LIVE UPDATES
Editorial

Kërkohet një lider

Drejt politikës rendin interesaxhinjtë, të paaftët, dallkaukët, matrapazët, të korruptuarit, njerëzit e paskrupuj të cilët janë të aftë të bëjnë gjithçka vetëm e vetëm të arrijnë të përfitojnë nga politika, ata rendin sa në nga një parti tek tjetra sepse qenia e tyre në një parti nuk është se pranojnë programin e saj, por sepse vlerësojnë atë që do të përfitojnë nga ajo.

18 Tetor 2022, 10:22 Nga Meri Lika
Kërkohet një lider
Meri Lika

Pjesa e elektoratit gri e cila nuk voton për kahun politik, por voton për atë i cili e bind se do bëj më të mirën dhe se nuk do të jetë një shtetar i korruptuar, sot është krejt neutrale për shkak se ndihet totalisht e zhgënjyer nga politika. Kjo pjesë shumë e rëndësishme e shoqërisë, sipas mendimit tim, është e lodhur, e mërzitur dhe për më tepër e pa shpresë në lidhje me liderin që do ta bind të shkojë drejt kutive të votimit.

Të kërkosh një lider të denjë për votën tënde, është gjëja më normale në respektin që ke për veten dhe për vendin, dhe pjesa gri e votuesve nuk po bën asgjë më shumë se kaq, pra po respekton veten, parimet dhe të ardhmen e tij.

Të gjithë jemi duke kërkuar dëshpërimisht një lider të ri, një lider që mundësisht të mos ketë të kaluar nga politika e tridhjetë vjetëve, të cilin kjo pjesë e votuesve ende nuk e ka gjetur sepse siç thotë një shprehje “Udhëheqja është si bukuria, e vështirë për t'u përcaktuar, por e lehtë për t'u njohur nëse e sheh” e ata nuk po shohin tek asnjë nga politikanët e sotëm, liderin për të cilin kanë nevojë.

Politika shqiptare, historikisht, ka qenë në funksion të një individi. Shoqëria jonë demokratike nuk i shpëtoi dot kultit të individit të trashëguar nga diktatura dhe sot shumë prej atyre që merren me politikë, fitojnë poste jo se janë personalitete vetë por sepse buzëqeshin në të njëjtën kohë më kryetarin, kanë ftohtë në të njëjtën kohë me kryetarin, kanë uri në të njëjtin moment me kryetarin, madje kanë mendim menjëherë pas kryetarit, njësoj si ai burri i cili thoshte gjithmonë fjalën e fundit në shtëpi dhe kjo fjalë ishte “grua ke shumë të drejtë”.

Sidomos politika jonë e dhjetëvjeçarit të fundit, largoi madje mund të themi pa frikë se zhduku profesionistët për t’i zëvendësuar me ngritësa kartonesh, përjashtoi njerëzit me personalitet për t’i zëvendësuar me njerëz pa shtyllë kurrizore, largoi njerëzit me mendim për të sjellë persona me mendim deficitar, largoi njeriun dhe solli manekinin, largoi mendimin e lirë dhe i mbushi partitë me servilë të liderit të cilët e adhurojnë jo se janë dakord me politikat e tij por sepse si langoj presin nga ai kockën e radhës.

Drejt politikës rendin interesaxhinjtë, të paaftët, dallkaukët, matrapazët, të korruptuarit, njerëzit e paskrupuj të cilët janë të aftë të bëjnë gjithçka vetëm e vetëm të arrijnë të përfitojnë nga politika, ata rendin sa në nga një parti tek tjetra sepse qenia e tyre në një parti nuk është se pranojnë programin e saj, por sepse vlerësojnë atë që do të përfitojnë nga ajo.

Po si arritëm këtu?

Arritëm sepse shtresa politike që kemi ndërtuar prodhon shumë tipe politikanësh por është shumë e vështirë të prodhojë liderët që i duhen shoqërisë.

Problemi, natyrisht, qëndron në mungesën e demokracisë së brendshme në partitë politike dhe në procedurat e brendshme për të fituar akses në udhëheqjen e tyre të lartë, me zakone më tipike për monarkitë absolute sesa për organizatat moderne dhe gjoja demokratike.

Idetë bien në sy jo nga debati autentik për to, po nga mungesa e theksuar e tyre.
Në këtë mjedis, të cilin ne vetë e kemi pranuar, farkëtohen liderët partitokratë dhe jo liderët politikë.
Nga politika e sotshme është shumë e vështirë të kemi një lider të ri sepse ajo është e mbushur me breshka në majë të shkopit.

“Një i ri po ecte nëpër sheshin e një qyteti dhe pasi kishte ecur shumë, qëndroi të pushonte pak. U ul në një stol e ngjitur me të ishte një burrë i moshuar i cili filloi t’i fliste. Folën për vendin, qeverinë, deputetët, politikanët etj si këto.

Burri i thotë djalit:

- A e dini se POLITIKANËT JANË SI BRESHKA MAJË SHKOPIT?

Pas një heshtjeje të shkurtër djali u përgjigj:

-Nuk po e kuptoj mirë krahasimin... Çfarë do të thotë kjo, zotëri?

Burri fillon t’ia shpjegojë:

-Nëse ecën në rrugë dhe në majë të një shkopi shikon një breshkë që mundohet të mbaj ekuilibrin, çfarë mendon? Duke parë fytyrën e habitur të djalit, burri vazhdon me sqarimin:

-E para: Nuk e kupton si ka arritur breshka aty.

-E dyta: Nuk mund ta besosh që një breshkë është në atë vend.

-E treta: E di që nuk ka hipur vetë deri aty.

-E katërta: Je shumë i sigurt që nuk duhet të ishte aty.

-E pesta: Je shumë i sigurt që nuk ka për të bërë asgjë për sa kohë do jetë aty.”

meri lika

Sondazh

Poll
Editorial 17 Tetor 2022, 12:16 Mimoza Hafizi

Atdheut tonë po i del dija “tepër”

Mimoza Hafizi, fizikante Ndokujt mund t’i duket rastësi se si shifrat veçanërisht dramatike të regjistrimeve universitare ...

Editorial 13 Tetor 2022, 15:58 Enton Abilekaj

Kë mbrojti Rama në Strasburg?

Enton Abilekaj Mund të jetë i vërtetë pretendimi mburravec i Kryeministrit, se fjalimi i tij ra si bombë në Asamblenë Pa...

Editorial 4 Tetor 2022, 13:36 Dosja.al

“Kriza e demokracisë” në PD

Sali Berisha dhe Besart Xhaferri Nuk ka asgjë kundër Partisë Demokratike në polemikat apo edhe sherret që pasuan zgjedhjen e Kryet...

Editorial 4 Tetor 2022, 09:36 Meri Lika

Forumi Rinor i burrave të vegjël

Meri Lika Manipulimi i votës është një pjesë integrale e historisë politike në Shqipëri. Shpesh kisha menduar se nd...

Editorial 24 Shtator 2022, 14:33 Monitor

Dua të jetoj në Shqipëri!

Foto ilustruese Shqipëria është kthyer në një vend paradoksesh dhe i çudirave të mëdha, me raste, edhe qesharake...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë