LIVE UPDATES
Editorial

Jugonostalgjiku Rama

Edhe vetë serbët, përfitues nga përkatësia në “popullin hegjemon”, mërguan masivisht drejt perëndimit në vitet ‘80 e sidomos ‘90, shumica për arsye ekonomike. Kjo ishte “parajsa” e Ramës.

11 Dhjetor 2022, 14:36 Nga Arber Zaimi
Jugonostalgjiku Rama
Arbër Zaimi

Para pak ditësh Edi Rama në Bruksel tha se Jugosllavia paska qenë e mirë shumë, madje më e mirë se Bashkimi Evropian, përveç se me shqiptarët. Këto gjëra ai i ka thënë, thuajse njësoj, edhe dy vite më parë në intervista për mediat e Beogradit. A thua të ketë gabuar ndonjë fjalimshkrues e të ketë ngatërruar dosjen përgatitore të Ramës për në Bruksel, me atë për Beograd?

Ç’do të thotë kjo? Që Rama dëshiron t’i ofendojë boshnjakët, kroatët e sllovenët, të cilët nuk e paskan kuptuar ëmbëlsinë e hallvës jugosllave? Jo. Rama është aq i palexuar në histori sa që nuk mund ta kuptojë se si u kthye Jugosllavia nën hegjemoninë e nacionalizmit serb në një burg kombesh. Është aq injorant politikisht sa që i duket qesharake, e pakuptimtë, dëshira e kombeve për liri, madje edhe vetë fakti që kombet dëshirojnë.

Ç’do të thotë pra, deklarata e Ramës në Bruksel? Do të thotë thjesht se atij i pëlqen imazhi i një vendi ku jetohej mirë (sipas kritereve të hedonizmit ballkanas, ha, pi, bëj qejf e mos çaj kokën). Kjo domethënë se ai e njeh Jugosllavinë sipas mendjes së regjisorit shovinist, Kushturicës, sipas emisioneve soft-porn të televizioneve të Beogradit gjatë viteve ‘80, për të mos thënë sipas përshkrimeve nga ndonjë mik i vet që mbulon njollat e gjakut në ndërgjegje me babaxhanëri jugonostalgjike. Por sefaja e qejfi moskokëçarës, tipik për fashistët (menefreghismo), ishte i mundur vetëm për shtresa të privilegjuara.

I vetmi ndryshim i qarqeve hedoniste të Beogradit të viteve ‘80 prej shtresës ku gëlonte Rama në Tiranë, ishte se në Beograd e shijonin haptazi të njëjtin hedonizëm që në Tiranë bijtë e bijat e qarqeve të pushtetshme e shijonin deri diku fshehurazi (dhe këtë fshehje të deridikushme më vonë na e shitën për disidencë). Jugosllavia ishte vend më i pasur se vendet e tjera të bllokut lindor, gjë që mundësonte edhe shërbime sociale më të forta. Ama kjo pasuri nuk erdh si efekt i zhvillimit teknologjik, i përparimit të produktivitetit e të punës, por kryesisht si pasojë e marrjes kredi si në Lindje ashtu edhe në Perëndim. Borxhdhënësit e mëdhenj tregoheshin dorëlirë me Jugosllavinë për ta joshur. Por kur erdhi koha e kthimit të borxheve puna shkoi shumë keq.

Edhe vetë serbët, përfitues nga përkatësia në “popullin hegjemon”, mërguan masivisht drejt perëndimit në vitet ‘80 e sidomos ‘90, shumica për arsye ekonomike. Kjo ishte “parajsa” e Ramës.

Nuk është për t’u habitur nga adhurimi i tij për këtë imazh të deformuar. Fundja edhe Rama ëndërron një ekonomi që zhvillohet në mënyrë të papërgjegjshme e jotransparente, që josh paratë e narkotrafikantëve me politika amnestie të milionave, që thërret investitorë për të ndërtuar qytete e porte pa patur nevojë të investojnë vetë (sepse “marina” e Durrësit po bën fushatë shitjesh të apartamentëve ende pa u ngulur një lopatë e vetme në tokë), që investimet e domosdoshme në teknologji të re mjedisore i kthen në skema krimi si në rastin e inceneratorëve, e kështu me radhë. Atij vërtet i pëlqen ta kthejë Shqipërinë në një parajsë shfrenimi e shfrytëzimi pa kufinj, ku të pasur nga gjithë bota janë të mirëpritur me pasaporta “të arta” e me “free pass” për shumëçka. Në vendin prej ku njerëzit e zakonshëm zakonisht duan të ikin.

tensione në veri të kosovës arbër zaimi

Sondazh

Poll
Editorial 8 Dhjetor 2022, 21:04 Meri Lika

Post protesta dhe post samiti

Meri Lika Dy ditë pas përfundimit të Protestës dhe Samitit, unë si qytetare kam dalë më e ditur. Kjo jo se më &eum...

Editorial 5 Dhjetor 2022, 15:28 Deutche Welle

Mërgimi, protesta e heshtur e shqiptarëve

Frank-Walter Steinmeier TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është krenar që vendi i tij po pret samitin BE-Ballkani Pe...

Editorial 3 Dhjetor 2022, 11:16 Meri Lika

Unë do të protestoj në 6 dhjetor

Që prej ditës kur opozita deklaroi se ditën e Samitit të BE-së “Ballkani Perëndimor” do të protestonte, makiner...

Editorial 24 Nëntor 2022, 10:52 Meri Lika

Peshore e trukuar

Foto ilustruese E vockëla opozitë e opozitës, dhe “gjigandët” e komanduar që e drejtojnë atë, dje publikuan ...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë