3 Shtator 2022, 14:28
Nga Enton Abilekaj
Edi Rama dhe Enton Abilekaj
Ndërsa në Malin e Robit po prishen pishinat e resortit me 5 yje në pronësi të pronarit të News24, BalkanWeb e Panorama, të dyja palët hedhin në publik fakte që tregojnë historinë e një marrëdhënieje të trishtë media – politikë, shpjegojnë konkretisht këtë raport dhe arsyet pse media sot lëngon nën pushtetin politik.
Faktet, edhe ato që publikon qeveria, tregojnë se Irfan Hysenbelliu është rrethuar nga shteti i futur në 'Whatsappin' e Edi Ramës, jo si biznesmen që u është shmangur taksave dhe ligjit, por si pronar i mediave me influencë. Sepse, sipas dokumenteve që po publikohen, kur Rama ishte i kënaqur me linjën editoriale, ka shkelur ligjin për të favorizuar biznesmenin, ka dhuruar një tokë publike pa asnjë procedurë, ka lejuar mospagimin e taksave dhe qerave, duke mbyllur sytë në dogana.
Kur ishte i kënaqur me mediat, e ka ulur në prehërin e tij dhe të dy bashkë kanë sfiduar ligjin. Mes ligjit që nuk të jep asnjë privilegj dhe Kryeministrit që t’i jep të gjitha, pronari i mediave, ka bërë zgjedhjen e dytë, pa e menduar atë që po ndodh sot. Hysenbelliu ka ndërtuar një kështjellë rëre, ka ngritur bizneset dhe godinat duke sfiduar ligjin me pushtetin e Edi Ramës.
Drekat me Kryeministrin, miqësinë me kryetarin e grupit parlamentar të PS, që sipas shefit të kuzhinës, gatuante vetë në resortin që pushtuan rruspat, flirtimet e forta me Erion Veliajn edhe në dëm të mediave të tjera, ishin pasuria e luajtshme që shërbeu për të ndërtuar një pasuri të paluajtshme në kurriz të publikut dhe të ligjit.
Rruspat sot po e prishin të paluajtshmen sepse pasuria e luajtshme iku.
Drekat u zëvendësuan me sherre, gatimet me sulme helmuese dhe flirtimet me shantazhe. Kapitalizmi tipik i Rilindjes, ku biznesmenët emërohen, ku biznesi mund të bëhet vetëm kur je servil i pushtetit, ku ligji nuk është domosdoshmëri, madje ndjekja e procedurave ligjore të bën të dyshuar për tradhëti ndaj pushtetit absolut. Pasuritë ndërtohen mbi vullnetin politik, konkurenca në treg është zëvendësuar me konkurencën në oborrin e qeverisë, klima e biznesit po largon cdo ditë investitorët e huaj që zëvendësohen nga të emëruarit.
Kështu biznesi ndërtohet mbi pasurinë publike, mbi pronën publike, mbi pronën private, i pambrojtur nga ligji, i ekspozuar ndaj Shtetit. Sot kur Shteti doli nga 'Whatsappi' i Ramës për t’ju vërsulur biznesit, ai është i pambrojtur nga ligji, publiku është konfuz, mes mbrojtjes së lirisë së medias dhe mbrojtjes së shkeljes së ligjit. Sepse media është përdorur për të shkelur. Kjo dilemë është avantazhi i represionit të pushtetit.
Faktet që hedh qeveria, përballë atyre që hedh kompania e sulmuar, e ndajnë publikun në qëndrimin ndaj bizneseve të pronarit të medias, por ato konfirmojnë që jetojmë në shtetin personal të Edi Ramës, që ligji dmth Shteti nuk ka më asnjë vlerë, bashkë me institucionet e tij, që Drejtësia nuk vepron kur i shikon shkeljet e inkurajuara nga Kryeministri, sepse nuk ka urdhër, kur media vihet si hipotekë për të marrë shpërblimin politik dhe kur hipoteka hiqet, biznesi merr tatëpjetën. Nuk kishte dyshime në marrëdhënien okulte politikë – media, për ajo që po nxjerrin në dritë gërmimet e rruspave, është rruga se si ndodh, përgjëgjësia personale e Kryeministrit në shkatërrimin e thelemeve të shtetit, në degradimin e tij, në sfumimin dhe injorimin derisa bëhet aq i vogël e i papërfillshëm, sa të duket si aplikacion në telefonin e Edi Ramës. Ata që po e pësojnë sot, janë kontribues për këtë.
Dhe, ndërkohë që Shteti duket sikur ka dalë nga celulari i kryeministrit, si xhindi nga llampa e Aladinit që i merr urdhërat vetëm nga i zoti i llampës, ata që kanë bërë dhe po bëjnë të njëjtën gjë, për ndërtimin e bizneseve të emëruara, për pushtimin e vendit nga një person, duhet të shohin në Malin e Robit të ardhmen e tyre. Ndërsa publiku, është viktima e pafajshme, që në grahmat e fundit, zbulon historinë e vetë tragjike./Dosja.al
enton abilekaj shembjet ne prestige resort
Editorial
3 Shtator 2022, 10:22
Ben Blushi
Fotoja e Ben Blushit
Një nga dëmet e shumta që Putini i ka bërë rusëve, është se ata duken të këqinj edhe...
Editorial
1 Shtator 2022, 13:53
Enton Abilekaj
Edi Rama, Enton Abilekaj, Olian Kanushi dhe Ardi Veliu
Për të vërtetuar shprehjen që është një hap përpara kund&eum...
Editorial
29 Gusht 2022, 18:29
Fron Nahzi
Fron Nahzi
Nën shqetësimin se kërcënimi i Rusisë mund ta zgjerojë konfliktin e Ukrainës në Ballkan, kryeministri pr...
Editorial
29 Gusht 2022, 10:31
Ditmir Bushati
Ditmir Bushati
Në një proces të bashkërenduar nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Serbia më n&eum...
Editorial
28 Gusht 2022, 13:01
Kenan Malik
Emigrante
Shifrat zyrtare tregojnë se shumica e emigrantëve ndër-kanalë nuk janë, siç pretendohet, shqiptarë. Nj&...
Editorial
27 Gusht 2022, 22:32
Andi Bushati
Andi Bushati
Albin Kurti ka treguar edhe njëherë se kur dialogu me Serbinë, në Bruksel, nuk përdoret si trampolinë për i...
Editorial
25 Gusht 2022, 19:34
Andi Bejtja
Andi Bejtja
Nuk e kisha menduar kurrë edhe në ëndrrën më të keqe, që një fund gushti, në vapën e Tiran&eu...
Editorial
16 Gusht 2022, 15:29
Meri Lika
Meri Lika
Në vitin 1902, kur Émile Zola vdiq, Anatole France i kushtoi një vlerësim të shkëlqyer ku mes të tjerave e p...
Editorial
12 Gusht 2022, 14:04
Krenare Cubolli
Foto ilustruese
Ndikimi ekonomik, dezinformimi dhe aftësia për të përfituar nga skemat e korruptuara, janë tri elementet kyç...
Editorial
10 Gusht 2022, 10:53
Enver Robelli
Bujar Osmani
Bujar Osmani është ministër i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut. Ai e ushtron këtë f...