LIVE UPDATES
Editorial

Si po përdoret 'non grata' për minimin e demokracisë

Duke përdorur "non gratën" ai po përçan opozitën dhe po rekruton një pjesë të saj. Nëse zgjedhjet e 25 prillit, me gjithë problemet, prodhuan një parlament me opozitë të fortë, “non grata” e ndihmoi Ramën të përcajë opozitën, të prodhojë një grup deputetësh që shfaqen si opozitë, për t’i mohuar opozitës pjesëmarrjen në të gjtiha insitucionet, mbi të gjitha në Parlament.

31 Maj 2022, 13:37 Nga Enton Abilekaj

Si po përdoret 'non grata' për minimin e demokracisë

Një vit më parë, kur përcaktimi “non grata” i Sali Berishës sapo ishte lëshuar, motivacioni dukej më i rëndësishëm se vetë akti. Përderisa ish-kryeministri akuzohej për korrupsion dhe minim të demokracisë, pritej që së shpejti dosjet e tij të hapeshin për të filluar një proces ligjor ndaj njërit prej njerëzve më të rëndësishëm të tranzicionit 32-vjecar, ashtu siç pritej që frika e pushtetarëve në detyrë të rritej dhe rrjedhimisht korrupsioni të binte, prej mesazhit të fortë që SHBA po jepte për një ish.

Motivacioni sugjeronte gjithashtu përmirësim të ambientit demokratik. Duke e akuzuar një ish-kryeministër për minim të demokracisë, 8 vite pas largimit, dukej një mesazh i qartë për kryeministrin në detyrë, që edhe pa akaparuar zgjedhjet e 25 prillit, kishte një pushtet thuajse totalitar.

Një vit më pas, nuk ka asnjë proces për korrupsion ndaj Sali Berishës. Akuza për ish-kryeministrin nuk po vërtetohet, ndërsa korrupsioni qeveritar ka arritur përmasat më të larta që nga viti ’90. Mesazhi që SHBA tentuan të jepnin për korrupsionin dha efektin e kundërt, u kuptua si një sulm ndaj opozitës dhe licencë për qeverinë që të shtojë abuzimet.

Motivacioni i dytë, i minimit të demokracisë, ka dështuar akoma më keq. Ajo që ndodhi dje në Kuvend me Simon Mirakën, ajo që ka ndodhur javën që shkoi me anëtarët e komisioneve të Reformave zgjedhore dhe Territoriale dhe ajo që ndodhi dhe po ndodh me Presidentin, tregon se “non grata” po përdoret pikërisht për minimin e demokracisë, por nga Edi Rama.

Në fillim e përjashtoi Berishën dhe atë pjesë të grupit të PD-së nga propozimet për Presidentin. Krijoi një proces, kur ajo pjesë e PD-së që mori statusin e opozitës në 6 mars, u përjashtua. Në vend të saj, u ul me përfaqësuesit e forcës së tretë. Duke përdorur justifikimin e "non grata-s", Edi Rama e përjashtoi opozitën edhe nga Komisionet e Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe Reformën Territoriale. Këto do të bëhen me pakicën e PD-së, që pasi humbi statusin e opozitës nga vota, po mendon ta fitojë nga maxhoranca duke i shërbyer planeve të Ramës.

Duke qenë e painteresuar për votën, pjesëmarrja e pakicës së PD-së në Komisionet e Reformave, do të prodhojë një skemë akoma më në favor të Edi Ramës. Pakica e PD-së, me justifikimin e "non gratës", është hedhur në krahët e Edi Ramës dhe është nisur për të asgjësuar përfundimisht opozitarizmin me Kod Zgjedhor dhe ndarje të re Territoriale.

Kjo skemë u qesharakëzua dje, kur Taulant Balla, me vendim personal, vendosi të hedhë poshtë atë që miratoi live, me votim të hapur Komisioni i Ligjeve. Kryetari i grupit të PS-së, pa votuar, madje pa konsultuar asnjë nga socialistët që votuan të premten Mirakën, doli dhe deklaroi prishjen e votimit të një komisioni, hedhjen poshtë të kandidatit të opozitës, mohimin e një tjetër pjesëmarrjeje të opozitës në një istitucion të pavarur.

Duke përdorur përcaktimin e Departamentit të Shtetit për Berishën, Edi Rama është duke kapur Presidentin, komisionet e posaçme parlamentare, madje dhe institutin e dosjeve të diktaturës. Duke përdorur "non gratën" ai po përçan opozitën dhe po rekruton një pjesë të saj. Nëse zgjedhjet e 25 prillit, me gjithë problemet, prodhuan një parlament me opozitë të fortë, “non grata” e ndihmoi Ramën të përcajë opozitën, të prodhojë një grup deputetësh që shfaqen si opozitë, për t’i mohuar opozitës pjesëmarrjen në të gjtiha insitucionet, mbi të gjitha në Parlament.

"Non Grata" është bërë arma e preferuar e Ramës për të asgjësuar opozitën përfundimisht, për të rikthyer situatën siç përpara 3 vjetësh kur krijoji opozitën false, për ta përdorur në fitoren e zgjedhjeve me Kushtetutë.

Përcaktimi i Departamentit të Shtetit, ka shërbyer pikërisht për të kundërtën e asaj që sugjeron motivacioni, po i shërbën minimit të demokracisë dhe konsolidimit të pushtetit totalitar të një njeriu./Dosja.al

Sondazh

Poll
Editorial 27 Maj 2022, 11:58 Agron Gjekmarkaj

Po vjen Presidenti

Agron Gjekmarkaj Po vjen Presidenti! Kjo pranverë hyri e po del me ëndrra shumë. Më e spikatura prej tyre është ajo për ...

Editorial 27 Maj 2022, 11:28 Ben Blushi

Pse lufton Amerika me Rusinë?

  Ben Blushi PSE LUFTON AMERIKA ME RUSINË Bota është përgatitur prej gati një shekulli për një luftë të...

Editorial 23 Maj 2022, 18:22 Andi Bushati

Berisha fitoi, poshtë Berisha

Andi Bushati Noterizimi i fitores së Sali Berishës përmes votimit të 22 majit, një vit pasi ai u fshikullua nga “non grata&...

Editorial 18 Maj 2022, 12:56 Enton Abilekaj

Fitorja e një disfate të re

Edi Rama, Enkelejd Alibeaj dhe Enton Abilekaj Grupet parlamentare te opozitës morën të drejtën për të propozuar ekskluzivish...

Editorial 17 Maj 2022, 09:46 Meri Lika

Qesharakë deri në dhimbje

Meri Lika, Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku dhe Gazmend Bardhi Kam përmendur në një shkrim një thënie të Hitlerit, i cili thos...

Editorial 12 Maj 2022, 07:43 Meri Lika

Unë sot jam Ibsen Elezi

Nuk ka ditë që të mos lexojmë lajme për aksidente, vrasje, vetëvrasje, vjedhje e një mori ngjarjesh të tjera të k&e...

Editorial 7 Maj 2022, 12:26 Enton Abilekaj

Urdhërat për SPAK, me kë e ka Edi Rama

Nëse do të ishte thjesht një urdhër për SPAK, Rama nuk ka pse ta lëshojë publikisht. Kontaktet e tij me SPAK janë t&eu...

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë