LIVE UPDATES
Editorial

Forumi Rinor i burrave të vegjël

Mbyllja e votimit për kreun e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, ashtu si dhe të gjitha proceset zgjedhore të të gjitha niveleve në Shqipëri, solli pas tij kontestime dhe publikim parregullsish.

4 Tetor 2022, 09:36 Nga Meri Lika
Forumi Rinor i burrave të vegjël
Meri Lika

Manipulimi i votës është një pjesë integrale e historisë politike në Shqipëri. Shpesh kisha menduar se ndoshta brezi i ri (lere pastaj po të shkojmë tek mendimi për brezin e ri të shkolluar në perëndim) do të kërkonte me ngulm që t’i largohej kësaj njolle të zezë dhe se do të përpiqej të ngrinte një sistem vlerash, meritash dhe vërtetësish, por me sa duket është kot ta ëndërrojmë ardhjen e kësaj dite.

Mbyllja e votimit për kreun e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, ashtu si dhe të gjitha proceset zgjedhore të të gjitha niveleve në Shqipëri, solli pas tij kontestime dhe publikim parregullsish.

Dje në, MCN TV, në emisionin “Të paekspozuarit”, pasi u gjend përpara disa fakteve të cilat tregonin parregullsi në zgjedhje, sekretari i përgjithshëm i këtij forumi, i cili nuk e kishte më moshën për të qenë në atë forum, pranoi se në proces ka patur parregullsi.

Gjatë emisionit kishte shumë fakte që më bënë përshtypje, por disa prej tyre më bënë të humbas besimin se brezi i ri, i shkolluar në perëndim, do të ketë mendësi tjetër nga ajo që politika tridhjetë vjeçarë ka patur tek ne.

Fakti i parë ishte përjashtimi nga konkurrimi i disa kandidatëve me pretendimin se janë me status studentë.
Hulumtova pak dhe gjeta Statutin e kësaj organizate i cili në një nga nenet e tij, thotë tekstualisht si citoj:

“Anëtari i FRPD ka të drejtë:
Të zgjedhë dhe të zgjidhet në të gjitha organet e Forumit, përkatësisht në jo më pak se dy dhe katër muaj pas momentit të anëtarësimit.”

Pra të zgjedhë dhe të zgjidhet, pra TË ZGJIDHET, pa asnjë kusht, pa asnjë kufizim, mjafton të jetë anëtar i forumit më shumë se katër muaj
Kjo është parregullsia e parë e këtij procesi.

Sipas gjykimit tim, që në këtë moment, procesi e ka humbur besimin, procesi e ka humbur misionin, procesi kthehet në zgjedhje normale shqiptare të cilat edhe pse të pista mezi presin të quhen thjesht “të pranueshme”.

Një fakt tjetër, që u bë publik, ishte edhe votimi nga persona të cilët janë në moshë më të madhe se 35 vjeç, moshë e cila po sipas statutit, nuk mund të tejkalohet.

Përsëri statuti thekson:

“Në FRPD hyjnë shtetasit shqiptar të moshës 15-35 vjeç, që pranojnë statutin dhe programin e tij, që përmbushin detyrimet e Forumit dhe që nuk janë anëtarë të forumeve dhe partive të tjera politike.”

Mjaftojnë vetëm këto dy “parregullsi” për ta bërë procesin jo të rregullt dhe për të mos e konsideruar atë si një proces demokratik.

Një proces i parregullt zgjedhor, i kujtdo niveli qoftë, sipas mendimit tim, ka vetëm një emër, mashtrim zgjedhor.

Vendosa të shkruaj sot jo sepse më intereson FRPD-ja por më intereson se si do të jetë e ardhmja e politikës në Shqipëri dhe kur shikoj se edhe brezi i ri vazhdon me hijet e politikës së vjetër kuptoj se e ardhmja do të jetë akoma më e keqe se politika që po duam të lëmë pas.

Për mua nuk ka rëndësi nëse këto parregullsi e ndryshojnë apo jo rezultatin, për mua ka rëndësi që këto parregullsi e bëjnë pis procesin dhe se duhen marrë seriozisht si nga forumi ashtu edhe nga vetë PD-ja.

Të vjedhësh votat nuk do të thotë vetëm të blesh votuesit apo të blesh komisionerët, vjedhja e votës ose mashtrimi elektoral është edhe në rastet kur ndërtohen procedura të cilat duke shkelur rregullat dhe ligjet ndikojnë në devijimin e votës.

E sipas mendimit tim, nisur nga ato që kam parë, lexuar, e dëgjuar, zgjedhjet në FRPD e kanë devijuar votën.

Burrat dhe liderët e vërtetë njihen në vendimet që marrin, e nëse i zgjedhuri i FRPD-së, kërkon t’i shikojë problemet e zgjedhjeve si parregullsi normale atëherë me keqardhje mund të them se e ardhmja e tij politike do të përfundojë skutave dhe ai kurrë nuk do mund të jetë një lider.

meri lika editorial meri lika

Sondazh

Poll
Editorial 24 Shtator 2022, 14:33 Monitor

Dua të jetoj në Shqipëri!

Foto ilustruese Shqipëria është kthyer në një vend paradoksesh dhe i çudirave të mëdha, me raste, edhe qesharake...

Editorial 12 Shtator 2022, 16:32 Meri Lika

Lideri dhe ne

Meri Lika Para pak kohësh nisa të lexoj librin e Federico Finchelstein, historian argjentinas, “Nga fashizmi tek populizmi në histori&...

Editorial 12 Shtator 2022, 14:00 Blerton Abazi

Siguria e brishtë kibernetike në rajon

Blerton Abazi Pandemia Covidit-19 ka ndikuar edhe në sjelljet tona të përditshme, sidomos në përdorimin e shërbimeve digjital...

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend