LIVE UPDATES
Editorial

Intelëktuali: Një moment në ndërgjegjen njerëzore

Pra specia e cila pa frikë mund të konsiderohet si moment i ndërgjegjes sonë popullore, siç France përcaktoi Zolan, sot është në zhdukje në fushën politike.

16 Gusht 2022, 15:29 Nga Meri Lika
Intelëktuali: Një moment në ndërgjegjen njerëzore
Meri Lika

Në vitin 1902, kur Émile Zola vdiq, Anatole France i kushtoi një vlerësim të shkëlqyer ku mes të tjerave e përcaktoi shkrimtarin se ai “Ishte një moment në ndërgjegjen njerëzore”.

Intelektualët që sot merren me politikë janë specie në zhdukje. Ata i tremben politikës dhe për më tepër politika shfaq një indiferencë absolute për gjithçka që mund të identifikohet si intelektuale.
Ndoshta intelektualët janë distancuar vetë nga politika për t’iu afruar gjithnnjë e më shumë botës së profesionalizuar, ata zgjedhin autoritetin e tyre profesional përpara autoritetit që të jep politika përmes pushtetit, por ata nuk i largohen sferës publike duke shprehur mendimin e tyre në të mirë të shoqërisë.

Nisur nga reagimet e tyre publike, tek ne nuk mungon mendimi kritik, ai mendim që pavarësisht kahjes politike thotë atë që mendon, mbron atë që mendon dhe lufton për atë që mendon.

Por ndërkohë që profesionistët i largohen politikës, për herë e më shumë të pa aftët, të paskrupujt, servilët, matrapazët iu ngjiten partive politike, ata hidhen sa në një front në tjetrin, sa në një parti në tjetrën derisa arrijnë të kapin një karrige ku të mund të ulen e kështu ta konsiderojnë veten të plotësuar (plotësim fiktiv por aspak profesional).

Këta individë, të cilët rendin pas çdo flamuri dhe nuk kanë asnjë ideal, parim dhe moral, janë bërë barriera kryesore që pengon përfshirjen e intelektualëve dhe profesionistëve në politikë. Mund të duket se intelektualët, për interesa meskine vetjake, po i bishtnojnë aktivizimit në të mirë të shoqërisë, por unë mendoj se nuk është aspak kështu.

Duke parë një ditë, në televizor, një nga takimet e Berishës pyeta vetën time: nëse një ditë për një post në Partinë Demokratike, do të konkurronte një anëtar i sotëm i kryesisë së PD-së i cili edhe mund të jetë përfolur për korrupsion e që e njeh prej vitesh partinë, antarësinë, dhe përballë tij të jetë, për shembull, profesor Artan Fuga ose profesor Aurel Plasari (të më falin profesorët e nderuar që po ua përmend emrat pa lejen e tyre), kush mendon se do të fitojë?

Përgjigjia që më dha vetvetja ishte se do të fitonte ai i përfoluri, sepse ai bën fushatë, mundet të premtojë para, apo edhe vende punë, ndërkohë që asnjëri nga profesorët nuk do pranonte të bënte fushatë e lere më pastaj të premtonte diçka për të cilën nuk do të ishte i sigurt që do ta realizonte e aq më shumë të premtonte para apo vende punë në shkëmbim të votës.
Kësaj konkurrence, mendoj se i tremben intelektualët, kur them intelektual nuk nënkuptoj njerëz me arsim të lartë, por njerëz të cilët kanë dhënë për shoqërinë me profesionalizimin dhe mendimin e tyre si dy profesorët e nderuar që kam përmendur më lart.

Pra specia e cila pa frikë mund të konsiderohet si moment i ndërgjegjes sonë popullore, siç France përcaktoi Zolan, sot është në zhdukje në fushën politike.

Është kthyer në nostalgji mendimi për një parlament me deputetë të mençur, nga ata që e nderojnë përfaqësimin, sepse tani është kthyer në modë paaftësia, servilizmi, mashtrimi. Moda, domethënë politika (që të mos e ofendojmë kaq shumë modën) tani pranon vetëm hajvanët, dallkaukët, hajdutët, lapanjozët, lëpirësit, të korruptuarit, sidomos këta të fundit, të cilën mund të ngrejnë çdo lloj flamuri sipas interesit po asnjëherë nuk mund të ngrenë flamurin e mendimit të tyre.


Këta lloj butakësh, shpallin armiq të gjithë ata që i mendojnë si konkurrentë të mundshëm e vrapojnë të rrëmbejnë edhe flamurin e luftës së klasave.

Sot lufta më e madhe që kanë intelektualët nuk është në favor apo kundër një kahu politik por lufta e vërtetë e tyre është në mbrojtje të emrit, figurës, personalitetit dhe etikës në një përballje të pabarabartë me virtytet çnjerëzore që kërkojnë t’i tjetërsojnë dhe t’i shndërrojnë si veten.

Lufta e intelektualëve është që të arrijnë të bëhen moment i ndërgjegjes së popullit të tyre.

meri lika

Sondazh

Poll
Editorial 4 Gusht 2022, 16:29 Meri Lika

Unë dua të di

Meri Lika Unë jam nënë dhe në shpirtin tim ka tre ditë që më godet pa pushim një ndjenjë frike, pasigurie, paa...

Editorial 30 Korrik 2022, 09:28 Meri Lika

A flet heshtja?

Po me vërtetë po pyes: A flet heshtja?. Populli ynë ka disa shprehje në lidhje me heshtjen si psh: “Heshtja është flori.&...

Editorial 29 Korrik 2022, 13:26 Ralph Shoellhammer

Kriza energjetike do e përçajë Evropën

Foto Ilustruese Kanë kaluar gati gjashtë muaj që kur Putini filloi pushtimin e Ukrainës, por për Evropën, më e keqja nuk...

Editorial 26 Korrik 2022, 19:44 Meri Lika

Çfarë opozite na duhet?

Meri Lika Nga dita e djeshme, konfigurimi i opozitës shqiptare mori një pamje tjetër. Tashmë në opozitë nuk është v...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale