LIVE UPDATES
Editorial

Putin-Gorbachev, 2 vizionet e ndryshme mbi madhështinë e Rusisë

Rusia mendon ai u “grabit” kur Ukraina u bë e pavarur, ndaj çelësi për rindërtimin e fuqisë dhe madhështisë kombëtare është rikthimi i territorit të humbur. Vendimi tragjik për të pushtuar Ukrainën ishte një kulmim i këtij obsesioni. Ndërkohë për Gorbachev, madhështia kombëtare përkufizohej më shumë nga dinjiteti i qytetarëve të zakonshëm.

19 Shtator 2022, 12:32 Nga Gideon Rachman
Putin-Gorbachev, 2 vizionet e ndryshme mbi madhështinë e Rusisë
Mikhail Gorbachev dhe Vladimir Putin

Donald Trump premtoi ta bënte sërish të madhe Amerikën. Slogani i preferuar i Xi Jinping shpall ripërtëritjen e madhe të popullit kinez. Vladimir Putin po nxitet nga një dëshirë e ngjashme dhe e dëshpëruar për të rikthyer madhështinë e Rusisë, Por si mund të përkufizohet një vend i madh?

Putin dhe Mikhail Gorbachev, që vdiq javën e kaluar, kishin ide të ndryshme për këtë gjë. Për Putinin, madhështia kombëtare përcaktohet nga territori, fuqia ushtarake dhe aftësia për të tmerruar apo nënshtruar fqinjët. Udhëheqësi rus beson se është e drejta e vendit të tij të jetë një nga fuqitë e mëdha botërore.

Rusia mendon ai u “grabit” kur Ukraina u bë e pavarur, ndaj çelësi për rindërtimin e fuqisë dhe madhështisë kombëtare është rikthimi i territorit të humbur. Vendimi tragjik për të pushtuar Ukrainën ishte një kulmim i këtij obsesioni. Ndërkohë për Gorbachev, madhështia kombëtare përkufizohej më shumë nga dinjiteti i qytetarëve të zakonshëm.

Në një intervistë të vitit 2001 dhënë për historianin Daniel Yergin, ai vuri në dukje paaftësinë e Bashkimit Sovjetik për tu siguruar qytetarëve të tij nevojat e përditshme:“Imagjinoni një vend që çon satelitë dhe njerëz në hapësirë, që lëshon Sputnik, që krijon një sistem të fuqishëm mbrojtjejePor që nuk ka as pastë dhëmbësh, as pluhur larës, dhe që nuk përmbush dot nevojatmë themelore të jetesës së një qytetari. Ishte e pabesueshme dhe poshtëruese të punoje në një qeveri të tillë.”

Fakti që rusët e zakonshëm nuk kanë nevojë të durojnë sot privime të tilla, i detyrohet shumë reformave ekonomike të Gorbachev. Ata që e fajësojnë atë për shkatërrimin e një ekonomie sovjetike që ishte ende formalisht në punë, duhet që ta mbajnë mend mirë këtë.

Ideja e ish-udhëheqësit sovjetik për dinjitetin njerëzor shtrihej edhe tek liria e fjalës. Ishte gjithashtu “e pabesueshme dhe poshtëruese” që nën sistemin sovjetik, njerëzit e arsimuar ishin të detyruar të jetonin në një botë gënjeshtrash zyrtare, sloganesh dhe censurimi.

Gorbachev e ndryshoi këtë gjë duke e çliruar shtypin nga censura dhe stimuluar industritë krijuese. Ai liroi nga burgu disidentët, dhe lejoi rifillimin e kërkimeve të duhura historike. Putini po e rikthen Rusinë në represionin e stilit sovjetik, teksa po e shtyp median e pavarur, po burgos opozitën dhe e ka bërë një vepër penale deklaratën se Rusia është në luftë.

Më e rëndësishmja: ideja e Gorbachev për dinjitetin njerëzor, shtrihej edhe përtej kufijve të Rusisë. Vendimi më i rëndësishëm dhe parimor që ai mori ishte mosdërgimi i tankeve sovjetike në Poloni, Hungari apo Gjermaninë Lindore në vitin 1989, kur atje shpërthyen lëvizjet demokratike.

Për një periudhë të shkurtër, një udhëheqës rus u bë një simbol ndërkombëtar i lirisë politike. Kur Gorbachev vizitoi Berlinin Lindor në tetorin e vitit 1989, një muaj para rënies së Murit të Berlinit, turmat brohorisnin Gorby na ndihmo!”. Kur ai vizitoi Pekinin në maj të po atij viti, studentët që protestoninSheshin Tiananmen e përshëndetën atë si një hero, si një lider që kishte treguar se autokracitë mund të reformoheshin dhe se nuk mund të vriteshin demonstruesit në rrugë.

Ajo ëndërr përfundoi me masakrën e Sheshit Tiananmen një muaj më vonë. Është e vërtetë se përgjigjet e Gorbachev nuk ishin gjithmonë fisnike dhe jo të dhunshme. Ai mbahet mend me hidhërim në shtetet baltike për dërgimin për një kohë të shkurtër të trupave sovjetike në vitin 1991, në një përpjekje të dështuar për të shtypur lëvizjet e tyre drejt pavarësisë.

Por siç do të vinin në dukje të parët Putinistët, Gorbachev i mungonte mizoria e nevojshme për të vazhduar luftën dhe për të vrarë derisa të rikthehej pushteti i Moskës. Putini është i vendosur të mos e përsërisë atë “gabim”, dhe për pasojë Ukraina ka paguar një kosto të tmerrshme njerëzore.

Kur të shfaqet historia e vërtetë e asaj që ndodhi gjatë rrethimit rus të Mariupolit, mund të zbulohet një krim lufte me përmasa historike. Me mijëra civilë të vrarë dhe të varrosur në varre masive. Për Putinin, masakra si ato në Mariupol janë thjesht një detaj pa shumë rëndësi, kur krahasohen me misionin e tij historik për të rivendosur madhështinë e Rusisë.

Pritshmëritë e tij të hershme për fitoren përballë Ukrainës brenda disa ditësh janë rrëzuar. Por ai e ka shmangur këtë duke e krahasuar veten me Pjetrin e Madh, Lufta e Madhe Veriore e të cilit zgjati më shumë se 20 vjet, përpara se të arrihej fitorja. Është një krahasim që zbulon shumëgjëra.

Pjetri i Madh ishte një despot, i dalluar për indiferencën e tij absolute ndaj humbjes së jetës njerëzore. Qindra mijëra njerëz vdiqën gjatë ndërtimit të kryeqytetit të tij të ri, Shën Petersburg. Po ashtu, Pjetri ishte i pari që vendosi rekrutimin e detyrueshëm ushtarak për të zhvilluar luftërat e tij.

Ky është një hap, të cilin deri më tani Putini nuk ka qenë i gatshëm ta ndërmarrë. Me gjithë pretendimet e tij cariste, ai ndoshta i kupton rreziqet që vijnë nga trajtimi i qytetarëve të shekullit XX-të si bujkrobër të shekullit XVIII-të. Putin mund të besojë se fitoret në fushën e betejës dhe pushtimi territorial, janë mënyrat e vetme të vërteta për ta rivendosur madhështinë kombëtare.

Por duhet të ketë rëndësi edhe ajo që Deklarata e Pavarësisë së SHBA-së e quan një respekt i denjë për mendimin e njeriut. Rusia luftarake nuk del shumë mirë në këtë pikë. Një sondazh ndërkombëtar i kryer vitin e kaluar nga Universiteti i Pensilvanisë, zbuloi se 3 vendet më të admiruara në botë ishin Kanadaja, Japonia dhe Gjermania.

Të treja vendet u vlerësuan shumë për masa të tilla si qeveria e pastër, respektimi i të drejtave të njeriut dhe drejtësia sociale. Këto janë gjëra që kanë shumë pak vlerë në Rusinë e Putinit, por që merren seriozisht nga njerëzit dhe qeveritë që kujdesen për dinjitetin njerëzor.

Putini e sinjalizoi përbuzjen e tij për këto vlera i promovoi Gorbachev kur tha se ishte shumë i zënë me punë për të marrë pjesë në funeralin e tij. Mijëra rusë që parakaluan nëarkivolin e hapur të Gorbachev sinjalizuan në heshtje kundërshtimin e tyre ndaj tij./Bota.al

rusi

Sondazh

Poll
Editorial 12 Shtator 2022, 16:32 Meri Lika

Lideri dhe ne

Meri Lika Para pak kohësh nisa të lexoj librin e Federico Finchelstein, historian argjentinas, “Nga fashizmi tek populizmi në histori&...

Editorial 12 Shtator 2022, 14:00 Blerton Abazi

Siguria e brishtë kibernetike në rajon

Blerton Abazi Pandemia Covidit-19 ka ndikuar edhe në sjelljet tona të përditshme, sidomos në përdorimin e shërbimeve digjital...

Editorial 3 Shtator 2022, 10:22 Ben Blushi

Duke kërkuar spiunët rusë në Gramsh

Fotoja e Ben Blushit Një nga dëmet e shumta që Putini i ka bërë rusëve, është se ata duken të këqinj edhe...

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!