LIVE UPDATES
Editorial

12 konstatime dhe parashikime, mbi atë që e pret botën në të ardhmen

Në fillim ishte pandemia e Covid-19, pastaj lufta në Ukrainë, dhe tani uria, pasi janë ndërprerë eksportet e ushqimit, plehrave dhe energjisë. Këto na kujtojnë brishtësinë tonë ndaj goditjeve të paparashikueshme, dhe mjerisht jo të paimagjinueshme.

2 Qershor 2022, 11:50 Nga Martin Wolf
12 konstatime dhe parashikime, mbi atë që e pret botën në
Foto ilustruese

Si ta kuptojmë situatën aktuale në botë? Koha që kalova në Forumin e Davosit javën e kaluar, i kristalizoi përgjigjet e mia në formën e 12 parashikimeve. Parashikimi im i parë: Bota kërcënohet “nga shpata, uria dhe nga murtaja” siç paralajmëroi Ezekieli në Bibël. Në fillim ishte pandemia e Covid-19, pastaj lufta në Ukrainë, dhe tani uria, pasi janë ndërprerë eksportet e ushqimit, plehrave dhe energjisë. Këto na kujtojnë brishtësinë tonë ndaj goditjeve të paparashikueshme, dhe mjerisht jo të paimagjinueshme.

Parashikimi nr.2: “Është politika, budalla!” Xhejms Karvil, strategu i fushatës së Bill Klinton propozoi sloganin e famshëm elektoral “Është ekonomia, budalla!” Por primati i ekonomisë nuk mund të supozohet më. Epoka jonë është ajo e luftërave kulturore, politikave të identitetit, nacionalizmit dhe rivalitetit gjeopolitik. Ajo është gjithashtu për pasojë një epokë e ndarjeve, brenda për brenda dhe midis vendeve.

Parashikimi nr.3: Teknologjia do e vazhdojë “marshimin” e vet transformues. Covid-19 solli me vete dy surpriza të mirëpritura: aftësinë për të zhvilluar online një pjesë të mirë të jetës sonë normale; dhe kapacitetin për të zhvilluar dhe prodhuar vaksina efektive me një shpejtësi të mahnitshme, edhe pse duke dështuar në ofrimin e tyre në mënyrë të barabartë.

Parashikimi nr.4: Ndarjet politike midis demokracive me të ardhura të larta nga njëra anë, dhe Rusisë dhe Kinës nga ana tjetër, janë tani shumë të thella. Përpara pushtimit rus të Ukrainës, mbijetesa e një koncepti gjithëpërfshirës të “Një bote” dukej të paktën e imagjinueshme. Por luftërat janë transformuese.

Oferta e Kinës për një partneritet “të pakufishëm” me Rusisë, mund të ketë qenë vendimtare në vendimin e Putinit për të rrezikuar nisjen e pushtimit. Lufta e tij është një sulm ndaj interesave dhe vlerave thelbësore perëndimore. Ajo e ka bashkuar për momentin SHBA-në dhe Evropën. Dhe kjo duhet të jetë vendimtare për qëndrimin e Evropës ndaj Kinës: një fuqi që mbështet një sulm të tillë, nuk mund të jetë kurrsesi një partner i besueshëm. Marshimi drejt totalitarizmit i të dyja këtyre autokracive, duhet të thellojë ndarjen globale.

Parashikimi nr.5: Me gjithë ngritjen e Kinës, Perëndimi, me demokracitë me të ardhura më të larta, është shumë i fuqishëm. Sipas FMN-së, këto vende përbëjnë ende sot 42 për qind të prodhimit global me barazinë e fuqisë blerëse dhe 57 për qind me çmimet e tregut të këtij viti, kundrejt 19 për qind që zë Kina.

Po ashtu ato emetojnë monedhat rezervë të rëndësishme. Kina ka më shumë se 3 trilionë dollarë rezerva valutore, ndërsa SHBA-ja gati asnjë. Në vend të kësaj, ajo mund t’i printojë ato. Aftësia e SHBA-së dhe aleatëve të saj për të ngrirë një pjesë të madhe të rezervave valutore të Rusisë, tregon se çfarë do të thotë kjo fuqi. Megjithatë, fuqia perëndimore nuk është vetëm ekonomike por edhe ushtarake. Si do të kishte dalë ushtria ruse nëse do të ndeshej me atë të NATO-s?

Parashikimi nr.6: Megjithatë Perëndimi është shumë i ndarë brenda vetes. Shumë politikanë të tij ishin mbështetës entuziastë të Putinit. Një prej tyre ishte Marin Lë Pen. Në Evropë, Viktor Orban është i mbijetuari më i zëshëm i këtij grupimi. Në SHBA, autoritarizmi ksenofobik, mbetet një grup idesh udhëheqëse në të djathtë.

Jehona e sulmit të Donald Trump mbi tiparin më themelor të demokracisë – transferimin e pushtetit përmes një votimi të ndershëm – ndihet ende në SHBA. Shumica e këtyre njerëzve e shohin si një model autokracinë nacionaliste të Putinit. Nëse ata rikthehen në pushtet, uniteti perëndimor do të shkatërrohet.

Parashikimi nr.7: Në një periudhë afatgjatë, Azia ka të ngjarë të bëhet rajoni ekonomik dominues i botës. Vendet në zhvillim të Azisë Lindore, Juglindore dhe Jugore përbëjnë gjysmën e popullsisë së botës, kundrejt 16 për qind për të gjitha vendet me të ardhura të larta së bashku. Sipas FMN-së, PPB-ja mesatare reale e këtyre ekonomive aziatike është rritur ndjeshëm, por jo vetëm për shkak të Kinës.

Parashikimi nr.8: Demokracitë me të ardhura të larta duhet të përmirësojnë lojën e tyre politike, nëse duan që t’i bindin vendet në zhvillim që të bashkohen me to kundër Kinës dhe Rusisë. Pak vende i pëlqejnë këto autokraci. Por Perëndimi e ka humbur ndjeshëm mbështetjen, për shkak të luftërave të tij të dështuara dhe ndihmës së pamjaftueshme, veçanërisht gjatë pandemisë së Covid-19. Shumica e vendeve në zhvillim do të përpiqen të kenë marrëdhënie të mira me të dyja palët.

Parashikimi nr.9: Bashkëpunimi global mbetet thelbësor. Sado të thella që të bëhen përçarjet, jetojmë që gjithë në këtë planet. Ndaj duhet të shmangim luftërat kataklizmike, kolapsin ekonomik dhe mbi të gjitha shkatërrimin e mjedisit. Asnjë nga këto nuk ka të ngjarë të ndodhë, pa një nivel minimal bashkëpunimi. Por a është kjo e mundur? Jo.

Parashikimi nr.10: Zërat mbi “vdekjen” e globalizimit janë të tepruara. Amerikanët janë të prirur të mendojnë se perspektiva e tyre është norma globale. Shpesh nuk ndodh kështu. Shumica e vendeve e dinë se tregtia e gjerë nuk është një luks, por një domosdoshmëri. Pa të, ata do të varfëroheshin shumë.

Perspektiva më e mundshme është që tregtia të bëhet më pak amerikane, më pak perëndimore dhe më pak e dominuar nga prodhuesit. Tregtia e shërbimeve ka të ngjarë të lulëzojë shumë, e nxitur nga ndërveprimi ndërkufitar në internet dhe inteligjenca artificiale (AI).

Parashikimi nr.11: Duke pasur parasysh sfidat e mëdha politike dhe organizative, shanset që njerëzimi të parandalojë ndryshimet e dëmshme klimatike janë të pakta. Emetimet e gazrave serë ranë në vitin 2020 për shkak të Covid-19. Por kurba mbetet ende e palakuar.

Parashikimi nr.12: Inflacioni është rritur në një mënyrë të paparë për 4 dekada. Pyetja është nëse bankat qendrore do të arrijnë ta ruajnë besueshmërinë e tyre. Inflacioni i lartë dhe rënia e të ardhurave reale janë një kombinim i dëmshëm në aspektin politik. Ato do të pasohen nga trazirat. Ne në Perëndim duhet të menaxhojmë ndryshimet e thella dhe konfliktet vdekjeprurëse, në një epokë të ndarjeve dhe zhgënjimit. Udhëheqësit tanë duhet të ngrihen në lartësinë e kësaj sfide. A do ta bëjnë ata këtë? Shpresojmë që të ndodhë kështu. 

“Financial Times”- Bota.al

Sondazh

Poll

Editorial 27 Maj 2022, 11:58 Agron Gjekmarkaj

Po vjen Presidenti

Agron Gjekmarkaj Po vjen Presidenti! Kjo pranverë hyri e po del me ëndrra shumë. Më e spikatura prej tyre është ajo për ...

Editorial 27 Maj 2022, 11:28 Ben Blushi

Pse lufton Amerika me Rusinë?

  Ben Blushi PSE LUFTON AMERIKA ME RUSINË Bota është përgatitur prej gati një shekulli për një luftë të...

Editorial 23 Maj 2022, 18:22 Andi Bushati

Berisha fitoi, poshtë Berisha

Andi Bushati Noterizimi i fitores së Sali Berishës përmes votimit të 22 majit, një vit pasi ai u fshikullua nga “non grata&...

Editorial 18 Maj 2022, 12:56 Enton Abilekaj

Fitorja e një disfate të re

Edi Rama, Enkelejd Alibeaj dhe Enton Abilekaj Grupet parlamentare te opozitës morën të drejtën për të propozuar ekskluzivish...

“Më hodhe në ujë”, policia e gjobiti dhe i bllokoi skafin, momenti kur efektivët rrisin shpejtësinë

“Më hodhe në ujë”, policia e gjobiti dhe i bllokoi skafin, momenti kur efektivët rrisin shpejtësinë

Fluksi në pikat e kalimit kufitar, reagon Policia: Rreth 90 mijë shtetas hynë në vend gjatë 24 orëve

MEGAAKSIONI! Policia operacion antidrogë në Shkodër, Lezhë, Kukës, Krujë, Gjirokastër dhe Dibër

Kakavijë/ Radhë kilometrike për të hyrë në Shqipëri

'O Like, dua t'ja fus njërit, ndihmoje vëllain'/ Gjergj Luca përfshihet në përplasjen PS-PL

Kakavijë/ Radhë kilometrike për të hyrë në Shqipëri, shkak mungesa e sporteleve në palën greke

Aksidentohet traileri me grurë, drithi derdhet në “Tiranë-Durrës”

Meta paralajmëroi qeveri teknike, Berisha zbulon çfarë do ndodhë: Duhen referendumet

Zgjedhjet lokale, Berisha: Do kemi siglën tonë, Rama e ka humbur pak, e di ai se...

Breshëri dhe stuhia bllokuan rrugët e Tiranës, zonat më problematike

Stuhi në Tiranë, shi i rrëmbyer, nis edhe breshëri

"Lustracioni" i Ramës, Berisha: Ai e ankimoi në GJK në 2008, u rrëzua në mënyrë të padrejtë

Stuhi në Tiranë, shi i rrëmbyer, nis edhe breshëri

Në zgjedhjet lokale me61 kandidatë apo do ndahen zonat me Partinë e Lirisë? Ja si përgjigjet Berisha

Aksi Qukës-Qafe Pllocë, Berisha: Ka kaluar çdo afat kohor

DËSHTOI PLANI! Tentoi të arratisej në Greqi, arrestohet autori i vrasjes së Luan Hushit

Sekuestrohen 3 mina me telekomandë në Korçë, vihet në pranga 35-vjeçari nga Lezha

E frikshme në Vlorë, burri gjuan me kallash në prani të fëmijëve pas sherrit me gruan

U plagos për disa ullinj, vdes 55-vjeçari tek Trauma, nuk i mbijetoi dot plumbave

Policia aksion në call Centre

Zjarr në Berat, rrufeja godet shtyllën e tensionit, banorët mbeten pa energji elektrike

I këputi varësen nga qafa qytetares në Golem, arrestohet gjysmë i zhveshur 30-vjeçari

Zjarr në qendren e përpunimit të plehrave në Gjirokastër, policia nuk lejon gazetarët: Mos filmoni

Bllokimi i mjeteve lundruese pas tragjedisë në Himarë, protestë para Policisë së Shtetit

Inceneratorët, PL paraqet fakte të reja: Qeveria ka lënë peng në banka pronat publike

Banda e “skifterëve” i vë armën në kokë 23-vjeçarit për t’i grabitur paratë dhe biçikletën

Zjarr në“Malin e Bardhë”,banorët nisin aksionin para zjarrfikësve,shuajnë flakët me mjete rrethanore

Digjen pyjet në Mat! Aktivizohet një tjetër vatër zjarri, në Ulëz dhe Baz

Rreth 1 ton drogë në tre skafe, ja SKEMA që përdorën trafikantët për të 'mashtruar' radarët

Megaoperacioni antidrogë në Vlorë, policia jep detaje: U kap në ujërat italiane, kapëm 992kg kanabis

Turizmi në Shqipëri, Berisha konferencë urgjente: Kam 2 propozime, fokus tek transporti

E RËNDË! Përplasen dy makina pranë Kallmetit, 7 të plagosur, mes tyre dhe fëmijë

Tragjedia e Himarës, Policia aksion në bregdet, në 'shënjestër' dhjetëra 'Jet ski', gomone dhe skafe

Përfshihet nga flakët “Golfi” tek “Zogu i Zi”, shkak problemet teknike

Kulla e vrojtimit bosh...në Potam mungon roja bregdetare, pushuesit në mëshirë të fatit

Dita e tretë e protestave në Vlorë/ Pronarët e skafeve dhe gomoneve: Na lini të lundrojmë

8 kg kanabis, në makinë iu gjet edhe një kallashnikov! Arrestohen 3 të rinj në Tropojë

Bllokohen dy turistë gjermanë në Tropojë, përfundojnë në spital

Aktivizohet një vatër zjarri në Sarandë, digjet ullishtja

Sali Berisha: Ilir Meta është opozitar i vërtetë, do të bashkërendojmë aksionin

Çuçi pranon shoqatën e velierave: E kam krijuar me miq pasionantë, s'kam biznes

Bosh plazhi i Livadhit në Himarë, sezoni i verës dështim në Shqipëri

PARALAJMËRIMI/ Berisha-Ramës: Bëj ç’të duash, e ke kohën e numëruar!

Afera e Portit të Durrësit/ Berisha: Mos bini pre, mos blini apartamente

Tragjedia në Himarë/ Berisha: Janë zhdukur kamerat që kanë filmuar skenën e aksidentit

Meta: Do vendosë sovrani, do shikoni pastaj politikanët do bëjnë më si të fortë?

Meta i bën premtimin Ramës: Do përfundosh nën këmbët e popullit të lirisë!

Meta i del në krah Berishës: PD është një dhe vetëm një, koha e përgjumjes ka mbaruar

Begaj s'ka reaguar për tragjedinë e Himarës/ Meta: Nuk është etike ta komentoj, Çuçi të ketë turp

Ilir Meta: Iniciative ligjore në Kuvend për të garantuar indeksimin e pagave