6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Po ndihet gjithnjë e më shumë, përherë e më urgjente, nevoja për t'i kujtuar këto vlera që janë dhe themeli i raportit historik të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, Agjenda jonë e përbashkët, mbajtur vitin e kaluar.
Këtë të hënë 24 tetor, 19 agjencitë që përbëjnë familjen e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, në bashkëpunim me Qeverinë dhe disa bashki, do të fillojnë kremtimin e Javës së Kombeve të Bashkuara. Kremtimet e sivjetshme janë pjesë e Javëve të Kulturës Ndërkombëtare, si pjesë e aktivitetit “Shqipëria mirëpret botën”.
Dita e Kombeve të Bashkuara, që festohet çdo 24 tetor, u shënua në vitin 1945 kur hyri në fuqi Karta e OKB-së. Kjo ditë na jep mundësinë të ripohojmë qëllimet dhe parimet themelore që na kanë udhëhequr që nga ajo kohë. Po ndihet gjithnjë e më shumë, përherë e më urgjente, nevoja për t'i kujtuar këto vlera që janë dhe themeli i raportit historik të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, Agjenda jonë e përbashkët, mbajtur vitin e kaluar.
Sekretari i Përgjithshëm tërhoqi vëmendjen drejt gjashtë vështirësive me të cilat përballet epoka jonë. Së bashku, duhet të zgjidhim problemin e paqes duke investuar për parandalimin e luftës dhe ruajtjen e paqes; problemin e klimës, duke zbutur ndryshimet klimatike dhe duke përmbushur objektivat konkrete të pakësimit të emetimeve; pabarazinë midis të pasurve dhe të varfërve, brenda një vendi dhe midis vendeve të ndryshme; pabarazinë gjinore, duke u kujdesur për dallimet e theksuara midis grave dhe burrave; pabarazinë digjitale, duke marrë masa për sigurinë e të dhënave dhe përfitimin e të gjithëve nga digjitalizimi; dhe pabarazinë midis brezave, duke forcuar angazhimin me të rinjtë tanë, si trashëgimtarë të rezultateve të vendimeve tona, e duke garantuar pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrje.
Në fjalimin e tij mbresëlënës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së këtë shtator, Sekretari i Përgjithshëm theksoi situatën alarmante: “Le të mos gënjejmë veten. Po lundrojmë në një det të trazuar. Në horizont është shfaqur dimri i pakënaqësisë globale. Kriza e kostos së jetesës po thellohet. Besimi po shkërmoqet. Pabarazitë janë në shpërthim. Planeti ynë po digjet. Njerëzit po lëngojnë – dhe ata që vuajnë më shumë janë më të dobëtit. Karta e Kombeve të Bashkuara dhe idealet që përfaqëson janë në rrezik. Është detyra jonë të veprojmë”.
Si anëtare e zgjedhur e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Shqipëria është shquar për kontributin e saj për agjendën globale të paqes dhe sigurisë. Kjo javë e Kombeve të Bashkuara na jep mundësinë të kujtojmë vlerat e ngulitura në kartën e OKB-së dhe rëndësinë e tyre sot e kësaj dite për garantimin e të drejtave të njeriut, paqes dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Së bashku me partnerët tanë shqiptarë, ne do t’u bëjmë jehonë vlerave që sjell Shqipëria në arenën globale.
Gjatë kësaj jave do të theksojmë punën që zhvillohet nga OKB-ja në Shqipëri, në partneritet me Qeverinë, për një sërë çështjesh: migracioni, shëndeti dhe mirëqenia, ushqimi dhe bujqësia, mjedisi, arsimi dhe punësimi, mbrojtja sociale, barazia gjinore dhe kultura. Të gjitha këto përpjekje janë pjesë e angazhimit të vendit për të arritur Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm – 17 objektiva të ndërlidhura, transformuese dhe realisht globale, të miratuara nga komuniteti ndërkombëtar në vitin 2015 me synimin e arritjes së tyre deri në vitin 2030.
Më konkretisht, në Shqipëri, objektivat përbëjnë thelbin e planit 2022-2026 të hartuar nga OKB-ja dhe Qeveria, të njohur si Korniza e OKB-së për Bashkëpunimin e Zhvillimit të Qëndrueshëm. Së bashku me Qeverinë, OKB-ja është përkushtuar të ndihmojë shqiptarët që të arrihen këto objektiva për të përmirësuar jetën e të gjithëve. Ato janë të lidhura pazgjidhshmërisht edhe me agjendën e integrimit të Shqipërisë në BE.
Ditën e Kombeve të Bashkuara, në zemër të Tiranës, në sheshin Skënderbej, do të hapim siparin e ekspozitës së madhe në natyrë "We the Peoples”, që janë një përsëritje e fjalëve hyrëse të Kartës së OKB-së. Për të treguar rëndësinë e githëpërfshirjes dhe për të mos lënë askënd pas në rrugën drejt zhvillimit të qëndrueshëm, do të shfaqet vepra unike e një artisti të ri shqiptar, me 999 portrete nga e gjithë Shqipëria - njerëz nga të gjitha grupmoshat, origjinat, fetë, besimet, gjinitë dhe orientimet seksuale.
Këtë vit, Shqipëria ka vënë në dukje angazhimin e saj serioz për të çuar përpara punën e të gjitha Kombeve të Bashkuara, brenda vendit dhe më gjerë. Në ditën e Kombeve të Bashkuara, le të kremtojmë vlerat globale që na bashkojnë, me zotimin për të përshpejtuar veprimet që sjellin paqen dhe një të ardhme të qëndrueshme për të gjithë.
Për më shumë detaje për javën e Kombeve të Bashkuara, ndiqni këtë link
https://albania.un.org/en/188356-united-nations-week-2022
Meri Lika “Korrupsioni i demokracive vjen menjëherë nga fakti se një klasë shoqërore vendos taksat dhe një tjetër ...
Enton Abilekaj Asgjë nuk ndryshoi për Dosjet me amendamentin Alibeaj. Nuk u hapen Dosjet, siç pretendoi hartuesi. Çdokush që d...
Foto ilustruese “Politico.eu” Vladimir Putin ka shtypur miliona njerëz teksa po shkon drejt tiranisë. Megjithatë, edhe largimi ...
Enton Abilekaj Ajo pjesë e opozitës që, në kundërshtim me interesin e oligarkëve, e çoi në Gjykatën Kushtet...
Meri Lika Pjesa e elektoratit gri e cila nuk voton për kahun politik, por voton për atë i cili e bind se do bëj më të mir&eum...
Mimoza Hafizi, fizikante Ndokujt mund t’i duket rastësi se si shifrat veçanërisht dramatike të regjistrimeve universitare ...
Shaban Murati Në fjalimin, që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mbajti në 12 tetor në Asamblenë e Përgjithë...
Enton Abilekaj Mund të jetë i vërtetë pretendimi mburravec i Kryeministrit, se fjalimi i tij ra si bombë në Asamblenë Pa...
Foto ilustruese Është e qartë që Vladimir Putin dëshiron që ne ta shohim si një i çmendur që mund të p&...
Foto ilustruese Dikur mendoja se teoritë e konspiracionit ishin streha e njerëzve të pafuqishëm dhe të paarsimuar. Bindja se forca...