LIVE UPDATES
Editorial

Kë mbrojti Rama në Strasburg?

Frustrimi i luftëtarëve të UÇK-së dhe i çdo patrioti ndaj Gjykatës Speciale, revolta e çdo shqiptari ndaj shurdhërisë pa kuptim që mban sistemin e vizave me Kosovën, trishtimi i çdo ballkanasi për sjelljen e butë dhe gati joshëse të Perëndimit ndaj Serbisë, shpërthyen bashkërisht në një ekzaltim triumfialist, njësoj atëherë kur “në Paris u mblodh UNO-ja”.

13 Tetor 2022, 15:58 Nga Enton Abilekaj
Kë mbrojti Rama në Strasburg?
Enton Abilekaj

Mund të jetë i vërtetë pretendimi mburravec i Kryeministrit, se fjalimi i tij ra si bombë në Asamblenë Parlamentare të KiE. Jo për faktin se ishte caktuar për të folur për temë krej tjetër, por sepse tema, e papritur për sallën, u trajtua me oratori të rrallë dhe u shndërrua në akuzë për institucionin më të lartë të të Drejtave të Njeriut. Megjithëse nuk kishte asgjë të re, retorika e shkëlqyer, akuzuese dhe imponuese, i shtangu pjesëmarrësit.

Kishin përgatitur pyetje për Shqipërinë, për korrupsionin, për 'Open Balkan', për marrëdhëniet atipike të Kryeministrit me Erdoganin. Kishin konspektuar raportin e sapopublikuar të Komisionit Europian, ku flitej për korrupsion të lartë, për pastrim parash dhe ligje që favorizojnë krimin. Prisnin të dëgjonin avokatinë e qeverisjes së Shqipërisë, dëgjuan akuzat për qeverisjen e Europës, prisnin të kërkonin llogari, gjetën një akuzues shpërfillës për statusin personal, prisnin Kryeministrin problematik të Shqipërisë, panë luftëtarin e UÇK-së të shenjtëruar dhe të plagosur në kohë paqeje, që duke treguar plagët e Hagës, drejtonte gishtin nga Strasburgu, ku, sipas tij, u krye mëkati fillestar.

Ky ishte teprimi i parë. Një luftëtar nuk mund të jetë shenjtor. Nuk ishin të tillë as Kalorësit e Tempullit, që edhe sot në paqe kanë status të veçantë nga Kisha. Ata janë ndoshta më shumë se shenjtorë, por jo shenjtorë. Për t’i nxjerrë të pafajshëm, nuk kishte pse t’i paraqiste si shenjtorë, do të mjaftonte të fliste më shumë për krimet e serbëve në Kosovë se për ato të rusëve në Ukrainë, do të mjaftonte të fliste për vetëmbrojtjen në rrethana të pabarabarta, që i bëri ata heronj, por jo shenjtorë.

Pamundësia për të shpjeguar këtë, për të folur më shumë për krimet serbe, për të treguar se lufta nuk ishte rastësi historike, por vazhdimësi historike, se kërcënimi nuk iku me Milosheviçin, por vazhdon edhe sot, se lufta e nacionalistëve të sotëm serbë ka sjellë edhe Gjyqin ndaj viktimave, Kjo pamundësi pra, e bëri të paqartë dhe arrogant, e bëri të drejtonte gishtin te një rezolutë që kërkon atë që do ta kërkonte çdo i pafajshëm, hetimin e paanshëm ndërkombëtar për trafik organesh.

Pamundësia për të shpjeguar vetëmbrojtjen, e çoi tek akuzat mbi Drejtësinë ndërkombëtare, në tentativën për të intimiduar Gjykatën, në sjelljen harbute ndaj ndërhyrjeve që i kujtonin se e kishte shënjestrën gabim.

Në seancën e pyetjeve ishte viktimë e politikave presonale me të cilat ka zgjedhur të drejtojë diplomacinë. Duhet të mbronte edhe Thaçin edhe Vuçiçin, edhe viktimën edhe agresorin, duhet që ndërkohë që shante Putinin si autokrati që sulmon Ukrainën, të mbronte Erdoganin, autokratin që sulmon Sirinë sa herë t’i duhet. Në këtë tentativë të dëshpëruar, të përplasjes së argumenteve, mund ta ndihmonin vetëm sulmet personale dhe arrogante ndaj deputetëve.

Bojkoti ishte i pritshëm. Të gjitha grupet parlamentare e refuzuan darkën ku pritej të vazhdonte bisedën. Rrugës për në Paris, i mbeti në dorë vetëm flamuri i nacionalizmit, pas të cilit brohorisnin shpirtrat e çuar peshë dhe mendjet e nxehura paq nga denoncimi i guximshëm që Edi Rama i bëri Perëndimit. Frustrimi i luftëtarëve të UÇK-së dhe i çdo patrioti ndaj Gjykatës Speciale, revolta e çdo shqiptari ndaj shurdhërisë pa kuptim që mban sistemin e vizave me Kosovën, trishtimi i çdo ballkanasi për sjelljen e butë dhe gati joshëse të Perëndimit ndaj Serbisë, shpërthyen bashkërisht në një ekzaltim triumfialist, njësoj atëherë kur “në Paris u mblodh UNO-ja”.

Vetëm 2 orë me tren për t’u kthyer 76 vjet mbrapa në historinë kur një njeri i vetëm zgjodhi të humbiste paqen pas fitores së luftës, vetëm për të mbajtur pushtetin e tij. Dhe njësoj, të njëjtët shpirtra dhe të njëjtat mendje, i thanë “të lumtë goja, fol e mbro të drejtat tona”.

Është shumë e vështirë për të ndalur ortekun populist, përpara se të marrë gjithkënd me vete dhe të përplaset diku për të bërë hatanë. Ndërsa orteku vrapon, ajo që lë mbrapa është mungesa e një kërkese zyrtare nga pala shqiptare për anulimin e Rezolutës së Dick Marty. Një kërkesë nga Kryeministri i Shqipërisë, që gjykata e Pavarur ndërkombëtare të mos i hetojë ish – komandantët e UÇK-së, megjithëse ata janë të pafajshëm. Bojkotimi i deputëteve të të gjitha krahëve për kryeministrin, që u nis të mbronte Thaçin, por mbrojti Vuçiçin dhe lartësoi Erdoganin si shpëtimtar të BE-së.

Nga mënyra se si foli dhe nga rezultati, duket sikur Edi Rama nuk ishet nisur të mbronte askënd përveç vetes. Ai grup deputetësh që në seancë, ishin e vetmja audiencë europiane, pjesa tjetër e audiencës ishte shqiptare. Gjithçka ishte gati për pagëzimin e dytë të kryeministrit që në pagëzimin e parë mori emrin Paulin. Me ujin e shenjtë të UÇK-së, këtë herë nuk donte emër të ri, por vetëm heqjen e emërtimit të vjetër “mik i Vuçiç”. Dhe, ndërsa për Thaçin dhe UÇK-në nuk ndryshoi asgjë, madje duket më keq pas zemërimit që shkaktoi, për vete u rehabilitua./Dosja.al

enton abilekaj analiza nga enton abilekaj rama per dick marty 12 tetor 2022

Sondazh

Poll
Editorial 4 Tetor 2022, 13:36 Dosja.al

“Kriza e demokracisë” në PD

Sali Berisha dhe Besart Xhaferri Nuk ka asgjë kundër Partisë Demokratike në polemikat apo edhe sherret që pasuan zgjedhjen e Kryet...

Editorial 4 Tetor 2022, 09:36 Meri Lika

Forumi Rinor i burrave të vegjël

Meri Lika Manipulimi i votës është një pjesë integrale e historisë politike në Shqipëri. Shpesh kisha menduar se nd...

Editorial 24 Shtator 2022, 14:33 Monitor

Dua të jetoj në Shqipëri!

Foto ilustruese Shqipëria është kthyer në një vend paradoksesh dhe i çudirave të mëdha, me raste, edhe qesharake...

Editorial 12 Shtator 2022, 16:32 Meri Lika

Lideri dhe ne

Meri Lika Para pak kohësh nisa të lexoj librin e Federico Finchelstein, historian argjentinas, “Nga fashizmi tek populizmi në histori&...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë