LIVE UPDATES
Editorial

Demokracia e fantazmave të Edi Ramës

7 Prill 2022, 10:59 Nga DOSJA
Demokracia e fantazmave të Edi Ramës

Nëse “Këshillimi Kombëtar” do të bëhet vendim-marrës, do të jetë hapi i fundit drejt eliminimit të demokracisë. Kur nisi ky proces, askush nuk mendoi se përtej propagandës do të kishte ndonjë efekt konkret. Sot Edi Rama deklaroi se do të legalizojë kanabisin, do të bëjë amnistinë fiskale dhe do të pezullojë gjyqtarët dhe prokurorët që, ndërsa presin radhën e Vettingut, nuk marrin vendime që i pëlqejnë qeverisë.

“Partnerët ndërkombëtarë duhet ta kuptojnë që ky është vullneti i qytetarëve”, ishte argumenti i Edi Ramës për konvertimin e farsës së Këshillimit në ligje që shkatërrojnë sistemin ligjor dhe ekonomik dhe asgjësojnë përfundimisht drejtësinë.

Nga 760 mijë votat që siguroi me të gjtiha mjetet 1 vit më parë, rreth 500 mijë vetë iu përgjigjën pyetësorit që shpërndau me postë. Askush nuk mund të japë siguri se procesi ishte i pamanipuluar, askush nuk e di si janë përgjigjur qytetarët. Pyetjet u hartuan nga Edi Rama, me supozime të tipit “ka njerëz që thonë”, çështjet ishin shkëputur nga lista e dëshirave të pamundura të Edi Ramës, ato që ai, jo prej presionit inekzistent të opozitës apo shoqërisë civile, pro prej presionit ndërkombëtar, nuk ka mundur t’i realizojë.

Në këtë debat me ndërkombëtarët, që edhe pse e kanë mbështetur në instalimin e një autokracie të korruptuar, nuk ia lejojnë kanabizimin me ligj, pastrimin e parave dhe ligj dhe shndërrimin de jure të drejtësisë në zyrën e Partisë Socialiste, Edi Rama vendosi të sillet me ta siç sillet me vendasit.

Ato që ata i kundështojnë për hir të demokracisë, ai i miraton në emër të demokacisë, duke sajuar një proces unik, që nuk ka lidhje me votën, me zgjedhjet, me referendumin. Zeusi këtë radhë ka vendosur të këshillohet nga qytetarët dhe tu japë këshillave të tyre, të imponuara nga pyetjet e tij, një fuqi më të madhe se referendumi.

Nëse Shqipëria sot renditet e para në Europë për prodhimin e hashashit, pas Këshillimit, kjo do të jetë e ligjshme. Raportet ndërkombëtare nuk do kenë asnjë vlerë, përsa kohë, 500 mijë këshilltarët-fantazëm të Edi Ramës, i kanë dhënë atij fuqinë të legalizojë krimin.

Nëse Shqipëria renditet sot në vend të parë për pastrimin e parave, me kampione Tiranën e kullave me çmime të frikshme që ndërtohen dhe shiten në funksion të parave të pista që mblidhen nga trafiqet, asnjë raport ndërkombëtar nuk do të ngrejë gishtin e akuzës pasi lavatriçja të legalizohet.

Nëse vetë Bashkimi Europian ka vënë në dyshim ecurinë e Reformës në Drejtësi, duke gjykuar edhe rolin e vetë në process, pas ligjin për pezullimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk i pëlqejnë Edi Ramës, ajo që ka ndodhur deri tani do iu duket sukses, kapja indirekte e Drejtësisë që ka ndodhur nga 2016 do duket si arritja më e madhe.

Pas Këshillimit, Gjyqtarët dhe prokurorët do t’i shkarkojë Taulanti, Bora dhe Elisa, meqë Ulsiu e bën që tani.

Shkallmimi përfundimtar i Shtetit, vjen nga procesi në vetvete, nga precedenti që Edi Rama po krijon, duke zëvendësuar votën me korrespondencën private me popullin. Atë korrespondencë që pasi e bën me mjete shtetërore dhe në emër të shtetit, e prezanton në mbledhjet e partisë dhe pastaj e bën ligj mbi Kushtetutën që përcakton referendumin si mjet demokratik të këshillimit dhe zgejdhjet si mënyrën për të marrë vendime nëpërmjet demokracisë përfaqësuese.

Ky është vetëm fillimi. Këshillimi do të vazhdojë në vitet e ardhshme, me tema të tjera, si ajo e mbylljes së mediave nëpërmjet projektit tjetër që Bashkimi Europian ia hodhi poshtë Edi Ramës, kontrollin e mediave nga organet administrative. Nëse Këshillimi Kombëtar bëhet vendim-marrës, Shqipëria nuk do të jetë diktaturë, nuk do të ngjajë me asnjë regjim totalitar aktual, me asnjë regjim të së shkuarës. Do të jetë regjimi më i rrezikshëm dhe njëkohësisht më qesharak, ku vendimet nuk do t’i marrë as partia e personalizuar, as parlamenti i kontrolluar, por këshilluesit fantazëm, realizuesit e dëshirave të ndaluara të Edi Ramës. /Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

editorial kryesore analiza nga enton abilekaj edi rama enton abilekaj keshillimi kombetar analiza nga enton abilekaj edi rama enton abilekaj keshillimi kombetar

Sondazh

Poll
Editorial 4 Prill 2022, 17:00

Manifestim në solidaritet me Ukrainën

Nga Florion MetohuNë datën 8 prill ora 12:00, në sheshin Skënderbej do të mbahet një manifestim për tu solidarizuar me popullin ukrainas, ndaj të cilit po shkak...

Editorial 4 Prill 2022, 11:48

Pushteti i anormalitetit

Nga Blendi KajsiuNë 30 vite tranzicion asnjë qeveri nuk i ka premtuar shqiptarëve normalitet aq shumë sa qeveria socialiste e Edi Ramës. Ashtu sikurse asnjë qev...

Editorial 3 Prill 2022, 12:32

Quiz social-politik!

Nga Agron GjekmarkajZëri i tij në 31 vjet pluralizem si ka munguar kurrë publikut shqiptar! Ai kur flet gjemon, sokëllin, vikat , mundohet, sforcohet për tokën ...

Editorial 2 Prill 2022, 11:45

Kush e ka fajin që dështojnë protestat

Paaftësia për të protestuar mori një konfirmim dramatik me dështimin e protestës së fundit. Ata që thirrën protestat e para, nuk mundën ta përsërisnin suksesin,...

Editorial 1 Prill 2022, 11:36

Kriza e autoritarizmit e Putinit

Nga Holman W.Jenkins, Jr.Në pamje të parë, mund të duket i habitshëm fakti që ukrainasit kanë luftuar kaq mirë ndaj rusëve. Por nuk ishte për t’u habitur që ata...

Editorial 29 Mars 2022, 13:07

Si ndodhi metamorfoza e Vladimir evropianit

TIRANË– Çfarë ka ndodhur në këto njëzet vjet, për të transformuar një partner dhe aleat të mundshëm në një kryqtar antiperëndimor dhe një tira...

Editorial 26 Mars 2022, 16:31

Alibeaj, një hapësirë më shumë mes fjalëve

Nga Meri LikaNjerëzit të cilët përdorin përzgjatje, më të mëdha se sa duhet, në hapësirat mes fjalëve, apo që përpiqen t’iu japin vend e pa vend intesitet fjalë...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë