LIVE UPDATES
Editorial

Unë sot jam Ibsen Elezi

12 Maj 2022, 07:43 Nga Meri Lika

Nuk ka ditë që të mos lexojmë lajme për aksidente, vrasje, vetëvrasje, vjedhje e një mori ngjarjesh të tjera të këtij lloji, të cilat na trishtojnë dhe na bëjnë të ndihemi jo të qetë madje, besoj edhe ju si unë, të ndihemi jo shumë të sigurt si fizikisht ashtu edhe ekonomikisht.

Por, duke qenë se këto lajme janë bërë të zakonshme dhe kemi fituar një fare imuniteti ndaj tyre, dje vëmendjen ma tërhoqi një lajm, jo i zakontë, i cili lidhej me konferencën për shtyp që do të jepte kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi.

Unë nuk e njoh, personalisht, Ibsen Elezin por, mendoj, se ai është një njeri luftarak dhe idealist, se ai është nga ato “speciet” e rralla të politikës shqiptare të cilat janë në rrezik zhdukje, sepse politika e ndërtuar tek ne për 30 vjetë nuk e do moralin, idealizimin dhe njeriun që lufton për idealin dhe për lirinë e mendimit të tij.

Para disa kohësh, kam lexuar një lajm pak të çuditshëm, i cili fliste për një person që pasi hëngri një ushqim të ndenjur, nga bakteret e krijuara tek ushqimi, pësoi një infeksion të tmerrshëm aq sa mjekëve iu desh t’i prisnin këmbët për t’i shpëtuar jetën.

Bojkoti total, nga ana e mediave, i konferencës së djeshme për shtyp të Ibsen Elezit, më dha mua ndjesinë e një situate të tillë.
Shoqëria jonë ka ngrënë ushqimin e prishur dhe tashmë është duke pritur vendimin e mjekëve të cilët duan t’i presin këmbët për t’i shpëtuar jetën.

Përse u braktis Ibsen Elezi?

E mendojnë fals kandidaturën e tij?

E mendojnë si kukull që ka kandiduar për t’i dhënë mundësi Berishës për të thënë se pati garë?

E braktisi pikërisht ajo media e cila ka bredhur pas të ndjerit Hysni Milloshi që ta intervistonin kur na fliste për Enverin, apo që vrapojnë të na japin kronika çdo 16 tetor, t’iu marrin “mendim” vajzave tona me “origjinë” nga Dubai, që ndjekin çdo hap të “vipeshave dhe vipushëve” shqiptarë!

Kanë pasur presion?

Kujt nuk i intereson gara në Partinë Demokratike?

A ka ndopakëz dorë në këtë bojkot selia e rrugës së Elbasanit, apo nuk vlen kjo pyetje konspiracioniste?

Kush i bëri bashkë mediat në këtë bojkot???

Unë mendoj se përpjekjet po bëhen që të zvjerdhin zgjedhjet në Partinë më të madhe opozitare, se ujërat që po vërshojnë mbi rrogoz e nën rrogoz të shoqërisë shqiptare janë duke na përmbytur dalëngadalë, ashtu pa e kuptuar dhe kur të na vijnë tek hunda ku nuk do të mund të marrim më frymë, atëherë do të duam të reagojmë, por do të jetë shumë vonë.

Media dje tregoi se është e varur, se është nën presion, se është e shantazhueshme, se ajo njësoj si politika është e korruptuar dhe nuk ka aspak pavarësi.

Media dje tregoi se edhe pushteti i katërt i shoqërisë sonë është në duart e një pakice dhe shoqëria jonë, sipas mendimit tim krejtësisht modest, është e pashpresë.

Unë sot jam Ibsen Elezi, sepse njësoj si ai dua të jetoj me një ideal dhe të luftoj për idealin tim.

Unë sot jam Ibsen Elezi, sepse njësoj si ai nuk lejoj të bëhem pjesë e tufave por dua të luftoj qoftë edhe e vetme.

Unë sot jam Ibsen Elezi, sepse si qytetare dua të më dëgjohet zëri, madje dua që më shumë të më dëgjohet kur e kam gabim, në mënyrë

që ata të cilët nuk mendojnë si unë të kenë të drejtën dhe mundësinë të më argumentojnë gabueshmërinë time.

Unë sot jam Ibsen Elezi sepse dua të jem një njeri i lirë.

Sondazh

Poll
Editorial 7 Maj 2022, 12:26 Enton Abilekaj

Urdhërat për SPAK, me kë e ka Edi Rama

Nëse do të ishte thjesht një urdhër për SPAK, Rama nuk ka pse ta lëshojë publikisht. Kontaktet e tij me SPAK janë t&eu...

Editorial 4 Maj 2022, 15:04

Impakti gjeopolitik i luftës: 10 teza

UKRAINË– Lufta në Ukrainë shënon një periudhë të re gjeopolitike. Teksa rënia e Murit të Berlinit në 1989 shënonte mbarimin e Luftës së Ftohtë dhe pë...

Editorial 3 Maj 2022, 10:51

Kuvendi i Berishës

Nga Blendi KajsiuKy është togfjalëshi që përmbledh më së miri Kuvendin e datës 30 prill. Ai ishte në thelb kuvend i Berishës më shumë se kuvend i Partisë Demokr...

Editorial 28 Prill 2022, 11:21

Kjo është opozita e fortë?

Arsyeja kryesore se përse mbështetësit e Berishës brenda dhe jashtë PD-së u rreshtuan kundër Bashës ishte sepse e akuzonin atë për opozitë të dobët. Sipas tyre,...

Editorial 23 Prill 2022, 13:57

Davidi, Golia, Enkelejdi dhe Partia

Nga Meri LikaSot në ditën ndërkombëtare të librit më pëlqen të sjellë një fragment nga një libër i Malcom Gladëell me titull “Davidi dhe Golia”. Në prathënien e...

Editorial 22 Prill 2022, 18:41

Rama zgjedh precedentin, jo presidentin!

TIRANË– Pasi socialistët pas mbledhjes së grupit parlamentar shprehën emrat e tyre për Presidentin e vendit, kryeministri Edi Rama ua ka hedhur të gj...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj