LIVE UPDATES
Editorial

Si ndodhi metamorfoza e Vladimir evropianit

29 Mars 2022, 13:07 Nga DOSJA
Si ndodhi metamorfoza e Vladimir evropianit

TIRANË– Çfarë ka ndodhur në këto njëzet vjet, për të transformuar një partner dhe aleat të mundshëm në një kryqtar antiperëndimor dhe një tiran në vendin e tij? Ekzistojnë tre linja të metamorfozës së Vladimir Putinit. E para është e brendshme: obsesioni pas pushtetit.   E dyta është e jashtme: sindromi i rrethimit. E treta është ideo-fetare: mitologjia e machismo-s (“nastojashij russkij mushina” thuhet në rusisht) dhe nostalgjia për “homo sovieticus”. “Rusia është një mike e Evropës, një paqe e qëndrueshme në kontinent është një objektiv themelor për kombin tonë. Ashtu si respektimi i të drejtave dhe lirive demokratike është objektivi kryesor i politikës sonë të brendshme”.  Kështu fliste Vladimir Putini në Parlamentin gjerman më 25 shtator 2001, duke përdorur atë që ai vetë e kishte quajtur si “gjuhën e Gëtes, Shilerit dhe Kantit”, e mësuar në pesë vitet që kaloi në Dresden, si drejtues i seksionit lokal të KGB, me gradën nënkolonel.

Dje në New York Times Roger Cohen e ripërmendi me të drejtë atë fjalim për të nënvizuar kontradiktën midis Putinit të djeshëm dhe atij të sotëm. Në atë kohë Putin ishte 48 vjeç, kishte qenë president i Rusisë për një vit, i sponsorizuar nga Boris Yeltsini (me sugjerim të Anatolij Chubais, i vetëdërguar ditët e fundit në Turqi) sepse konsiderohej politikisht jo inteligjent dhe lehtësisht i lakueshëm. Perëndimi flirtoi me të. George W. Bush, pasi e takoi, tha se e kishte kuptuar “thellësinë e shpirtit të tij”, duke e parë në sy. Një vit më pas u krijua Këshilli NATO-Rusi dhe vetë Putini kishte hedhur hipotezën, duke folur me Klintonin, se Rusia do t’i bashkohej Aleancës Atlantike.

Dy dekada më vonë, i njëjti njeri, i cili do të mbushë 70 vjeç më 7 tetor, filloi një luftë në zemër të Evropës, duke pushtuar Ukrainën për të “denazifikuar qeverinë”, duke rrafshuar qytetet e saj , duke masakruar civilë të pafajshëm. 

Ndërsa në Rusi skllavëroi gazetat dhe TV, shtypi çdo manifestim të disidencës në rrugë me dhunën e policisë së trazirave, e dënoi Alexei Navalnj me 9 vjet burg të ashpër. Dhe i përcakton kundërshtarët e tij si “tradhtarë”, të cilët rusët “do t’i pështyjnë si mushkonja që u futen aksidentalisht në gojë”.

Çfarë ka ndodhur në këto njëzet vjet, për të transformuar një partner dhe aleat të mundshëm në një kryqtar antiperëndimor dhe një tiran në vendin e tij? Ekzistojnë tre linja të metamorfozës së Vladimir Putinit.

E para është e brendshme: obsesioni pas pushtetit.  

E dyta është e jashtme: sindromi i rrethimit.  

E treta është ideo-fetare: mitologjia e machismo-s (“nastojashij russkij mushina” thuhet në rusisht) dhe nostalgjia për “homo sovieticus”.

E para ndodhi që në vitin 2003, kur Mikhail Khodorkovsij, atëherë njeriu më i pasur në Rusi pas privatizimeve të dekadës së Jelcinit, u dënua me “gulag” siberian. Putini u kishte thënë oligarkëve: pasurohuni, por duhet të më jeni besnikë. Khodorkovsky guxoi ta sfidonte politikisht dhe përfundoi në gjyq për “mashtrim”, nga një magjistratë që u nënshtrua menjëherë ndaj carit të ri. Në thelb ai ia doli mbanë: i kthyer nga Siberia, oligarku jeton në mërgim jashtë vendit.  

Por gazetarja Anna Politkovskaya u vra në vitin 2006. Ish-agjenti i KGB-së, Aleksandr Litvinenko, i cili e kishte quajtur pushtetin e Putinit “një shtet mafioz”, u helmua me substanca radioaktive në Londër një vit më vonë. Boris Nemtsov, zëvendëskryeministri i Yelstinit dhe themeluesi i një partie opozitare, u vra në vitin 2015 pranë Sheshit të Kuq. Dhe Aleksej Navalnj, pasi shpëtoi nga një tentativë helmimi, mori një dënim të zgjatur ditët e fundit nga një gjyqtar i promovuar nga Kremlini gjatë gjyqit.

Drejtimi i dytë, sindroma e rrethimit, e ka origjinën në revolucionet “me ngjyra” të vitit 2003 në Gjeorgji dhe 2004 në Ukrainë, të cilat përkojnë me valën e dytë të zgjerimeve të NATO-s drejt satelitëve të ish-BRSS (Bullgari, Rumani, shtetet baltike). Angela Merkel-it, e cila e pyeti se cili ishte gabimi i tij më i madh, Putini iu përgjigj: “Që besoj”.  

Në konferencën e sigurisë në Mynih, në vitin 2007 ai lëshoi ​​zemërimin: “Bota ka një pronar, një pol të autoritetit, forcës dhe fuqisë vendimmarrëse” (Shtetet e Bashkuara). U injorua edhe për shkak se në atë kohë Putini konsiderohej nga George W. Bush një aleat kundër xhihadit islamik. Dhe më pas u nënvlerësua nga Barack Obama, i cili e quajti Rusinë një “fuqi rajonale” dhe më vonë dështoi të mbajë premtimin e tij për të ndërhyrë nëse Bashar al Assadi shkelte “vijën e kuqe”, të përdorimit të armëve kimike në Siri.  

Në vitin 2008 pati luftë kundër Gjeorgjisë (me arsye të ngjashme me ato të Ukrainës, duke mbrojtur rusët e Osetisë dhe Abkhazisë). Në vitin 2014 aneksimi i Krimesë dhe, më pas, fillimi i luftës së “burrave të vegjël të gjelbër” në Donbassin ukrainas, ndërsa në 2016 Alepo në Siri u rrafshua përtokë, siç kishte ndodhur në Grozny të Çeçenisë dhe siç po ndodh sot në Mariupol të Ukrainës.

Komponenti ideologjiko-fetar ka një themel në macho-izmin e hapur të Putinit: “Unë nuk jam grua, kështu që nuk kam ditë të këqija”, iu përgjigj ai Oliver Stone kur ky po e intervistonte. Por mbi të gjitha në bindjen e të qenit kampion i mbrojtjes së vlerave të krishtërimit kundër dekadencës së Perëndimit (që lejon martesat mes njerëzve të të njëjtit seks, mbron homoseksualitetin dhe lartëson feminizmin).  

Dhe gjithashtu nga komoditeti: aleanca me Kishën Ortodokse, e cila shkoi aq larg sa të bekonte, me patriarkun e Moskës Kirill, pushtimin e Ukrainës si një luftë kundër mënyrave mëkatare të jetesës së “Perëndimit”.

Këtyre tre sindromave, që shpjegojnë transformimin tek hipokondriaku Putin iu shtua edhe obsesioni me Covid-in, i cili e ka përkeqësuar mosbesimin dhe izolimin e tij. Sot cari i ri është një njeri i vetmuar që përballet me ambiciet, por edhe ankthet e tij. Thonë se ai ka parë dhjetëra herë pamjet e kufomës së Gadafit. Sepse ka makthin mos pëson të njëjtin fund.

Marrë nga Bota.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

editorial editorial la repubblica vladimir putin la repubblica vladimir putin

Sondazh

Poll
Editorial 26 Mars 2022, 16:31

Alibeaj, një hapësirë më shumë mes fjalëve

Nga Meri LikaNjerëzit të cilët përdorin përzgjatje, më të mëdha se sa duhet, në hapësirat mes fjalëve, apo që përpiqen t’iu japin vend e pa vend intesitet fjalë...

Editorial 24 Mars 2022, 10:41

Gjyshja e Kosovës

Nga Enver RobelliJemi shoqëri që harron shpejt. Të etur pas zhurmës së përditshme politike, të përplasur në vorbullin e intrigave, kombinimeve paraelektorale, p...

Editorial 23 Mars 2022, 14:23

Pse të ndalemi vetëm tek oligarkët rusë?

Nga Yanis VaroufakisMjaftoi që Roman Abramovich, i sapo shënjestruar nga sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar ndaj oligarkëve rusë, të njoftonte se po shiste klu...

Editorial 22 Mars 2022, 09:16

Iku apo s’iku?

Nga Meri LikaLulzim Basha dje bëri një hap pas. Nuk them dorëheqje sepse vetëm e tillë nuk mund të quhet. Sipas mendimit tim, media gaboi kur e quajti dorëheqje...

Editorial 21 Mars 2022, 19:15

Basha dështoi edhe me dorëheqjen

Nga Enton AbilekajTIRANË– Dorëheqja si akt personal nuk mund të mos përshëndetet. Pavarësisht vonesës, pavarësisht pasojave, është gjithmonë një mund...

Editorial 16 Mars 2022, 11:03

Çfarë ndodh pas Ukrainës

Nga Ben BlushiSa më shumë lexoj shtypin perëndimor, aq më shumë besoj se bota jeton në të shkuarën. Nuk lexon dot asgjë për të ardhmen. Ka qindra pyetje për sot...

Editorial 15 Mars 2022, 08:00

Qenkam me Putinin dhe s’e paskam ditur!

Nga Meri Lika Që ta dini, dje e mora vesh se unë jam me Putinin dhe sa për dijeni këtë nuk e mora vesh nga persiatjet e mia. Pozicionin tim të armikut, ma sqaro...

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!