LIVE UPDATES
Editorial

“Kriza e demokracisë” në PD

Një demokraci e re nuk mund të mos jetë kaotike. Ka rryma që e tejkalojnë të drejtën, të tjerë që janë mësuar me komoditetin e drejtimit autoritar, që u garantonte pozicione të favorshme, të tjerë që duan të përfitojnë nga kaosi i përkohshëm. Këto janë dobësitë e demokracisë që duket sikur e dëmtojnë ambientin, por në fakt bëjnë të kundërtën.

4 Tetor 2022, 13:36 Nga Dosja.al
“Kriza e demokracisë” në PD
Sali Berisha dhe Besart Xhaferri

Nuk ka asgjë kundër Partisë Demokratike në polemikat apo edhe sherret që pasuan zgjedhjen e Kryetarit të Forumit Rinor. Duket herë si një vazhdim i debateve që lindën pas 9 shtatorit 2021 kur Basha pezulloi Berishën nga grupi parlamentar, herë si debatet e dikurshme në Partinë Socialiste, ato të kohës së Fatos Nanos që dilnin të gjitha në media.

Si një kantier i hapur, Partia Demokraike duket sikur është në kaos, pas sherreve publike të njerëzve të Foltores, akuzave për manipulime në zgjedhjet e FRPD dhe luftës brenda grupit parlamentar. Mediat proqeveritare mundohen ta fokusojnë debatin aty, ndërsa qeveria ka përveshur mëngët për grabitjet e kohës së krizës, ndërsa drejtuesit tradicionalë të Partisë Demokratike, të pamësuar me situata të tilla, mundohen ta mbyllin debatin brenda dyerve të selisë.

Në fakt pati shumë parregullsi në zgjedhjet e FRPD, edhe për shkak të nivelit të organizmit dhe kulturës demokratike brenda dhe jashtë Forumit. Ajo që nuk ndryshoi ishte fituesi. Besart Xhaferri dukej që ishte kandidati favorit në garë, jo vetëm për karrierën por edhe për aftësinë. Shkeljet që u denoncuan, më shumë shërbyen për të kuptuar se aty ka patur një garë të vërtetë, që zgjedhjet kanë nxitur të gjitha format e reagimit të kandidatëve dhe mbështetësve të tyre, edhe ato të paligjshmet. Kandidatët besonin tek fitorja, gara ishte bërë aq e nxehtë, sa rezultati zhgënjeu një pjesë të kandidatëve.

Këto zgjedhje, debatet në grupin parlamentar dhe sherret mediatike, tregojnë se Partia Demokratike, në prag të 32-vjetorit, po rikthehet tek demokracia e brendshme që humbi në 1992-shin. Nëse Berisha ka zhgënjyer me premtimet për protesta dhe presion ndaj qeverisë, ka mbajtur fjalën për një demokraci të bazuar tek vota.

Një demokraci e re nuk mund të mos jetë kaotike. Ka rryma që e tejkalojnë të drejtën, të tjerë që janë mësuar me komoditetin e drejtimit autoritar, që u garantonte pozicione të favorshme, të tjerë që duan të përfitojnë nga kaosi i përkohshëm. Këto janë dobësitë e demokracisë që duket sikur e dëmtojnë ambientin, por në fakt bëjnë të kundërtën. Për shkak të këtyre ngjarjeve aty ka transparencë, Berisha akuzohet siç nuk ka ndodhur kurrë më parë, kandidatët ankohen publikisht dhe institucionalisht, njerëzit ndihen pjesë, kanë peshë, edhe ata që humbasin, edhe ata që nuk janë fare anëtarë të PD-së, por që sot, mund të flasin për detajet e zgjedhjeve apo debateve të hapura për publikun.

Është rreziku i demokracisë, që kërcënon sot edhe qeveritë Perëndimore, të gjendura përballë një krize të shkaktuar nga Rusia autoritare. Qytetarët e lirë në Perëndim, nuk duan të paguajnë faturat e larta, një pjesë e madhe është kundër përfshirjes në luftën e Ukrainës, protestat kërcënojnë stabilitetin dhe Qeveritë. Perëndimi demokratik, në pamje të parë duket më i dobët se Rusia autoritare, që me gjithë humbjet e shumta dhe shtrëngimet ekonomike, nuk rrezikon destabilizimin.

Pushteti i Putinit është shtuar deri tek të rinjtë që rrezikojnë burgun nëse nuk pranojnë të rekrutohen, protestat nuk kanë asnjë ndikim në politikat qeveritare ndërsa shumica e oligarkëve mbështet Presidentin. Autokratët e vegjël të Perëndimit e shohin me admirim veprën e Putinit, populistët dhe viktimat e tyre, e marrin si shembull dhe mbajnë anën e tij.

Kontrasti mes kaosi të demokracisë në krizë dhe rendit të kontrolluar të autoritarizmit, është realitet në partitë shqiptare. Ndërsa të gjithë kanë marrë dylbitë dhe mikroskopët për të ndjekur PD-në, kanë harruar që në krahun tjetër, një parti autoritare, që i ka zhdukur zgjedhjet si procedurë, është duke qeverisur vendin, me të njëjtën mënyrë. Një parti e futur në xhepin e një njeriu, që përdoret si mjet ligjor për të mbajtur pushtetin personal, që sjell vendime personale dhe prodhon në fund një shtet personal, duket sikur nuk ka krizë, duket sikur nuk ka probleme.

Në fakt atje është kriza dhe problem i vendit, tek ajo tokë e shkretë që prodhon vetëm kaktuset uniforme sipas porosisë së pronarit. Në fund atje mbeten vetëm përfituesit, në fund të gjtihë zgjedhin të jetojnë në demokraci./Dosja.al

sali berisha besart xhaferri zgjedhjet ne frpd

Sondazh

Poll
Editorial 4 Tetor 2022, 09:36 Meri Lika

Forumi Rinor i burrave të vegjël

Meri Lika Manipulimi i votës është një pjesë integrale e historisë politike në Shqipëri. Shpesh kisha menduar se nd...

Editorial 24 Shtator 2022, 14:33 Monitor

Dua të jetoj në Shqipëri!

Foto ilustruese Shqipëria është kthyer në një vend paradoksesh dhe i çudirave të mëdha, me raste, edhe qesharake...

Editorial 12 Shtator 2022, 16:32 Meri Lika

Lideri dhe ne

Meri Lika Para pak kohësh nisa të lexoj librin e Federico Finchelstein, historian argjentinas, “Nga fashizmi tek populizmi në histori&...

Editorial 12 Shtator 2022, 14:00 Blerton Abazi

Siguria e brishtë kibernetike në rajon

Blerton Abazi Pandemia Covidit-19 ka ndikuar edhe në sjelljet tona të përditshme, sidomos në përdorimin e shërbimeve digjital...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë