjithashtu me një vizë Shengen (dhe mundësinë për të jetuar dhe udhëtuar kudo në Bashkimin Evropian), për 250,000 euro (276,000 dollarë). Viza të ngjashme shiten nga vende të tjera të eurozonës, duke nxitur një garë deri në fund që oligarkët e botës e vlerësojnë shumë.

Ndërsa ka arsye të mira për t’u fokusuar te paratë ruse, tani që bombat ruse po shkatërrojnë qytetet e Ukrainës, është çudi që vetëm miliarderët rusë quhen oligarkë. Pse oligarkia, që do të thotë sundim (arche) nga pak (oligoi), konsiderohet një fenomen ekskluzivisht rus? A nuk janë oligarkikë princat sauditë apo emiratë? A kontrabandojnë miliarderët amerikanë, si ata që tani grumbullohen për të blerë klubin e futbollit Chelsea FC, më pak para nga vendi i tyre sesa homologët e tyre rusë, apo kanë më pak ndikim politik? A e përdorin ata këtë fuqi më mirë se rusët?

0.01% më të pasur të Rusisë (1% më i lartë i 1%) e kanë nxjerrë rreth gjysmën e pasurisë së tyre, rreth 200 miliardë dollarë, nga Rusia dhe e kanë fshehur në Mbretërinë e Bashkuar dhe parajsa të tjera fiskale. Në të njëjtën kohë, 0.01% më të pasurit e Amerikës kanë nxjerrë rreth 1.2 trilion dollarë nga Shtetet e Bashkuara, kryesisht për të shmangur pagesën e taksave. Pra, për sa i përket madhësisë, për çdo dollarë që plutokratët rusë fshehin jashtë vendit, plutokratët amerikanë fshehin 10 dollarë nga pasuria e tyre.

Sa i përket ndikimit relativ politik të miliarderëve rusë dhe amerikanë, nuk është aspak e qartë se kush ka më shumë ndikim. Ndërsa nuk ka dyshim se një numër oligarkësh rusë janë me presidentin Vladimir Putin, ai ka më shumë kontroll mbi ta sesa qeveria amerikane mbi miliarderët e saj. Që nga vendimi i Gjykatës së Lartë të SHBA-së në vitin 2010 që u jepte korporatave të drejtën për t’u dhuruar politikanëve sikur ata të ishin individë, 0.01% më e pasur e Amerikës përbënte 40% të të gjitha kontributeve të fushatës. Ky ka rezultuar të jetë një investim i shkëlqyer në ruajtjen e pasurisë.

A është rastësi që në vitet që pas “çrregullimit” të financimit të fushatës, miliarderët amerikanë kanë marrë normën më të ulët të taksave në më shumë se një brez, dhe më të ultën midis të gjitha vendeve të pasura? A është një aksident që Shërbimi i të Ardhurave të Brendshme të SHBA-së është i uritur për burime? Sipas një studimi empirik të dhënave legjislative të SHBA-së, asnjë nga këto nuk është një aksident: korrelacioni midis asaj që miraton Kongresi dhe asaj që preferojnë shumica e amerikanëve nuk është dukshëm më i madh se zero.

Pra, nëse miliarderët jo-rusë janë gjithashtu oligarkë, a do të thotë kjo se theksi ekskluziv te rusët në Perëndim do të thotë se oligarkët “tanë”, dhe ata që ushqehen nga aleatët tanë, janë në njëfarë kuptimi më të mirë? Këtu po shkelim në baza etike të pabesa.

Të argumentosh se miliarderët sauditë që qëndrojnë pas shkatërrimit një dekadë të Jemenit janë “më të mirë” se Abramovich është njësoj si të tallesh. Putini do të ndihej i shfajësuar, nëse do të guxonim të pretendonim se naftëtarët amerikanë që korrën një fitim të papritur nga pushtimi i paligjshëm SHBA-Mbretëri e Bashkuar në Irak, ishin moralisht superiorë ndaj pronarëve të Rosneft dhe Gazprom. Sigurisht, oligarkët e Putinit bëjnë një sy qorr sa herë që një gazetar i guximshëm hiqet qafe në Rusi. Por, ndërkohë, themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange po venitet në një burg të sigurisë së lartë në Mbretërinë e Bashkuar, në kushte thuajse torturuese, për ekspozimin e krimeve të luftës të vendeve perëndimore pas pushtimit të tyre të paligjshëm në Irak. Dhe si u përgjigjën oligarkët dhe qeveritë perëndimorë kur partnerët e tyre sauditë të biznesit copëtuan kolumnistin e Washington Post, Jamal Khashoggi?

Pas pushtimit të Ukrainës nga Putini, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar deklaroi vendosmërinë e saj për të hequr vellon e fshehtësisë dhe mashtrimit që mbron paratë që fshihen në Britani nga autoritetet policore dhe fiskale. Nëse realiteti përputhet me retorikën, kjo mbetet për t’u parë. Tashmë, ka shenja tensioni midis ambicies për të konfiskuar paratë e oligarkëve dhe imperativit për ta mbajtur Britaninë “të hapur për biznes”.

Ndoshta e vetmja shpresë që ofron tragjedia e Urkainës është se ajo ka krijuar një mundësi për të shqyrtuar oligarkët jo vetëm me pasaporta ruse, por edhe homologët e tyre amerikanë, sauditë, kinezë, indianë, nigerianë dhe, po, grekë. Një vend i shkëlqyer për të filluar do të ishin vilat e Londrës që Transparency International na thotë të janë bosh. Po sikur t’ua kthejmë ato refugjatëve nga Ukraina dhe Jemeni? Dhe, jemi që jemi, edhe klubin e futbollit Chelsea FC mund t’ia dorëzojmë tifozëve të tij.

Shkrim me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Why Stop at the Russian Oligarchs?

Marrë nga BIRN

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

editorial editorial lufta ukraine-rusi roman abramovich yanis varoufakis lufta ukraine-rusi roman abramovich yanis varoufakis

Sondazh

Poll
Editorial 22 Mars 2022, 09:16

Iku apo s’iku?

Nga Meri LikaLulzim Basha dje bëri një hap pas. Nuk them dorëheqje sepse vetëm e tillë nuk mund të quhet. Sipas mendimit tim, media gaboi kur e quajti dorëheqje...

Editorial 21 Mars 2022, 19:15

Basha dështoi edhe me dorëheqjen

Nga Enton AbilekajTIRANË– Dorëheqja si akt personal nuk mund të mos përshëndetet. Pavarësisht vonesës, pavarësisht pasojave, është gjithmonë një mund...

Editorial 16 Mars 2022, 11:03

Çfarë ndodh pas Ukrainës

Nga Ben BlushiSa më shumë lexoj shtypin perëndimor, aq më shumë besoj se bota jeton në të shkuarën. Nuk lexon dot asgjë për të ardhmen. Ka qindra pyetje për sot...

Editorial 15 Mars 2022, 08:00

Qenkam me Putinin dhe s’e paskam ditur!

Nga Meri Lika Që ta dini, dje e mora vesh se unë jam me Putinin dhe sa për dijeni këtë nuk e mora vesh nga persiatjet e mia. Pozicionin tim të armikut, ma sqaro...

Editorial 13 Mars 2022, 12:45

Propaganda në faturën e dritave, Rama nuk mjafton

Nga Enton Abilekaj“Paketa e Rezistencës” nuk rezistoi as 24 orë, nuk mjaftoi as për të ulur pak numrin e protestuesve, as për të rrëzuar ndonjë prej kërkesave t...

Editorial 13 Mars 2022, 10:30

Humbësi etik

Nga Meri LikaNë politikë, ekziston një term për ata që humbasin dhe largohen me dinjitet, quhen Humbës Etik.  Humbësit etik janë ata që preferojnë më mirë të hu...

Editorial 11 Mars 2022, 17:50

Dy rastet e sindromës së të pasmes në ujë

Nga Meri LikaKemi një shprehje ne shqiptarët “i ra b*tha në ujë”. Në këtë situatë është sot lideri ynë suprem, pas protestave kundër rritjes pa frena dhe pa asn...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë