LIVE UPDATES
Editorial

Një gjeneral kapet rob

Si shqiptar patriot që u vetëshpall se është nuk kuptoi që vendi ka nevojë pikërisht për të kundërtën e kësaj që ndodhi, për njerëz që sakrifikojnë ç'të munden nga vetja për t'i shërbyer sadopak vendit, në vend të pengmarrësve që sakrifikojnë ç'të munden nga vendi për t'i shërbyer sadopak vetes.

5 Qershor 2022, 15:42 Nga Enton Abilekaj
Një gjeneral kapet rob
Bajram Begaj

TIRANË- Pasi shkruajti historinë e tranzicionit me fitoren e mandatit të tretë, pas kontestimeve të opozitës për zgjedhjet e 25 prillit, pas shuplakave të vëzhguesve ndërkombëtarë për partinë - shtet dhe blerjen masive të votës, pas një viti që thelloi borxhin dhe krizën ekonomike, zgjedhja e Presidentit të ri, mund të ishte një shans për të korrigjuar diçka. Të paktën një mesazh bashkëpunimi, shtrirje dore, një mundësi për komunimikim në shqip. 

Mëgjithëse nuk po mund ta menaxhojë pushtetin absolut, Edi Rama nuk e pa asnjëherë zgjedhjen e Presidentit si një mundësi për vendin. Në vend të dialogut, zgjodhi provokimin e opozitës, përdorimin e procesit Kushtetues për të krijuar një farsë diversioniste, përjashtuese për shumicën opozitare dhe inkurajuese për pakicën. 

Në vend të seriozitetit zgjodhi talljen tjetër me shqiptaret, me një emër pa profil të nxjerrë në momentin e fundit, me një ofertë më pak se modeste që vetëdeklaron se nuk di të flasë, me një hije që konfirmon diellin kryeministër, ndërsa i premton në sy të gjithë shqiptarëve se do sillet mirë. Me një peng që filmohet në përbetimin që i bën shefit, me qëllim që çdo iluzion, se mund të kontrollojë pushtetin absolut, të shuhet pa u votuar.

Në vend të përgjegjshmërisë zgjodhi të turpëronte Kushtetutën, Parlamentin që duhet ta respektojë dhe Presidentin në detyrë që duhet ta mbrojë. Donte vetëm të tregonte se tekat e tij kanë më shumë vlerë se domosdoshmëria ulëritëse e rimëkëmbjes së vendit dhe askush nuk mund ta ndalojë. 

Opozita e para nuk është e aftë. Jo vetëm grupi i Alibeajt që u përfshi në farsën diversioniste duke nxjerrë dhe 8 emra për tu tallur Taulanti, por edhe Berisha nuk arriti ta trajtonte sic e meritonte ejakulimin e Edi Ramës. U tregua i gatshëm të shkëmbente zgjedhjet e 25 prillit me Presidentin, të legjitimonte pushtetin absolut për një pozicion honorifik, të vuloste një precedent të pazarit politik që do ta penalizonte vendin përgjithmonë. 

Kur gjithçka u konfirmua se ishte spektakël personal i një prestigjatori që me numrat e tij mashtron shqiptarët prej 9 vjetësh, çuditërisht Berisha vendosi të shkonte ne seancë, për t'i dhënë përmasë parlamentare të gjerë, procedurës partiake të Rilindjes. Aq u habit Lindita Nikolla, sa e pa të pavend t' i jepte fjalën Sali Berishës në një seancë ku partia e saj do ngrinte dorën për të ligjëruar hyrjen e pengut të Edi Ramës në Presidencë.

Kishte dhe LSI dhe PDIU që, megjithëse e panë si u përjashtua Berisha nga seanca, qëndruan për t'i dhënë një dorë opozitare akti të fundit të shembjes së Shtetit. 104 deputetë në sallë, 1 votë pro dhe 1 abstenim, nga opozita, ishin të mjaftueshme për krenarinë e Taulantit përballë shqiptarëve. 

PDIU e ka tipar fluiditetin, ndërsa LSI ka pronarët që, përpara votimit e paralajmeruan sjelljen parlamentare me dekretin e firmosur nga Stambolli. Ishte pikërisht ai që shpenzoi 5 vjet konflikt institucional dhe politik me pretendimin se po mbronte Kushtetutën, ishte Ilir Meta i vetëdeklaruar kundërshtari më i madh i Edi Ramës, që filmon veten dhe ua tregon shqiptarëve duke plotësuar tekën e fundit të Kryeministrit. E pathëna e vetëkuptueshme në atë video është se për Ilir Metën, Edi Rama nuk është kundërshtar se qeveris keq, por se e ka lënë pa pushtet dhe pa përfitime. Sapo flirtojnë duke përdorur njërën nga të dyja, ai është gati ta përdorë kushtetutën për Edi Ramën, si lodër për tekat e një fëmije të llastuar.

Pas kësaj askush nuk mund t' i thotë Bajram Begajt pse u përdor për shown e Edi Ramës, pse vuri emrin e tij tek alibia e autokratit për një president të pavarur, pse e dorëzoi karrierën e tij në shërbim të interesave të një pushteti totalitar të korruptuar, pse si shqiptar patriot që u vetëshpall se është nuk kuptoi që vendi ka nevojë pikërisht për të kundërtën e kësaj që ndodhi, për njerëz që sakrifikojnë ç' të munden nga vetja për t'i shërbyer sadopak vendit, në vend të pengmarrësve që sakrifikojnë ç' të munden nga vendi për t' i shërbyer sadopak vetes. 

Të gjithë humbëm të shtunën më 4 qershor. Edhe Edi Rama që këtë herë nuk arriti as të ngërdheshej me talljen e fundit që u bëri shqiptarëve për interesat e tij. E mira e kësaj humbjeje, diskretitimi i një klase politike të konsumuar, është një leksion i vjetër që askush nuk do ta kujtojë.

Sondazh

Poll
Editorial 5 Qershor 2022, 12:09 Meri Lika

Bastardja e Stambollit

Meri Lika Dëmi institucional që ka shkaktuar pushteti i Ramës, sipas mendimit tim, do të ketë efekte për disa dekada. Ai i &e...

Editorial 27 Maj 2022, 11:58 Agron Gjekmarkaj

Po vjen Presidenti

Agron Gjekmarkaj Po vjen Presidenti! Kjo pranverë hyri e po del me ëndrra shumë. Më e spikatura prej tyre është ajo për ...

Editorial 27 Maj 2022, 11:28 Ben Blushi

Pse lufton Amerika me Rusinë?

  Ben Blushi PSE LUFTON AMERIKA ME RUSINË Bota është përgatitur prej gati një shekulli për një luftë të...

Editorial 23 Maj 2022, 18:22 Andi Bushati

Berisha fitoi, poshtë Berisha

Andi Bushati Noterizimi i fitores së Sali Berishës përmes votimit të 22 majit, një vit pasi ai u fshikullua nga “non grata&...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë