LIVE UPDATES
Editorial

Shqipëria përsëri shënjestër e Fake News-ve ruse

Po, është e vërtetë që Shqipëria do pajiset me armët amerikane anti-tank Javelin, por kjo do ndodhi pas firmosjes e një kontrate blerje nga ana e qeverisë tonë, të bërë publike në datën 21 maj nga ministri i mbrojtjes Niko Peleshi. Me shumë mundësi kjo s’i ka pëlqyer Moskës, duke harruar që rritja e shpenzimeve ushtarake, që po ndodh në të gjitha shtetet anëtare të NATO-s, janë rezultat i rikthimit të luftës territor – grabitës në Europë, pas shumë dekadash, pikërisht nga vetë Rusia.

17 Korrik 2022, 11:28 Nga Florion Metohu
Shqipëria përsëri shënjestër e Fake News-ve ruse
Florion Metohu

Ditët e fundit po qarkullon një video e një makinë me targa shqiptare, duke pretenduar që është filmuar në Ukrainë, me anë të së cilës po bëhet kontrabandë e sistemeve anti-tank amerikan dhe britanik. Targat shqiptare të makinës “AA 851 EE”, dyshohet të jenë të vjedhura në vendin tonë apo të falsifikuara, pasi ato rezultojnë se i përkasin një mjeti tip “Mercedes”, ndërsa në video shfaqen në një “Volkswagen”.

Kjo nuk është hera e parë që qarkullojnë lajme të tilla. Në fakt, portalet serbe www.srbin.info dhe www.sb.by  kanë publikuar lajme mbi përfshirjen e shqiptarëve në kontrabandën e armëve anti-tank që prej mesit të muajit qershor, duke ju referuar deklaratave të ministrit të jashtëm rus Lavrov.

Po, është e vërtetë që Shqipëria do pajiset me armët amerikane anti-tank Javelin, por kjo do ndodhi pas firmosjes e një kontrate blerje nga ana e qeverisë tonë, të bërë publike në datën 21 maj nga ministri i mbrojtjes Niko Peleshi. Me shumë mundësi kjo s’i ka pëlqyer Moskës, duke harruar që rritja e shpenzimeve ushtarake, që po ndodh në të gjitha shtetet anëtare të NATO-s, janë rezultat i rikthimit të luftës territor, grabitës në Europë, pas shumë dekadash, pikërisht nga vetë Rusia.

Nuk është hera e parë që vendi jonë, si dhe Kosova, janë shndërruar në objektiv i propagandës dhe dezinformimit rus, që prej nisjes së pushtimit të Ukrainës. Në 18 qershor ambasada ruse në Shqipëri do të publikonte një tabelë të ministrisë së mbrojtjes të vendit të tyre, me numrin e pretenduar të mercenarëve të huaj, që sipas saj, janë duke luftuar në Ukrainë. Nga ajo listë, sipas Moskës, 150 ishin shqiptar dhe 156 kosovar.

Ministria jonë e Jashtme i mohoi kategorikisht keto akuza dhe thirri ambasadorin rus, duke i dorëzuar një note proteste dhe duke kërkuar prova mbi këto akuza, prova të cilat nuk janë publikuar asnjëherë. Ndoshta pala shqiptare duhet të ngerë më shumë zërin, si nga ana mediatike ashtu edhe në kontaktet zyrtare me palën ruse, për të luftuar propagandën dezinformuese.

Akuzat për përfshirjen e mercenarëve shqiptar dhe kosovar datojnë që në 18 shkurt kur Sergei Lavrov do të deklaronte se po rekrutoheshin për tu dërguar në Donbas të Ukrainës. Një deklaratë që do të merrte një përgjigje dhe nga presidenti Ilir Meta, i cili do i përkufizonte akuza të tilla: “Mund të jetë ndikuar nga dezinformacionet në mediat e ndryshme dhe në rastin më të keqe një shpikje propagandistike sikur vendet tona përbëjnë një rrezik apo një tendencë të caktuar ndaj Rusisë, gjë që nuk është e vërtetë”.

Nuk është e vështirë të kuptohet arsyeja se pse Shqipëria është objektiv i propagandës dhe dezinformimit rus. Roli aktiv që vendi jonë po luan, si anëtare e përkohëshmë e Këshillit të Sigurimit në OKB krahë aleatëve tanë, në rezolutat dhe iniciativat e ndryshme që dënojnë pushtimin që Kremlini po kryen ndaj Ukrainës, duket se ka ngacmuar nje nerv të zbuluar në Moskë.

Edhe pse nuk ua mbyllëm derën turistëve rus, ndryshe nga sa bënë shumë shtete të tjera, territori jonë po shndërrohet në një hapësirë shumë të rendësishme në planet strategjiko – operacionale të NATO-s.

Investimet që aleanca po bën në aeroportin ushtarak të Kuçovës, si dhe mundësia e investimeve të tjera në ish portin sovietik të Pash Alimanit apo porteve të tjera, do ta transformoj Shqipërinë në një fortes të Aleancës në Ballkanin Perëndimor dhe spirancë të stabilitet në një hapësirë ku Rusia, historikisht, ka pasur një influencë të madhe.

Nxitja dhe mbajtja gjallë e konflikteve në rajon, sidomos ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, por edhe fraksioneve në Bosnje – Hercegovinë, është një nga mënyrat e pengimit të integrimit të plotë të Ballkanit Perëndimor në kampin euro – atlantik dhe rrjedhimisht zvogëlimit të influences ruse.

Mjetet që Moska përdor janë të shumta dhe nje nga më efikaset është propaganda dhe dezinformimi.

lufta ukraine-rusi shqiptaret qe luftojne ne ukraine

Sondazh

Poll
Editorial 9 Korrik 2022, 16:25 Ben Blushi

The new islam në Tiranë

Vajzat muslimane THE NEW ISLAM NË TIRANË Jo vetëm përpara 30 vitesh por edhe përpara 5 vitesh kjo foto do ishte e paimagjinueshme...

Editorial 7 Korrik 2022, 09:12 Meri Lika

777- Sot unë do të jem në protestë!

Gjithmonë, kam menduar se rastësitë kanë një domethënie, se asgjë nuk ndodh ashtu kot dhe se gjërat gjithmonë e k...

Editorial 29 Qershor 2022, 10:19 Ditmir Bushati

Më shumë siguri!

Me Samitin e NATO-s në Madrid, Aleanca transatlantike po përgatitet për përmirësimin më të madh të kapaciteteve të...

Editorial 27 Qershor 2022, 09:14 Margaret MacMillan

Një epokë e re e luftës globale

Foto ilustruese “Ju mund të mos jeni të interesuar për luftën, por lufta është e interesuar për ju!,"- thoshte dik...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë