LIVE UPDATES
Editorial

Post protesta dhe post samiti

Mësova se armiku kryesor i Berishës nuk është Lulzim Basha se ai në postimin e tij për krimin e ndodhur në protestë e quajti z. Sali Berisha, por armiku më i “egër” është shoku Alibeaj se ai e quajti vetëm Sali Berisha.

8 Dhjetor 2022, 21:04 Nga Meri Lika
Post protesta dhe post samiti
Meri Lika

Dy ditë pas përfundimit të Protestës dhe Samitit, unë si qytetare kam dalë më e ditur.

Kjo jo se më është ofruar më shumë arsimim, apo sepse kam filluar të lexoj më shumë libra por, sepse tashmë kam mësuar shumë më shumë gjëra të reja, të cilat shpesh janë në kufijtë e të pabesueshmes.

Kjo periudhë PAST më mësoi se kur Rama bën Lolon përpara liderve evropianë, kjo quhet shaka, por nëse këtë sjellje do të kishte bërë Berisha do të quhej palaçollëk.

Mësova se një i sëmurë psiqik mund të marrë leje për drejtim automjeti ndërkohë që unë kam bredhur nga një doktor në tjetrin dhe për ta rinovuar lejen time të drejtimin m’u desh të bëja me detyrim edhe kechupin e Vilma Nushit.

Mësova se një pensioniste përveçse mund të paguaj dasmën një javore të djalit së saj, ajo pa asnjë shqetësim mund ta paguaj në institucione shëndetësore private kurimin për djalin e saj të sëmurë mendor.
Mësova se një i sëmurë psiqik nuk ka më një kartelë mjekësore por merr një vërtetim “të cilin mund ta përdor kur t’i kërkohet”.

Mësova se armiku kryesor i Berishës nuk është Lulzim Basha se ai në postimin e tij për krimin e ndodhur në protestë e quajti z. Sali Berisha, por armiku më i “egër” është shoku Alibeaj se ai e quajti vetëm Sali Berisha.

Gjithashtu mësova se ne mund të bëjmë bashkarisht të gjithë si popull lolon, duke i dhuruar Evropës dhëmbët përjashta dhe sidomos ta lejojmë të ngrohet në diellin tonë dhe ata për këto dy dhurata të na paguajnë 80 milion euro.

Mësova se problemi kryesor i yni në kushtet e krizës zelenskiane është çmimi i lartë i tarifave telefonike në roaming. Normale e ç’mund të ishte tjetër më shqetësuese për një popull kaq bredhar dhe kaq telefonfolës sa ne, mos duhet të ishte nafta, çmimet e larta, pagat e ulëta, korrupsioni? Asesi jo.

U lodhët duke lexuar? Duroni, duroni se kam mësuar akoma më shumë gjëra, këto që vijnë tani janë mësimet më të thella që kam përfituar ndonjëherë në jetën time, gjëra të cilat nuk kam mundur t’i mësoj as nga librat e historisë në shkollë e as nga leximet pas saj.

Mësova se shpopullimi i vendit është pasojë e sistemit komunist që na ka lënë shëndenë 32 vjetë më parë dhe këtë ma mësoi me një shpjegim të qartë dhe në mënyrë krejt shteruese e që nuk lë vend për ekuivokë, ambasadori ynë në Britaninë e Madhe i thirrur në parlamentin britanik, rast i pa ndodhur kurrë më parë.

Mësova se ne jemi besnik, prit mos u nxitoni të mendoni “ama ç’na the, këtë e di gjithë bota”, duroni se unë kam mësuar më shumë se kaq, që ne si popull jemi besnik të pushtuesit, prandaj ikëm të fundit nga perandoria turke, se ne shqiptarët ishim të fundit që e tradhëtuam komunizmin, se ne e mbajtëm Stalinin kur Rusia e hodhi, ata e hidh e ne prit.

Mësova se ne e paskemi menduar e konsideruar Jugosllavinë njësoj si konsiderojmë sot Bashkimin Evropian, paçka se në Prishtinë shqiptarët e Kosovës edhe trotuaret e përcaktuar për ta i kishin më të ngushta se të serbëve.

Mësova se Samiti u mbajt në Shqipëri si rrjedhim i rezultateve të shkëlqyera të qeverisë Rama, dhe jo si thonë gojët e liga se në Serbi nuk mund të mbahej ngaqë kjo copëza e Jugosllavisë endrrës sonë të dikurshme evropiane nuk ka pranuar të dalë kundër Putinit, e as se në Malin e Zi nuk ishte e mundur për shkak të situatës politike por edhe të ndikimeve serbe dhe ruse njëjtë si dhe në Maqedoni.

Dhe qershia mbi tortë, mësova se për Yurin e dashur Kim, qeveria jonë e cila tashmë pas samitit ka fuqi të padiskutueshme edhe në Washington, po përgatit letrat e divorcit. Të shkretës Kim, nuk i bën efekt përqafimet me shtrëngime deri në thyerje kockash, as pushimet në yahte, as drekat, darkat dhe festat që bëri më qeverinë dhe pushtetin, madje madje nuk i bëri dërman as festimet që bëri për 29 Nëntor si asnjë ambasador tjetër.
Ambasadorja, duke fjetur në një krevat me pushtetin, e la Ramën që ta mbulonte me jorganin e tij mediatik, duke menduar se me aq e vogël e aq pak vend sa do të zinte ajo në krevatin e pushtetit të tij nuk do të ishte asnjëherë shqetësim për të, por gaboi.

Ditën kur Ramës i mbaroi dashuria, i kërkoi divorcin, ia hoqi jorganin duke e lënë të shkretën të merrte ftohmë në të dy krahët, e ai duke u mburrur i tregoi gjithë dynjasë se ajo kishte fjetur në një krevat me pushtetin e tij.

Siç e shikoni mua kjo periudhë POST më shërbeu shumë. Uroj që njëjtë të ketë qenë edhe për ju.

protesta meri lika

Sondazh

Poll
Editorial 5 Dhjetor 2022, 15:28 Deutche Welle

Mërgimi, protesta e heshtur e shqiptarëve

Frank-Walter Steinmeier TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është krenar që vendi i tij po pret samitin BE-Ballkani Pe...

Editorial 3 Dhjetor 2022, 11:16 Meri Lika

Unë do të protestoj në 6 dhjetor

Që prej ditës kur opozita deklaroi se ditën e Samitit të BE-së “Ballkani Perëndimor” do të protestonte, makiner...

Editorial 24 Nëntor 2022, 10:52 Meri Lika

Peshore e trukuar

Foto ilustruese E vockëla opozitë e opozitës, dhe “gjigandët” e komanduar që e drejtojnë atë, dje publikuan ...

Editorial 21 Nëntor 2022, 10:11 Ditmir Bushati

Ripërtëritja e Procesit të Berlinit

Berlin Në prezantimin e programit pesë vjeçar të Komisionit Europian, më 15 Korrik të vitit 2014, Presidenti Juncker thekso...

Editorial 20 Nëntor 2022, 12:26 Meri Lika

Eagle Hills apo Corrupsion Hills?

Meri Lika Kryefjala e lajmeve dhe informacioneve të javëve të fundit është pa dyshim afera e Portit të Durrësit. Nisur n...

Editorial 18 Nëntor 2022, 16:00 Arber Zaimi

Anti-principi ekonomik i Ramës

Arbër Zaimi Plani i Ramës për Portin e Durrësit po bie erë të keqe. Erë si ajo e “inceneratorëve”. Qeve...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë