LIVE UPDATES
Editorial

Votimi i mesnatës - kërcënim për pluralizmin

Kjo nuk ka lidhje me Ilir Metën, kjo ka lidhje me mënyrën se si Edi Rama heq qafe kundërshtarët e tij.

21 Tetor 2022, 11:52 Nga Enton Abilekaj
Votimi i mesnatës - kërcënim për pluralizmin
Enton Abilekaj

Asgjë nuk ndryshoi për Dosjet me amendamentin Alibeaj. Nuk u hapen Dosjet, siç pretendoi hartuesi. Çdokush që dëshiron të ketë akses personal në një dosje, pa të drejtën për publikim, duhet të japë një arsye të fortë që të bindë Komisionin. Nëse e publikon më pas, do të mbajë përgjegjësi. Deri sot, këtë akses e ka patur të pakufizuar nga Komisioni, çdo njeri që ka qenë i prekur nga Sigurimi i Shtetit, pra çdo njeri i interesuar.

Amendamenti Alibeaj nuk ishte shërbim për publikun, as për ish- të pëndjekurit. Nuk e meritonte fjalimin patetik që deputeti mbajti përpara se të deklaronte votën kundër. Përmalljen me të përndjekurit, ndjesën që u hapën dosjet kaq vonë. Ishte një mashtrim i lirë, për të justifikuar një ndyrësi të shtrenjtë, dorëzimin e votës së demokratëve tek Edi Rama.

Mbrëmë ishte rasti i tretë që vërtetoi përfundimisht, se vota e 25 prillit kundër Edi Ramës, është marrë peng nga një grup deputetësh të opozitës, për ta futur në pazar, për t'i marrë ç'të munden një qeverie të korruptuar në këmbim të një maxhorance me 95 vota, të aftë për të ndryshuar edhe Kushtetutën.

Nuk ka asnjë ndryshim në raportin e Shqipërisë me dënimin e krimeve të Komunizmit. Lustracioni, ndalimi i pjesëmarrjes në jetën publike, u hodh poshtë. I vetmi ndryshim është që dosja e Ilir Metës do rishikohet, që kryetari i partisë së dytë opozitare do të bëhet viktimë e një pakete ligjesh për ta nxjerrë nga politika. Vota e mesnatës, ishte hapi i parë i dy ligjeve të tjera, që do ta ndalojnë Metën të jetë në politikë.

Nga sot fillon puna për ndryshimin e ligjit për Dekriminalizimin, ku do përfshihen edhe ish – bashkëpunëtorët e sigurimit dhe pastaj deklasifikimin e dokumenteve shtetërore, kur do bëhet diskretitimi publik i kundërshtarit të Edi Ramës. Ndërsa për ligjin e miratuar në mesnatë nuk kishte nevojë për shumicë të cilësuar, për 2 të tjerët do të duhen më shumë votat e trafikuara të opozitës, pazari do rritet, fitimi gjithashtu. Kjo nuk ka lidhje me Ilir Metën, kjo ka lidhje me mënyrën se si Edi Rama heq qafe kundërshtarët e tij. Ish – Presidenti, i zgjedhur me votat e Partisë Socialiste, është njeriu që e solli dhe e mbajti Ramën në pushtet, është përgjegjës për më shumë se kaq, përpara publikut, por nuk po ndëshkohet nga publiku për përgjegjësitë e tij. Edhe luksin e ndëshkimin me votë, Edi Rama po ia merr publikut, nuk do ta lejojë as të futet në zgjedhje.

Verbëria e pushtetit absolut, e planeve antidemokratike për të paravendosur zgjedhjet, që bëhen ndryshime Kushtetuese si në 30 korrik 2020, këtë herë nuk gjeti partnerë deputetët e fundit të listave, por ata që kryesuan listat e opozitës. Korrupsioni banal i 2020, u zëvendësua me një Pazar të shtrenjtë në 2022.

Ajo që ndodhi mbrëmë ishte fillimi i një aksioni ligjor antiopozitar, që si shënjestër të parë ka ndalimin me ligj të pjesëmarrjes së Ilir Metës në politikë. Me 95 votat e mesnatës, pluralizmi është i kërcënuar më shumë se kurrë, tashmë jo vetëm nga një pushtet personal absolut, por edhe nga një grup deputetësh që ka vendosur të bëjë opozitën false dhe që besojnë se etja e Ramës për pushtet, do tu japë atyre ekskluzvitetin e opozitarizmit.

Pas këtij votimi, çdo përpjekje për tu marrë vesh brenda PD-së ka marrë fund, çdo takim është vetëm në dëm të opozitarizmit, u jep kredo shërbëtorëve të Edi Ramës që kanë zënë karriget e opozitës. Përballë këtij rreziku, mëkatet e Metës dhe Berishës duken vetëm justifikime për t’ju shmangur përballjes me nje Pushtet që, pasi ka marrë gjithçka, tani po merr edhe opozitën me ligj.

Në vend të bisedimeve për bashkim, në vend të llogarive për peshën elektorale të shërbëtorëve të Edi Ramës në PD, ata që kanë shumicën e votave opozitare, duhet të denoncojnë atë që ndodhi mbrëmë dhe të distancohen përfundimisht nga mercenarët. Të paktën opozitarët duhet ta dinë në zgjedhjet e ardhshme, që vota e tyre, edhe pse mund të mos e largojë Ramën, nuk do shkojë përsëri në shërbim të pushtetit të tij, edhe nëse nuk i jep dot fund autokracisë, nuk do t’i dorëzojë asaj edhe pushtetin e opozitës./Dosja.al

enton abilekaj hapja e dosjeve ilir meta edi rama

Sondazh

Poll
Editorial 18 Tetor 2022, 10:22 Meri Lika

Kërkohet një lider

Meri Lika Pjesa e elektoratit gri e cila nuk voton për kahun politik, por voton për atë i cili e bind se do bëj më të mir&eum...

Editorial 17 Tetor 2022, 12:16 Mimoza Hafizi

Atdheut tonë po i del dija “tepër”

Mimoza Hafizi, fizikante Ndokujt mund t’i duket rastësi se si shifrat veçanërisht dramatike të regjistrimeve universitare ...

Editorial 13 Tetor 2022, 15:58 Enton Abilekaj

Kë mbrojti Rama në Strasburg?

Enton Abilekaj Mund të jetë i vërtetë pretendimi mburravec i Kryeministrit, se fjalimi i tij ra si bombë në Asamblenë Pa...

Editorial 4 Tetor 2022, 13:36 Dosja.al

“Kriza e demokracisë” në PD

Sali Berisha dhe Besart Xhaferri Nuk ka asgjë kundër Partisë Demokratike në polemikat apo edhe sherret që pasuan zgjedhjen e Kryet...

Editorial 4 Tetor 2022, 09:36 Meri Lika

Forumi Rinor i burrave të vegjël

Meri Lika Manipulimi i votës është një pjesë integrale e historisë politike në Shqipëri. Shpesh kisha menduar se nd...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë