LIVE UPDATES
Editorial

Mërgimi, protesta e heshtur e shqiptarëve

Krerët e qeverive të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor takohen në Shqipëri. Tirana e sheh këtë si dëshmi të politikës të suksesshme. Por emigracioni masiv hedh një hije mbi vendin.

5 Dhjetor 2022, 15:28 Nga Deutche Welle
Mërgimi, protesta e heshtur e shqiptarëve
Frank-Walter Steinmeier

TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është krenar që vendi i tij po pret samitin BE-Ballkani Perëndimor të martën (6 dhjetor 2022). "Shqipëria do të përjetojë ngjarjen më të rëndësishme në historinë e marrëdhënieve të saj ndërkombëtare. Kjo është një arritje e padiskutueshme", u vetëlëvdua Rama gjatë një bisede virtuale me gazetarë dhe qytetarë, të dielën. Sipas tij, është rezultat i politikave të suksesshme të jashtme dhe të brendshme të qeverisë.

Fakt është që në politikën e jashtme, Shqipëria gëzon një reputacion të mirë në BE Këtë e vuri në dukje edhe presidenti gjerman  Frank-Walter Steinmeier, i cili vizitoi vendin javën e kaluar. Në fjalimin e tij në parlamentin shqiptar, Steinmeier e quajti Shqipërinë një "partner të qëndrueshëm dhe të besueshëm”. Si anëtare e NATO-s dhe OSBE-së dhe si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Shqipëria "ka dëshmuar prej kohësh ndërkombëtarisht se është një demokraci e pjekur", tha Presidenti Gjerman.

Në verën e vitit 2022, Shqipëria, së bashku me Maqedoninë e Veriut, morën dritën jeshile për të hapur zyrtarisht bisedimet e anëtarësimit me BE-në. Por për shqiptarët, anëtarësimi në BE duket se është shumë larg. "Ata vetë nuk besojnë se reformat e kërkuara nga BE do të përparojnë kaq shpejt dhe po përpiqen të shkojnë vetë në këto vende," tha për DW vëzhguesja e njohur politike shqiptare, Edlira Gjoni, duke pasur parasysh shifrat e larta të emigracionit.

Largim i fuqisë punëtore

Edhe Lediana Daci ka vendosur të mërgojë. Laborantja ka rezervuar një biletë njëdrejtimëshe për 3 janar 2023, me destinacion Gjermaninë. Aty, në qytetin jugor të Freiburgut, ajo mund të fillojë menjëherë nga puna, në një spital publik. "Jam e lumtur, por edhe pak e shqetësuar se a do ta përballoj”, thotë Lediana për DW. Si ajo ashtu edhe partneri i saj, Bledi Voco, i cili punon si montazhier në një televizion privat në Tiranë, i kanë pagat mbi mesataren e Shqipërisë, që, sipas Instatit, aktualisht është 510 euro në muaj. Por paratë dalin sa për të hequr ca shpenzime bazike, thotë Lediana.

Nëse do të rrisësh fëmijë, atëherë bëhet shumë e vështirë. Kjo është arsyeja pse çifti ka dy vite që mëson gjermanisht dhe kanë vendosur të emigrojnë, para se të krijojnë familje. Bledi, veç kësaj, ka bërë edhe një patentë kamionisti, për rastin nëse nuk gjen menjëherë punë në profesionin e tij.

Sipas Barometrit aktual të Ballkanit, i cili publikohet çdo vit nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal me bazë në Sarajevë, një institucion i ngjashëm me Komisionin e BE-së, por për Ballkanin Perëndimor, 78 për qind e të rinjve shqiptarë po mendojnë të emigrojnë. Të rinjtë shqiptarë janë kështu të parët në Ballkan, për nga dëshira për emigrim,, sipas Barometrit. Por këtë e dëshmojnë edhe statistikat e emigracionit të viteve të fundit: Sipas Eurostat-it, vendet e BE-së kanë lëshuar mbi 55 mijë leje qëndrimi fillestare për shtetasit shqiptarë vetëm në vitin 2021, që ishte viti pandemie.

Varfëri e skajme dhe mungesë shprese

Por jo të gjithë kanë mundësinë të hyjnë legalisht në BE. Shumë shqiptarë provojnë fatin me rrugë jo të rregullt. Në vitin 2021, kanë shtruar kërkesën e parë për azil në vendet e BE-së mbi 8 mijë shqiptarë. Për një numër prej mbi dyfishin e këtyre (mbi 18,500), udhëtimi përfundoi në kufirin e jashtëm të BE-së, siç mund të shihet nga statistikat e BE-së për migracionin dhe azilin për vitin 2021. Kjo dëshirë e madhe për emigrim, nuk çudit,  kur mendon se, sipas Bankës Botërore, 22 për qind e popullsisë së Shqipërisë jeton nën kufirin e varfërisë, që,  pra me më pak se 5.5 dollarë në ditë (5.21 euro).

Ekelejda Ania e njeh këtë varfëri të skajme. Çdo muaj, ajo mbledh para së bashku me koleget dhe kolegët e punës, dhe blen një shportë me ushqime për dy familje në periferi të Tiranës. Familjet i ka njohur gjatë një aktiviteti bamirësie të kompanisë së saj, një bankë ndërkombëtare në Tiranë. "Nuk u besova syve kur vizitova familjet për herë të parë”, tha Enkelejda Ania për DW. "Në njërën prej familjeve nënë e bijë jetojnë me pensionin e invaliditetit të nënës uloke,  pra, me afro 100 euro në muaj. Jetojnë në një barakë teneqeje pa ngrohje, pa xhama, diritaret janë me qese. "Nuk e kam besuar më parë se në Shqipëri kishte një varfëri të tillë. Por kjo familje nuk është e vetmja."

Enkelejda Ania njeh edhe anën tjetër të jetës shqiptare: njerëz që nuk kanë frikë të shpenzojnë 5 000, ose 10 000 euro në lokalet e kryeqytetit në një natë të vetme. "Kjo të jep një ndjenjë pafuqie, sepse e di që një pasuri e tillë nuk është e mundur pa mbrojtje politike”, thotë ajo. Çdo raport progresi nga Komisioni i BE-së thekson se Shqipëria duhet të marrë nën kontroll korrupsionin dhe krimin e organizuar përpara se të anëtarësohet në BE. "Megjithatë, lufta zhvillohet vetëm nën presion të madh dhe rrallëherë vullnetarisht”, thotë ekspertja politike Edlira Gjoni.

Analistja shpreh keqardhjen që BE-ja e ka zvarritur kaq shumë çeljen e negociatave me Shqipërinë për shkak të mospajtimeve të brendshme mes shteteve  anëtare. Kjo e ka ulur trysninë mbi qeverinë e Shqipërisë për ta luftuar seriozisht korrupsionin. Gjoni shpreson që çelja e negociatave të sjellë një dinamikë të re. "

Opozita e copëtuar

Laborantja  Lediana Daci nuk beson se Shqipëria do të shpëtojë shpejt nga korrupsioni. "Para disa vitesh kisha shpresë, por tani besoj se kushdo që të vijë në pushtet gjendja nuk do të ndryshojë”, thotë ajo.

Jonila Godole nga Instituci Dmeokraci, Media dhe Kulturë në Tiranë, thotë se përgjegjësia për gjendjen nuk i bie vetëm qeverisë, por edhe opozitës. Që kur në vitin 2021 ish-kryeministri Sali Berisha u shpall nga qeveria amerikane "persona non grata”, 78-vjeçari është aktivizuar sërish në politikën e vendit, për të "shpëtuar nderin”. Dhe tani po bën një luftë për drejtimin e Partisë Demokratike, të themeluar prej tij.

Për më 6 dhjetor, Berisha, i cili e sheh veten viktimë të një komploti të të ashtuquajturës “mafjeje sorosiane”, paralajmëroi një protestë të madhe në qendër të Tiranës. Ai mbështetet edhe nga ish-Presidenti Ilir Meta, dhe lëvizja e tij e re: Berisha pohon vazhdimisht se protesta e tij nuk ka për qëllim të sulmojë BE-në. Përkundrazi, ai thotë se  donte të tërhiqte vëmendjen e udhëheqjes së BE-së për faktin se vendi po drejtohej nga një "mafie e korruptuar". “Por kjo nuk është protesta e popullit shqiptar”, thotë Godole. “Shqiptarët nuk protestojnë më në rrugë, ata  kanë kohë që kanë zgjedhur mërgimin. Është protesta e heshtur e shqiptarëve”./DW/

frank-walter steinmeier samiti i be 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll
Editorial 3 Dhjetor 2022, 11:16 Meri Lika

Unë do të protestoj në 6 dhjetor

Që prej ditës kur opozita deklaroi se ditën e Samitit të BE-së “Ballkani Perëndimor” do të protestonte, makiner...

Editorial 24 Nëntor 2022, 10:52 Meri Lika

Peshore e trukuar

Foto ilustruese E vockëla opozitë e opozitës, dhe “gjigandët” e komanduar që e drejtojnë atë, dje publikuan ...

Editorial 21 Nëntor 2022, 10:11 Ditmir Bushati

Ripërtëritja e Procesit të Berlinit

Berlin Në prezantimin e programit pesë vjeçar të Komisionit Europian, më 15 Korrik të vitit 2014, Presidenti Juncker thekso...

Editorial 20 Nëntor 2022, 12:26 Meri Lika

Eagle Hills apo Corrupsion Hills?

Meri Lika Kryefjala e lajmeve dhe informacioneve të javëve të fundit është pa dyshim afera e Portit të Durrësit. Nisur n...

Editorial 18 Nëntor 2022, 16:00 Arber Zaimi

Anti-principi ekonomik i Ramës

Arbër Zaimi Plani i Ramës për Portin e Durrësit po bie erë të keqe. Erë si ajo e “inceneratorëve”. Qeve...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë