LIVE UPDATES
Editorial

Të përgatitemi për botën kaotike pas Putinit

Tani për tani, Putin gjendet në një pozicion të sigurt. Ai e kontrollon ende aparatin shtetëror, dhe ushtria po ekzekuton urdhrat e tij brutale në Ukrainë. Por pushtimi i dështuar i udhëheqësit rus në Ukrainë, e ka dobësuar pozitën e tij në Rusi, dhe i ka shtuar pasiguritë se kush do ta pasonte dhe si do të sillej.

21 Tetor 2022, 11:48 Nga Lili Bayer
Të përgatitemi për botën kaotike pas Putinit
Foto ilustruese

“Politico.eu”

Vladimir Putin ka shtypur miliona njerëz teksa po shkon drejt tiranisë. Megjithatë, edhe largimi nga pushteti i Vladimir Putin do të sjellë kaosin e vet: një luftë shekspiriane për pushtet; me liderët rajonalë që do të duan shkëputjen nga Moska; dhe një arsenal bërthamor që mund të rrezikojë të bjerë në duar të gabuara.

Tani për tani, pak politikanë dhe ekspertë duan që të flasin publikisht për botën pas Putinit, duke qënë shumë të kujdesshëm ndaj perceptimit të ndërhyrjes në politikën e brendshme. Por privatisht, liderët në vendet perëndimore dhe analistët po diskutojnë mbi skenarët që mund të ndodhin kur Putin të largohet në mënyrë të pashmangshme, dhe si duhet të reagojnë aleatët e Ukrainës.

“Unë dua të jem i kujdesshëm dhe të mos spekuloj shumë mbi situatën e brendshme politike në Rusi. Pavarësisht se çfarë mund të tregojnë analizat e ndryshme, mendoj se ajo që duhet të bëjmë ne në NATO, është të jemi të përgatitur për të gjithë skenarët e mundshëm. Dhe të jemi të përgatitur të vazhdojmë ta mbështesim Ukrainën”- tha javën e kaluar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, kur u pyet se si aleanca po përgatitej mbi mundësinë e largimit të Putinit nga posti që mban.

Konsensusi i shumicës: Nuk do të jetë një tranzicion i qetë. Përkundrazi, do të shoqërohet me një mori dilemash që mund të tensionojnë aleatët perëndimorë. Sa mund të ndikojë Perëndimi në procesin e trashëgimisë? Dhe çfarë duhet të bëjë nëse një republikë shkëputet nga federata ruse? Çfarë marrëdhëniesh duhet të vendosen me pasardhësin e Putinit?

“Ne duhet të lëmë mënjanë çdo lloj iluzioni, se ajo që ndodh më pas është vendosja e demokracisë. Mendoj se Rusinë e pret një periudhë me telashe”- thotë Laurie Bristow, ish-ambasador i Britanisë së Madhe në Rusi në vitet 2016-2020.

Tani për tani, Putin gjendet në një pozicion të sigurt. Ai e kontrollon ende aparatin shtetëror, dhe ushtria po ekzekuton urdhrat e tij brutale në Ukrainë. Por pushtimi i dështuar i udhëheqësit rus në Ukrainë, e ka dobësuar pozitën e tij në Rusi, dhe i ka shtuar pasiguritë se kush do ta pasonte dhe si do të sillej.

“Për të menaxhuar një vazhdimësi të qëndrueshme kur të vijë koha – që në mendjen e Putinit do të jetë një kohë e zgjedhur prej tij – atëherë keni nevojë për një shkallë të lartë të konsensusit të elitës. Lufta e ka prishur këtë konsensusi. Tani në Kremlin ka një garë të ethshme për pushtet. Kjo luftë mund të bëhet e përgjakshme sapo të hapet përfundimisht detyra kryesore e Kremlinit”- thekson Bristow.

“Kjo luftë mund të bëhet shumë shekspiriane, si në tragjedinë Mbreti Lir, apo si komplotet në Perandorinë Romake, apo si ngjarjet e serialit Games of Thrones”- thotë William Alberque, ish-drejtor i qendrës së kontrollit të armëve të NATO-s.

Ndërkaq, Alexander Vershbow, ish-zyrtar i lartë i SHBA-së dhe NATO-s, mendon se skenari më i mundshëm është ende një “tranzicion i qetë” brenda rrethit aktual të njerëzve pranë Putinit. Gjithsesi ai e pranon se rrëzimi i tiranëve mund të sjellë trazira. “Mund të ketë një kaos të brendshëm. Dhe gjërat bëhen shumë të paparashikueshme në sistemet autoritare dhe diktatoriale personale”- shton Vershbow.

Bristow i paralajmëron fuqitë perëndimore që të qëndrojnë jashtë përplasjeve të tilla pasardhëse. Rusia ka aktualisht rezervën më të madhe në botë të armëve bërthamore. Pra mijëra bomba bërthamor, ku secila mund të shkaktojë shkatërrim masiv, vdekje dhe trauma në një popullsi.

Ky arsenal ka qenë prej kohësh një burim i forcës ruse në skenën botërore, dhe pjesë dominuese e imazhit të saj global. Për vite me radhë, mundësia e një sulmi bërthamor nga ana e Kremlinit e ka dominuar imagjinatën e qytetarëve në SHBA dhe gjetkë.

Ndaj në një periudhë pasigurie në krye të lidershipit, ai arsenal mund të bëhet një simbol i lakmuar i pushtetit. Rusia është vendi më i madh në botë. Ajo shtrihet në 11 zona kohore, nga Kaukazi në Arktik. Ndërsa Putini mund të duket se ka një kontroll despotik mbi të gjithë këtë hapësirë, në fakt ekzistojnë disa republika ruse me lidhje më të dobëta me Moskën.

Për më tepër disa prej tyre kanë në krye figura politike ambicioze. Dhe një vakum pushteti në një kryeqytet të largët si Moska, mund të shihet si një rast ideal që liderët lokalë të marrin më shumë pushtet. Edhe pse shumica e analistëve besojnë se Federata Ruse do të qëndrojë e bashkuar pavarësisht një beteje të egër për kontrollin e Kremlinit, ata e pranojnë se qeveria ruse ka kohë që i frikësohet fragmentimit.

Në rastin e përplasjeve të tilla fraksionale, e gjithë vëmendja do të jetë te Ramzan Kadyrov, kreu brutal i Republikës Çeçene. “A do të mbështesë ai një nga fraksionet konkurrente? Apo do të thotë: Tani le të shkëputemi dhe ndoshta mund ta sundoj Çeçeninë dhe Dagestanin”- thotë Alberque, aktualisht drejtor në Institutin Ndërkombëtar për Studime Strategjike.

Me Putinin jashtë skenës politike, disa zyrtarë – veçanërisht në Evropën Perëndimore – mund të argumentojnë se ekziston një mundësi për të krijuar një marrëdhënie të re me Moskën. SHBA i ofroi Rusisë dikur diçka të tillë në fillim të presidencës së Barack Obama. Por marrëdhëniet u përkeqësuan më tej.

Edhe Gjermania mbështeti për vite me radhë angazhimin e madh ekonomik me Rusinë, por shpalli në shkurt një “Zeitenwende”, një pikë  kthese, pas pushtimit të Ukrainës. Tani për tani, nuk ka asnjë pasardhës të pritshëm të Putinit. Por zyrtarët thonë se ata presin një regjim me një ideologji të ngjashme, ose edhe më ekstreme.

Janis Garisons, sekretar shteti në Letoni, thotë se Putini i ka burgosur tashmë kritikët, dhe vetëm më shumë përfaqësues të vijës së ashpër nga jashtë janë gati të ndërhyjnë. “Të vetmit njerëz që e kritikojnë atë janë jo në burg por ata nga krahu i djathtë. Ne nuk duhet të

bëhemi viktimë e një junte apo e ndonjë grupi njerëzish që thonë se duan rivendosjen e marrëdhënieve me Perëndimin”- thotë Ben Hodges, ish-komandanti i Ushtrisë Amerikane në Evropë.

Gjithsesi një ndryshim i madh këtë herë është se Europa tani është më pak e varur ekonomikisht nga Moska. Dhe kjo e zbeh nxitjen për t’u ri–angazhuar me Moskën. Një sinjal tjetër që mund të kërkojnë liderët perëndimorë, është nëse pasardhësi i Putinit bashkëpunon me organizatat ndërkombëtare, që do të kërkojnë të ndjekin penalisht krimet ruse të luftës në Ukrainë.

Një mundësi që natyrisht duket e largët. “Vetëm një Rusi e vendosur për të bashkëpunuar, nuk do të përfaqësonte një kërcënim për Evropën”- shprehet Ministri i Jashtëm çek Jan Lipavský. Megjithatë, pavarësisht nga të gjitha supozimet se një Rusi bashkëpunuese është një skenar i largët, disa zyrtarë aktualë por edhe ish-zyrtarë i paralajmërojnë qeveritë perëndimore të kombinojnë parandalimin me një përpjekje afatgjatë për të bashkëpunuar me shoqërinë civile ruse. Marrë nga Bota.al

vladimir putin lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll
Editorial 18 Tetor 2022, 10:22 Meri Lika

Kërkohet një lider

Meri Lika Pjesa e elektoratit gri e cila nuk voton për kahun politik, por voton për atë i cili e bind se do bëj më të mir&eum...

Editorial 17 Tetor 2022, 12:16 Mimoza Hafizi

Atdheut tonë po i del dija “tepër”

Mimoza Hafizi, fizikante Ndokujt mund t’i duket rastësi se si shifrat veçanërisht dramatike të regjistrimeve universitare ...

Editorial 13 Tetor 2022, 15:58 Enton Abilekaj

Kë mbrojti Rama në Strasburg?

Enton Abilekaj Mund të jetë i vërtetë pretendimi mburravec i Kryeministrit, se fjalimi i tij ra si bombë në Asamblenë Pa...

Editorial 4 Tetor 2022, 13:36 Dosja.al

“Kriza e demokracisë” në PD

Sali Berisha dhe Besart Xhaferri Nuk ka asgjë kundër Partisë Demokratike në polemikat apo edhe sherret që pasuan zgjedhjen e Kryet...

Editorial 4 Tetor 2022, 09:36 Meri Lika

Forumi Rinor i burrave të vegjël

Meri Lika Manipulimi i votës është një pjesë integrale e historisë politike në Shqipëri. Shpesh kisha menduar se nd...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë