LIVE UPDATES
Editorial

Pushteti i anormalitetit

4 Prill 2022, 11:48 Nga DOSJA
Pushteti i anormalitetit

Nga Blendi Kajsiu

Në 30 vite tranzicion asnjë qeveri nuk i ka premtuar shqiptarëve normalitet aq shumë sa qeveria socialiste e Edi Ramës. Ashtu sikurse asnjë qeveri nuk është legjitimuar sa ajo nga anormaliteti. Qeverisja Rama nuk mbahet në pushtet sepse ka sjell normalitetin politik, ekonomik apo social në Shqipëri. Përkundrazi, ajo legjitimohet nëpërmjet anormaliteti gjeologjik, biologjik dhe politik që ka përfshirë vendin tonë në dy vitet e fundit.

Pushteti 8 vjeçar i qeverisë socialiste (2013-2021) nuk solli ndonjë ndryshim themelor në Shqipëri përballë 8 viteve të pushtetit demokrat (2005-2013). Përvec kontrollit ndaj territorit dhe dixhitalizmit të qeverisjes, që janë arritje për tu përshëndetur e qeverisë Rama, kjo e fundit nuk ka prodhuar ndonjë modernizmin apo normalizim themelor në shtetin shqiptar.

Partia Socialiste është sot po aq e bunkerizuar dhe pa demokraci të brendshme sa Partia Demokratike. Administrata publike vazhdon të vuajë nga nivele të larta korrupsioni, inefikasiteti, dhe rrumpalle. Ekonomia vazhdon të mbetet jo konkurruese, dhe e kapur nga monopolet dhe oligopolet, industria shqiptare nuk po e ngre kokën ndërsa bujqësia mbetet tejet e brishtë dhe në mëshirën e tregut global. Shqipëria vazhdon të ketë nivelet më të larta të varfërisë në rajon, dhe shqiptarët vazhdojnë të largohen në masë nga vendi.

Përtej kullave, fasadave, shëtitoreve, porteve të jahteve dhe aeroporteve qeverisja Rama nuk ka shënuar ndonjë ndryshim themelor strukturor në shoqërinë, politikën, shtetin dhe ekonominë shqiptare. Arritja më e madhe në ristrukturimin e shtetit shqiptar gjatë qeverisjes Rama, reforma e drejtësisë, nuk është e saj por e faktorit ndërkombëtar. Edhe pse për hall të Berishës dhe Metës opozita e ka denoncuar dhe braktisur këtë reformë, sepse i eliminon gjyqtarët e tipit Zhukri.

Për të gjitha këto arsye u desh një tërmet dhe më pas një virus që qeverisja Rama të fitonte një mandat të tretë. Tërmeti i vitit 2020 i dha një mundësi të artë kryeministrit dhe qeverisë të “shkëlqenin” në menaxhimin e katastrofës, sidomos duke pasur parasysh pritshmërinë e ulët të vetë qytetarëve. Emergjenca prodhoi kushtet ideale për qeverisjen voluntariste të Ramës, që nuk respekton procedurën, hallkat administrative apo burokracinë, por që bazohet thjesht tek vullneti i kryeministrit. Dhe ai arriti të mblidhte dhe të jepte shumë më tepër fonde qytetarëve sesa pritshmëria e tyre.

Si të mos mjaftonte tërmeti më pas erdhi edhe covid që në fakt ka qenë një bekim politik për shumicën e politikanëve në botë. Kjo ishte një tjetër emergjencë që mundësonte qeverisjen anormale dhe voluntariste të Ramës, pa rregullat admnistrative dhe burokratike që aq shumë e bezdisin. Edhe një herë ai doli nëpër botë të kërkonte vaksina për të shpëtuar popullin e tij. Edhe një herë rezultati ishte shumë më i mirë se pritshmëria e qytetarëve, të cilët pasi kishin parë katastrofën shëndetësore në Itali dhe Evropë ishin të sigurt se Shqipëria do marrte fund.

Këto dy anormalitete ishin mjaft të rëndësishëm në fitoren e PS-së dhe Ramës në zgjedhjet e 25 Prillit të vitit 2021. Nëse Rama do ish përballur me premtimet që i kish bërë shqiptarëve 8 vite më parë, fitorja do kish qenë shumë më e vështirë. Për faktin e thjeshtë se Shqipëria e viti 2021 nuk ishte shumë e ndryshme nga ajo e vitit 2013, si në indikatorët e korrupsionit, demokracisë apo të ekonomisë. Ama menaxhimi që Rama i kish bërë anormaliteti gjeologjik (tërmetit) dhe anormalitetit biologjik (virusi) ishte shumë më i mirë se pritshmëria jo vetëm e qytetarëve, por edhe e kritikëve të tij më të egër. Në fakt aq shumë u mësua qeverisja Rama të legjitimohej nga anormaliteti saqë kur u përball me protestën qytetare për rritjen e cimimeve menjëherë drejtoi gishtin tek anormaliteti gjeopolitik i rradhës, që është lufta në Ukrainë. Sikur të mos mjaftonte legjitimimi nga tërmeti dhe virusi dje duhej justifikimi me luftën në Ukrainë sot. Edhe pse problemet me naftën apo cmimn e bukës janë majisur prej kohësh si pasojë e kapjes së tregut.

Pikërisht kur u duk se pushteti aktual nuk mund të legjitimohej më nga anormaliteti, prodhohet rikthimi i Berishës në krye të PD-së. Ky është anormaliteti politik më i madh i tranzicionit shqiptar që i garanton Ramës një qeverisje të qetë sot dhe një fitore të lehtë nesër. Përballë korrupsionit, autoritarizmit dhe agresivitetit berishist, që i vret protestuesit në mes të sheshit, qeverisja Rama duket moderne, tolerante dhe demokratike. Skandali korruptiv i inceneratorëve zbehet lehtë përballë korrupsionit atomik të familjes Berisha në Gërdec, për të cilin vetë Hollivudi bëri film! Akuzat e LSI-së se SPAK nuk po arreston Ramën për incerenatorët janë qesharake kur bëhen nga një parti kryetari i të cilës u kap duke vjedhur me zë e figurë dhe në vend që të dënohej u bë president. Pa përmendur faktin që Lefter Koka korrupsionin e inceneratorëve e bëri si ministër i LSI-së. Bunkerizimi i PS-së sot, mungesa e debatit dhe e demokracisë aty brenda, zbehet përballë blindimit berishist të PD-së që tashmë ka hapur luftë me faktorin ndërkombëtar, me PS-në e Ramës dhe me PD-në post-berishiste.

Për fatin e mirë të Ramës dhe fatin e keq të demokracisë sonë, anormaliteti nuk ka delegjitimuar vetëm opozitën politike por edhe atë mediatike. Nuk e kam fjalën tek megafonët e Berishës. Flas për një sërë gazetarësh dhe analistësh serioz dhe me integritet që në mënyrë të sinqertë kritikojnë qeverisjen Rama dhe pasojat negative të saj për demokracinë. Rrjeshtimi përkrah Berishës i ka vendosur ata në një situatë anormale duke forcuar kështu propagandën e pushtetit. Të njëjtët analistë që kritikojnë pafund SPAK-un dhe sitemin e drejtësisë së reformuar sepse arreston “peshqit vegjël” si Lefter Koka, apo se është i kapur nga Rama, kanë heshtur për vendimin thellësisht politik të gjygjtarit Zhukri që ia dhuron PD-në Berishës menjëherë pas dorëheqjes së Bashës. Edhe pse vetë gjygjtari ka deklaruar haptas se është berishist. Të njëtët analistë që akuzojnë Ramën se nëpërmjet Sorrosit influencon Departamentin e Shtetit Amerikan, nuk shikojnë asnjë influencë të tij tek Gjykata e Tiranës. Pra Rama bën konspiracione në Washington por jo në Tiranë.

Të njëjtët intelektualë që kanë të paktën 20 vite që kërkojnë largimin e Berishës dhe berishizmit nga skena politike sot mendojnë se rikthimi i tij e forcon opozitën, edhe pse nuk e sjell në pushtet. Po ata intelektualë dhe gazetarë që prej dekadash na thonë se duhet rinovuar klasa politike, sot thonë se PD-në duhet ta drejtojë dinosauri Berisha dhe jo brezi i ri i politikanëve si Enkeleid Alibeaj apo Jorida Tabaku. Sa më shumë qelebet bataku i skenës sonë politike aq më shumë thellohet anormaliteti që e riprodhon dhe e legjitimon atë. Berisha që humbi zgjedhjet e vitit 2013, që e mori në qafë PD-në duke vënë dhe mbajtur në krye të saj “pengun” dhe “humbësin serial” Basha, Berisha që u shpall non-grata nga SHBA-të për korrupsion dhe minim të demokracisë, sot shpërblehet nga demokratët duke u rizgjedhur kryetar i PD-së. Përballë një qeverie anormale të skandalit të incerenartorëve kemi një opozitë akoma më anormale të Sali Berishës. Tashmë anormaliteti është në pushtet, majtas dhe djathtas, në ekonominë, politikën dhe median tonë.

Marrë nga BW

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

editorial editorial analiza e blendi kajsiut blendi kajsiu analiza e blendi kajsiut blendi kajsiu

Sondazh

Poll
Editorial 3 Prill 2022, 12:32

Quiz social-politik!

Nga Agron GjekmarkajZëri i tij në 31 vjet pluralizem si ka munguar kurrë publikut shqiptar! Ai kur flet gjemon, sokëllin, vikat , mundohet, sforcohet për tokën ...

Editorial 2 Prill 2022, 11:45

Kush e ka fajin që dështojnë protestat

Paaftësia për të protestuar mori një konfirmim dramatik me dështimin e protestës së fundit. Ata që thirrën protestat e para, nuk mundën ta përsërisnin suksesin,...

Editorial 1 Prill 2022, 11:36

Kriza e autoritarizmit e Putinit

Nga Holman W.Jenkins, Jr.Në pamje të parë, mund të duket i habitshëm fakti që ukrainasit kanë luftuar kaq mirë ndaj rusëve. Por nuk ishte për t’u habitur që ata...

Editorial 29 Mars 2022, 13:07

Si ndodhi metamorfoza e Vladimir evropianit

TIRANË– Çfarë ka ndodhur në këto njëzet vjet, për të transformuar një partner dhe aleat të mundshëm në një kryqtar antiperëndimor dhe një tira...

Editorial 26 Mars 2022, 16:31

Alibeaj, një hapësirë më shumë mes fjalëve

Nga Meri LikaNjerëzit të cilët përdorin përzgjatje, më të mëdha se sa duhet, në hapësirat mes fjalëve, apo që përpiqen t’iu japin vend e pa vend intesitet fjalë...

Editorial 24 Mars 2022, 10:41

Gjyshja e Kosovës

Nga Enver RobelliJemi shoqëri që harron shpejt. Të etur pas zhurmës së përditshme politike, të përplasur në vorbullin e intrigave, kombinimeve paraelektorale, p...

Editorial 23 Mars 2022, 14:23

Pse të ndalemi vetëm tek oligarkët rusë?

Nga Yanis VaroufakisMjaftoi që Roman Abramovich, i sapo shënjestruar nga sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar ndaj oligarkëve rusë, të njoftonte se po shiste klu...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë